Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kroaci

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kroaci Veleposlanstvo Republike Albanije u Hrvatskoj 🇦🇱🇭🇷

17/09/2026
“E nderuar ambasadore Donika,po ju shkruaj nga Zara, ku kemi shkuar me nxënësit shqiptarë. Këto ditë mësuam shumë për hi...
16/09/2026

“E nderuar ambasadore Donika,
po ju shkruaj nga Zara, ku kemi shkuar me nxënësit shqiptarë. Këto ditë mësuam shumë për historinë dhe traditat e arbëneshëve, që prej 300 vitesh gjeneratat e tyre jetojnë në Zara.
Ju dërgojmë këtë kartolinë si kujtim i bukur nga udhëtimi ynë.” ❤️

Sot mora këtë mesazh nga nxënësit shqiptarë në Kroaci. Dhe më preku thellë.

Sepse kjo nuk është thjesht një kartolinë.

Është një kartolinë e posaçme, e botuar me rastin e 300-vjetorit të ardhjes së Arbëneshëve në Zarë: 1726–2026. Një copëz historie që sot ka kaluar në duart e fëmijëve tanë.

Dhe pikërisht këtu qëndron edhe kuptimi i asaj që kemi nisur të bëjmë.

Që nga fundi i gushtit kemi filluar shpërndarjen e librave për fëmijët shqiptarë dhe për shkollat, klasat dhe grupet e mësimit të gjuhës shqipe në të gjithë Kroacinë. Kjo punë tani po përmbyllet.

Por në të vërtetë, nuk po shpërndajmë vetëm libra.

Po përpiqemi të japim një mundësi që një fëmijë shqiptar në Kroaci të njohë gjuhën e gjyshërve të tij, historinë e popullit të vet, traditat dhe kulturën që e lidhin me rrënjët e tij.

Dhe kur shohim një nxënëse të vizitojë Zarën, të mësojë për Arbëneshët dhe më pas të ulet të shkruajë me dorën e saj një mesazh në shqip, kupton se pse ia vlen çdo përpjekje.

Kjo nuk është punë e një personi apo e një institucioni të vetëm.

Është puna e mësuesve që mbajnë gjallë gjuhën shqipe në klasat e tyre.
E prindërve që zgjedhin t’ua mësojnë fëmijëve shqipen.
E komunitetit që mbështet dhe organizon.
E të gjithë atyre që japin kohë, energji, libra dhe dashuri për të ruajtur lidhjen e brezave me Shqipërinë dhe me njëri-tjetrin.

Dhe ndoshta nuk ka simbolikë më të bukur se kjo:

300 vjet histori e Arbëneshëve në Zarë dhe sot, fëmijë shqiptarë që mësojnë për atë histori në gjuhën shqipe.

Historia nuk jeton vetëm në libra.
Ajo jeton kur ua përcjellim brezave. ❤️🇦🇱🇭🇷

Faleminderit të gjithë mësuesve, prindërve, nxënësve dhe komunitetit shqiptar në Kroaci që po e bëjnë këtë të mundur.

10/09/2026

Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, Ministri Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha njoftoi në rrjetin social X, vendosjen e fluturimeve direkte midis Luksemburgut dhe Tiranës përmes kompanisë Luxair.

Ministri e konsideroi një lajm të shkëlqyer ardhjen e një tjetër kompanie ajrore evropiane në Shqipëri.

"Duke filluar nga 29 marsi 2027, kjo linjë e re që do të funksionojë gjatë gjithë vitit do të kryejë fluturime dy herë në javë, të hënave dhe të premteve, duke krijuar lidhjen e parë të rregullt ajrore direkte midis Luksemburgut dhe Shqipërisë", shkruan Ministri Hoxha.

Sipas tij, një lidhje e re dhe e mirëpritur mes dy vendeve tona do t'i afrojë edhe më shumë njerëzit, bizneset dhe komunitetet tona.

Më herët, në 21 Prill të këtij viti, Ministri Hoxha pati zhvilluar një vizitë në selinë e Luxair ku në një takim me CEO-n e kompanisë, Gilles Feith, u diskutua pikërisht mundësia e lidhjes Luksemburg - Tiranë përmes fluturimeve direkte.

Shërbimin konsullor e vlerësojnë më mirë qytetarët që e marrin atë.Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha...
10/09/2026

Shërbimin konsullor e vlerësojnë më mirë qytetarët që e marrin atë.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi vendosjen e një kodi QR në çdo pikë shërbimi konsullor: në Ministri, në përfaqësitë diplomatike dhe në konsullatat tona.
Pas marrjes së shërbimit, qytetarët mund të skanojnë kodin, të vlerësojnë përvojën e tyre dhe të ndajnë vërejtjet apo sugjerimet përmes një formulari të shkurtër online.
Na tregoni çfarë funksionon, çfarë jo dhe si mund t’i përmirësojmë më tej shërbimet konsullore.

08/09/2026
🇦🇱🇭🇷 Komuniteti shqiptar në Qarkun Koprivnica-Križevci kremtoi Ditën e Shën Nënë Terezës në famullinë e Shën Nënë Terezë...
07/09/2026

🇦🇱🇭🇷 Komuniteti shqiptar në Qarkun Koprivnica-Križevci kremtoi Ditën e Shën Nënë Terezës në famullinë e Shën Nënë Terezës në Starigrad, Koprivnica.

Mesha u mbajt në shqip dhe kroatisht dhe u drejtua nga Dom Mhill Gojani dhe famullitari Marjan Lorenci.

Në kremtim morën pjesë përfaqësues të Qarkut Koprivnica-Križevci, komunitetit shqiptar, si dhe përfaqësues të Ambasadës së Kosovës dhe Ambasadës së Shqipërisë.

🎶 Në kuadër të aktivitetit u prezantua edhe Ansambli “Shkëndija”, duke sjellë atmosferë festive dhe duke pasuruar këtë ditë me traditën dhe kulturën shqiptare.

Pas Meshës u organizua një pritje, ku u shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme ndaj komunitetit shqiptar dhe u theksua rëndësia e vijimit të bashkëpunimit.

❤️ Shën Nënë Tereza – simbol i paqes, dashurisë dhe humanizmit.

Address

Strojarska Cesta 20, VMD Toranj, Kat 10
Zagreb
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kroaci posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share