Komuna e Ulqinit / Opština Ulcinj / Municipality of Ulcinj

Komuna e Ulqinit / Opština Ulcinj / Municipality of Ulcinj Faqja zyrtare e Komunës së Ulqinit / Zvanična stranica Opštine Ulcinj / Official page of Municipality of Ulcinj

15/09/2026

Vizita e Presidentit të Malit të Zi në Ulqin dhe në shkollat e Ulqinit

Posjeta predsjednika Crne Gore Ulcinju i školama u Ulcinju

U PËRFUNDUA NJË PROJEKT I RËNDËSISHËM INFRASTRUKTUROR NË ULQINSot, në Komunën e Ulqinit, u bë dorëzim-pranimi i punimeve...
09/09/2026

U PËRFUNDUA NJË PROJEKT I RËNDËSISHËM INFRASTRUKTUROR NË ULQIN

Sot, në Komunën e Ulqinit, u bë dorëzim-pranimi i punimeve të përfunduara në kuadër të projektit „Grumbullimi dhe largimi i ujërave atmosferike dhe të kanalizimit për vendbanimet Kodra, Totosh, Mali i Bardhë dhe Bratica e Poshtme në Komunën e Ulqinit“, me vlerë të përgjithshme prej rreth 5 milionë eurosh.

Me realizimin e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor janë ndërtuar 14,45 kilometra rrjet kanalizimi, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet për grumbullimin dhe largimin më efikas të ujërave të zeza dhe atmosferike në vendbanimet e përfshira në projekt.

Projekti është financuar përmes mjeteve kreditore të Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), ndërsa realizues i punimeve ishte kompania SPIGA S.r.l. Mbikëqyrjen profesionale të punimeve e kreu kompania C & S Di Giuseppe Ingegneri Associati S.r.l.

Në ceremoninë e dorëzim-pranimit morën pjesë përfaqësues të pushtetit lokal dhe shtetëror, Bankës Evropiane të Investimeve, realizuesit të punimeve dhe partnerëve të tjerë të përfshirë në projekt.

Të pranishmëve iu drejtuan kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, shefi i Përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) në Mal të Zi, Davor Kunc, si dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Ekologjisë, Zoran Dabetiq. Në fjalimet e tyre ata theksuan rëndësinë e realizimit të këtij projekti për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së Ulqinit, përmirësimin e shërbimeve komunale dhe rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Përfundimi i këtij projekti përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës së kanalizimit dhe krijimit të kushteve më cilësore dhe të qëndrueshme të jetesës në vendbanimet Kodra, Totosh, Mali i Bardhë dhe Bratica e Poshtme.

Vazhdojmë me investime në infrastrukturë dhe në projekte që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve të Ulqinit.

REALIZOVAN ZNAČAJAN INFRASTRUKTURNI PROJEKAT U ULCINJU

Danas je u Opštini Ulcinj izvršena primopredaja završenih radova na projektu „Prikupljanje i odvođenje atmosferskih i kanalizacionih voda za naselja Kodre, Totoši, Bijela Gora i Donja Bratica u Opštini Ulcinj“, ukupne vrijednosti oko 5 miliona eura.

Realizacijom ovog značajnog infrastrukturnog projekta izgrađeno je 14,45 kilometara kanalizacione mreže, čime su značajno unaprijeđeni uslovi za efikasnije prikupljanje i odvođenje otpadnih i atmosferskih voda u obuhvaćenim naseljima.

Projekat je finansiran kreditnim sredstvima Evropske investicione banke (EIB), a izvođač radova bila je kompanija SPIGA S.r.l., dok je stručni nadzor vršila kompanija C & S Di Giuseppe Ingegneri Associati S.r.l.

Svečanoj primopredaji prisustvovali su predstavnici lokalne i državne uprave, Evropske investicione banke, izvođača i drugih partnera na projektu.

Prisutnima su se obratili predsjednik Opštine Ulcinj Genci Nimanbegu, šef Predstavništva Evropske investicione banke (EIB) u Crnoj Gori Davor Kunc i državni sekretar u Ministarstvu ekologije Zoran Dabetić, ističući značaj realizacije ovog projekta za dalji infrastrukturni razvoj Ulcinja, unapređenje komunalnih usluga i kvalitet života građana.

