Komuna e Haraçinës - Општина Арачиново - Municipality of Aracinovo

  • Home
  • Macedonia
  • Aracinovo
  • Komuna e Haraçinës - Општина Арачиново - Municipality of Aracinovo

Komuna e Haraçinës - Општина Арачиново - Municipality of Aracinovo Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Komuna e Haraçinës - Општина Арачиново - Municipality of Aracinovo, Public & Government Service, st. 1/nr. 2, Aracinovo.

Parku i Haraçinës dita-ditës po merr formë!
18/09/2026

Parku i Haraçinës dita-ditës po merr formë!

Kemi filluar me ndërtimin e trotuareve përgjatë rrugës kryesore në Haraçinë. Aty ku mungojnë trotuaret, do t’i ndërtojmë...
14/09/2026

Kemi filluar me ndërtimin e trotuareve përgjatë rrugës kryesore në Haraçinë. Aty ku mungojnë trotuaret, do t’i ndërtojmë, që të krijojmë më shumë siguri për nxënësit, qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Po e rregullojmë rrugën te familja e hoxhallarëve, me gjatësi 210 metra dhe gjerësi 6 metra.Sot po kryejmë tamponimin dh...
13/09/2026

Po e rregullojmë rrugën te familja e hoxhallarëve, me gjatësi 210 metra dhe gjerësi 6 metra.

Sot po kryejmë tamponimin dhe shtypjen e terrenit, faza përfundimtare para asfaltimit.

Pas një pauze, sot kemi rifilluar punimet për rregullimin e lumit në fshatin Grushinë, në një gjatësi prej rreth 440 met...
11/09/2026

Pas një pauze, sot kemi rifilluar punimet për rregullimin e lumit në fshatin Grushinë, në një gjatësi prej rreth 440 metrash.

Sot u mbajt mbledhja e parë e Komitetit Inicues për formimin e Kuvendit Lokal të të Rinjve të Komunës së Haraçinës.Në kë...
10/09/2026

Sot u mbajt mbledhja e parë e Komitetit Inicues për formimin e Kuvendit Lokal të të Rinjve të Komunës së Haraçinës.

Në këtë mbledhje u bë zgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të Komitetit Inicues, si dhe u diskutuan hapat e ardhshëm për organizimin e Kuvendit Lokal Konstituiv të të Rinjve.

Një hap i rëndësishëm për përfshirjen e të rinjve në jetën dhe vendimmarrjen lokale të Komunës.

07/09/2026

KOMUNA E HARAÇINËS
KËSHILLI I KOMUNËS

THIRRJE PUBLIKE

për pjesëmarrje dhe propozim të anëtarëve të Komitetit Inicues për formimin e Kuvendit Lokal të të Rinjve të Komunës së Haraçinës

Në bazë të Ligjit për Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Politikave Rinore, si dhe në përputhje me aktet e Komunës së Haraçinës, Komuna e Haraçinës shpall këtë:

THIRRJE PUBLIKE

për përzgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Inicues, i cili do të ketë për detyrë të ndërmarrë aktivitetet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e Kuvendit Lokal të të Rinjve të Komunës së Haraçinës.

I. QËLLIMI I THIRRJES

Qëllimi i kësaj thirrjeje është krijimi i një Komiteti Inicues të përkohshëm, i cili do të udhëheqë procesin fillestar të formimit të Kuvendit Lokal të të Rinjve dhe do të mundësojë përfshirjen e të rinjve dhe formave të ndryshme të organizimit rinor në Komunën e Haraçinës.

Komiteti Inicues formohet vetëm për realizimin e Kuvendit Lokal Konstituiv të të Rinjve dhe përfundon mandatin e tij pas mbajtjes së këtij Kuvendi.

II. KUSH MUND TË APLIKOJË

Për anëtarë të Komitetit Inicues mund të aplikojnë ose të propozojnë përfaqësues:

* organizatat rinore;
* organizatat për të rinj;
* forumet rinore të partive politike;
* organizatat e nxënësve dhe studentëve;
* forma të tjera të organizimit dhe bashkimit të të rinjve që veprojnë në territorin e Komunës së Haraçinës.

Organizatat nuk është e nevojshme të jenë të regjistruara në territorin e Komunës së Haraçinës, por duhet të dëshmojnë se zhvillojnë aktivitete në territorin e komunës.

III. KUSHTET PËR ANËTARËT

Kandidati për anëtar të Komitetit Inicues duhet:

1. të jetë banor i Komunës së Haraçinës;
2. të jetë i moshës 15 deri në 29 vjeç;
3. të ketë interes dhe përvojë në aktivitete rinore, komunitare, vullnetare ose shoqërore;
4. të jetë i gatshëm të marrë pjesë aktive në përgatitjen dhe organizimin e Kuvendit Lokal të të Rinjve.

