Bajram Asipi Ramadani

Bajram Asipi Ramadani Profesor i sociologjisë. Aktivist bamirësie.

15/09/2024

HUMANITÄRE HILFE FÜR EINE 8-KÖPFIGE FAMILIE …..organisiert von hum… Riad Asani needs your support for HUMANITÄRE HILFE FÜR EINE 8-KÖPFIGE FAMILIE "VLERA 2019"

08/09/2024

TË JESH MUSLIMAN (....) - 11 -

Të jesh musliman, do të thotë të jesh patriot, madje muslimai është më patriot se kushdo tjetër. Muslimanët gjakun e tyre, familjet e tyre, atdheun e tyre e konsiderojnë të shenjtë. Si askush tjetër muslimanët janë të gatshëm të japin edhe jetën për këto vlera të shenjta. Kjo është e vërtetuar edhe historikisht, për faktin se të jesh musliman do të thotë të jesh i gatshëm për çdo moment të luftosh dhe të sakrifikosh edhe jetën për atdheun, për pragun e shtëpisë dhe për familjen. Madje lufta për këto vlera është e shenjtë kurse dhënia e jetës është dëshmi, dmth, kush vdes për këto vlera në emër të Allahut, ai musliman konsiderohet dëshmor (shehid), kurse muslimanët e dinë se çfar shpërblimi e pret shehidin në ditën e gjykimit. Të jesh musliman do të thotë të jesh kosmopolit. Të vetmit muslimanët nga tëngjitha komunitetet fetare apo nacionale, janë kosmopolit. Muslimanët në kulturën e tyre e cila buron nga mësimet kuranore dhe porositë e Muhamedit a.s. nuk kanë asnjë lloj fobie, çfardo qoftë ajo. Muslimanët nuk urrejnë askë në asnjë bazë. Të jesh musliman, do të thotë të mësosh rreth fesë së Allahut dhe ta transmetosh dijen e fituar, tek të tjerët. Bartja e mesazhit të Allahut tek të tjerët njëherit është edhe dëshirë por në një far mënyre edhe obligim. Kështu që çdo mendim që muslimanët janë tendencioz ndaj të tjerëve, dhe se ata kanë pretendime teritoriale, është shumë gabim. Muslimanët e konsiderojnë tërë globin pronë e Allahut dhe ata duan që fjala e Allahut të shtrihet në tërë globin. Kjo në fakt është mirësi, nga ana e muslimanëve në raport me të tjerët, por natyrisht që jo gjithmonë kuptohet ashtu nga të tjerët. Kjo është panorama e një muslimani në hapsirë dhe kohë. Të jesh musliman, është mirësi, pavarësisht si mendojnë të tjerët që s'janë musliman. (....) !

Bajram Ramadani

07/09/2024

KAM MALLË PËR VENDLINDJEN

Kam mallë për ty vendlindje
për ty mendoj ditë e natë
por ja që jamë shumë larg teje
të jem tek ti nuk kisha fat.

Kam mallë për fshatin tim
i rrethuar me fusha e kodra
të i shoh fëmijët e vegjël
se si ata luajnë me lodra.

Kam mallë për shtëpinë ku linda
me tavanin me trarë prej druri
në oborr çeshmën prej mali
pranë sajë koritën prej guri.

Kam mallë për muret e oborrit
të ngritur me gurë e qerpiç
që baba plak i kishte bartur
pa u dorzuar fare hiç.

Kam mallë për rrugën time
ku si fëmijë kam luajtur shumë
dhe për shokët e mahallës
kurë verës laheshim në lum.

Kam mallë dhe për shkollën
edhe për mësuesin Shefket
që i ndjeri më mësoi
pa ndërprerë plot katër vjet.

Kam mallë për vendlindjen
atë e mbajë gjithmonë në zemër
ajo është e shtrenjta ime
ajo më rriti e më dha emër.