Završetak ovog projekta predstavlja važan korak ka modernizaciji kanalizacione infrastrukture i stvaranju kvalitetnijih i održivijih uslova života u naseljima Kodre, Totoši, Bijela Gora i Donja Bratica.

Nastavljamo sa ulaganjima u infrastrukturu i projekte koji doprinose održivom razvoju i boljem kvalitetu života svih građana Ulcinja.

Një fillim i ri, një rrugëtim i ri drejt dijes!Nënkryetari i Komunës së Ulqinit, Petar Deliq, sot vizitoi Shkollën Fillo...
03/09/2026

Një fillim i ri, një rrugëtim i ri drejt dijes!

Nënkryetari i Komunës së Ulqinit, Petar Deliq, sot vizitoi Shkollën Fillore „Boshko Strugar“, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Gjatë vizitës, ai vizitoi edhe sallën e fiskulturës, e cila aktualisht është duke u renovuar, duke u njohur nga afër me ecurinë e punimeve dhe përmirësimin e kushteve për nxënësit.

Në emër të Komunës së Ulqinit, ai u uroi nxënësve një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor, duke u dëshiruar shumë suksese, shëndet dhe rezultate të mira gjatë rrugëtimit të tyre arsimor.

Komuna e Ulqinit mbetet e përkushtuar dhe vazhdon të japë një kontribut të rëndësishëm në mbështetjen e institucioneve arsimore në Ulqin, me qëllim krijimin e kushteve sa më të mira për fëmitë tanë.

Urojmë një fillim të mbarë dhe shumë suksese gjatë vitit të ri shkollor!

-

Novi početak, novi put ka znanju!

Potpredsjednik Opštine Ulcinj, Petar Delić, danas je posjetio Osnovnu školu „Boško Strugar“, povodom početka nove školske godine.

Tokom posjete, obišao je i fiskulturnu salu, koja je trenutno u fazi renoviranja, i tom prilikom se neposredno upoznao sa tokom radova i unapređenjem uslova za učenike.

U ime Opštine Ulcinj, učenicima je poželio srećan i uspješan početak nove školske godine, uz želje za mnogo uspjeha, zdravlja i dobrih rezultata tokom njihovog obrazovanja.

Opština Ulcinj ostaje posvećena i nastaviće da daje značajan doprinos podršci obrazovnim institucijama u Ulcinju, sa ciljem stvaranja što boljih uslova za našu djecu.

Želimo vam srećan početak i mnogo uspjeha tokom nove školske godine!

Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu, sot mori pjesë në pritjen solemne të nxënësve të klasave të para në Shkol...
03/09/2026

Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu, sot mori pjesë në pritjen solemne të nxënësve të klasave të para në Shkollën Fillore “Marshall Tito”, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Me këtë rast, nxënësve më të rinj iu përcollën urimet më të mira për fillimin e rrugëtimit të tyre arsimor, me dëshirën që vitet e shkollimit të jenë të mbushura me dije, suksese, miqësi dhe momente të bukura.

Fëmijët janë e ardhmja e këtij vendi, ndaj krijimi i kushteve sa më të mira për edukimin dhe zhvillimin e tyre mbetet një nga prioritetet e Komunës së Ulqinit.

Komuna e Ulqinit do të vazhdojë të mbështesë dhe të investojë në shkollat e komunës sonë. Vitin e kaluar u realizuan investime në Shkollën Fillore “Boshko Strugar”, ndërsa këtë vit në Shkollën Fillore “Marshall Tito”.

Në të ardhmen, investimet do të vazhdojnë edhe në shkollat e tjera të Komunës së Ulqinit, me synim përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve për nxënësit dhe stafin arsimor.

Predsjednik Opštine Ulcinj Genci Nimanbegu danas je prisustvovao svečanom prijemu učenika prvih razreda u Osnovnoj školi „Maršal Tito“, povodom početka nove školske godine.

Ovom prilikom, najmlađim učenicima upućene su najljepše želje povodom početka njihovog obrazovnog p**a, uz želju da godine školovanja budu ispunjene znanjem, uspjesima, prijateljstvima i lijepim trenucima.

