Dega Pssh Itali

Dega Pssh Itali Mendjet e ndritura diskutojnë për ide! Mendjet mesatare diskutojnë për ngjarjet e dites!

12/06/2026
Përshëndetje nga Socialistët e Diasporës së Italisë me rastin e 35-Vjetorit të PSSH.Të dashur shokë, miq dhe bashkëatdhe...
12/06/2026

Përshëndetje nga Socialistët e Diasporës së Italisë me rastin e 35-Vjetorit të PSSH.

Të dashur shokë, miq dhe bashkëatdhetarë,

Në këtë 35-vjetor të Partisë Socialiste të Shqipërisë, ne, socialistët e diasporës në Itali, përcjellim urimet tona më të ngrohta dhe vlerësimin më të lartë për këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm transformimi, shtetndërtimi dhe progresivizimi i përbashkët përjetësisht tashmë.

Ky përvjetor nuk është thjesht një festë e një force politike shqiptare që jehona tashmë shkon edhe përtej kufijve të Shqipërisë, por është pasqyra e historisë moderne të Shqipërisë, ku Partia Socialiste e Shqipërisë ka qenë dhe mbetet arkitektja kryesore e integrimit europian, e modernizimit dhe e mbrojtjes së dinjitetit të çdo shqiptari, brenda dhe jashtë kufijve.

Për ne që jetojmë dhe veprojmë në Itali me idealin dhe simbolet e PS-së, këto 35 vite mbartin një peshë të veçantë simbolike:

Kemi ecur paralelisht nga Eksodi te Integrimi. Ndërsa Shqipëria rilindte, ne u rritëm në emigracion, duke u shndërruar nga punëtorë të thjeshtë në një forcë të rëndësishme intelektuale, profesionale dhe qytetare, gjithmonë me sy, mendje e zemër nga vendlindja.

Kemi punuar pandalur duke ndërtuar vit pas viti Urat Lidhëse Institucionale për Diasporën. Ura bashkëpunimi midis dy vendeve tona, duke jetësuar vlerat e majta të solidaritetit, të mbrojtjes së të drejtave të punës dhe dinjitetit njerëzor, të bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë italianë.

Ky 35-vjetor na gjen me një Pjekuri Politike absolute, mbi të gjitha dhe me Votën e Diasporës, na gjen më të bashkuar dhe më të fuqishëm se kurrë. Sot, falë vizionit të Partisë Partia Socialiste e Shqipërisë, diaspora nuk është më thjesht spektatore, por pjesëmarrëse aktive në vendimmarrje përmes të drejtës historike të votës nga jashtë dhe angazhimit të drejtpërdrejtë të ekspertëve tanë në projektet e zhvillimit lokal.

Sot, teksa festojmë arritjet e deritanishme, ne rikonfirmojmë angazhimin tonë për të çuar edhe më përpara misionin tonë të përbashkët: për një Shqipëri europiane, të zhvilluar dhe të drejtë për të gjithë.

Gëzuar 35-vjetorin Partisë Socialiste të Shqipërisë!
Përpara, me kokën lart dhe me besim tek e ardhmja!

Kryekordinatori i PSSH Itali
Dott. Edmond Kumaraku

MIRËMËNGJES 😊

dhe me urimin për çdo anëtar e anëtare të familjes sonë të madhe politike, në këtë 35-vjetor të Partisë Socialiste, si edhe me bindjen e patundur në misionin tonë historik për të ngjitur Shqipërinë 2030 në majën e Europës së Bashkuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë🇦🇱🌹🇪🇺

02/06/2026
35 Vjet Partia Socialiste: Një rrugëtim vlerash, mbrojtjeje dhe modernizimi 🌹Ky dokument i janarit të vitit 1999 është n...
26/05/2026

35 Vjet Partia Socialiste: Një rrugëtim vlerash, mbrojtjeje dhe modernizimi 🌹

Ky dokument i janarit të vitit 1999 është një dëshmi e gjallë e fillimeve tona në Rimini të Italisë.
Ai përfaqëson momentin kur strukturat e Partisë Socialiste të rrethit Durrës hodhën urat e para zyrtare të bashkëpunimit të gjithë diasporës së Partia Socialiste e Shqipërisë me banim në Itali.