Bajram Ramadani

Kam mallë për fushat gjelbrim

01/09/2024

FILLIM TË MBARË SHKOLLOR

Nesër më 2.9.2024, fillon viti i ri shkollor. Nxënësit do të ulen në bangat e shkollës kurse mësimdhënësit do të gjenden para nxënësve. Dita e parë e shkollës është dita më e rëndësishme e një viti shkollor. Në ditën e parë të shkollës shumë gjëra kombinohen në strumbullarin e funksionimit të shkollës. Një grup i fëmijëve do të jenë për herë të parë në bangat shkollore. Për ata dita e parë e shkollës është e vetmja ditë që kurrë gjatë jetës nuk do ta harrojnë. Është emocion i papërshkrueshëm për fillestarët. Imagjinoni se si duhet të priten ata fëmijë në shkollë. Pritni ëmbël, buzqeshjuni, përkëdhelni, bisedoni butë me ta.. që që në ditën e parë ta kuptojnë se shkolla qenka burim i lumturisë, butësisë dhe kulturës. Pastaj nxënësit tjerë pas një pushimi të gjatë vjetor, iu kthehen shkollës me lëndë të reja, me mësues të ndryshëm ndoshta, me emocione të reja, ndaj stafi udhëheqës, stafi i mësimdhënësve dhe çdo punonjës në shkollë, duhet të jenë të vetëdijshëm se po fillon një etapë e re për gjithë fëmijët në jetën e tyre. Prandaj, serioziteti dhe përkushtimi duhet të jetë në nivelin më të lartë nga të gjithë. Me gjithçka mundë të bëhet shaka, por në proçesin e arsimimit të gjeneratave nuk ka vend shakaja. Nuk e kam fjalën për të bërë shaka me njëri tjetrin, por nuk ka vend shakaja në proçesin e punës. Fëmijët janë amanet i Zotit, kurse nxënësit iu janë dhënë amanet mësimdhënësve. Askush nuk ka të drejtë as morale e as profesionale të anashkalon, e të neglizhon punën me nxënësit. Kujdesi dhe përkushtimi duhet të jetë në maksimum, përndryshe çdo humbje kohe, çdo lënie e orëve mësimore pa asnjë arsye, çdo anashkalim i fëmijëve për qëllime personaële është mëkat dhe përgjegjësi morale, që besoj që asnjë prind nuk do të ia falte askujt. Uroj që në radhë të parë të gjithë nxënësit të iu kthehen bangave shëndosh e mirë, iu uroj angazhim maksimal në mësime, i kërkoj që nxënësit të jenë shumë të edukuar, të kulturuar e të mençur gjatë orëve mësimore dhe në përgjithësi. Nxënës të dashur, mësimi dhe dija janë gjëja më më vlerë që mundë ta bëni në moshën tuaj, të jeni të qetë në orët mësimore, respektoni shokët dhe shoqet në shkollë, respektoni arsimtarët tuaj, përfaqësoni familjet tuaja në mënyrën më të bukur të mundshme. Familjet tuaja ju duan të sjellshëm, të edukuar, të ditur, të pastër, ndaj plotësoniau këtë dëshirë të madhe që kanë për ju. Prindërit e fëmijëve gjithashtu le të jenë vigjilent ndaj fëmijëve të tyre. Le të i përcjellin sa më shumë në kontekst të proçesit arsimor, gjithashtu prindërit le të bashkëpunojnë më tepër me mësimdhënësit, le të i vizitojnë shkollat, le të marrin pjesë në çdo mbledhje prindrore, sepse padyshim do të ketë rezultate më të mira. Le të jetë një vit i mbarë dhe me shumë suksese e rezultate për të gjithë. Urime nxënësve, urime mësimdhënësve, urime prindërve. Na priftë e mbara.

Prof. Bajram Ramadani

Sot, L.I. Likovë, i dhuroi 100. chf. dhe anonim nga Kumanova 1000. eu. për ndërtimin e shtëpisë së Ll.J. Zoti i shpërble...
25/08/2024

Sot, L.I. Likovë, i dhuroi 100. chf. dhe
anonim nga Kumanova 1000. eu. për ndërtimin e shtëpisë së Ll.J. Zoti i shpërbleftë.

HUMANITÄRE HILFE FÜR EINE 8-KÖPFIGE FAMILIE …..organisiert vo… Riad Asani braucht deine Unterstützung für HUMANITÄRE HILFE FÜR EINE 8-KÖPFIGE FAMILIE "VLERA 2019"

