06/07/2026
Fjalë nga zemra...
Çdo ditë luftojmë që Biblioteka Linkëst të mbetet me dyert hapur. Pa mbështetje nga partitë politike. Pa financime institucionale. Pa sponsorë të mëdhenj.
Vetëm me besimin se libri dhe dija nuk duhet të humbin.
Potencojmë se gjatë gjithë këtyre viteve jemi mbajtur në mbi 70% me forcat dhe mjetet tona, gjë për të cilën kemi dëshmi të shumta. Megjithatë, një mision i tillë nuk mund të mbështetet pafundësisht vetëm nga dy individë. Dy njerëz mund të japin gjithçka nga vetja, por kur ata të mos kenë më mundësi ta mbajnë këtë barrë, çfarë do të ndodhë me misionin? Pikërisht për këtë arsye, ky mision ka nevojë për mbështetje, në mënyrë që të vazhdojë, të rritet dhe të vazhdojë të korrë sukseset e saja.
Çdo anëtarësim, sado i vogël të duket, na ndihmon të paguajmë qiranë, shpenzimet e përditshme dhe të vazhdojmë të ruajmë mijëra libra për brezat që do të vijnë.
Nëse Biblioteka Linkëst ka vlerë për ju, nëse besoni se një bibliotekë shqiptare ia vlen të jetojë, ju lutemi bëhuni pjesë e kësaj përpjekjeje.
📖 Anëtarësim 1 Muaj (3€)
https://buy.stripe.com/7sY28ragT4yV2dW8ez87K01
📚 Anëtarësim 6 Muaj (18€)
https://buy.stripe.com/fZu4gzdt5fdz4m42Uf87K02
🏛️ Anëtarësim 1 Vit (36€)
https://buy.stripe.com/4gM00j74H2qN6uc52n87K03
❤️ Nëse nuk mund të bëheni anëtar, por dëshironi të na ndihmoni të vazhdojmë këtë mision, mund ta bëni përmes një kontributi sipas mundësisë suaj.
https://donate.stripe.com/aFa28r88LghD05OamH87K04
Kjo bibliotekë nuk varet nga partitë, institucionet apo sponsorët. Varet nga njerëzit që ende besojnë se libri është pasuria më e madhe e një kombi.
Faleminderit nga zemra! ❤️