Komuna e Çairit / Општина Чаир / Municipality of Cair

Komuna e Çairit / Општина Чаир / Municipality of Cair Komuna Çair

Pranvera në Çair – më shumë ngjyra në hapësirat publikeSot, në një nga zonat më të frekuentuara të komunës sonë, u reali...
28/04/2026

Pranvera në Çair – më shumë ngjyra në hapësirat publike

Sot, në një nga zonat më të frekuentuara të komunës sonë, u realizua një nismë simbolike që përcjell frymën e pranverës dhe përkushtimin për kujdesin ndaj ambientit ku jetojmë.

Në këtë aktivitet, Kryesuesi i Këshillit Komunal, Muhamed Murtezi, në cilësinë e përfaqësuesit të Komunës së Çairit, së bashku me drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime”, Muamer Seferi, realizuan rifreskimin dhe rregullimin e hapësirave të gjelbra me lule sezonale. Ky aksion është pjesë e përgatitjeve për gjelbërimin dhe zbukurimin e komunës gjatë sezonit pranveror.

Përmes këtij angazhimi synohet jo vetëm përmirësimi i estetikës urbane, por edhe krijimi i një mjedisi më të këndshëm dhe më të gjallë për banorët e Çairit.

——————————-

Пролет во Чаир – повеќе бои во јавните површини

Денес, во една од најфреквентните зони на нашата општина, се реализираше симболична иницијатива што ја одразува пролетната атмосфера и посветеноста кон грижата за средината во која живееме.

Во оваа активност, претседавачот на Советот на Општина Чаир, Мухамед Муртези, во својство на претставник на општината, заедно со директорот на ЈП „Паркови и зеленило“, Муамер Сефери, извршија освежување и уредување на зелените површини со сезонско цвеќе. Оваа акција е дел од подготовките за уредување и разубавување на општината во текот на пролетната сезона.

Со оваа активност се цели не само подобрување на урбаната естетика, туку и создавање попријатна и пожива средина за жителите на Чаир.

Në fokus mbeturinat kabaste – ndërhyrje sipas nevojës në terrenKomuna e Çairit po vijon me aksione të koordinuara për la...
28/04/2026

Në fokus mbeturinat kabaste – ndërhyrje sipas nevojës në terren

Komuna e Çairit po vijon me aksione të koordinuara për largimin e mbeturinave kabaste në zona të ndryshme, bazuar në nevojat e evidentuara në terren.

Së fundmi, u realizua pastrimi dhe ngarkimi i mbeturinave kabaste në zonën e Topanës së Vjetër dhe rrethinën, ku ishin grumbulluar sasi të konsiderueshme mbetjesh të mëdha.

Mbeturinat e këtij lloji po trajtohen përmes angazhimit të ekipeve në terren, si dhe punëtorëve sezonalë që operojnë sipas planit javor për mirëmbajtjen e hapësirave publike.

————-

Кабаст отпад во фокус – интервенции на терен според потребите

Општина Чаир продолжува со координирани акции за отстранување на кабаст отпад во различни зони, врз основа на утврдените потреби на терен.

Последно, беше реализирано чистење и подигнување на кабаст отпад во населбата Стара Топана и околината, каде беа евидентирани значителни количини на отпад од поголем обем.

Овој вид отпад се третира преку ангажман на екипите на терен, како и сезонските работници кои работат согласно неделниот план за одржување на јавните површини.

Trajnim profesional për mësimdhënësit në Komunën e ÇairitNë hapësirat e Komunës së Çairit u zhvillua një trajnim profesi...
24/04/2026

Trajnim profesional për mësimdhënësit në Komunën e Çairit

Në hapësirat e Komunës së Çairit u zhvillua një trajnim profesional për mësimdhënësit e gjuhës shqipe dhe të grupit klasor nga të gjitha shkollat fillore komunale.

