I love Dëbërca

I love Dëbërca About Dobarce Dobarce is a village in the Zelino municipality of Macedonia. Dobarce original name (with diacritics) is Dobarce.

Dobarce distance is 3.78 km / 2.35 mi away from the center of the municipality. English name:
Dobarce
Macedonian name:
Добарце
GPS Coordinates:
Latitude: 41° 57' 16.7" N
Longitude: 21° 5' 19.89" E
Area phone code:
044
Postal code:
1226
Car plates:
TE
Time zone:
Summer (DST)
CET (UTC+01:00)
CEST (UTC+02:00)
Population:
1,695 - 2002 census
Population density:
6.95% of total 24,390 in municipality

About Dobarce

"Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen, pastaj te Ne do të ktheheni!"​Të nderuar miq, dashamirë dhe bashkëfshatarë, me zemër ...
16/02/2026

"Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen, pastaj te Ne do të ktheheni!"

​Të nderuar miq, dashamirë dhe bashkëfshatarë, me zemër të thyer e me mall që s’gjen fjalë, ju njoftojmë se xhenazja (trupi) i më të dashurit tonë, Mevludin Zeqiri (Roki), kthehet në vendlindje për t'u varrosur në dheun që e deshi aq shumë.

​Roki ishte njeriu që çdo bisedë e niste me buzëqeshje dhe çdo takim e përmbyllte me mirësi. Edhe pse po largohet fizikisht, ai po lë pas dritën e një shpirti bujar që nuk do të shuhet kurrë. Na mbeti në mes muhabeti me të e na mbeti i zbrazët vendi ku ai bashkonte të rinj e të moshuar, por Roki do të jetojë përherë në kujtesën tonë si shembulli i njeriut që rrezatonte vetëm mirësi e dashuri në jetën e tij sa ishte gjallë.

Varrimi dhe falja e xhenazes së të ndjerit do të bëhet nesër, më 17.02.2026 (e martë), pas namazit të Iqindisë.

​Lutemi që Allahu ta bëj banorë të kopshteve të Xhenetit, aty ku shpirtrat e mirë gjejnë qetësinë e amshuar.

Allahu i dhëntë forcë e sabër familjes Zeqiri për të përballuar këtë dhimbje që peshon rëndë mbi të gjithë ne!

Buzëqeshja jote do të na mungojë përherë, Roki!

"Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!"​Të nderuar bashkëfshatarë, ju njoftojmë se sot, në Gjermani, ndërroi jetë, ...
14/02/2026

"Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!"

​Të nderuar bashkëfshatarë, ju njoftojmë se sot, në Gjermani, ndërroi jetë, Mevludin Zeqiri (Roki), vëllai i Muhamedit, Selmanit dhe Qerimit.

​Roki ishte njeriu i zemrës së madhe dhe shpirtit bujar. Do të kujtohet përherë për buzëqeshjen e tij të sinqertë që i buronte nga shpirti, një mirësi që nuk e braktisi kurrë, as në ditët e tij më të vështira. Ai ishte ura e komunikimit për të gjithë, nga fëmijët e deri te të moshuarit, për të cilët pati gjithmonë një vend të veçantë.
​Humbja e tij lë pas një dritë që do të na mungojë dhe një boshllëk që do të peshojë gjatë në mesin tonë.

​Ngushëllime: Familjes Zeqiri dhe gjithë miqve e dashamirëve!

​Lutemi që Allahu i Madhërishëm ta mëshirojë, ta bëjë banor të Xhenetit dhe familjes t’i falë durim e forcë (sabër) në këto çaste të rënda!

Për kohën e faljes së namazit të xhenazes dhe ceremoninë e varrimit, do të njoftoheni nga familjarët në ditët në vijim.

