Hospital "Dr.Ferid Murad" Gostivar

Hospital  "Dr.Ferid Murad" Gostivar Hospital

🇦🇱 Pas 42 viteve pune të palodhshme, pensionohet motra e repartit të Pediatrisë zonj.Snezhana Trifunovska ‼️Në emër të D...
01/06/2026

🇦🇱 Pas 42 viteve pune të palodhshme, pensionohet motra e repartit të Pediatrisë zonj.Snezhana Trifunovska ‼️

Në emër të Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm, Sub. Spec. Dr. Emri Bajrami, si dhe të gjithë personelit të Repartit të Pediatrisë, shprehim urimet dhe mirënjohjen tonë më të sinqertë për motrën medicinale Snezhana Trifunovska, me rastin e pensionimit të saj, pas 42 viteve të punës së përkushtuar dhe profesionale në shërbim të foshnjave dhe pacientëve të spitalit tonë.

Motrës Snezhana Trifunovska i urojmë një jetë të lumtur, të shëndetshme dhe të qetë gjatë pensionimit, të mbushur me gëzim, mirëqenie dhe momente të bukura pranë familjes dhe të dashurve të saj.

Me respekt,
Spitali i Përgjithshëm – Gostivar
01.06.2026

🇲🇰 По 42 години неуморна работа, медицинската сестра од Детсло одделеније гос.Снежана Трифуновска заминува во пензија!

Во име на директорот на Општата болница, Суб. Спец. д-р Емри Бајрами, како и во име на целиот персонал на Одделението за педијатрија, упатуваме искрени честитки и благодарност до медицинската сестра Снежана Трифуновска по повод нејзиното пензионирање, по 42 години посветена и професионална работа во служба на новороденчињата и пациентите на нашата болница.

На сестра Снежана Трифуновска ѝ посакуваме среќен, здрав и спокоен пензионерски живот, исполнет со радост, благосостојба и убави моменти поминати со семејството и најблиските.

Со почит,
Општа болница – Гостивар
01.06.2026

🇦🇱Për herë të parë pas shumë vitesh, Spitali i Gostivarit aplikon për projekt 10.000.000 euro nga Bashkimi Evropian ‼️Pa...
29/05/2026

🇦🇱Për herë të parë pas shumë vitesh, Spitali i Gostivarit aplikon për projekt 10.000.000 euro nga Bashkimi Evropian ‼️

Pas kontakteve dhe angazhimeve të vazhdueshme të drejtorit të Spitalit të Gostivarit, Sub.Spec.Dr. Emri Bajrami, me organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, partnerë strategjikë dhe donatorë, është arritur që për herë të parë pas shumë vitesh Spitali i Përgjithshëm i Gostivarit të aplikojë në një projekt madhor të Bashkimit Evropian me vlerë prej 10.000.000 eurosh.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Spitali i Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” – Gostivar dhe FutureNova kanë nënshkruar një marrëveshje partneriteti strategjik për të aplikuar së bashku në programin prestigjioz të financimit të hulumtimit të Bashkimit Evropian “Horizon Europe”.

Së bashku është dorëzuar aplikimi për projektin:

INQUIRE – Infrastrukturë e Integruar e Hulumtimit të Gjeneratës së Ardhshme për Përsosmëri Klinike

Projekti aplikon për financim nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 10.000.000 € në kuadër të thirrjes HORIZON-INFRA-2026-TECH-01-01, e cila mbështet zhvillimin e instrumenteve shkencore moderne, rrjeteve digjitale dhe zgjidhjeve inovative për avancimin e infrastrukturës kërkimore në Evropë.

Ky projekt pritet të sjellë:
• Pajisje moderne mjekësore të teknologjisë së fundit, përfshirë MRI 3T, sistem koronografie biplane, ekokardiografi 4D, mamograf 3D, endoskopi moderne dhe sisteme të avancuara EKG dhe monitorimi.
• Krijimin e një platforme tërësisht digjitale kërkimore për menaxhimin dhe lidhjen e të dhënave diagnostikuese.
• Integrimin e spitalit në rrjetet kryesore të infrastrukturës hulumtuese evropiane dhe pjesëmarrje në studime klinike ndërkombëtare.
• Trajnimin dhe avancimin profesional të stafit mjekësor dhe hulumtuesve, me përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët e rajonit të Pollogut.