Trajnimi u organizua nga Sektori i Arsimit në Komunën e Çairit, në bashkëpunim me prof. dr. Ajten Hajdari-Qamili, dhe kishte për fokus përmirësimin e zbatimit të shqipes standarde në mësimdhënie, si dhe avancimin e metodave bashkëkohore të punës në klasë.

Në këtë proces u përfshinë rreth 200 mësimdhënës, të cilët përmes ligjëratave dhe ushtrimeve praktike trajtuan çështje të drejtshkrimit, drejtshqiptimit dhe përdorimit të teknologjive në mësimdhënie, me qëllim forcimin e kompetencave profesionale.

Ky angazhim përbën një hap konkret në drejtim të ngritjes së cilësisë së arsimit në nivel lokal, duke reflektuar përkushtimin e Komunës së Çairit për mbështetje të vazhdueshme ndaj mësimdhënësve dhe zhvillimit të procesit arsimor.

Çairi shënon Ditën Botërore të Librit përmes krijimtarisë së nxënësveOborri i Komunës së Çairit u shndërrua sot në një h...
23/04/2026

Çairi shënon Ditën Botërore të Librit përmes krijimtarisë së nxënësve

Oborri i Komunës së Çairit u shndërrua sot në një hapësirë të hapur edukative, ku nxënësit e shkollave fillore komunale prezantuan punimet dhe krijimtarinë e tyre me rastin e Ditës Botërore të Librit. Në këtë festë të dijes, nxënësit patën mundësinë të bashkëbisedojnë me Kryetarin e Komunës, Izet Mexhiti, dhe Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamed Hoxha, të cilët vlerësuan angazhimin e vazhdueshëm të shkollave dhe mësimdhënësve në kultivimin e kulturës së leximit.

Përmes ekspozimit të punimeve dhe recitimeve, nxënësit përcollën mesazhe të qarta mbi rëndësinë e librit në zhvillimin e tyre arsimor dhe kulturor, duke reflektuar përkushtimin dhe potencialin që zhvillohet në institucionet arsimore të Çairit.

Aktiviteti u organizua nga Sektori për Arsim, nën udhëheqjen e Mjellma Gash*t, dhe bashkoi nxënës, mësimdhënës dhe prindër në një program të strukturuar që vuri në pah rëndësinë e leximit dhe të shprehjes krijuese në procesin edukativ.

Libri mbetet një nga shtyllat themelore të edukimit dhe zhvillimit personal. Aktiviteti i sotëm konfirmoi se investimi në dije dhe në kulturën e leximit mbetet prioritet për të ardhmen e brezave të rinj.

——————————————-

Чаир го одбележа Светскиот ден на книгата преку креативноста на учениците

Дворот на Општина Чаир денес се претвори во отворен едукативен простор, каде учениците од основните општински училишта ги презентираа своите трудови и креативност по повод Светскиот ден на книгата. Во оваа прослава на знаењето, учениците имаа можност да разговараат со градоначалникот на Општина Чаир, Изет Меџити, и министерот за животна средина и просторно планирање, Мухамед Хоџа, кои го оценија ангажманот на училиштата и наставниот кадар во негувањето на културата на читање.

Преку изложбата на трудови и рецитации, учениците испратија јасни пораки за значењето на книгата во нивниот образовен и културен развој, покажувајќи го потенцијалот што се развива во образовните институции во Чаир.

Активноста беше организирана од Секторот за образование, под раководство на Мјелма Гаши, и ги обедини учениците, наставниците и родителите во програма што ја истакна важноста на читањето и креативното изразување во образовниот процес.

Книгата останува еден од темелите на образованието и личниот развој. Денешниот настан потврди дека вложувањето во знаење и во културата на читање е приоритет за иднината на младите генерации.

Një festë ngjyrash dhe mesazhesh nga të vegjlit e kopshtit “Fidani”Kopshti “Fidani” u gjallërua nga zërat dhe energjia e...
23/04/2026

Një festë ngjyrash dhe mesazhesh nga të vegjlit e kopshtit “Fidani”

Kopshti “Fidani” u gjallërua nga zërat dhe energjia e fëmijëve, të cilët përmes një aktiviteti të organizuar shënuan Ditën e Planetit Tokë.