Djeca su budućnost ove zemlje, zbog čega stvaranje što boljih uslova za njihovo obrazovanje i razvoj ostaje jedan od prioriteta Opštine Ulcinj.

Opština Ulcinj će nastaviti da podržava i ulaže u škole na teritoriji naše opštine. Prošle godine realizovane su investicije u Osnovnoj školi „Boško Strugar“, dok su ove godine ulaganja realizovana u Osnovnoj školi „Maršal Tito“.

U budućnosti će se ulaganja nastaviti i u druge škole na teritoriji Opštine Ulcinj, sa ciljem kontinuiranog unapređenja uslova za učenike i nastavno osoblje.

Komuna e Ulqinit vazhdon të investojë në përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe krijimin e kushteve sa më të mira p...
31/08/2026

Komuna e Ulqinit vazhdon të investojë në përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit tanë.

Në këtë drejtim, ka përfunduar rikonstruksioni i plotë i hyrjes së Shkollës Fillore „Marshall Tito“, nga bulevardi deri te hyrja e shkollës.

Vlera e këtij investimi arrin në 130.000 euro, ndërsa punimet janë realizuar nga kompania „Kalex“, me mbikëqyrjen e Agjensionit për Planifikim të Ulqinit.

Një pjesë e asfaltimit të oborrit të shkollës është realizuar falë donacionit të afaristëve të Ulqinit, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në përmirësimin e kushteve për nxënësit.

Investimet në infrastrukturën arsimore janë investime në të ardhmen e fëmijëve tanë dhe në zhvillimin e qytetit tonë.

Nxënësve dhe stafit të kësaj shkolle u urojmë një vit të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje!

-

Opština Ulcinj nastavlja da ulaže u unapređenje obrazovne infrastrukture i stvaranje što boljih uslova za naše učenike.

U tom pravcu, završen je kompletan projekat rekonstrukcije ulaza u Osnovnu školu „Maršal Tito“, od bulevara do samog ulaza u školu.

Vrijednost ove investicije iznosi 130.000 eura, dok je radove izvela kompanija „Kalex“, uz nadzor Agencije za planiranje Ulcinja.

Dio asfaltiranja školskog dvorišta realizovan je zahvaljujući donaciji ulcinjskih privrednika, koji su svojim doprinosom pomogli u unapređenju uslova za učenike.

Ulaganja u obrazovnu infrastrukturu predstavljaju ulaganja u budućnost naše djece i razvoj našeg grada.

Učenicima i zaposlenima ove škole želimo uspješnu školsku godinu, ispunjenu dobrim rezultatima i brojnim uspjesima!

Sot në vizitë pune në Ulqin ishte Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Valon Prebreza, i shoqëruar nga Pranvera Merov...
31/08/2026

Sot në vizitë pune në Ulqin ishte Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Valon Prebreza, i shoqëruar nga Pranvera Merovci, Drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm, dhe Vlora Tosuni, Këshilltare.

Delegacioni i Fushë Kosovës së
pari vizitoi Deponinë sanitare Rajonale Mozhura, ku të pranishmit u njohën nga afër me funksionimin dhe mënyrën e menaxhimit të saj.

Kryetari Prebreza në takimin në Komunën e Ulqinit njoftoi të pranishmit me ndryshimin e menaxhimit në Deponimit të mbeturinave që po ndodhë në Kosovë.
Në fokus të takimit ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira në fushën e menaxhimit modern të mbetjeve, me interes të veçantë për projektet inovative që po zbatohen në Komunën e Ulqinit, përfshirë kontejnerët inteligjentë (Smart Containers) dhe Qendrën e Ripërdorimit.

Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy komunave, përmes shkëmbimit të ekspertizës dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, veçanërisht në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ekonomisë në përgjigjësi.

-

Danas je u radnoj posjeti Ulcinju boravio predsjednik Opštine Fushë Kosovë-Kosovo Polje, gospodin Valon Prebreza, u pratnji Pranvere Merovci, direktorice za ekonomski razvoj i turizam, i Vlore Tosuni, savjetnice.

Delegacija Opštine Kosovo Polje najprije je posjetila Regionalnu sanitarnu deponiju „Možura“, gdje su se prisutni neposredno upoznali sa njenim funkcionisanjem i načinom upravljanja.