Ky aplikim përfaqëson një moment të rëndësishëm për zhvillimin e shëndetësisë publike në Gostivar dhe një dëshmi se bashkëpunimi mes institucioneve shëndetësore dhe sektorit teknologjik mund të sjellë mundësi të reja zhvillimi dhe modernizimi për të gjithë rajonin.

Falënderojmë FutureNova për profesionalizmin, ekspertizën dhe përkushtimin e tyre në përgatitjen dhe realizimin e kësaj aplikacije të rëndësishme, si dhe për partneritetin strategjik në këtë projekt me rëndësi të veçantë për zhvillimin e shëndetësisë në rajonin tonë.

Gjithashtu falënderojmë edhe grupin koordinues të spitalit, me në krye kordinatorin e projektit - udhëheqësin e sektorit për financa dhe kontabilitet, Mr. Artan Hamiti, të cilët do të ndjekin hap pas hapi çdo procedurë deri në përfundimin e plotë të projektit.

Me respekt,
Spitali i Gostivarit
29.05.2026

🇲🇰За првпат по многу години, Гостиварската болница аплицира за проект од 10.000.000 евра од Европската Унија ‼️

По континуираните контакти и ангажмани на директорот на Гостиварската болница, Sub.Spec.Dr. Emri Bajrami, со различни домашни и меѓународни организации, стратешки партнери и донатори, овозможено е по многу години ЈЗУ Општа болница Гостивар за првпат да аплицира на голем проект на Европската Унија во вредност од 10.000.000 евра.

Во рамките на оваа соработка, ЈЗУ Општа болница „Д-р Ферид Мурад“ – Гостивар и FutureNova потпишаа договор за стратешко партнерство за заедничко аплицирање во престижната програма на Европската Унија за истражување „Horizon Europe“.

Заеднички е поднесена апликација за проектот:

INQUIRE – Интегрирана истражувачка инфраструктура од новата генерација за клиничка извонредност

Проектот аплицира за финансирање од Европската Унија во вредност од 10.000.000 € во рамките на повикот HORIZON-INFRA-2026-TECH-01-01, кој поддржува развој на современи научни инструменти, дигитални мрежи и иновативни решенија за унапредување на истражувачката инфраструктура во Европа.

Овој проект се очекува да донесе:
• Современа медицинска опрема од најнова технологија, вклучувајќи MRI 3T, биплан коронарографски систем, 4D ехокардиографија, 3D мамографија, современа ендоскопија и напредни ЕКГ и мониторинг системи.
• Создавање на целосно дигитална истражувачка платформа за управување и поврзување на дијагностички податоци.
• Интеграција на болницата во главните европски истражувачки инфраструктурни мрежи и учество во меѓународни клинички студии.
• Обука и професионално усовршување на медицинскиот персонал и истражувачите, со директни придобивки за граѓаните од Полошкиот регион.

Оваа апликација претставува значаен момент за развојот на јавното здравство во Гостивар и доказ дека соработката меѓу здравствените институции и технолошкиот сектор може да донесе нови можности за развој и модернизација на целиот регион.

Му благодариме на FutureNova за професионалноста, експертизата и посветеноста при подготовката и реализацијата на оваа значајна апликација, како и за стратешкото партнерство во овој проект од особено значење за развојот на здравството во нашиот регион.

Исто така, му благодариме и на координативниот тим на болницата, предводен од раководителот на секторот за финансии и сметководство, Mr. Artan Hamiti, кои чекор по чекор ќе ја следат секоја процедура до целосната реализација на проектот.

Со почит,
Болница Гостивар
29.05.2026

Urime festen e madhe të KURBAN BAJRAMIT të gjithë besimtarëve muslimanë.Në këtë ditë të veçantë për të gjithë ne, dëshir...
27/05/2026

Urime festen e madhe të KURBAN BAJRAMIT të gjithë besimtarëve muslimanë.

Në këtë ditë të veçantë për të gjithë ne, dëshiroj t'ju uroj shëndet të mirë, shumë arsye gëzimi dhe lumturie, si dhe plotësimin e të gjitha dëshirave.

