Bashkësia Lokale Çegran

Bashkësia Lokale Çegran SHOQATA E BANORËVE TË BASHKËSISË LOKALE - ÇEGRAN. XHIROLLOGARIA: 0270100372999
IBAN: MK07300701003729908
SWIFT.KPBSMK2X

(Xhirollogaria devizore)

Bashkesia Lokale - Çegran

Me rastin e festës së Kurban Bajramit dhe për hir të ruajtjes së pastërtisë së ambientit, kompania Lali Trans në afërsi ...
26/05/2026

Me rastin e festës së Kurban Bajramit dhe për hir të ruajtjes së pastërtisë së ambientit, kompania Lali Trans në afërsi të varrezave të reja ka hapur një gropë të posaçme ku mund të hudhen mbetjet e kurbanave.

Lutemi që mbetjet të mos hidhen në vende të papërshtatshme apo pranë rrugëve, por të përdoret kjo hapësirë e caktuar për të ruajtur pastërtinë dhe shëndetin publik.

Bashkësia Lokale ju uron të gjithë besimtarëve muslimanë festë të bekuar të Kurban Bajramit, me shëndet, paqe, harmoni dhe begati në familjet tuaja.

12/05/2026

Vija e Vardarit

Sot filluan punimet për rregullimin e Vijës së Vardarit, një vepër me rëndësi të madhe që do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin e bujqësisë dhe do të jetë një lehtësim i madh për bujqit aktivë të fshatit Çegran.

Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në këtë vepër me dobi për vendin dhe për hir të Zotit, mund të paraqiten tek përgjegjësi i punimeve, Fasli Ameti.
📞 Kontakt: +389 70 588 283

Me vullnet dhe qëllim të pastër, vazhdojmë të punojmë në dobi të vendit tonë.U realizua kërkesa e bujqve për tamponimin ...
01/05/2026

Me vullnet dhe qëllim të pastër, vazhdojmë të punojmë në dobi të vendit tonë.

U realizua kërkesa e bujqve për tamponimin e rrugës së fushës, duke lehtësuar punën e tyre të përditshme.

Faleminderit këshilltarit komunal prof. Sadri Saliu për iniciativen, angazhimin dhe “Lali Trans” për kontributin në dobi te vendit.

Mbështetja e punëve të mira – “Vija e Vardarit”Të nderuar Çegranas,“Vija e Vardarit” është amanet nga të parët tanë. Sot...
29/04/2026

Mbështetja e punëve të mira – “Vija e Vardarit”

Të nderuar Çegranas,

“Vija e Vardarit” është amanet nga të parët tanë. Sot është detyra jonë ta pastrojmë, rregullojmë dhe ta rikthejmë në funksion për bujqit dhe fushën tonë.

Punimet përfshijnë pastrim dhe restaurim, me vlerë rreth 30–35 mijë euro, dhe nisin në fillim të Majit.

Ftojmë të gjithë banorët e f. Çegran të mbështesin këtë iniciativë sipas mundësive të tyre për zhvillimin e bujqësis.

Do të ketë transparencë të plotë për çdo fazë të punimeve.

Për kontribute:
Fasli Ameti – Muhalla Ballese
📞 070/588/283

Faleminderit për çdo mbështetje!

“Shteti mund të mungojë, por ne nuk mungojmë për vendin tonë.” 🤲

Çegrani i 40 burimeve - Bukuri dhe TrashëgimiKy eshte nje dokumentar qe eshte punuar me shume passion, duke u munduar te...
23/04/2026

Çegrani i 40 burimeve - Bukuri dhe Trashëgimi

Ky eshte nje dokumentar qe eshte punuar me shume passion, duke u munduar te sjellim perfaqesimin me dinjitoz te Cegranit.