Rinovimi i shkollës në fshatin Dëbërcë: INVESTIM I VONUAR, POR I DOMOSDOSHËMRinovimi i objektit shkollor në fshatin Dëbë...
26/08/2025

Rinovimi i shkollës në fshatin Dëbërcë: INVESTIM I VONUAR, POR I DOMOSDOSHËM

Rinovimi i objektit shkollor në fshatin Dëbërcë, ka nxitur reagime të shumta, komente pozitive por edhe kritika, kryesisht në rrjetet sociale, ku një pjesë e bashkëfsharëve e përshëndesin këtë iniciativë të komunës si një hap të nevojshëm dhe të vonuar, por nuk mungojnë as komentet kritike, të cilat e interpretojnë këtë veprim si të motivuar politikisht.

Është normale dhe e kuptueshme që çdo vendim i pushtetit lokal të ngjallë diskutim, mirëpo, më e rëndësishme është që në këtë debat të mos humbasim fokusin nga ajo që është më me rëndësi: e drejta e fëmijëve për arsim cilësor në kushte të dinjitetshme, pra investimi në arsim nuk është një dhuratë që ju bëhet fëmijëve, por është një e drejtë dhe detyrim institucional.

Prej shumë vitesh, shkolla në fshatin Dëbërcë funksiononte në ambiente të vjetruara, klasat të ftohta gjatë dimrit dhe pa ngrohje të duhur (nuk është sekret që në dimër, disa klasa ishin më të ftohta se koridori i shkollës, dhe nxënësit shpesh mësonin të veshur me xhaketa), me mungesë të pajisjeve bazë dhe me infrastrukturë tërësisht të amortizuar. Të gjitha këto ndikuan drejtpërdrejt në cilësinë e edukimit të fëmijëve tanë.

Në këtë kontekst, çdo investim në përmirësimin e infrastrukturës arsimore nuk duhet politizuar. Për më tepër nuk duhet relativizuar rëndësia e tij vetëm sepse vjen në një moment të caktuar politik apo nga një institucion i caktuar.
Për këtë arsye, rinovimi i shkollës nuk është dhuratë politike dhe as propagandë, por është një hap i domosdoshëm drejt normalitetit dhe është përgjegjësi e komunës dhe e shtetit që çdo fshat, çdo lagje dhe çdo fëmijë të ketë mundësi të barabarta në arsim.

Ky rinovim duhet të shërbejë si pikënisje për një angazhim më të madh institucional ndaj arsimit në zonat rurale.
Fshati Dëbërcë dhe fshatrat përreth kanë nevojë për:
- salla sportive, të cilat sot mungojnë në gjithë rajonin e Dervendit, pavarësisht historisë së pasur të aktiviteteve sportive në këtë zonë;
- infrastrukturë bashkëkohore, me pajisje digjitale, internet dhe mjete mësimore moderne.
- mbështetje për arsimtarët dhe zhvillim profesional të vazhdueshëm;
- plane afatgjata për zhvillimin e arsimit në zonat rurale;
- kujdes të vazhdueshëm për shkollat, jo vetëm gjatë fushatave zgjedhore.

Për fund të nderuar bashkëfshatarë, në vend të ndarjes dhe polarizimit të skajshëm, është koha të ndërtojmë së bashku një kulturë qytetare që e vlerëson arsimin si një prioritet kombëtar jo thjesht si një temë fushate.

Arsimimi dhe edukimi i fëmijëve tanë është themeli i përparimit të shoqërisë sonë. Ky nuk është një mesazh i një partie apo i një institucioni, por është një e vërtetë që na përfshin të gjithëve, pa dallim bindjesh apo përkatësish partiake.

Nëse duam një të ardhme më të mirë për veten dhe për fëmijët tanë, nuk ka vend më të përshtatshëm për ta nisur këtë ndryshim sesa shkolla. Le ta mbrojmë, ta forcojmë dhe ta vendosim në qendër të vëmendjes sonë, sepse aty ndërtohet e ardhmja jonë.

Një jetë në shërbim të bashkëfshatarëvePas më shumë se 40 viteve punë, si imam në xhaminë e fshatit tonë, pensionohet nj...
14/02/2025

Një jetë në shërbim të bashkëfshatarëve

Pas më shumë se 40 viteve punë, si imam në xhaminë e fshatit tonë, pensionohet një nga njerëzit më të respektuar të fshatit, hoxha ynë i nderuar, Molla Bajram ef. Asani.
Kjo është jeta, këto janë ciklet e saja të natyrshme, por e rëndësishme mbetet vepra dhe gjurmët që lë pas secili prej nesh.