24/07/2024

PA KEQKUPTIME, SLLUPÇANI ËSHTË I VEÇANTË NDAJ TË TRAJTOHET SI I VEÇANTË

Cilido të jetë në pushtet, Sllupçanin duhet ta trajtojë në mënyrë të veçantë. (Kurë familjet tona kishin dikur bagëti, dashin apo delen që e caktonin për kurban, e trajtonin ndryshe, e ushqenin ndryshe, kujdeseshin ndryshe, sepse kjo bagëti ka me u sakrifiku për kurban, ndaj të kujdeseni për të më mirë nga të gjitha të tjerat).
Me gjithë respektin për të tjerët dhe konsideratat, por pa keqkuptime, Sllupçani ishte kurban, për tërë shqiptarët e Maqedonisë dhe më gjërë, e që më pas falë asaj sakrifice, u hapën rrugët e shumëfishta për mundësi, për pushtete të njëpasnjëshme, për avansime, për karriera të qindra e mijëra njerëzve në tërë shtetin. Dikush mundë të thotë që, kishte edhe kurbana të tjerë. Shumë e vërtetë se kishte edhe të tjerë, por kryekurbani ishte Sllupçani. Sllupçani kur bombardohej pa mëshirë, 99% e shtetit pinte makiato nëpër kafene duke dëgjuar lajme çka po ndodhë në Sllupçan. Kur granatohej Sllupçani me gjithë njerëzit brenda tij, të tjerët shikonin ose me dylbi ose në televizor në mbrëmje pamjet e shkatrrimeve.
Kur vriteshin njerëzit në Sllupçan, ngushëllimet i mirrnim me telefona.
Kurë në Sllupçan s pat mbetur asgjë për të ngrënë, përveç makaronave me ujë, dhe kërëlanës*, qe besa të tjerët e kishin barkun full. Kur në Sllupçan çdo ditë ushtarë e civil jipnin jetën, për të tjerët ishte vetëm lajm. Në Sllupçan kur qindra shtëpi digjeshin deri në temel me gjithçka që kishte në to dhe kur në Sllupçan nuk pat mbetë asnjë shtëpi në këmbë, për të tjerët ishte si lloj filmi fantastik. Kështu që Sllupçani nuk duhet të përfshihet në shifrat e proporcionalitetit. Demek, Sllupçanit nuk i takon ajo nuk i takon kjo. Si s’po i takoka Sllupçanit, diçka që ka dal si rezultat i sakrificës së Sllupçanit?! Mos bëni shaka me këtë fshat. Me gjithë modestinë, them që Sllupçani nuk është vetëm nje fshat i thjeshtë dhe kaq. Sllupçani është më shumë se fshat. Shumë qytete s’kan bë asgjë të veçantë për kombin dhe popullin, tani s’mundë të bëhet krahasimi në bazë të emërtimit toponimik. Para disa viteve ishte faza e kandidimit për kryetar komune dhe unë pata propozuar që kandidati për kryetar komune për komunën e Likovës të jetë nga Sllupçani, një aktivist partiak në atë kohë kërcej duke thënë JO, se s’na takon neve. Tokmak, gjoja po di diçka. Po nëse si takon Sllupçanit , kujt ore i takon tjetër. Po jo ne e kemi deputetin, blla blla blla. Çka ka lidhje deputeti, deputeti është i zonës që përfshinë disa komuna, tokmak. Prandaj, mendoj dhe kërkoj nga çdolloj pushteti por edhe nga shoqëria civile, që Sllupçanin ta trajtojnë dhe ta pranojnë në bazë të meritave dhe vlerave historike të historisë së vjetër dhe asajë më të re. Prap, e kuptoj, dikush mundë të thotë që pse çfar i mungon Sllupçanit?! Sllupçanit i mungon trajtimi dhe konsiderata. Sllupçanin shumë drejtues, politikan, funksionarë.. e shfrytëzojnë si arenë përfitimesh qofshin karrieriste, qofshin politike. E njëjta kërkesë është edhe për bashkëfshatarët e mi-sllupçanasit, që fshatin e tyre vendin e tyre ta respektojnë deri në maksimum dhe mos të lënë hapsirë që të luhet me ndjenjat e fshatit Sllupçan. A e dini ju se çfar fame dhe emri ka ky fshat nëpër botë, apo mos ndoshta ju ka futur ndonjë dromcë xhelozie në zemra dhe përçudi edhe xhelozoni?! Jo, xhelozia e mbytë vet atë që xhelozon. Ska nevojë për të xhelozuar. Duaje, respektoe, konsideroe atë që meriton dhe që është për të u respektuar. Kur e respekton meritorin, ke respektuar veten. Edhe njëherë po them, në Sllupçan nuk duhet të llogaritet, ja u bë një deputet, apo u bë një drejtor, apo një zëvendës ministër edhe kaq, çka po doni ju më tepër!? Jo, nëse është nevoja dhe ka kuadro, nga Sllupçani mundë dhe duhet të ketë më shumë drejtora, më shumë deputet, më shumë funksionar shtetrorë në nivel republikan. E kanë Mbushur administratën me sllupçanas, kurse postet dhe funksionet e larta i kanë marrë njerëz të cilët ndoshta i kanë sharë sllupçanasit para ca viteve kur hanin dhe dhe mbyteshin nën rrënoja. Po pra, çdo qeveri që vie, Sllupçanin duhet ta ketë në rend të parë për gjithçka. Ky fshat i ka gjitha. Ka Politikologë, sociologë, pedagogë, profesorë, doktorë, magjistra shkencash, mjekë, agronom, gazetarë, juristë, shkrimtarë, gjeodet, psikologë e tjerë. Dmth, Sllupçani si asnjë vend tjetër i jep dhe i ofron shoqërisë vlera të gjithanshme, prandaj dhe ky kapital, ky potencial duhet të i kthehet në mënyrë shumë dinjitoze, sepse jeta është e gjatë dhe ndoshta prap ky komb ka nevojë për Sllupçanin. Këtu është historia, këtu burojnë vlera dhe vlera më e lartë është liria.

