SHFK "Hasan Prishtina"-Çair / ООУ “Хасан Приштина“- Чаир

  • Home
  • Macedonia
  • Skopje
  • SHFK "Hasan Prishtina"-Çair / ООУ “Хасан Приштина“- Чаир

SHFK "Hasan Prishtina"-Çair / ООУ “Хасан Приштина“- Чаир SHFK "Hasan Prishtina" Çair-Shkup është shkollë e njohur që mban emrin e patriotit Hasan Prishtina.

📢 LAJMËRIMRegjistrimi i nxënësve në klasë të parë për vitin shkollor 2026/2027📢 ИЗВЕСТУВАЊЕУпис на ученици во прво оддел...
21/04/2026

📢 LAJMËRIM
Regjistrimi i nxënësve në klasë të parë për vitin shkollor 2026/2027

📢 ИЗВЕСТУВАЊЕ
Упис на ученици во прво одделение за учебната 2026/2027 година

https://hasanprishtina.edu.mk/sq_1/

Sot, drejtoresha e shkollës Esma Fazlija , së bashku me mentoren Luljeta Iseni Asipi ndanë mirënjohje për nxënësit pjesë...
10/04/2026

Sot, drejtoresha e shkollës Esma Fazlija , së bashku me mentoren Luljeta Iseni Asipi ndanë mirënjohje për nxënësit pjesëmarrës në garat komunale dhe rajonale të biologjisë.

Në një atmosferë vlerësimi dhe motivimi, u nderuan nxënësit për përkushtimin dhe rezultatet e tyre të arritura: Arsa Rexhepi, Berina Memeti, Erina Idrizi, Inara Demiri, Tuana Ademi, Diart Dika, Lina Ajeti, Eda Jakaj, Elza Emrullai, Emir Dervishi, Inara Aliu.

Për sukses të dalluar dhe përfaqësim dinjitoz në Garat Komunale dhe Rajonale të Biologjisë, të organizuara nga Shoqata e Biologëve të Maqedonisë.

Ky vlerësim përfaqëson një motiv shtesë për nxënësit që të vazhdojnë rrugën e dijes dhe suksesit në fushën e biologjisë. 🌿

Nxënësve të kualifikuar për garat republikane ju dëshirojmë shumë suksese në vazhdim! 🎓✨

📍 Mbledhje komemorative në nderim të Hazbi TopojanitMe dhimbje dhe respekt, u mbajt mbledhje komemorative për mësimdhënë...
03/04/2026

📍 Mbledhje komemorative në nderim të Hazbi Topojanit
Me dhimbje dhe respekt, u mbajt mbledhje komemorative për mësimdhënësin e ndjerë Hazbi Topojani (1974–2026), e organizuar nga SHFK “Hasan Prishtina” në bashkëpunim me Komunën e Çairit, ku familjarë, kolegë, miq dhe përfaqësues institucionalë kujtuan jetën dhe veprën e tij.
Drejtoresha e SHFK “Hasan Prishtina”, znj. Esma Fazlija, vlerësoi kontributin e tij në arsim, ndërsa kolegu Xhelal Ramadani ndau kujtime personale. Në vijim, znj. Mjellma Gashi nga Departamenti i Arsimit në Komunën e Çairit theksoi angazhimin e tij institucional, përfshirë edhe drejtimin e Shkollës për të rritur “Anton Semejnoviq Makarenko”. Fjalë rasti mbajti edhe Zëvendëskryeministri i parë dhe miku, z. Bekim Sali,
Në fund, me emocione të veçanta, disa fjalë për babain e tij ndau edhe djali i të ndjerit, Ermal Topojani.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të.

02/04/2026

FTESË PËR MBLEDHJE KOMEMORATIVE
Të nderuar,
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se, me rastin e ndarjes nga jeta të kolegut tonë të dashur, z. Hazbi Topojani, organizohet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe kontributit të tij.
📍 Vendi: Salla e mbledhjeve – Komuna Çair
📅 Data: 03.04.2026 (e premte)
🕛 Ora: 12:00
Ju ftojmë të merrni pjesë për të nderuar kujtimin dhe veprën e tij.
Me respekt,
Drejtoresha
Esma Fazlija

Me dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, arsimtarit Hazbi Topojanit, i cili dha kontribut të çmuar ...
29/03/2026

Me dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, arsimtarit Hazbi Topojanit, i cili dha kontribut të çmuar në edukimin e brezave.
Ai do të kujtohet si njeri i përkushtuar, i respektuar dhe i dashur nga nxënësit dhe kolegët.
Ngushëllime familjes dhe të afërmve.
Zoti të mëshiroftë.