Nën udhëheqjen e drejtoreshës Gzime Baki, aktiviteti mblodhi fëmijët dhe stafin në një program me elemente edukative dhe artistike. Në mbështetje të kësaj nisme ishin të pranishëm Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamed Hoxha, duke konfirmuar përkushtimin për një mjedis më të pastër dhe më të gjelbër.

Fëmijët recituan, kënduan dhe prezantuan punime kreative, duke përcjellë mesazhe të qarta për kujdesin ndaj natyrës. Aktiviteti u shoqërua edhe me mbjellje simbolike të drunjve, ku ata u përfshinë drejtpërdrejt.

Ky është angazhim që ndërton vetëdije që në moshë të hershme dhe forcon përgjegjësinë për të ardhmen.

—————————-

Шарена прослава со пораки од најмалите во градинката „Фидани“

Градинката „Фидани“ се раздвижи од гласовите и енергијата на децата, кои преку организирана активност го одбележаа Денот на планетата Земја.

Под раководство на директорката Гзиме Баки, активноста ги собра децата и воспитниот кадар во програма со едукативни и уметнички содржини. Во поддршка на оваа иницијатива присуствуваа градоначалникот на Општина Чаир, Изет Меџити, и министерот за животна средина и просторно планирање, Мухамед Хоџа, потврдувајќи ја посветеноста за почиста и позелена средина.

Децата рецитираа, пееја и презентираа креативни изработки, пренесувајќи пораки за грижата кон природата. Дел од активноста беше и симболичното садење дрвја, во кое тие директно учествуваа.

Ова е ангажман што гради свест од најрана возраст и ја зајакнува одговорноста за иднината.

Mirëmbajtja e hapësirave publike në Çair sipas planit javorMirëmbajtja e hapësirave publike në Komunën e Çairit po zhvil...
20/04/2026

Mirëmbajtja e hapësirave publike në Çair sipas planit javor

Mirëmbajtja e hapësirave publike në Komunën e Çairit po zhvillohet sipas planit javor, me ndërhyrje të rregullta në lagje të ndryshme të komunës.

Është realizuar mbledhja dhe largimi i mbeturinave kabaste në lagjet Seravë, Cvetan Dimov dhe Çairi i Vjetër, ndërsa kjo ndërhyrje do të vazhdojë edhe në zona të tjera, aty ku paraqitet nevoja.

Ndërkohë, punëtorët sezonal janë çdo ditë në terren, duke u angazhuar për mirëmbajtjen e vazhdueshme të hapësirave publike në çdo lagje të komunës.

—————

Одржување на јавните површини во Чаир според неделен план

Одржувањето на јавните површини во Општина Чаир се реализира според неделен план, со редовни интервенции во различни населби на општината.

Извршено е собирање и отстранување на кабаст отпад во населбите Серава, Цветан Димов и Стар Чаир, додека ваквите интервенции ќе продолжат и во други зони, каде што ќе се појави потреба.

Во меѓувреме, сезонските работници секојдневно се на терен, ангажирани во континуирано одржување на јавните површини во секоја населба на општината.

Çairi në ritmin e sportit – kampionati shtetëror i karatesë në “Shaban Tërstena”Në Çair u zhvillua kampionati shtetëror ...
19/04/2026

Çairi në ritmin e sportit – kampionati shtetëror i karatesë në “Shaban Tërstena”

Në Çair u zhvillua kampionati shtetëror i karatesë për moshat 10–13 vjeç, duke mbledhur në një vend klube dhe garues nga i gjithë vendi.