Në këtë ditë madhështore të Kurban Bajramit, ju uroj të jetoni në paqe me më të dashurit tuaj, ju dhe familjarët tuaj qofshin të shëndetshëm dhe të gëzuar gjithmonë.

Toleranca, MIRËNJOHJA, sinqeriteti dhe korektësia mbizotrofshin gjithmonë në zemrat tuaja.

Me respekt
Drejtor - Dr. Emri Bajrami
27.05.2026

26/05/2026

🇦🇱Pastërtia dhe mirëmbajtja e hapësirave gjelbëruese janë gjysma e shëndetit tonë ‼️

🇲🇰Чистотата и одржувањето на зелените површини се половина од нашето здравје ‼️

🇦🇱Të nderuar infermierë/e dhe i gjithë personeli i Spitalit të Gostivarit “Dr. Ferid Murad” ‼️Me rastin e 12 Majit – Dit...
12/05/2026

🇦🇱Të nderuar infermierë/e dhe i gjithë personeli i Spitalit të Gostivarit “Dr. Ferid Murad” ‼️

Me rastin e 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve, ju shprehim mirënjohjen dhe respektin më të sinqertë për përkushtimin, humanizmin dhe kujdesin që tregoni çdo ditë ndaj pacientëve.

Puna juaj është shembull i sakrificës, durimit dhe profesionalizmit, duke sjellë shpresë dhe mbështetje për çdo familje.

Ju faleminderit për çdo kujdes dhe çdo përpjekje që bëni për shëndetin e komunitetit tonë.
Ju urojmë shëndet, suksese dhe shumë respekt për misionin fisnik që mbani.

Një urim i veçantë shkon edhe për të gjithë infermierët që nuk janë pjesë e ekipit të spitalit, por që me përkushtim dhe profesionalizëm shërbejnë çdo ditë në institucione të ndryshme shëndetësore. Puna dhe kujdesi juaj kanë vlerë të jashtëzakonshme për shoqërinë.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve‼️

Me respekt,
Drejtor
Sub.Spec.Dr. Emri Bajrami

🇲🇰Почитувани медицински сестри и целокупниот персонал на Општата болница „Др. Ферид Мурад“ – Гостивар ‼️

По повод 12 Мај – Меѓународниот ден на медицинските сестри, ви изразуваме искрена благодарност и длабока почит за вашата посветеност, хуманост и грижа што секојдневно им ја давате на пациентите.
Вашата работа е пример за пожртвуваност, трпеливост и професионалност, носејќи надеж и поддршка за секое семејство.

Ви благодариме за секоја грижа и секој напор што го вложувате за здравјето на нашата заедница.
Ви посакуваме здравје, успех и голема почит за благородната мисија што ја извршувате.

Посебна честитка упатуваме и до сите медицински сестри кои не се дел од болничкиот тим, но со посветеност и професионалност секојдневно работат во различни здравствени установи. Вашата работа и грижа имаат огромно значење за општеството.

Среќен Меѓународен ден на медицинските сестри ‼️

Со почит,
Директор
Суб.Спец.Др. Емри Бајрами

🇦🇱Me kujdes, mirëmbajtje dhe përkushtim drejt një ambienti më të gjelbër dhe më të bukur për të gjithë ne‼️Me iniciativë...
01/05/2026

🇦🇱
Me kujdes, mirëmbajtje dhe përkushtim drejt një ambienti më të gjelbër dhe më të bukur për të gjithë ne‼️

Me iniciativë të drejtorit të spitalit, Sub.Spec. Dr. Emri Bajrami, si dhe të punonjësve të Sektorit për Financa dhe Kontabilitet, në bashkëpunim me personelin teknik dhe të higjienës së spitalit, është realizuar pastrimi dhe rregullimi i të gjitha hapësirave përreth objektit ku ndodhet ky sektor.

Gjithashtu, janë mbjellë drunj, pisha dhe lule, duke i dhënë një pamje më të gjelbëruar dhe të këndshme gjithë ambientit.

Institucioni shpreh mirënjohje të veçantë për të gjithë të angazhuarit në këtë nismë të vlefshme.