Cegrani i 40 burimeve - Bukuri dhe Trashëgimi

Krenarë me djemt tanëNë emër të Bashkësisë Lokale të Çegranit, shprehim respektin dhe vlerësimin tonë për arritjen e bas...
09/04/2026

Krenarë me djemt tanë

Në emër të Bashkësisë Lokale të Çegranit, shprehim respektin dhe vlerësimin tonë për arritjen e bashkëvendësit tonë, Albon Rexhepi, në programin hapësinor Artemis II në bashkëpunim me NASA-n.

Ky sukses është krenari për Çegranin dhe dëshmi e potencialit të rinisë sonë.

I urojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij.

LAJMËRIMNjoftohen të gjithë banorët e fshatit Çegran, të cilët janë paraqitur në njoftimin e publikuar para disa ditësh ...
07/04/2026

LAJMËRIM

Njoftohen të gjithë banorët e fshatit Çegran, të cilët janë paraqitur në njoftimin e publikuar para disa ditësh për regjistrimin e traktorëve, se:

📅 Nesër
🕘 Nga ora 09:00 deri në ora 11:00
📍 Pranë shkollës periferike

do të qëndrojë një ekip nga stacioni teknik i kontrollit të automjeteve, i cili do të realizojë regjistrimin e traktorëve dhe rimorkiove (prekulicave).

⚠️ Të gjithë të interesuarit duhet të sjellin me vete traktorin, rimorkion dhe letërnjoftimin.

Faleminderit për mirëkuptim!

NJOFTIMLajmërohen të gjithë blegtorët se duke filluar nga data 1 prill, ndalohet rreptësisht kullotja e deleve në sipërf...
01/04/2026

NJOFTIM

Lajmërohen të gjithë blegtorët se duke filluar nga data 1 prill, ndalohet rreptësisht kullotja e deleve në sipërfaqet bujqësore (fushë).

Çdo blegtor që nuk do ta respektojë këtë vendim dhe do të shkaktojë dëme në të mbjellat e bujqve, do të përballet me pasoja ligjore nga organet kompetente.

Njëkohësisht, njoftohen të gjithë bujqit që në rast të mosrespektimit të këtij vendimi, të lajmërojnë menjëherë organet policore dhe Ministrinë Rajonale të Bujqësisë. Për shkelësit do të ndërmerren masa ndëshkuese, përfshirë edhe pezullimin e subvencioneve.

Për të shmangur situata të pakëndshme, lusim të gjithë blegtorët që të respektojnë këtë vendim dhe të kontribuojnë në ruajtjen e rendit dhe mbrojtjen e tokave bujqësore.

Me respekt,
Bashkësia Lokale Çegran
Kryetar: Fadil Bilalli

Gjatë ditës së djeshme, në zyrën e Bashkësisë Lokale – Çegran, u zyrtarizua bashkëpunimi ndërinstitucional mes “Bashkësi...
25/03/2026

Gjatë ditës së djeshme, në zyrën e Bashkësisë Lokale – Çegran, u zyrtarizua bashkëpunimi ndërinstitucional mes “Bashkësisë Lokale të Çegranit” dhe “Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë”. Qëllimi i këtij takimi është mbledhja e sa më shumë fakteve, argumenteve, të dhënave, fotografive, videove dhe gjithçkaje që mund të dokumentohet si dëshmi e dëbimit nga shtëpitë e veta të shqiptarëve të Kosovës, nga ana e shtetit gjenocidal serb. Në takim morën pjesë: Kryetari i Bashkësisë Lokale, përfaqësues të IKKL-së në Kosovë, ish-kryetari i komunës gjatë kohës së refugjatëve në Çegran, drejtues të kampit, punëtorë dhe aktivistë.

Ky takim përkoi edhe me ditën e fillimit të sulmeve të NATO-s mbi agresionin serb kundrejt popullit shqiptar të Kosovës, 24 mars 1999.

Çegrani e ka ndihmuar Kosovën në kohë krize, do e ndihmojë edhe në kohë paqeje.

Kryetari i BL-Çegran ndau pllaketë për IKKL-në.
Kampi i Çegranit – histori bujarie.
Bashkësia Lokale – Çegran.

Address

Gostivar
1237

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkësia Lokale Çegran posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category