Palestra “Shaban Tërstena” u kthye në arenë gare dhe energjie sportive, ku të rinjtë treguan disiplinë, përkushtim dhe nivel të lartë përgatitjeje. Në këtë aktivitet, Komuna e Çairit u përfaqësua nga Kryetari i Këshillit Komunal, Muhamed Murtezi, i cili përshëndeti organizimin dhe vlerësoi rëndësinë e zhvillimit të sportit te gjeneratat e reja.

Ky aktivitet e vendos Çairin në hartën e ngjarjeve të rëndësishme sportive dhe krijon mundësi për zhvillimin e talenteve të reja. Garuesit më të suksesshëm nga ky kampionat sigurojnë pjesëmarrje në Kampionatin Ballkanik në Stamboll.

—————

Чаир во ритамот на спортот – државното првенство во карате во „Шабан Трстена“

Во Чаир се одржа државното првенство во карате за возрасти 10–13 години, со учество на клубови и натпреварувачи од целата држава.

Спортската сала „Шабан Трстена“ се претвори во арена на натпреварување и спортска енергија, каде младите покажаа дисциплина, посветеност и висок степен на подготовка. На овој настан, Општина Чаир беше претставена од претседателот на Советот, Мухамед Муртези, кој го поздрави организирањето и ја истакна важноста од развојот на спортот кај младите генерации.

Овој настан го позиционира Чаир на мапата на значајни спортски случувања и отвора можности за развој на нови таленти. Најуспешните натпреварувачи од ова првенство обезбедуваат учество на Балканското првенство во Истанбул.

“Tingujt e kozmosit” – libri i parë i Sabri AziritMbrëmë, në një atmosferë të veçantë mes miqsh dhe dashamirësish të fja...
17/04/2026

“Tingujt e kozmosit” – libri i parë i Sabri Azirit

Mbrëmë, në një atmosferë të veçantë mes miqsh dhe dashamirësish të fjalës, u promovua libri i parë i autorit Sabri Aziri, “Tingujt e kozmosit”, një përmbledhje thëniesh dhe mendimesh që burojnë nga reflektime personale.

Në këtë rrugëtim të parë letrar të autorit nuk mungoi mbështetja e miqve dhe bashkëpunëtorëve. Të pranishëm në promovim ishin edhe Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, si dhe Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, të cilët ndanë kënaqësinë e këtij momenti me autorin.

Libri, i ndërtuar mbi thënie personale dhe reflektime të thella, sjell një qasje të ndjeshme ndaj përjetimeve njerëzore dhe botëkuptimit bashkëkohor.

Ngjarje të tilla dëshmojnë rëndësinë e mbështetjes së artit dhe fjalës së shkruar, si elemente që kontribuojnë në zhvillimin kulturor dhe intelektual.

————

„Звуците на космосот“ – прва книга на Сабри Азири

Синоќа, во посебна атмосфера меѓу пријатели и љубители на пишаниот збор, беше промовирана првата книга на авторот Сабри Азири, „Звуците на космосот“, збирка на мисли и изреки што произлегуваат од лични рефлексии.

Во овој прв литературен чекор на авторот не изостана поддршката од пријателите и соработниците. На промоцијата присуствуваа и градоначалникот на Општина Чаир, Изет Меџити, како и заменик-министерката за транспорт и врски, Калтина Зеколи Шаќири, кои ја споделија радоста од овој момент со авторот.

Книгата, изградена врз лични мисли и длабоки размислувања, носи чувствителен пристап кон човечките доживувања и современиот поглед кон светот.

Ваквите настани ја потврдуваат важноста од поддршката на уметноста и пишаниот збор, како елементи што придонесуваат за културниот и интелектуалниот развој.

NJOFTIMKa filluar aksioni për evidentimin dhe largimin e automjeteve të braktisura dhe të dëmtuara (jashtë përdorimit) n...
17/04/2026

NJOFTIM

Ka filluar aksioni për evidentimin dhe largimin e automjeteve të braktisura dhe të dëmtuara (jashtë përdorimit) në territorin e Komunës së Çairit.