Bajram Ramadani. Sllupçan. 24.07.2024

Vëllezër e motra, deri tani për motrën tonë janë siguruar 2000 euro. Kush dëshiron që të kontribon për shërimin e sajë, ...
04/05/2024

Vëllezër e motra, deri tani për motrën tonë janë siguruar 2000 euro. Kush dëshiron që të kontribon për shërimin e sajë, le të urdhërojë në tel 070566650, ose në msng. SHpresojmë që shpejtë do të sigurohen mjetet për të ia shpëtuar veshkën. Zoti ju ruajtë.

08/04/2024

GJAT KËTIJ RAMAZANI

Jam jashtëzakonisht i lumtur që gjat këtij Ramazani kemi kaluar mirë. Gjat këtij Ramazani e kemi parë solidaritetin e jashtëzakonshëm të besimtarëve kur është në pyetje vëllau apo motra e tyre.
Gjat këtij Ramazani e kemi parë humanizmin e madh të besimtarëve, të cilët na e mundësuan që të gëzojmë qindra familje që nga Shkupi deri në Llojan me ndihma nga më të ndryshmet për të ua lehtësuar jetën gjat këtij muaji.
Gjat këtij Ramazani falë donatorëve i kemi gëzuar 140 fëmijë duke i veshur me të reja për Bajram.
Gjat këtij Ramazani jemi ndier të bekuar për mundësinë, besimin dhe mbështetjen e dhjetra e qindra vëllezërve e motrave për të bërë vepra të hajrit. Pra, pa u zgjatur, lutemi për të gjithë që Zoti të i ruan dhe të i shpërblenë siç Ai di.
Urojmë agjërim dhe ibadete të pranuara.
Këtë Ramazan do ta mbajë në mendë gjatë..!
Me respekt Bajram Ramadani, Bajram Asipi .
Shoqata Bëmirëse Vlera2019.

30/03/2024

VISHE NJË FËMIJË PËR BAJRAM

TË NDERUAR,
Sot fillojmë me aksionin për veshjen e fëmijëve më në nevojë, me rroba të reja për Bajram.
Mundë të merrni pjesë prej sot deri në ditën e mërkurë! Kush dëshiron të gëzojë fëmijët, le të urdhërojë!
Zoti ju gëzoftë
Shoqata Bëmirëse Vlera2019

27/03/2024

PRONONCIM ME SHKAS

Të nderuar vëllezër dhe motra, dje më 26.3.2024 me lejen e zonjës F.J. unë si kryetar i Shoqata Bëmirëse Vlera2019, e shpalla kërkesën për krumbullimin e mjeteve për trajtimin mjeksor të zonjës në fjalë, ku i nevojiteshin minimum 27000 €. Brenda 24 orëve, dmth deri tash vetëm nga shoqata Vlera2019-Sllupçan janë grumbulluar 4000 €, dhe bashkë me donacionet përmes rrjeteve për donacione, janë grumbulluar mbi 30000€. Ndihem jashtzakonisht i kënaqur dhe i lumtur që u bëra sebep për këtë sensibilizim kaq të madh, që për një kohë rekord të tubohen kaq mjete. U jam mirënjohës të gjithë donuesëve të panumërt që u bashkangjitën në këtë aksion humanitar. Shpresojmë që ky është hapi i parë i mrekullisë e që shpresojmë tek Zoti i madhërishëm që të gjithë do të mrekullohemi me lajme të mira për pacienten. Zoti ju shpërbleftë, dhe kurrë mos ju humbtë. Aksioni bazhdon.

Bajram Ramadani.

Të nderuar, prej mbrëmë deri më tani janë tubuar 1320 euro, Shpresoj që shumë shpejtë do të sigurohen mjetet për këtë ra...
27/03/2024

Të nderuar, prej mbrëmë deri më tani janë tubuar 1320 euro, Shpresoj që shumë shpejtë do të sigurohen mjetet për këtë rast.

URGJENTETë dashur vëllezër dhe motra, një motër e jona nga komuna e Likovës, urgjentisht duhet të i nënshtrohet mjekimit...
26/03/2024

URGJENTE
Të dashur vëllezër dhe motra, një motër e jona nga komuna e Likovës, urgjentisht duhet të i nënshtrohet mjekimit në një spital në Turqi. Trajtimi do t'i kushtojë 27300 €. Ju lutem kush ka dëshirë dhe mundësi për të dhuruar, urdhëroni. Inshallah shërim sa më të shpejtë.

Address

Sllupçan
Kumanovo
1300

Telephone

+38970566650

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bajram Asipi Ramadani posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Bajram Asipi Ramadani:

Share