Hoxha ynë, do të mbetet shembull i një prijësi shembullor, që dha pa kursim çdo gjë nga vetja e tij në ngritjen e vetëdijes fetare dhe punën e palodhshme gjatë shërbimit në rrugë të fesë Islame.
Gjatë tërë këtyre viteve punë, Hoxha ynë, Molla Bajrami, nuk kurseu mundin dhe vullnetin e tij për të edukuar dhe mësuar edhe gjeneratat e reja. Ai ka dhënë një kontribut shumë të madh në arsimimin, edukimin dhe emancipimin e fëmijëve të fshatit tonë gjeneratë pas gjenerate.

Ai, gjithashtu do të mbetet në kujtim si imam i cili më së gjati qëndroi në pozitën e imamit në xhaminë e fshatit tonë.

I Madhi Zot e nderoftë dhe e shpërbleftë për punën e bërë!
Allahu i dhëntë shëndet të plotë, jetë të gjatë dhe pension të rehatshëm!

Magjistron bashkëfshatari ynë, Hamdi Demiri Dje, më datë 10 shkurt 2025, në qytetin e Historisë, në qytetin e Perandoris...
11/02/2025

Magjistron bashkëfshatari ynë, Hamdi Demiri

Dje, më datë 10 shkurt 2025, në qytetin e Historisë, në qytetin e Perandorisë Osmane, në Stamboll të Turqisë, në Universitetin e Stambollit - Departamenti i Historisë, bashkëfshatari ynë, Hamdi Demiri, realizoi me sukses mbrojtjen e tezës së magjistraturës me titull: "Jeta, veprat dhe veprimtaria politike e Pashko Vasës".

Suksesi i tij është burim frymëzimi për të gjithë bashkëfshatarët, andaj gjithë ne pafundësisht jemi krenar për të dhe mezi presim të shohim rrugëtimin e tij të ardhshëm drejt arritjeve të reja!
Zoti i dhëntë shëndet dhe suksese në jetën e tij akademike!

Biografia
Hamdi Demiri lindi më 10 shtator të vitit 1998, në fshatin Dëbërcë të Komunës së Zhelinës. Shkollimin fillor e kreu në fshatin e lindjes, në ShFK “Pashko Vasa”.
Pas mbarimit të shkollës fillore, në vitin 2013, rregjistrohet në gjimnazin "Kiril Pejçinoviç", në Tetovë, dhe e mbaroi në vitin 2017. Pas mbarimit të gjimnazit vazhdon studimet në qytetin Bursa të Turqisë në
Universitetin "Uludağ", të cilin e mbaroi në vitin 2022.
Studimet posdiplomike i vazhdon në Universitetin e Stambollit - Departamenti i Historisë, ku edhe mbron tezën e magjistraturës në shkurt të vitit 2025.
Aktualisht punon si profesor i lëndës së Historisë, pranë shkollës së Mesme Ekonomike Komunale "8 Shtatori" - Tetovë.

"Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!"Të nderuar bashkëfshatar, ju njoftojmë se ka ndëruar jetë Faik Alimi (...
14/11/2024

"Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!"

Të nderuar bashkëfshatar, ju njoftojmë se ka ndëruar jetë Faik Alimi (puçja Faik), babai i Zulqufliut, Bedaiut dhe Samedinit!

Varrimi dhe falja e xhenazes së të ndjerit bëhet nesër, më 15 nëntor 2024 (e premte), pas namazit të xhumasë!

Ngushëllime familjes Alimi!
Allahu i Madhërishëm e mëshiroftë dhe shpërbleft me xhenet, ndërsa familjes u dhëntë durimin!

Address

F. Sh. Debërcë
Dobarce
1226

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when I love Dëbërca posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share