Punonjësit e këtij sektori kanë dëshmuar vazhdimisht përkushtim dhe iniciativë për ta bërë ambientin ku punojnë sa më të bukur dhe më funksional.

Falë angazhimit dhe përkujdesjes së vazhdueshme për mirëmbajtjen e objektit nga të punësuarit e këtij sektori, sot hapësirat përreth janë të rregulluara dhe të gjelbëruara, me ulëse komode dhe ndriçim të jashtëm cilësor.

Është kënaqësi për institucionin të shohë se këto ambiente po shfrytëzohen jo vetëm nga stafi, por edhe nga qytetarët dhe kalimtarët e rastit.

Ky shembull i mirë i bashkëpunimit dhe përkujdesjes ndaj mjedisit tregon se me vullnet, kujdes dhe angazhim të përbashkët mund të arrihen rezultate të prekshme që përmirësojnë cilësinë e jetës dhe të punës për të gjithë. Institucioni do të vazhdojë të mbështesë iniciativa të tilla dhe inkurajon vazhdimin e aktiviteteve që kontribuojnë në mirëmbajtjen dhe zhvillimin e hapësirave të përbashkëta.

PUNA DHE PËRKUSHTIMI SJELLIN REZULTATE POZITIVE…

Me respekt
Spitali i përgjithshëm
Dr.Ferid Murad - Gostivar

🇲🇰
Со грижа, одржување и посветеност кон позелена и поубава средина за сите нас ‼️

Со иницијатива на директорот на болницата, Суб.Спец.Др. Емри Бајрами, како и вработените од Секторот за финансии и сметководство, во соработка со техничкиот и хигиенскиот персонал на болницата, беше реализирано чистење и уредување на сите простори околу објектот каде што се наоѓа овој сектор.

Исто така, беа засадени дрвја, борови и цвеќиња, со што целиот простор доби поубав и позелен изглед.

Институцијата изразува посебна благодарност до сите вклучени во оваа вредна иницијатива.

Вработените во овој сектор постојано покажуваат посветеност и иницијатива за просторот каде што работат да биде што поубав и пофункционален.

Благодарение на ангажманот и континуираната грижа за одржување на објектот од страна на вработените во овој сектор, денес околниот простор е уреден и зелен, со клупи за одмор и квалитетно надворешно осветлување.

За институцијата претставува задоволство што овие простори се користат не само од персоналот, туку и од граѓаните и случајните минувачи.

Овој пример на соработка и грижа за животната средина покажува дека со волја, посветеност и заеднички труд може да се постигнат видливи резултати кои го подобруваат квалитетот на животот и работата за сите.

Институцијата ќе продолжи да ги поддржува ваквите иницијативи и да поттикнува активности кои придонесуваат за одржување и унапредување на заедничките простори.

Со почит
Општа болница
Др.Ферид.Мурад - Гостивар

🇦🇱Me rastin e 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, ju urojmë të gjithve këtë ditë të rëndësishme për ju dhe për ...
01/05/2026

🇦🇱
Me rastin e 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, ju urojmë të gjithve këtë ditë të rëndësishme për ju dhe për të gjithë ata që me përkushtim, mund dhe dije kontribuojnë çdo ditë për zhvillimin e shoqërisë sonë.

Kjo ditë na kujton jo vetëm rëndësinë e punës së ndershme, por edhe vlerën që secili prej jush sjell çdo ditë në vendin e punës dhe në jetën e përbashkët.

Ju falënderojmë për përkushtimin dhe sakrificën tuaj dhe ju dëshirojmë shëndet, mirëqenie dhe suksese në çdo hap.

Me respekt
Sub.Spec.Dr.Emri Bajrami
01.05.2026

🇲🇰
По повод 1-ви Мај - Меѓународниот ден на трудот, ви го честитаме овој значаен ден и на сите оние кои со посветеност, труд и знаење секојдневно придонесуваат за развојот на нашето општество.

Овој ден нè потсетува не само на важноста на чесната работа, туку и на вредноста што секој од вас ја внесува секој ден на работното место и во нашите заеднички животи.

Ви благодариме за вашата посветеност и ви посакуваме здравје, благосостојба и успех на секој чекор.