Predsjednik Prebreza je tokom sastanka u Opštini Ulcinj upoznao prisutne sa promjenama u sistemu upravljanja otpadom koje se trenutno sprovode na Kosovu.

U fokusu sastanka bila je razmjena iskustava i dobrih praksi u oblasti savremenog upravljanja otpadom, sa posebnim osvrtom na inovativne projekte koji se realizuju u Opštini Ulcinj, uključujući pametne kontejnere (Smart Containers) i Centar za ponovnu upotrebu.

Tokom sastanka ocijenjeno je da je od velikog značaja dalje jačanje saradnje između dvije opštine kroz razmjenu stručnih znanja i realizaciju zajedničkih aktivnosti, posebno u oblasti zaštite životne sredine i cirkularne ekonomije.

Komuna e Ulqinit përgatiti 250 dhurata për nxënësit e klasave të para 🎒📚✏️Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ...
31/08/2026

Komuna e Ulqinit përgatiti 250 dhurata për nxënësit e klasave të para 🎒📚✏️

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Komuna e Ulqinit, me iniciativën dhe mbështetjen e sekretares për sport dhe rini, Enisa Martinoviq, ka përgatitur 250 dhurata për nxënësit e klasave të para të shkollave fillore në territorin e Komunës së Ulqinit.

Paketat e dhuratave janë përgatitur me kujdes për nxënësit tanë më të vegjël, si shenjë vëmendjeje dhe një gjest i bukur me rastin e fillimit të një kapitulli të ri dhe të rëndësishëm në jetën e tyre.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, u ka përcjellë nxënësve të klasave të para një urim të veçantë:

„Të dashur fillestarë, para jush është një hap i veçantë dhe shumë i rëndësishëm. Ju uroj që ditët e shkollës t’i mbushni me dije, buzëqeshje, miqësi të reja dhe kujtime të bukura. Qoftë çdo ditë e re një mundësi për të mësuar, për të ëndërruar dhe për të ecur përpara. Ju uroj fillim të mbarë të shkollës dhe shumë suksese!“

Një urim për nxënësit më të vegjël të qytetit e ka përcjellë edhe sekretarja për sport dhe rini, Enisa Martinoviq:

„Të dashur fillestarë, nga zemra ju uroj fillim të mbarë të vitit të ri shkollor! Uroj që takimi juaj i parë me bankat shkollore t’ju sjellë shumë gëzim, buzëqeshje, njohuri të reja dhe miqësi të bukura. Jini kureshtarë, të zellshëm dhe gjithmonë besoni në veten tuaj. Uroj që çdo ditë shkollore të jetë e mbushur me momente të bukura, ndërsa rritja juaj me dije, lumturi dhe sukses. Gëzuar fillimin e shkollës!“

Me këtë iniciativë, Komuna e Ulqinit dëshiron t’ua bëjë më të bukur fillimin e shkollimit nxënësve tanë më të vegjël dhe të tregojë se sa të rëndësishëm janë fëmijët, arsimimi dhe zhvillimi i tyre për të ardhmen e komunitetit tonë.

Të gjithë fillestarëve u urojmë fillim të mbarë, të suksesshëm dhe të lumtur të shkollimit! 🎒📚✏️❤️

Opština Ulcinj pripremila 250 poklon-paketa za đake prvake 🎒📚✏️

Povodom početka nove školske godine, Opština Ulcinj, na inicijativu i uz podršku Sekretarke za Sport i Mlade Enise Martinović, pripremila je 250 poklon-paketa za učenike prvih razreda osnovnih škola na teritoriji opštine Ulcinj.

Poklon-paketi pažljivo su pripremljeni za naše najmlađe učenike, kao znak pažnje i lijep gest povodom početka jednog novog i važnog poglavlja u njihovom životu.

