Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano

  • Casa
  • Italia
  • Milan
  • Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano Consulate General of the Republic of Albania in Milan. Consolato Generale dell’Albania a Milano.
(301)

16/09/2026
15/09/2026
NJOFTIM: ✅ Njoftohen të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për pasaporta biometrike dhe karta identiteti elektronike deri...
14/09/2026

NJOFTIM:

✅ Njoftohen të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për pasaporta biometrike dhe karta identiteti elektronike deri në datën

➡️ 04 SHTATOR 2026

se këto dokumenta kanë mbërritur.
Dokumentat biometrike që janë gati do t’ju dërgohen me postë të gjithë qytetarëve që bëjnë kërkesën me DHL.

https://return.it.express.dhl.com/?origin=albaniamilanoneway

Orari i shperndarjes është 12.30 - 13.30 në çdo ditë pune për qytetarët që paraqiten në Përfaqësi për të tërhequr dokumentat biometrikë, të cilët duhet të kenë me vete pasaportën e skaduar të tyre dhe të çdo personi që rezulton në të njëjtën çertifikatë familjare dhe që ka aplikuar gjithashtu.

⚠️ RIKUJTESË! Ju rikujtojmë edhe një herë që të gjitha kartat ID që dërgohen me postë janë të pa aktivizuara elektronikisht dhe nuk mund të përdoren në shërbimet bankare në Shqipëri.
⚠️ KUJDES!!! Dokumentat biometrike mund të tërhiqen brenda 1 viti nga dita e aplikimit, në rast të kundërt do të konsiderohen të refuzuar.
Faleminderit.

10/09/2026

Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, Ministri Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha njoftoi në rrjetin social X, vendosjen e fluturimeve direkte midis Luksemburgut dhe Tiranës përmes kompanisë Luxair.

Ministri e konsideroi një lajm të shkëlqyer ardhjen e një tjetër kompanie ajrore evropiane në Shqipëri.

"Duke filluar nga 29 marsi 2027, kjo linjë e re që do të funksionojë gjatë gjithë vitit do të kryejë fluturime dy herë në javë, të hënave dhe të premteve, duke krijuar lidhjen e parë të rregullt ajrore direkte midis Luksemburgut dhe Shqipërisë", shkruan Ministri Hoxha.

Sipas tij, një lidhje e re dhe e mirëpritur mes dy vendeve tona do t'i afrojë edhe më shumë njerëzit, bizneset dhe komunitetet tona.

Më herët, në 21 Prill të këtij viti, Ministri Hoxha pati zhvilluar një vizitë në selinë e Luxair ku në një takim me CEO-n e kompanisë, Gilles Feith, u diskutua pikërisht mundësia e lidhjes Luksemburg - Tiranë përmes fluturimeve direkte.

09/09/2026

Shërbimin konsullor e vlerësojnë më mirë qytetarët që e marrin atë.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi sot vendosjen e një kodi QR në çdo pikë shërbimi konsullor: në Ministri, në përfaqësitë diplomatike dhe në konsullatat tona.

Pas marrjes së shërbimit, qytetarët mund të skanojnë kodin, të vlerësojnë përvojën e tyre dhe të ndajnë vërejtjet apo sugjerimet përmes një formulari të shkurtër online.

Na tregoni çfarë funksionon, çfarë jo dhe si mund t’i përmirësojmë më tej shërbimet konsullore.

📚✨Vazhdon shpërndarja e teksteve shkollore për klasat dhe shkollat e gjuhës shqipe në Italinë e Veriut ! 🇦🇱❤️🇮🇹Kjo nismë...
08/09/2026

📚✨Vazhdon shpërndarja e teksteve shkollore për klasat dhe shkollat e gjuhës shqipe në Italinë e Veriut ! 🇦🇱❤️🇮🇹

Kjo nismë po realizohet falë angazhimit dhe bashkëpunimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Qendrës së Botimeve për Diasporën, në koordinim me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë 🇦🇱 në Milano.

Tekstet tashmë kanë mbërritur në:
🎨 Shkollën HeArt – Associazione culturale italo-albanese, Novara
🏫 Shkollat e gjuhës shqipe në Bolzano e Brunico 📖 dhe shpërndarja 📦 e tyre do të vijojë edhe për shoqatat dhe klasat e tjera të gjuhës shqipe që kanë bërë kërkesë.
�Prandaj, i ftojmë edhe një herë të gjitha shoqatat që kanë prenotuar tekstet të aktivizohen sa më shpejt dhe të kontaktojnë Konsullatën e RSH në Milano dhe Oficeren për Diasporën, znj. Luljeta Çobanaj për tërheqjen e tyre, në mënyrë që librat të mbërrijnë sa më parë te fëmijët që i presin. 🇦🇱

🤝 Faleminderit të gjithë atyre që po kontribuojnë që shqipja të mësohet, të flitet dhe të ruhet çdo ditë, edhe larg Shqipërisë. 🌏💖

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë
Qendra e Botimeve për Diasporën
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano

08/09/2026

Indirizzo

Via San Martino 10
Milan
20122

Notifiche

Lasciando la tua email puoi essere il primo a sapere quando Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano pubblica notizie e promozioni. Il tuo indirizzo email non verrà utilizzato per nessun altro scopo e potrai annullare l'iscrizione in qualsiasi momento.

Contatta L'organizzazione

Invia un messaggio a Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano:

Scelte rapide

Condividi