Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi Embassy of the Republic of Albania in Montenegro
Ambasada Republike Albanije u Crnoj Gori

+38267288757 vetëm për emergjenca

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Zhaklina Peto, mori pjesë në promovimin e librit të autores shqipta...
14/09/2026

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Zhaklina Peto, mori pjesë në promovimin e librit të autores shqiptare Jonila Godole, “Uputstvo za rušenje”, përkthyer në gjuhën malazeze, në kuadër të Festivalit të 4-të të Letërsisë Bashkëkohore BOOKiranje, në Podgoricë. 📚

Kjo veprimtari kulturore dëshmon rëndësinë e letërsisë si urë lidhëse mes njerëzve dhe vendeve, duke afruar kulturat dhe duke forcuar dialogun. 🇦🇱-🇲🇪

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në konferencën e organizuar nga Banka Qendrore e Malit të ...
14/09/2026

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në konferencën e organizuar nga Banka Qendrore e Malit të Zi me rastin e 25-vjetorit të saj, me temë “Central Banking in a High-Risk Environment: Stability, Infrastructure and Trust”.

Pjesëmarrja në këtë konferencë është tregues i intensifikimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet institucioneve financiare të dy vendeve. Në aktivitet, Sejko u shoqërua nga Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Podgoricë, znj. Zhaklina Peto.

14/09/2026
12/09/2026

Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, Ministri Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha njoftoi në rrjetin social X, vendosjen e fluturimeve direkte midis Luksemburgut dhe Tiranës përmes kompanisë Luxair.

Ministri e konsideroi një lajm të shkëlqyer ardhjen e një tjetër kompanie ajrore evropiane në Shqipëri.

"Duke filluar nga 29 marsi 2027, kjo linjë e re që do të funksionojë gjatë gjithë vitit do të kryejë fluturime dy herë në javë, të hënave dhe të premteve, duke krijuar lidhjen e parë të rregullt ajrore direkte midis Luksemburgut dhe Shqipërisë", shkruan Ministri Hoxha.

Sipas tij, një lidhje e re dhe e mirëpritur mes dy vendeve tona do t'i afrojë edhe më shumë njerëzit, bizneset dhe komunitetet tona.

Më herët, në 21 Prill të këtij viti, Ministri Hoxha pati zhvilluar një vizitë në selinë e Luxair ku në një takim me CEO-n e kompanisë, Gilles Feith, u diskutua pikërisht mundësia e lidhjes Luksemburg - Tiranë përmes fluturimeve direkte.

12/09/2026

Shërbimin konsullor e vlerësojnë më mirë qytetarët që e marrin atë.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi sot vendosjen e një kodi QR në çdo pikë shërbimi konsullor: në Ministri, në përfaqësitë diplomatike dhe në konsullatat tona.

Pas marrjes së shërbimit, qytetarët mund të skanojnë kodin, të vlerësojnë përvojën e tyre dhe të ndajnë vërejtjet apo sugjerimet përmes një formulari të shkurtër online.

Na tregoni çfarë funksionon, çfarë jo dhe si mund t’i përmirësojmë më tej shërbimet konsullore.

08/09/2026

Address

Bulevar Džordža Vašingtona 98
Podgorica
81000

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:30
Thursday 08:30 - 16:30
Friday 08:30 - 16:30

Telephone

+38267288757

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi:

Shortcuts

Share