Predsjednik Opštine Ulcinj, Genci Nimanbegu, uputio je prvacima posebnu čestitku:

„Dragi prvaci, pred vama je jedan poseban i veoma važan korak. Želim vam da školske dane ispunite znanjem, osmijehom, novim prijateljstvima i lijepim uspomenama. Neka vam svaki novi dan donese nešto novo i lijepo. Želim vam srećan početak škole i mnogo uspjeha!“

Svojim najmlađim sugrađanima čestitku je uputila i sekretarka za sport i mlade Enisa Martinović:

„Dragi naši prvaci, od srca vam želim srećan početak nove školske godine! Neka vam prvi susret sa školskim klupama donese mnogo radosti, osmijeha, novih znanja i lijepih prijateljstava. Budite radoznali, vrijedni i uvijek vjerujte u sebe. Želim vam da svaki školski dan bude ispunjen lijepim trenucima, a vaše odrastanje znanjem, srećom i uspjehom. Srećan polazak u školu!“

Ovom inicijativom Opština Ulcinj želi da našim najmlađim sugrađanima uljepša početak školovanja i pokaže koliko su djeca, njihovo obrazovanje i razvoj važni za budućnost naše zajednice.

Svim prvacima želimo srećan, uspješan i bezbrižan početak školovanja! 🎒📚✏️❤️

25/08/2026

📣 Dita e bamjes / Dan bamije 2026

Tradita, gastronomia dhe muzika në zemër të Kalasë së Ulqinit!
Tradicija, gastronomija i muzika u srcu Starog grada Ulcinja!

📅 28. avgust 2026.
⏰ 20:00
📍 Stari grad Ulcinj / Kalaja e Ulqinit

Mirë se vini! • Dobro došli! 🌿🎶

📣🇦🇱 DITA E BAMJES NË ULQIN – TRADITË, GASTRONOMI DHE MUZIKË NË AMBIENTIN E KALASË SË ULQINITTë premten, më 28 gusht 2026...
25/08/2026

📣🇦🇱 DITA E BAMJES NË ULQIN – TRADITË, GASTRONOMI DHE MUZIKË NË AMBIENTIN E KALASË SË ULQINIT

Të premten, më 28 gusht 2026, me fillim në orën 20:00, Kalaja e Ulqinit do të jetë sërish vendtakimi i traditës, gastronomisë, muzikës dhe trashëgimisë së pasur kulturore, në kuadër të manifestimit „Dita e bamjes“.

Ky manifestim unik, i cili edhe këtë vit do të zhvillohet në disa lokacione në Kalanë e Ulqinit, ka për qëllim që përmes degustimit, prezantimit dhe promovimit të ushqimeve tradicionale të ruajë dhe të valorizojë traditën autentike kulinare të Ulqinit, si një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së tij kulturore dhe ofertës turistike.

Në qendër të manifestimit është bamja, një ushqim tradicional dhe një nga simbolet gastronomike më të njohura të Ulqinit. Vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë bamjen e përgatitur në mënyrë tradicionale, si dhe ushqime të tjera autentike karakteristike për trevën tonë, të përgatitura sipas recetave që ruhen dhe përcillen brez pas brezi.

Manifestimi është i karakterit garues, ndërsa programi i pasur muzikor do të zhvillohet në tri lokacione atraktive në Kalanë e Ulqinit:

* Pazari i Qytetit – Eliza Markiq dhe Icko Hasanaga;
* Palata Venezia – klapa Lanterna dhe Kastriot Xhon Marku;
* ⁠Tregu i Poshtëm – Acoustic Band.

„Dita e bamjes“ paraqet një mundësi që në një vend të vetëm të ndërthuren gastronomia, muzika, tradita dhe atmosfera e Kalasë së Ulqinit, duke krijuar një përvojë autentike për qytetarët, mysafirët vendas dhe të huaj.

Rëndësia e veçantë e manifestimit qëndron në përpjekjen për të ruajtur kuzhinën tradicionale të Ulqinit nga harresa, për të promovuar autenticitetin e saj dhe për t’ua afruar atë brezave të rinj dhe numrit të madh të vizitorëve. Në këtë mënyrë, „Dita e bamjes“ kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale, promovimin e vlerave gastronomike lokale dhe pasurimin e mëtejshëm të ofertës turistike të Ulqinit.

Ftojmë qytetarët e Ulqinit, mysafirët tanë, dashamirësit e gastronomisë tradicionale dhe përfaqësuesit e mediave që të na bashkohen të premten, më 28 gusht, nga ora 20:00, dhe së bashku me ne të jenë pjesë e një edicioni të ri të „Ditës së bamjes“.