Со почит
Суб.Спец.Др.Емри Бајрами
01.05.2026

🇦🇱Ministri i Shëndetësisë, z. Azir Aliu, vizitoi Spitalin e Gostivarit ‼️Spitali i Gostivarit njofton se Ministri i Shën...
29/04/2026

🇦🇱Ministri i Shëndetësisë, z. Azir Aliu, vizitoi Spitalin e Gostivarit ‼️

Spitali i Gostivarit njofton se Ministri i Shëndetësisë, z. Azir Aliu, realizoi vizitë në spital në kuadër të projektit për modernizimin e repartit të gjinekologjisë dhe obstetrikës, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, përfshirë shtetin gjerman dhe organizatën Project HOPE.

Drejtori i spitalit, Dr. Emri Bajrami, e falënderoi ministrin për angazhimin dhe mbështetjen në përmirësimin e kushteve dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për nënat dhe fëmijët.

Me respekt
Spitali Gostivar

🇲🇰Министерот за здравство, г. Азир Алиу, ја посети Општата болница во Гостивар ‼️

Општата болница во Гостивар информира дека Министерот за здравство, г. Азир Алиу, реализираше посета во рамки на проектот за модернизација на одделението за гинекологија и акушерство, во соработка со меѓународни партнери, вклучувајќи ја Германија и организацијата Project HOPE.

Директорот на болницата, д-р Емри Бајрами, му се заблагодари на министерот за ангажманот и поддршката за подобрување на условите и квалитетот на здравствените услуги за мајките и децата.

Со почит
Општа болница Гостивар

🇦🇱Nga sot, 11 infermiere të reja i bashkohen Spitalit “Dr. Ferid Murad” në Gostivar, me vendim të përhershëm pune‼️Spita...
21/04/2026

🇦🇱Nga sot, 11 infermiere të reja i bashkohen Spitalit “Dr. Ferid Murad” në Gostivar, me vendim të përhershëm pune‼️

Spitali “Dr. Ferid Murad” në Gostivar njofton se, duke filluar nga sot, kanë nisur punën 11 infermiere të reja me arsim të mesëm, të cilat janë punësuar me vendim të përhershëm pune.

Drejtori i spitalit, Sub.Spec.Dr. Emri Bajrami, u ka uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e tyre stafit të ri, duke i falënderuar për angazhimin dhe gatishmërinë për të kontribuar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Nga ana e tyre, infermieret e sapo punësuara kanë shprehur mirënjohje ndaj drejtorit dhe menaxhmentit të spitalit për besimin dhe mundësinë e dhënë.

Me respekt
Spitali i përgjithshëm Gostivar
21.04.2026

🇲🇰Од денес, 11 нови медицински сестри се приклучуваат на ЈЗУ „Д-р Ферид Мурад“ – Гостивар, со одлука за трајно вработување‼️

ЈЗУ „Д-р Ферид Мурад“ – Гостивар ја известува јавноста дека од денес со работа започнуваат 11 нови медицински сестри со средно образование, кои се вработени со одлука за трајно вработување.

Директорот на установата, Суб.Спец.Др.Емри Бајрами, им посака добредојде и многу успех во нивната работа на нововработените, изразувајќи благодарност за нивната посветеност и подготвеност да придонесат во унапредувањето на здравствените услуги.

Од своја страна, нововработените медицински сестри изразија благодарност до директорот и менаџментот на болницата за довербата и укажаната можност.

Со почит
Општа болница - Гостивар
21.04.2026

🇦🇱Së bashku drejt një shërbimi më cilësor – Spitali “Dr. Ferid Murad” Gostivar forcon ekipin me kuadro të reja ‼️Njoftoj...
17/04/2026

🇦🇱Së bashku drejt një shërbimi më cilësor – Spitali “Dr. Ferid Murad” Gostivar forcon ekipin me kuadro të reja ‼️

Njoftojmë qytetarët e Gostivarit dhe më gjerë se, pas hapjes së konkursit më datë 07.08.2025 për 37 punësime të reja, sot u realizua një hap i rëndësishëm me ndarjen e vendimeve të punës për një pjesë të kandidatëve të përzgjedhur.

Sot kanë marrë vendim pune 20 të punësuar nga profile të ndryshme, ndërsa 17 vendime të tjera do të ndahen në javët në vijim, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 37 punësime.

