Agjencia e Mërgatës

Agjencia e Mërgatës Agjencia e Mërgatës i kryen punët dhe detyrat të cilët kanë të bëjnë me pozitën dhe të

08/06/2026
Sot në një vizitë zyrtare, zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës së RMV-së, Fatlum Jusufi, priti në takim Dr. Bashkim...
01/06/2026

Sot në një vizitë zyrtare, zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës së RMV-së, Fatlum Jusufi, priti në takim Dr. Bashkim Aliun, anëtar i Kryesisë Qendrore të Federatës së Organizatave Islame në Zvicër (FIDS), imam në Xhaminë Shqiptare në Zürich-Seebach.
dhe kryesues i Këshillit të Dijetarëve të Kantonit të Zürich-ut.
Në takim u diskutua për rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe, identitetit kombëtar dhe vlerave kulturore e fetare te bashkatdhetarët në mërgatë, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në projekte që forcojnë lidhjet me mërgimtarët tanë.
Gjatë takimit, Dr. Bashkim Aliu i dhuroi zëvendësdrejtorit Fatlum Jusufi disa libra, ndër të botuara nga Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër, si dhe vepra të autorësisë së tij.
Nga ana e tij, zëvendësdrejtori Fatlum Jusufi i dhuroi Dr. Bashkim Aliut disa libra në gjuhën shqipe, të botuara nga Agjencia e Mërgatës, të dedikuara për fëmijët e mërgimtarëve me synim ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar.

31/05/2026

Nga Novo Sella te suksesi në Romë: Shqiptari në krye të një restoranti 102-vjeçar pranë Fontanës së Trevit

https://www.facebook.com/share/1SnqveHSnG/
28/05/2026

https://www.facebook.com/share/1SnqveHSnG/

De nyankomne børn indskrives på den distriktsskole, de hører til. Almindeligvis er det Borgerservice, der henviser eleven til distriktsskolen, hvorefter skolen tager kontakt til familien med henblik på at opstarte undervisning og basisdansk.

Gëzuar Kurban Bajramin!
27/05/2026

Gëzuar Kurban Bajramin!

“Sofra Kërçovare 2026” në SHBANë manifestimin tradicional “Sofra Kërçovare 2026” në SHBA, mërgata kërçovare u mblodh në ...
11/05/2026

“Sofra Kërçovare 2026” në SHBA
Në manifestimin tradicional “Sofra Kërçovare 2026” në SHBA, mërgata kërçovare u mblodh në një mbrëmje kushtuar traditës, kujtesës dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet brezave.
Gjatë aktivitetit u promovua projekti i ri “BREZAT”, i cili synon të krijojë ura komunikimi mes fëmijëve të lindur e rritur në mërgim dhe gjyshërve të tyre, përmes regjistrimit të bisedave dhe rrëfimeve për jetën në vendlindje.
Të interesuarit për t’u bërë pjesë e kësaj nisme mund të kontaktojnë Shoqatën “USKANA”.
Në programin artistik, artisti kërçovar Bexhet Jagodini interpretoi këngë kushtuar veprimtarit patriotik Sefedin Kërçova, duke rikujtuar rolin dhe kontributin historik të mërgatës shqiptare. Mesazhi kryesor i mbrëmjes ishte mobilizimi, bashkimi dhe ruajtja e identitetit kombëtar në diasporë.

Tetovarja e suksesshme që po shkëlqen në elitën juridike të ZvicrësNjë histori që nuk filloi me privilegje, por me ëndrr...
11/05/2026

Tetovarja e suksesshme që po shkëlqen në elitën juridike të Zvicrës

Një histori që nuk filloi me privilegje, por me ëndrra. Disa njerëz lindin me rrugën e hapur përpara. Të tjerë duhet ta ndërtojnë atë vetë, hap pas hapi, me sakrificë, durim dhe besim të palëkundur.
Historia e Nexhmije Sulejmanit (e bija e Sefailit, mbesa e Zejnullahit Zelfisë) është pikërisht një histori e tillë.
Nga fshati Veshallë, një vend i vogël mes maleve shqiptare të Tetovës deri në sallat e gjyqit dhe zyrat juridike të Zvicrës, rrugëtimi i saj është dëshmi se forca e vullnetit mund të ndryshojë fatin e një njeriu.
Ajo nuk u rrit në luks, as me rrugë të lehta. Por u rrit me diçka shumë më të fortë: me edukatë, punë dhe bindjen se arsimi mund ta ndryshojë jetën.

