Lëvizja BESA - Kërçovë

Lëvizja BESA - Kërçovë 𝔸𝕌𝕋𝔼ℕ𝕋𝕀𝕂
𝔸𝕌𝕋𝕆𝕂𝕋𝕆ℕ
𝔸𝕌𝕋𝕆ℕ𝕆𝕄

17/02/2026

SQARIM

Sqarojmë opinionin publik se Dega e Lëvizjes BESA në Kërçovë, me kryetar Agim Sadikun, sekretar Rexhep Asanin, anëtarët e kryesisë Valbona Adili Emini dhe Bejtulla Eminin, si dhe anëtarësinë e saj, si të gjitha degët e tjera, i nënshtrohet moratoriumit të shpallur të aktiviteteve partiake me qëllim bashkimin e VLEN-it në një subjekt.

Kuvendi Qendror i Lëvizjes BESA, në mbledhjen e 12 shkurtit 2026, shkarkoi kryesinë e partisë dhe autorizoi kryetarin Bilall Kasami që të vijojë bisedimet për bashkimin e VLEN-it. Në të njëjtën mbledhje, u shkarkua nga anëtari i Kuvendit Qendror edhe individi i nënshkruar sot në një kumtesë pa bazë juridike në emër të Degës së Kërçovës.

Këto që shohim sot janë tentativa të motivuara nga jashtë për ta dëmtuar Lëvizjen BESA dhe VLEN-in, përfshirë procesin e bashkimit të VLEN-it në një subjekt. Tentativa të tilla ka pasur edhe në të kaluarën, por siç kanë dështuar gjithmonë, ashtu do të dështojnë edhe tani.

12/02/2026

Kuvendi shkarkoi kryesinë e partisë, hap i rëndësishëm drejt shkrirjes së VLEN-it në një subjekt

Kuvendi Qendror i Lëvizjes Besa me shumicë votash miratoi vendimin për shkarkimin e Kryesisë Qendrore të Lëvizjes Besa, në vazhdën e procesit të filluar për bashkimin e VLEN-it në një subjekt të vetëm.

Kuvendi i Lëvizjes vlerësoi se duhet të hapet rruga për strukturimin e VLEN-it dhe e solli këtë vendim bazuar në moratoriumin e aktiviteteve partiake nga subjektet që përbëjnë VLEN-in.

Me këtë rast, Kuvendi më autorizoi mua që të vijoj bisedimet për të ardhmen e VLEN-it, duke i dhënë mbështetje bashkimit në një subjekt të vetëm, me një zgjidhje që respekton parimin e drejtësisë dhe dëgjon zërin dhe vullnetin e votuesit të VLEN-it dhe gjithë shqiptarëve.

Në mbledhjen e Kuvendit u diskutua gjithashtu puna e funksionarëve të Lëvizjes Besa në Qeveri. Kuvendarët e përkrahën konstatimin tim se Besa ka kapacitet për shumë më shumë punë sesa është bërë deri tani.

Analiza e punës së funksionarëve do të vijojë në ditët në vijim, ndërsa konstatimet e gjetura do të reflektohen në rikonstruimin e ardhshëm të Qeverisë.

Lëvizja Besa vlerëson se postet në Qeveri janë mjet për shërbimin tonë sa më të mirë dhe më efikas ndaj qytetarëve, veçanërisht shqiptarëve, dhe të gjitha vendimet e ardhshme do të mbështeten në këtë parim.

——

Собранието го разреши раководството на партијата, важен чекор кон спојување на ВЛЕН во еден субјект

Централното собрание на Движењето Беса со мнозинство гласови ја одобри одлуката за распуштање на Централното претседателство на Движењето Беса, во продолжение на процесот започнат за спојување на ВЛЕН во еден субјект.

Собранието на Движењето оцени дека треба да се отвори патот за структурирање на ВЛЕН и ја донесе оваа одлука врз основа на мораториумот за партиски активности од страна на субјектите што го сочинуваат ВЛЕН.

Во оваа прилика, Собранието ме овласти мене како претседател да продолжам со разговорите за иднината на ВЛЕН, давајќи поддршка на спојувањето во еден субјект, со решение што го почитува принципот на правда и го слуша гласот и волјата на гласачите на ВЛЕН и сите Албанци.

На состанокот на Собранието беше дискутирана и работата на функционерите на Движењето Беса во Владата. Членовите на собранието ја поддржаа мојата изјава дека Беса има капацитет за многу повеќе работа отколку што е сработено досега.

Анализата на работата на функсионерите ќе продолжи во наредните денови, додека наодите ќе бидат одразени во идната реконструкција на Владата.

Движењето Беса верува дека позициите во Владата се средство за наша најдобра и најефикасна служба на сите граѓани, а особено на Албанците, и сите идни одлуки ќе бидат засновани на овој принцип.

20/12/2025

Në një atmosferë miqësore dhe bashkëbisedimi të hapur, bashkë me deputeten Valbona Adili Emini, zhvillova një takim me udhëheqësinë e degës së Lëvizjes BESA në Kërçovë.

Diskutuam për rrjedhën e zgjedhjeve dhe hapat e ardhshëm, ndërsa theks i veçantë iu dha domosdoshmërisë së unifikimit dhe koordinimit të plotë mes strukturave, si faktor kyç për forcimin e VLEN-it në Kërçovë.

19/10/2025
17/10/2025

Address

Rruga Goce Delcev Nr. 13
Kicevo
6250

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lëvizja BESA - Kërçovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Lëvizja BESA - Kërçovë:

Share