26/11/2025
Kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi. Ditën e sotme ka mbështetur fizikisht garën komunale të volejbollit për vajza. Pamjet i ka bërë publike ai vet, në faqen e tij zyrtare.
Tutje, ai është shprehur në Facebook, se përpos këtij sporti, edhe klubet sportive të tjera, do të përkrahen nga komuna, vazhdimisht.
Feti Abazi përkrah garat e volejbollit për vajza. Ekipet e shkollave, do mbështeten aktivisht nga komuna
Kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi. Ditën e sotme ka mbështetur fizikisht garën komunale të volebojllit për vajza. Pamjet i ka bërë publike ai vet, në faqen e tij zyrtare.
Tutje, ai është shprehur në Facebook, se përpos këtij sporti, edhe klubet sportive të tjera, do të përkrahen nga komuna, vazhdimisht.
"Kënaqësi që sot morëm pjesë në garat komunale që u zhvilluan në Volejboll për vajza! Sporti shkollorë është shtyllë e rëndësishme e kurikulës shkollore.
Sportet e ndryshme dhe ekipet nga shkollat e komunës do të përkrahen aktivisht nga komuna që të zhvillohet edhe më shumë me qëllim që të inkurajojmë të rinjtë të bëhet pjesë aktive e jetës sportive!
Një falenderim i veçantë për stafin, trejnerët, arsimtarët si dhe vajzat e shkëlqyeshme që sot na dhuruan këtë spektakël", ka përfunduar Feti Abazi.