Rrjeti i Solidaritetit te Burgosurve Shqiptare

Rrjeti i Solidaritetit te Burgosurve Shqiptare Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Rrjeti i Solidaritetit te Burgosurve Shqiptare, Pláka.

Edhe një tjetër shqiptar gjëndet i varur në burgun e PatrësShkon në 66 numri I shqiptarve te vdekur në Burgjet e Greqisë...
13/04/2022

Edhe një tjetër shqiptar gjëndet i varur në burgun e Patrës

Shkon në 66 numri I shqiptarve te vdekur në Burgjet e Greqisë.
Mjaft më. Zot vë dorën…

Ngjarrja tragjike ka ndodhur dje në orën 15.30 , ku 41-vjeçari shqiptar R. Sh. u gjet i varur me rripin e pantalonave ne banjën e qelisë të burgut në Agio Stefano të Patrës. Ai ishte denuar për lëndë narkotike me 18-vite burg. Ai kishte 5 vite që vuante dënimin. Më pare kishte thyer lejen e burgut ku u kap në Athinë. Kishte një javë që nuk dilte nga qelia.

Para gjashtë muajve ai vuante denimin edhe në burgun e Koridallos. Ishte i martuar

Autoritet e burgut kanë njoftuar familjen e tij.
( Neser do flasin për shqiptaret që mbahen ende ne qelite e burgut të Patres dhe ne Koridallo edhe pse kane mbaruar denimin)

Të dënuarit shqiptarë mbahen ne burgje 5-7 muaj nga dita e lirimitSot në 34 burgjet e Greqisë vuajnë dënimin afërsisht 1...
13/04/2022

Të dënuarit shqiptarë mbahen ne burgje 5-7 muaj nga dita e lirimit

Sot në 34 burgjet e Greqisë vuajnë dënimin afërsisht 1.670 shqiptarë, ku 1240 prej tyre ende nuk janë gjykuar.

Sot vonesat e tilla me muaj janë kthyer normale duke shkelur çdo të drejtë të tyre.

Por paprecedent është mbajtja e tyre me muaj nga dita e lirimit. Tre muaj më parë Afrim Rexha nga Dibra u lirua me 11 muaj vonese nga dita që duhej të ishte liruar nga burgu. Sot ai është liruar me kusht, duke i hequr te drejten e punës etj.

Nëjse:
Në burgun e Hanias ( burgu i mbyllur) sot u liruan dy shqiptarë S.H nga Peqini dhe E.B nga Elbasani me një vonesë prej 1.5 muaj nga dita e lirimit, ndërsa në burgun e punës ( hapur) vonesat e lirimit janë nga 5-7 muaj.

Sipas informacionit shkak për vonesat janë vendimet që priten nga gjykatat përkatëse si dhe burokracia në burgjet.

Një skandal mbarë botëror është rasti i Shaban Safet Veizit i cili vazhdon të vuaj dënimin në burgun e Hanias që nga viti 2004 për 16 kg Hashash, duke vuajtur denimin ne 11 burgje te ndryshme.

Neser do flasim për mbajtjen e jashtligjëshme të shqiptarve ne burgun Koridallos

E paprecedente, raperi i njohur shqiptar në dhëmbët e drejtuesve të burgut në Koridallo.Shqiptari 32-vjeçar invalid gjen...
13/04/2022

E paprecedente, raperi i njohur shqiptar në dhëmbët e drejtuesve të burgut në Koridallo.

Shqiptari 32-vjeçar invalid gjendet ne spitalin e burgut në Koridallo pas një operacioni në tru dhe në këmbë. Sot avokati i tij Anastasios Kalovirnas ka bere takim me 32-vjeçarin.

Burgu ka ligjet e veta dhe kanunet e tij. Grupe që përballen njera me tjetrën, kërcënime me përplasje që shpesh kanë sjellur vdekje. Raperi i njohur Eduart Derka ka vite që vuan dënimin në burgjet e vendit. Kohët e fundit ai ndodhet në spitalin e burgut Koridallos pas operacionit që ju bë në kokë. Më parë se ai të operohej në kokë beri operacion edhe në njeren këmbë, ku i kanë vendosur nje hekur me vida.

U fut në burg para katër vjetësh në gjendje shendetësore të mirë, sot është invalidë dhe kurohet në spitalin e burgut Koridallo.

Familja e tij është e shqetësuar me sjelljen e ashpër të drejtuesve të burgut. Nga ana e saj familja pretendon se burgu i ka ndaluar komision e mjekeve duke i thënë se ai është mirë dhe nuk ka nevoje më, ndërsa herët e tjera i ka përcjellur duke i thënë se është transferuar në një burg tjetër.

Shokuese për familjen e tij është se në burg është përgjysmuar dosja personale e tij, duke pretenduar se mungojnë gjysma e fleteve të dosjes. Këtë e ka konfirmuar avokati i tij Anastasios Kalovirnis, i cili ka dosjen e plotë të Eduartit. Pra mungojnë fletet në dosje që kanë të bëjnë me mjekimet e tij.