Luten pronarët e këtyre automjeteve që t’i largojnë ato brenda afatit të paraparë, në mënyrë që të shmangen masat e mëtejshme në përputhje me rregulloren komunale.

Ky aksion realizohet me qëllim lirimin e hapësirave publike dhe përmirësimin e rendit dhe pastërtisë në komunë.

Komuna e Çairit

——————-

ИЗВЕСТУВАЊЕ

Започна акција за евидентирање и отстранување на напуштени и оштетени (вон употреба) возила на територијата на Општина Чаир.

Се замолуваат сопствениците на овие возила да ги отстранат во предвидениот рок, со цел да се избегнат понатамошни мерки согласно комуналниот ред.

Оваа акција се реализира со цел ослободување на јавните површини и подобрување на редот и чистотата во општината.

Општина Чаир

Vazhdojnë investimet në infrastrukturë – punime në rrugën “Dizhon 15”Punimet në rrugën “Dizhon 15” kanë nisur dhe po zhv...
16/04/2026

Vazhdojnë investimet në infrastrukturë – punime në rrugën “Dizhon 15”

Punimet në rrugën “Dizhon 15” kanë nisur dhe po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë, si pjesë e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës lokale.

Sot, nga afër e ndoqën ecurinë e punimeve Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamed Hoxha, të cilët vlerësuan rëndësinë e këtij projekti për përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e kësaj zone.

Projekti përfshin ndërhyrje të plotë në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit fekal, duke synuar krijimin e kushteve më të mira dhe më të qëndrueshme infrastrukturore. Në kuadër të tij po realizohet rekonstruimi i rrjetit kryesor të ujësjellësit në gjatësi prej 197 metrash, si dhe 25 lidhje për amvisëritë, ndërsa paralelisht po zhvillohen punime edhe në kanalizimin fekal në gjatësi prej 180 metrash.

Pas përfundimit të punimeve nëntokësore, rruga do të asfaltohet, duke u shndërruar në një segment më funksional dhe më të rregullt për qytetarët.

Ky projekt realizohet me mjete të siguruara nga Qeveria, në kuadër të thirrjes së parë për mbështetjen e infrastrukturës lokale, në bashkëpunim me Komunën e Çairit.

Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetesës për qytetarët.

———————————-

Продолжуваат инвестициите во инфраструктурата – започнаа работите на улицата „Дижон 15“.

Работите на улицата „Дижон 15“ се започнати и се одвиваат според предвидената динамика, како дел од инвестициите за подобрување на локалната инфраструктура.

Денес, одблизу ја проследија динамиката на работите градоначалникот на Општина Чаир, Изет Меџити, и министерот за животна средина и просторно планирање, Мухамед Хоџа, кои ја истакнаа важноста на овој проект за подобрување на условите за живот на жителите од оваа зона.

Проектот опфаќа целосна интервенција во водоводната мрежа и фекалната канализација, со цел создавање подобри и поодржливи инфраструктурни услови. Во рамки на проектот се реализира реконструкција на главната водоводна мрежа во должина од 197 метри, како и 25 приклучоци за домаќинствата, додека паралелно се одвиваат работи и на фекалната канализација во должина од 180 метри.

По завршувањето на подземните работи, улицата ќе биде асфалтирана, со што овој дел ќе стане пофункционален и поуреден за граѓаните.

Овој проект се реализира со средства обезбедени од Владата, во рамки на првиот повик за поддршка на локалната инфраструктура, во соработка со Општина Чаир.

Општина Чаир останува посветена на реализација на конкретни проекти што директно влијаат врз подобрување на квалитетот на живот на граѓаните.

Promovohet kryesia e re e Unionit Studentor Shqiptar në ÇairSonte, në sallën e Këshillit Komunal në Komunën e Çairit, u ...
14/04/2026

Promovohet kryesia e re e Unionit Studentor Shqiptar në Çair

Sonte, në sallën e Këshillit Komunal në Komunën e Çairit, u mbajt promovimi i kryesisë së re të Unionit Studentor Shqiptar, një ngjarje që shënon vazhdimësinë e një rrugëtimi 14-vjeçar të kësaj organizate studentore.