Në një periudhë delikate për vendin. Ajo u mobilizua duke formuar kështu strukturën e parë kombëtare politike jashtë Shqipërisë. 📜

Në këtë 35-vjetor të forcës sonë politike, ne shohim pas me krenari për t'i lënë vendin një të ardhmeje edhe më të ndritur.

Nën lidershipin e Edi Ramës, ky organizim tradicional është modernizuar rrënjësisht duke u reflektuar në disa shtylla kryesore që ndryshuan mënyrën se si struktura në Rimini dhe Itali komunikon me qendrën:

Nëse në vitin 1999 gjithçka bazohej në autorizime zyrtare të shkruara me makinë shkrimi dhe vula fizike (si ky dokument historik), sot komunikimi dhe koordinimi bëhet në kohë reale përmes platformave digjitale, regjistrave elektronikë dhe rrjeteve sociale, duke eliminuar barrierat gjeografike, duke u afruar gjithnjë e më shumë me vendlindjen.

Qasja ndër vite ndryshoi rrënjësisht. Emigracioni nuk shihet më thjesht si mbështetje në momente krizash apo si trup i votues, por si një burim i çmuar eksperteësh, profesionistësh dhe sipërmarrësish që mund të japin kontribut direkt në projektet e mëdha kombëtare dhe lokale, si programet e zhvillimit afatgjatë.

Modernizimi solli gjithashtu një gjuhë të re politike dhe një hapësirë më të madhe për të rinjtë dhe gratë në diasporë, duke integruar energjinë e tyre me përvojën e emigracionit historik.

Ky kalim nga një "organizim tradicional" në një rrjet modern profesional është pikërisht arsyeja pse ajo strukturë që nisi në Rimini në vitin 1999, sot mbetet aktuale, e fortë dhe e aftë për të projektuar vizionin e Shqipërisë Evropiane.

Sot, strukturat tona nuk janë thjesht pika takimi, por një rrjet i fuqishëm digjital dhe profesional që bashkon emigracionin historik me vizionin e madh të "Shqipërisë Evropiane", që po kthen dita ditës vet diasporën në një motor vlerash dhe zhvillimi për të ardhmen tonë të përbashkët. 🇦🇱🇪🇺🇮🇪

19/04/2026

📍Barcelonë, me kryeministrin Pedro Sánchez, një udhëheqës i mençur e kurajoz dhe një mik i vyer me të cilin është privilegj të bashkëbisedosh🇦🇱🙏🇪🇸

18/04/2026
17/04/2026

📍Barcelonë, ku u pritëm me nderim të veçantë nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës, e ku u ndjemë krenarë për respektin dhe interesimin për Shqipërinë, emri i së cilës kur vije në Spanjë deri jo shumë vite më parë ishte sinonim i një njolle të errët në hartën e Europës, ndërsa sot është emri i një prej destinacioneve të preferuara turistike të rinisë spanjolle, ndërkohë që marrëdhëniet shtetërore me Spanjën s’kanë qenë kurrë më të mira🇦🇱🤝🇪🇸

17/04/2026
25/12/2025

MIRËMËNGJES 😊

dhe me këtë imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”, ju uroj Gëzuar Krishtlindjen 🙏🤍

Indirizzo

Rimini
47921

Notifiche

Lasciando la tua email puoi essere il primo a sapere quando Dega Pssh Itali pubblica notizie e promozioni. Il tuo indirizzo email non verrà utilizzato per nessun altro scopo e potrai annullare l'iscrizione in qualsiasi momento.

Condividi