Komiteti Inicues do të përbëhet deri në 5 anëtarë.

IV. DETYRAT E KOMITETIT INICUES

Komiteti Inicues ka për detyrë:

* të përgatisë dhe të shpallë Thirrjen Publike për pjesëmarrje në Kuvendin Lokal të të Rinjve;
* të informojë dhe të inkurajojë organizatat dhe format e organizimit rinor që të marrin pjesë në proces;
* të pranojë dhe shqyrtojë dokumentacionin e aplikuesve për pjesëmarrje në Kuvend;
* të përgatisë listën e pjesëmarrësve/delegatëve që plotësojnë kushtet;
* të organizojë dhe të përgatisë Kuvendin Lokal Konstituiv të të Rinjve;
* të bashkëpunojë me Komunën e Haraçinës dhe zyrtarin përgjegjës për çështjet rinore gjatë gjithë procesit.

V. DOKUMENTACIONI

Aplikuesit duhet të dorëzojnë:

* formularin e aplikimit;
* kopje të dokumentit të identifikimit;
* biografi të shkurtër (CV);
* letër të shkurtër motivimi;
* dëshmi ose përshkrim të aktiviteteve rinore, nëse kanë.

Në rast se kandidati propozohet nga një organizatë, duhet të dorëzohet edhe dëshmia/akti i nominimit nga organizata.

VI. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

Aplikimet mund të dorëzohen në:

Komunën e Haraçinës – Zyra e Administratës / Zyra për Çështje Rinore

Afati për dorëzimin e aplikimeve është 09.09.2026, deri në ora 15:30.

Aplikimet e dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të merren në shqyrtim.

VII. PËRZGJEDHJA

Përzgjedhja e anëtarëve të Komitetit Inicues do të bëhet në mënyrë transparente, duke marrë parasysh përmbushjen e kushteve, përvojën dhe angazhimin në çështjet rinore.

Lista e anëtarëve të përzgjedhur do të publikohet në kanalet zyrtare të Komunës së Haraçinës.

Pas përzgjedhjes, Komiteti Inicues do të fillojë menjëherë me përgatitjen e procedurës për organizimin e Kuvendit Lokal Konstituiv të të Rinjve të Komunës së Haraçinës.

Për më shumë informacione, të interesuarit mund të kontaktojnë Komunën e Haraçinës.

Komuna e Haraçinës
Këshilli i Komunës

Data: 07.09.2026

Po realizojmë kanalizimin fekal në krah të Rrugës 10!
06/09/2026

Po realizojmë kanalizimin fekal në krah të Rrugës 10!

Me mbështetjen e O.H. “Kalliri i Mirësisë”, të përfaqësuar nga z. Abedin Arifi dhe z. Afrim Demiri, sot në Komunën e Har...
02/09/2026

Me mbështetjen e O.H. “Kalliri i Mirësisë”, të përfaqësuar nga z. Abedin Arifi dhe z. Afrim Demiri, sot në Komunën e Haraçinës u realizua një aktivitet humanitar, në kuadër të të cilit u shpërndanë çanta dhe mjete shkollore për nxënësit.

Qëllimi i këtij aktiviteti është që fëmijët ta nisin vitin e ri shkollor me buzëqeshje, motivim dhe mjetet e nevojshme për të mësuar.

Kujdesi për fëmijët dhe mbështetja e tyre në arsim janë një përgjegjësi e përbashkët dhe një investim në të ardhmen e tyre.

Komuna e Haraçinës shpreh mirënjohje për O.H. “Kalliri i Mirësisë” për këtë iniciativë dhe kontributin e tyre të çmuar.

Shkolla të renovuara, ambiente më të mira dhe më shumë kujdes për fëmijët tanë.
01/09/2026

Shkolla të renovuara, ambiente më të mira dhe më shumë kujdes për fëmijët tanë.

Sot, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, vizitoi shkollat në ...
01/09/2026

Sot, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, vizitoi shkollat në komunën tonë për t’u uruar nxënësve një vit të suksesshëm, plot dije dhe arritje.

Vëmendje e veçantë iu kushtua nxënësve të klasave të para, të cilët u pritën me dhurata për t’ua bërë edhe më të veçantë ditën e tyre të parë në shkollë.

Komuna e Haraçinës do të vazhdojë të investojë në arsim dhe në krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit tanë.

Urojmë të gjithë nxënësit për një vit të mbarë shkollor, me shumë dije, suksese dhe momente të bukura!

Address

St. 1/nr. 2
Aracinovo
1045

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuna e Haraçinës - Општина Арачиново - Municipality of Aracinovo posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Komuna e Haraçinës - Општина Арачиново - Municipality of Aracinovo:

Shortcuts

Share