Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik Consulate General of The Republic of Albania in Thessaloniki

RASTE EMERGJENCE;
EMERGENCY CALLS ONLY

Profili zyrtar ne Facebook i Konsullatës së Përgjithshme të RSH-së në Selanik

21/06/2026
21/06/2026

Reagim i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon me forcë heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar gjatë protestës së mbrëmshme.

Veprime të tilla nuk kanë asnjë lidhje me lirinë e shprehjes, të drejtën legjitime për protestë paqësore apo me vlerat tona demokratike dhe standardet evropiane që kemi ndërtuar dhe po forcojmë çdo ditë. Ato janë shfaqje të urrejtjes, intolerancës dhe nxitjes së saj, dhe janë krejtësisht të papajtueshme me parimet e respektit dhe bashkëjetesës që Shqipëria i ka në themel dhe i çmon me përkushtim.

Ky akt i turpshëm bie ndesh me traditën e gjatë shqiptare të mikpritjes, harmonisë dhe respektit për tjetrin, vlera që kanë karakterizuar shoqërinë tonë për breza me radhë. Ato nuk përfaqësojnë as Shqipërinë, as popullin shqiptar. Përfaqësojnë vetëm ata që kërkojnë të provokojnë, të përçajnë dhe të përhapin urrejtje, duke shpërdoruar dhe keqpërdorur në mënyrë të qëllimshme të drejtat dhe liritë.

Ministria riafirmon angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për mbrojtjen e misioneve diplomatike dhe simboleve të tyre, në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Ne shprehim solidaritetin tonë me Ambasadën e Shtetit të Izraelit dhe theksojmë se dhuna, intimidimi dhe gjuha e urrejtjes nuk mund dhe nuk do të kenë vend në një shoqëri demokratike.

---
The Ministry for Europe and Foreign Affairs of the Republic of Albania strongly condemns the removal and desecration of the flag of the Embassy of the State of Israel in Tirana by masked protesters during last night’s demonstration.

Such acts have nothing to do with freedom of expression, the legitimate right to peaceful protest, or with our democratic values and European standards, which we have built and continue to strengthen every day. They are manifestations of hatred, intolerance, and incitement, and are entirely incompatible with the principles of respect and coexistence that Albania is founded upon and firmly upholds.

This shameful act stands in contrast to the long-standing Albanian tradition of hospitality, harmony, and respect for others, values that have characterized our society for generations. They do not represent Albania, nor the Albanian people. They represent only those who seek to provoke, divide, and spread hatred, while deliberately abusing and misusing rights and freedoms.

The Ministry reiterates Albania’s unwavering commitment to the protection of diplomatic missions and their symbols, in full accordance with international law and the Vienna Convention on Diplomatic Relations. We express our solidarity with the Embassy of the State of Israel and underline that violence, intimidation, and hate speech cannot and will not have a place in a democratic society.

20/06/2026
📌NJOFTIM PËR TËRHEQJEN E DOKUMENTAVE BIOMETRIKE:Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik, ju njof...
17/06/2026

📌NJOFTIM PËR TËRHEQJEN E DOKUMENTAVE BIOMETRIKE:
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik, ju njofton se, kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat ID për të gjithë shtetasit të cilët kanë aplikuar deri më datë 5 Qershor 2026.

✅️Për tërheqjen e pasaportës biometrike dhe kartës të identitetit ID mund të paraqiteni në konsullatë çdo ditë gjatë orarit zyrtar, nga e hëna-enjten 9:00-15:00 dhe të premten 9:00-13:00

KUJDES!!! Dokumentat biometrike mund të tërhiqen brenda 1 viti nga dita e aplikimit, në rast të kundërt do të konsiderohen të refuzuara.

𝐽𝑢 𝑓𝑎𝑙𝑒𝑚𝑖𝑛𝑑𝑒𝑟𝑖𝑡
𝐾𝑜𝑛𝑠𝑢𝑙𝑙𝑎𝑡𝑎 🇦🇱 në 𝑆𝑒𝑙𝑎𝑛𝑖𝑘

12/06/2026
12/06/2026

Address

Tsimitski 43
Thessaloníki
T.K.54623

Opening Hours

Monday 09:00 - 15:00
Tuesday 09:00 - 15:00
Wednesday 09:00 - 15:00
Thursday 09:00 - 15:00
Friday 09:00 - 13:00

Telephone

+302310257598

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik:

Share