11/11/2022
🐾🐶😻
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) pas një kohe të gjatë, ka filluar zyrtarisht me projektin e identifikimit të qenve me mikroçip dhe regjistrimit të tyre në bazën qëndrore të të dhënave në kuadër të AUV-së.
Në kuadër të këtij projekti, regjistrimi i qenve do të ofrohet falas për një (1) vit nga AUV, përmes klinikave veterinare të kontraktuara për të kryer këtë shërbim.
Po ashtu, në kuadër të këtij projekti, do të ofrohet falas edhe kastrimi/sterilizimi për qentë me mbajtës (pronar), për të gjithë ata persona që dëshirojnë të kastrojnë/sterilizojnë qentë e tyre.
Regjistrimi i qenve si kafshë shoqëruese është obligativ për të gjithë mbajtësit (pronarët) e qenve, prandaj ju bëjmë thirrje të gjithëve që mbajnë qen në shtëpitë e tyre, t’i identifikojnë falas me mikroçip tek veterinerët e kontraktuar nga AUV.
Organizata jonë i inkurajon të gjithë mbajtësit (pronarët) e qenve që të shfrytëzojnë edhe mundësinë për të kastruar/sterilizuar qenin e tyre falas, pasi që përveç benefiteve shëndetësore të vërtetuara, kastrimi/sterilizimi parandalon edhe lindjen e paplanifikuara të këlyshëve, duke parandaluar kështë edhe rritjen e numrit të qenve në rrugë përmes braktisjeve.
Për momentin, identifikimi ofrohet falas në 8 komuna të Kosovës. Veterinerët e kontraktuar dhe numrat për kontakt, mund t'i gjeni në linkun në vazhdim: https://bit.ly/3zTqLho
Për çdo risi në lidhje me këtë temë, do të ju mbajmë të informuar.
_________________
After a long time, the Food and Veterinary Agency (FVA) has officially started the project of identifying dogs with microchips and registering them in the national central database within the FVA.
Within this project, dog registration will be offered free of charge for one (1) year by FVA, through veterinary clinics contracted to perform this service.
Also, within the framework of this project, free castration/sterilization for dogs with keepers (owners) will be offered to all those people who wish to castrate/sterilize their dogs.
Registration of dogs as companion animals is mandatory for all dog keepers (owners), therefore we call on all those who keep dogs in their homes to identify them with a microchip free of charge at veterinary clinincs contracted by FVA.
Our organization encourages all dog keepers (owners) to take advantage of the opportunity to castrate/sterilize their dog for free, since in addition to proven health benefits, castration/sterilization also prevents the unplanned birth of puppies, thus preventing the increase of the number of dogs on the streets through abandonment.
At the moment, I&R is offered free of charge in 8 municipalities of Kosovo. Contracted vets and contact numbers can be found on the following link: https://bit.ly/3To9LqE
For any news in this regard, we will keep you informed.