Mirë se vini në „Ditën e bamjes“ – që së bashku ta ruajmë traditën, të shijojmë specialitetet vendase dhe të përjetojmë frymën autentike të Ulqinit!

-

📣🇲🇪 DAN BAMIJE U ULCINJU – TRADICIJA, GASTRONOMIJA I MUZIKA U AMBIJENTU STAROG GRADA

U petak, *28. avgusta 2026. godine, sa početkom u 20 časova*, Stari grad Ulcinj ponovo će biti mjesto susreta tradicije, gastronomije, muzike i bogate kulturne baštine, u okviru manifestacije *„Dan bamije“*.

Ova jedinstvena manifestacija, koja će se i ove godine održati na više lokacija u Starom gradu, ima za cilj da kroz degustaciju, prezentaciju i promociju tradicionalnih jela sačuva i valorizuje autentičnu kulinarsku tradiciju Ulcinja, kao važan dio njegove kulturne baštine i turističke ponude.

U središtu manifestacije nalazi se bamija, tradicionalno jelo i jedan od prepoznatljivih gastronomskih simbola Ulcinja. Posjetioci će imati priliku da degustiraju bamiju pripremljenu na tradicionalan način, ali i druga autentična jela karakteristična za naš kraj, pripremljena prema receptima koji se generacijama prenose i čuvaju.

Manifestacija je takmičarskog karaktera, a bogat muzički program odvijaće se na tri atraktivne lokacije u Starom gradu:

* Gradski Trg – Eliza Markić i Icko Hasanaga;
* Palata Venezia – klapa Lanterna i Kastriot Xhon Marku;
* Donji Trg – Acoustic Band.

„Dan bamije“ predstavlja priliku da se na jednom mjestu objedine gastronomija, muzika, tradicija i ambijent Starog grada, stvarajući autentičan doživljaj za građane, domaće i inostrane goste.

Poseban značaj manifestacije ogleda se u nastojanju da se tradicionalna kuhinja Ulcinja sačuva od zaborava, promoviše njena autentičnost i približi novim generacijama i brojnim posjetiocima. Na taj način „Dan bamije“ doprinosi očuvanju nematerijalne kulturne baštine, promociji lokalnih gastronomskih vrijednosti i dodatnom obogaćivanju turističke ponude Ulcinja.

Pozivamo građane Ulcinja, naše goste, ljubitelje tradicionalne gastronomije i predstavnike medija da nam se pridruže u petak, 28. avgusta, od 20 časova, i zajedno sa nama budu dio još jednog izdanja „Dana bamije“.

*Dobro došli na „Dan bamije“ – da zajedno sačuvamo tradiciju, uživamo u domaćim specijalitetima i osjetimo autentični duh Ulcinja!*

Përfundoi edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës “DULCINEA 2026”Ulqini, gjatë katër mbrëmjeve të festiv...
23/08/2026

Përfundoi edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës “DULCINEA 2026”

Ulqini, gjatë katër mbrëmjeve të festivalit, u shndërrua në një skenë ndërkombëtare të monodramës, duke mirëpritur tetë artistë nga tetë vende: Kolumbia, Kosova, Mali i Zi, Armenia, Serbia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kroacia.

Publiku pati mundësinë të ndiqte tetë monodrama:

- “Por Una Banana” – Mayli Georgi Nieto (Kolumbi/Itali)
- “Arka” – Mentor Zymberaj (Kosovë)
- “Tregime mizogjiniste” – Anđela Marunović (Mali i Zi)
- “Aznavour për Aznavourin” – Aram Hovhannisyan (Armeni)
- “Duke pritur Che-në / Esperando al Che” – Vjera Mujović (Serbi/Mali i Zi)
- “Veta e parë njëjës” – Vladanka Krstevski (Maqedonia e Veriut)
- “Marlene Dietrich” – Ksenija Prohaska (Kroaci)
- “Lopata e artë” – Leonard Hamitaj (Shqipëri/Kroaci)

Gjatë katër mbrëmjeve, Festivali Ndërkombëtar i Monodramës “DULCINEA 2026” bashkoi teatrin bashkëkohor me ambientin historik të Ulqinit dhe dëshmoi fuqinë e formës teatrale të monodramës, në të cilën një aktor i vetëm në skenë krijon një komunikim të drejtpërdrejtë dhe të veçantë me publikun.