Me këtë, Spitali “Dr. Ferid Murad” në Gostivar përforcon kapacitetet e tij me këto pozita:
• Një (1) mjek specialist radiolog
• Pesë (5) mjekë të përgjithshëm
• Dy (2) infermierë të diplomuar
• Dy (2) fizioterapistë të diplomuar
• Njëmbëdhjetë (11) infermierë me arsim të mesëm
• Një (1) personel teknik ndihmës
• Një (1) punëtor i shërbimit teknik
• Nëntë (9) higjienistë (pastruese)
• Katër (4) teknikë të kujdesit shëndetësor ndaj pacientëve
• Një (1) korrier

Gjithsej: 37 punësime

Veçanërisht theksojmë se, pas plot 20 viteve, për herë të parë është arritur të merret vendim për punësimin e 9 higjienistëve (pastrueseve), një hap shumë i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve higjienike dhe funksionimin e përditshëm të spitalit tonë.

Me këtë rast, drejtori i spitalit, Sub. Spec. Dr. Emri Bajrami, i përshëndeti të punësuarit e rinj duke u uruar suksese në rrugëtimin e tyre profesional. Ai theksoi rëndësinë e përkushtimit, përgjegjësisë dhe punës së ndershme në shërbim të pacientëve, duke i inkurajuar që të japin kontribut maksimal në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Nga ana e tyre, të punësuarit e rinj shprehën falënderim për besimin e dhënë dhe mundësinë për të qenë pjesë e këtij institucioni, duke u zotuar se do të angazhohen me përkushtim dhe profesionalizëm në kryerjen e detyrave të tyre.

Ky zhvillim përfaqëson një angazhim konkret për rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit ndaj pacientëve.

Me respekt
Menaxhmenti i spitalit
Dr.Ferid Murad Gostivar

🇲🇰Заедно кон поквалитетни услуги – ЈЗУ „Д-р Ферид Мурад“ Гостивар го зајакнува тимот со нови кадри ‼️

Ја известуваме јавноста во Гостивар и пошироко дека, по објавувањето на конкурсот на ден 07.08.2025 година за 37 нови вработувања, денес се реализираше значаен чекор со доделување на решенија за вработување на дел од избраните кандидати.

Денес решенија за вработување добија 20 лица од различни профили, додека преостанатите 17 решенија ќе бидат доделени во наредните недели, со што вкупниот број ќе изнесува 37 вработувања.

Со ова, ЈЗУ „Д-р Ферид Мурад“ – Гостивар ги зајакнува своите капацитети со следните позиции:
• Еден (1) специјалист радиолог
• Пет (5) општи лекари
• Двајца (2) дипломирани медицински сестри
• Двајца (2) дипломирани физиотерапевти
• Единаесет (11) медицински сестри со средно образование
• Едно (1) помошно техничко лице
• Еден (1) работник во техничка служба
• Девет (9) хигиеничари (хигиеничарки)
• Четири (4) техничари за здравствена нега на пациенти
• Еден (1) курир

Вкупно: 37 вработувања

Особено истакнуваме дека, по цели 20 години, за прв пат е донесена одлука за вработување на 9 хигиеничари, што претставува значаен чекор за подобрување на хигиенските услови и секојдневното функционирање на установата.

По тој повод, директорот на установата, Субспец. д-р Емри Бајрами, ги поздрави нововработените и им посака успех во нивната професионална кариера. Тој ја нагласи важноста на посветеноста, одговорноста и совесната работа во служба на пациентите, охрабрувајќи ги да дадат максимален придонес во унапредување на квалитетот на здравствените услуги.

Од своја страна, нововработените изразија благодарност за укажаната доверба и можноста да бидат дел од оваа установа, ветувајќи дека ќе работат со посветеност и професионалност.

Овој развој претставува конкретен чекор кон унапредување на квалитетот на здравствените услуги и грижата за пациентите.

Со почит
Менаџментот на болница Др.Ферид Мурад Гостивар

Address

Major Cede Filipovski 29
Gostivar
1230

Telephone

042212800

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Hospital "Dr.Ferid Murad" Gostivar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share