VAJZA QË KUPTOI HERËT PESHËN E JETËS
Që në moshë të re, Nexhmija e kuptoi se jeta nuk fal asgjë pa përpjekje. Familja, përgjegjësia dhe nevoja për të ecur përpara e formuan karakterin e saj.
Kur shumë të rinj ende kërkonin drejtimin e jetës së tyre, ajo kishte filluar tashmë të ndërtonte të ardhmen me duart e veta.
Në Zvicër, ajo fillimisht zgjodhi profesionin e infermieres (kujdesit shëndetësor). Punoi në spitale, klinika dhe institucione ku njerëzit përballeshin me dhimbje, frikë dhe pasiguri.
Aty mësoi diçka që universitetet nuk e japin gjithmonë: njerëzoren.
Të kujdesesh për njerëzit në momentet më të vështira të jetës kërkon zemër të madhe. Dhe pikërisht kjo ndjeshmëri njerëzore do ta shoqëronte më vonë edhe në profesionin e juristes.

SAKRIFICA TË HESHTURA DHE NETË PA FUND
Shumë njerëz shohin sot avokaten e suksesshme dhe mendojnë vetëm për rezultatin. Por pas çdo diplome, pas çdo titulli dhe pas çdo suksesi, fshihen vite të tëra sakrifice.
Nexhmija punonte, studionte dhe luftonte me kohën njëkohësisht. Në vend që të zgjidhte rrugën më të lehtë, ajo vendosi të sfidonte vetveten.
Nëpërmjet sistemit arsimor zviceran — një sistem që ofron mundësi reale për ata që kanë vullnet — ajo ndërtoi hap pas hapi rrugën drejt universitetit.
Ajo shfrytëzoi çdo mundësi që ky shtet ofronte për njerëzit punëtorë dhe të përkushtuar. Nga shkollimi për të rritur, tek studimet universitare në drejtësi, çdo hap kërkonte disiplinë të jashtëzakonshme. Ishte një rrugë e lodhshme. Një rrugë ku shpesh duhej të sakrifikonte kohën personale, pushimin dhe rehatinë për një qëllim më të madh.

NGA AUDITORËT E UNIVERSITETIT DERI NË LIGJIN ZVICERAN
Studimet në Universitetin e Zürichut nuk ishin vetëm sukses akademik.
Për një vajzë shqiptare që vinte nga një realitet krejt tjetër, hyrja në botën e drejtësisë zvicerane ishte edhe një sfidë kulturore, sociale dhe personale.
Por Nedzmija nuk kërkoi kurrë rrugë më të shkurtër. Ajo mësoi gjuhë të huaja, punoi pandërprerë dhe u përshtat me standardet më të larta profesionale.
Me kalimin e viteve, ajo fitoi përvojë në banka, në prokurori, në administratë publike dhe në institucionet shtetërore të Zvicrës.
Punoi në çështje juridike komplekse, në hartimin e ligjeve dhe në procedura shtetërore që kërkonin saktësi absolute.
Por ndoshta gjëja më e rëndësishme ishte se ajo nuk harroi kurrë prej nga vinte.

MOMENTI KUR NEXHMIJE SULEJMANI BËHET ME AVOKATE ME LICENCË
Ka momente në jetë që peshojnë më shumë se vitet. Një prej tyre ishte dita kur Nexhmije Sulejmani me sukses mer patentën si avokate e licencuar në Zvicër (me të drejtë përfaqësimi në gjykata).
Për shumë njerëz, kjo mund të duket thjesht një arritje profesionale. Por për ata që e njohin historinë e saj, ky moment përfaqësonte shumë më tepër.
Ishte fitorja e një vajze që dikur ëndërronte larg maleve të Veshallës.
Ishte shpërblimi i netëve pa gjumë, i punës së palodhur dhe i besimit se dijes nuk i mbyllen dyert. Ishte prova se emigracioni nuk duhet të jetë vetëm histori mbijetese, por mund të bëhet histori suksesi.