📚 Çairi me 13 vendime të reja pune në arsimNjë hap i rëndësishëm në Komuna e Çairit, ku u ndanë 13 vendime për punësim t...
27/03/2026

📚 Çairi me 13 vendime të reja pune në arsim
Një hap i rëndësishëm në Komuna e Çairit, ku u ndanë 13 vendime për punësim të përhershëm në arsim.
Kryetari Izet Mexhiti theksoi rëndësinë e vendeve të qëndrueshme të punës për mësimdhënësit.
👏 Nga shkolla jonë, vendim për punësim mori Lejla Qaili e grupit klasor – urime dhe suksese në rrugëtimin profesional!

💙 Dashuria nuk njeh kromozome 💛Në shkollën tonë, zemrat folën më shumë se fjalët…Me rastin e Ditës së Sindromës Down, nx...
24/03/2026

💙 Dashuria nuk njeh kromozome 💛
Në shkollën tonë, zemrat folën më shumë se fjalët…
Me rastin e Ditës së Sindromës Down, nxënësit tanë, së bashku me shërbimin pedagogjik dhe asistentët profesionalë, realizuan një aktivitet plot ngjyra, buzëqeshje dhe emocione të sinqerta.
Në çdo punim, në çdo përqafim dhe në çdo buzëqeshje u përcoll një mesazh i fuqishëm:
🌈 Të gjithë jemi të ndryshëm, por të barabartë.
Kjo ditë na kujtoi se dashuria, pranimi dhe respekti nuk kanë kufij.
Le të vazhdojmë çdo ditë të ndërtojmë një botë më të mirë, më të ngrohtë dhe më gjithëpërfshirëse për të gjithë.
🤍 Sepse ndryshimi është bukuri… dhe çdo zemër meriton të shkëlqejë.

Urime festa e Fitër Bajramit
20/03/2026

Urime festa e Fitër Bajramit

18/02/2026

🚨 Siguria fillon me gatishmëri – Simulim Emergjent në SHFK “Hasan Prishtina”
Në bashkëpunim me: Kryqin e Kuq i qytetit të Shkupit, SHVZ "Bajram Miftari", MPB - SPB Shkup departamenti për preventiv dhe Komuna e Çairit
🚨 Безбедноста започнува со подготвеност – Вонредна симулација во ООУ „Хасан Приштина“
Во соработка со: Црвен Крст на град Скопје, ДПД “Бајрам Мифтари, МВР - СВР Скопје одделение за превентива и Општина Чаир.

🎉 Sukses i nxënësve tanë në garat komunale të biologjisë! 🧬🏆Me shumë krenari ndajmë rezultatet e arritura nga nxënësit t...
17/02/2026

🎉 Sukses i nxënësve tanë në garat komunale të biologjisë! 🧬🏆

Me shumë krenari ndajmë rezultatet e arritura nga nxënësit tanë në garat komunale të biologjisë. Përkushtimi, puna dhe dashuria për shkencën u shpërblyen me rezultate të shkëlqyera! 🌱✨

🔹 Klasa VII
🥈 Vendi i II-të: Inara Demiri, Алина Садиковиќ
🥉 Vendi i III-të: Erina Idrizi, Berina Memeti
🎖️ Mirënjohje: Arsa Rexhepi, Tuana Ademi
👩‍🔬 Pjesëmarrje: Аладин Куртовиќ

🔹 Klasa VIII
🥇 Vendi i I-rë: Diart Dika
🎖️ Mirënjohje: Lina Ajeti

🔹 Klasa IX
🥈 Vendi i II-të: Elza Emrullai
🥉 Vendi i III-të: Eda Jakaj, Inara Aliu
🎖️ Mirënjohje: Emir Dervishi

👏 Urime të përzemërta për nxënësit tanë për këtë arritje të shkëlqyer!
🙏 Mirënjohje edhe për mësimdhënëset Luljeta Iseni dhe Марija Тргачевска për punën dhe përkushtimin e tyre.

🚀 Vazhdojmë drejt garave rajonale! 💪📚

Address

Str. Kosta Abrashevic, No. 7
Skopje
1000

Opening Hours

Monday 07:30 - 18:00
Tuesday 07:30 - 18:00
Wednesday 07:30 - 18:00
Thursday 07:30 - 18:00
Friday 07:30 - 18:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFK "Hasan Prishtina"-Çair / ООУ “Хасан Приштина“- Чаир posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to SHFK "Hasan Prishtina"-Çair / ООУ “Хасан Приштина“- Чаир:

Share

Category