Në këtë aktivitet, Komuna e Çairit u përfaqësua nga Kryetari i Këshillit Komunal, Muhamed Murtezi, i cili përgëzoi kryesinë e re dhe u uroi sukses në angazhimet e tyre në shërbim të studentëve dhe shoqërisë, duke theksuar se komuna mbetet e hapur për bashkëpunim dhe mbështetje të iniciativave rinore dhe studentore.

Në kuadër të aktivitetit, Unioni Studentor Shqiptar ndau edhe një mirënjohje për Komunën e Çairit, si vlerësim për mbështetjen e deritanishme dhe si shenjë e bashkëpunimit të mëtejshëm në të ardhmen.

Nis transformimi i Çarshisë së Vjetër në ÇairPas më shumë se pesë dekadash pa ndërhyrje serioze, sot nis rikonstruimi i ...
14/04/2026

Nis transformimi i Çarshisë së Vjetër në Çair

Pas më shumë se pesë dekadash pa ndërhyrje serioze, sot nis rikonstruimi i Çarshisë së Vjetër në Çair. Projekti u prezantua në terren nga Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, si një ndër investimet më të rëndësishme për këtë zonë historike.

Ndërhyrja përfshin një sipërfaqe prej 1.567 m² dhe sjell një qasje të plotë – restaurim të kalldrëmit me gur travertin, duke ruajtur autenticitetin, dhe në të njëjtën kohë modernizim të plotë të infrastrukturës nëntokësore: ujësjellës, kanalizim, rrjet elektrik dhe fibër optike.

Projekti parashikon gjithashtu ndriçim të ri në stil tradicional, rregullim të hapësirave për këmbësorë dhe vendosje të elementeve urbane që e bëjnë Çarshinë më funksionale dhe më tërheqëse për qytetarët dhe vizitorët.

Në promovimin e punimeve morën pjesë edhe Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, dhe Ministri i Kulturës, Zoran Ljutkov, të cilët rikonfirmuan mbështetjen e koordinuar institucionale për realizimin e këtij investimi në njërën prej pikave më vitale kulturore të qytetit.

Me një vlerë prej rreth 29 milionë denarësh, ky investim synon ta rikthejë Çarshinë e Vjetër si një hapësirë të gjallë, të rregullt dhe me identitet të ruajtur.

———————————-

Почнува трансформацијата на Старата чаршија во Чаир

По повеќе од пет децении без сериозна интервенција, денес започна реконструкцијата на Старата чаршија во Чаир. Проектот беше презентиран на терен од градоначалникот на Општина Чаир, Изет Меџити, како една од најзначајните инвестиции за оваа историска зона.

Интервенцијата опфаќа површина од 1.567 м² и носи целосен пристап – реставрација на калдрмата со травертински камен, со зачувување на историската автентичност, и истовремено целосна модернизација на подземната инфраструктура: водовод, канализација, електрична мрежа и оптичка инфраструктура.

Проектот предвидува и ново осветлување во традиционален стил, уредување на пешачките површини и поставување на урбана опрема што ќе ја направи чаршијата пофункционална и поатрактивна за граѓаните и посетителите.

На промоцијата на работите присуствуваа и првиот заменик-претседател на Владата, Беким Сали, како и министерот за култура, Зоран Љутков, кои ја потврдија координираната институционална поддршка за реализација на оваа инвестиција во една од највиталните културни точки на градот.

Со вредност од околу 29 милиони денари, оваа инвестиција има за цел да ја врати Старата чаршија како жив, уреден и функционален простор со зачуван историски идентитет.

Address

BUlica Hristijan Todorovski Karpos 5
Skopje
1000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

5101-855

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuna e Çairit / Општина Чаир / Municipality of Cair posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share