NJË SHEMBULL PËR BREZIN E RI
Rrugëtimi i Nexhmije Sulejmanit është më shumë sesa histori personale. Është një mesazh.
Një mesazh për çdo vajzë dhe djalë shqiptar që mendon se prejardhja e tyre i kufizon.
Ajo dëshmon se kur shfrytëzohen mundësitë që ofron arsimi, kur puna bëhet me ndershmëri dhe kur njeriu nuk dorëzohet përballë vështirësive, edhe rrugët më të pamundura bëhen të kalueshme.

Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporëNë komunën e Francavilla al Mare n...
05/05/2026

Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë

Në komunën e Francavilla al Mare në rajonin Abruzzo të Italisë u mbajt ceremonia e hapjes së shkollës shqipe, e dedikuar për fëmijët e komunitetit shqiptar.
Në komunën Francavilla al Mare, në rajonin Abruzzo të Italisë, është mbajtur ceremonia e hapjes së shkollës shqipe, një nismë e rëndësishme që synon ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës amtare tek fëmijët shqiptarë që jetojnë në diasporë.
Hapja e kësaj shkolle përbën një hap domethënës për komunitetin shqiptar në këtë zonë, duke krijuar një hapësirë të re ku fëmijët do të kenë mundësi të mësojnë gjuhën shqipe, të njihen me kulturën dhe traditat shqiptare, si dhe të forcojnë lidhjen me rrënjët e tyre.

Në një realitet ku brezat e rinj rriten mes dy kulturave, shkolla shqipe shihet si një urë që lidh familjet shqiptare me atdheun, duke ruajtur gjallë identitetin kombëtar dhe duke ndihmuar që gjuha shqipe të mos humbasë në rrjedhën e integrimit.
Organizatorët e kësaj nisme theksuan se shkolla nuk do të jetë vetëm një vend mësimi, por edhe një vatër komunitare, ku do të zhvillohen aktivitete edukative dhe kulturore që do ta mbajnë të gjallë frymën shqiptare në Itali./Albinfo.ch

Destani flet për “Mundësitë e investimeve të huaja në Maqedoninë e Veriut”Takimi u mbajt në Dyseldorf ndërsa u zhvillua ...
21/04/2026

Destani flet për “Mundësitë e investimeve të huaja në Maqedoninë e Veriut”
Takimi u mbajt në Dyseldorf ndërsa u zhvillua diskutim i drejtpërdrejtë dhe strategjik mbi këtë temë që sot është kyçe për zhvillimin ekonomik dhe pozicionimin ndërkombëtar të vendit
Këto ditë mora pjesë në një panel diskutimi me temë: “Mundësitë e investimeve të huaja në Maqedoninë e Veriut”, ka njoftuar biznesmeni dhe filantropi Lazim Destani.
Takimi u mbajt në Dyseldorf ndërsa u zhvillua diskutim i drejtpërdrejtë dhe strategjik mbi këtë temë që sot është kyçe për zhvillimin ekonomik dhe pozicionimin ndërkombëtar të vendit.

Rëndësinë e këtij paneli e dëshmoi pjesëmarrja e një grupi biznesmenësh nga vendi ynë dhe Gjermania, por edhe prania e Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministër për Çështjet Europiane, Bekim Sali, që tregon përkushtimin serioz institucional ndaj tërheqjes së investimeve të huaja dhe avancimit të agjendës evropiane.
Në këtë ngjarje, diskutimet nuk u kufizuan vetëm në aspektin teorik por u fol konkretisht për potencialin real ekonomik të vendit, për lehtësirat dhe reformat e ndërmarra, si dhe për nivelin e sigurisë dhe garancive që u ofrohen investitorëve të huaj.
Për mua si pjesëmarrës, ky ishte një moment i rëndësishëm për të vlerësuar nga afër se sa konkurruese është sot Maqedonia e Veriut në tregun ndërkombëtar të investimeve dhe cilët sektorë paraqesin mundësitë më të mëdha për zhvillim.
Nën organizimin e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ambasadorin Ylber Sela dhe në bashkëpunim me Wirtschaftsclub Düsseldorf, kjo ngjarje konfirmoi se dialogu i drejtpërdrejtë mes institucioneve dhe biznesit është thelbësor.
Takimet e këtilla nuk janë vetëm diskutime, ato paraqesin platforma konkrete që ndërtojnë mirëbesim, krijojnë partneritete dhe hapin rrugën për investime reale dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Address

Skopje
1000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38923228212

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia e Mërgatës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Agjencia e Mërgatës:

Share