Të gjitha shfaqjet ishin falas për publikun, programi i festivalit ishte i hapur si për qytetarët e Ulqinit, ashtu edhe për numrin e madh të vizitorëve të qytetit.

Festivalin e organizoi Komuna e Ulqinit – Sekretariati për kulturë dhe veprimtari shoqërore, me mbështetjen e Forumit Ndërkombëtar të Monodramës nën patronazhin e UNESCO-s.

Realizimin e festivalit e mbështetën Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave e Malit të Zi, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe sponsorë të shumtë.

Producent ekzekutiv i festivalit ishte OJQ “Montenegrin Universal Theatre” nga Podgorica.

Selektor dhe drejtor artistik i festivalit - Artist i Teatrit Kombëtar të Malit të Zi, aktori Slobodan Marunović.

Falënderojmë të gjithë artistët, publikun, partnerët, institucionet dhe sponsorët që u bënë pjesë e edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës “DULCINEA 2026”.

-

Završeno prvo izdanje Međunarodnog festivala monodrame „DULCINEA 2026“

Ulcinj je tokom četiri festivalske večeri bio međunarodna pozornica monodrame koja je okupila osam umjetnika iz osam zemalja: Kolumbije, Kosova, Crne Gore, Jermenije, Srbije, Sjeverne Makedonije, Albanije i Hrvatske.

Publika je imala priliku da pogleda osam monodrama:

- „Por Una Banana“ – Mayli Georgi Nieto (Kolumbija/Italija)
- „Arka“ – Mentor Zymberaj (Kosovo)
- „Ženomrzačke priče“ – Anđela Marunović (Crna Gora)
- „Aznavour about Aznavour“ – Aram Hovhannisyan (Jermenija)
- „Čekajući Čea / Esperando al Che“ – Vjera Mujović (Srbija/Crna Gora)
- „Prvo lice jednine“ – Vladanka Krstevski (Sjeverna Makedonija)
- „Marlene Dietrich“ – Ksenija Prohaska (Hrvatska)
- „Zlatna lopata“ – Leonard Hamitaj (Albanija/Hrvatska)

Tokom četiri večeri, Međunarodni festival monodrame „DULCINEA 2026“ povezao je savremeno pozorište sa istorijskim ambijentom Ulcinja i pokazao snagu monodramske pozorišne forme, u kojoj jedan glumac na sceni ostvaruje neposredan susret sa publikom.

Sve predstave bile su besplatne za publiku, čime je festivalski program bio otvoren kako za građane Ulcinja, tako i za brojne goste grada.

Festival je organizovala Opština Ulcinj – Sekretarijat za kulturu i društvene djelatnosti, uz podršku Međunarodnog foruma monodrame pod pokroviteljstvom UNESCO-a.

Realizaciju festivala podržali su Ministarstvo ljudskih i manjinskih prava Crne Gore, Nacionalni savjet Albanaca u Crnoj Gori i brojni sponzori.

Izvršni producent festivala bila je NVO „Montenegrin Universal Theatre“ iz Podgorice.

Selektor i umjetnički direktor festivala - prvak Crnogorskog narodnog pozorišta, glumac Slobodan Marunović.

Hvala svim umjetnicima, publici, partnerima, institucijama i sponzorima koji su bili dio prvog izdanja Međunarodnog festivala monodrame „DULCINEA 2026“.

Address

Bulevar Ð. K. Skenderbeg Bb
Ulcinj
85360

Opening Hours

Monday 08:00 - 15:00
Tuesday 08:00 - 15:00
Wednesday 08:00 - 15:00
Thursday 08:00 - 15:00
Friday 08:00 - 15:00

Telephone

+38230412050

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuna e Ulqinit / Opština Ulcinj / Municipality of Ulcinj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Komuna e Ulqinit / Opština Ulcinj / Municipality of Ulcinj:

Shortcuts

Share