Gjithashtu familja thotë se nga shokët e Eduartit që ndodhen ne qeli kanë ndigjuar drejtoreshën e burgut se Eduarti nuk do të dalë nga burgu, pasi Eduarti e shanë atë. Në se kjo është e vertete është atëherë...

GREQI/ E rëndë:  Shqiptari var veten në burgNjë lajm i rëndë na vjen nga të dënuarit shqiptarë nga burgu Melandrinu. MED...
03/12/2021

GREQI/ E rëndë: Shqiptari var veten në burg

Një lajm i rëndë na vjen nga të dënuarit shqiptarë nga burgu Melandrinu.
MEDIAT vendase asnjë njoftim...!
Dje 2/12/2021 në këtë burg të sigurisë së lartë, një shqiptar me origjinë nga Korça i ka dhënë fund jetes së tij. Sipas tyre viktima është i moshës 35-40 vjeç.
Ishte denuar me burgim të rëndë dhe kishte 8 vite që vuante dënimin.
Një ditë më parë se varte veten viktima tentoi ti jepte fund jetes duke pirë lëndë kimike klor. Me të kthyer ne qeli dje 2/12/2021, i dha fund jetes se tij.
Sipas të dënuarve ky veprim vjen si rezultat pasi Gjykata e Lartë la vendimin e denimit te meparshëm.

Greqi: Rrihet ne burg nga një shqiptar dhe dergohet ne spital rumuni që vrau Monica Gius Shqiptari rreh brutalisht dhe e...
13/10/2021

Greqi: Rrihet ne burg nga një shqiptar dhe dergohet ne spital rumuni që vrau Monica Gius

Shqiptari rreh brutalisht dhe e ben për në spital shokun e qelisë së tij, bëhet fjalë për nje rumun i cili disa javë më parë vuan denimin me akuzën e vrasjes se te dashurës së tij.

Një sulm brutal ndodhi sot në mbrëmje në burgun Nafplio kundër të burgosurit rumun, i cili u arrestua disa javë më parë dhe akuzohet për vrasjen dhe çimentimin e partneres të tij në Kyparissia.
Konkretisht, sipas informacioneve të mediave vendase, sulmi ndaj rumunit u krye nga një i arrestuar shqiptar. Rumuni u dërgua në spital pas sulmit, ku u konstatua se nuk kishte lëndime të rënda dhe më pas u kthye në burg, duke ndryshuar qelitë.

Burimet nga burgjet e Nafplios flasin për përplasje të zakonshme mes të burgosurve dhe jo për respektimin e "ligjit të pashkruar" të burgjeve.

Shqiptari mbi 90% invalid, me kemben e thyer dhe operacion ne koke mbahet ende ne nje burg ne Greqi. Asnje nga autoritet...
06/09/2021

Shqiptari mbi 90% invalid, me kemben e thyer dhe operacion ne koke mbahet ende ne nje burg ne Greqi. Asnje nga autoritetet shqiptare nuk la marre mundimin per te pare nga afer kete shqiptar invalid.

02/09/2021

Turp dhe neveri, kane deshire per te kalbur shqiptaret ne burg, duke shkelur cdo lloj ligji qe ekziston ne kete vend te BE-se. Nje shqiptar nga Dibra ka kryer denimin dhe ka 9 muaj qe mbahet akoma per deshire te gjykates. Afrim Rexha nga Dibra po mbahet ende pa i thene p***e mbahet. Dy avokatet e tij thone se mbahet per opinion pse eshte shqiptar. Po ky shteri yne kur do behet i tille te mbroje keta shqiptare.

Shqiperia ka ngritur 24 burgje, ndersa Greqia 34 te tille. Shqiperia ka 5.500 te burgosur ne 24 burgje, ndersa Greqia 10...
01/09/2021

Shqiperia ka ngritur 24 burgje, ndersa Greqia 34 te tille. Shqiperia ka 5.500 te burgosur ne 24 burgje, ndersa Greqia 10.500 te denuar ne 34 burgje. Ne Athineka mbi 500 teatro ne Tirane asnje.

01/09/2021

Ka dy vite qe familjaret e te burgosurve shqiptare ne Greqi nuk takojne dot djemte apo prinderit e tyre.

01/09/2021

Nje muaj te mbare

Shefi i policisë shan me ‘rob shpie’ dhe i thyen dhëmbët të burgosurit/ Klodiana Lala nxjerr denoncimin e fortëGazetarja...
15/08/2021

Shefi i policisë shan me ‘rob shpie’ dhe i thyen dhëmbët të burgosurit/ Klodiana Lala nxjerr denoncimin e fortë

Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar një denoncim të fortë për atë që ndodh në burgjet e vendit.

Një i dënuar ka nisur një mesazh në adrësë të gazetares, ku akuzon shefin e policisë se burgut Drenovë Krenar Kasa, se ka ushtruar dhunë, deri në turturë me thyerje dhëmbësh ndaj të burgosurve.

Madje sipas denoncuesit, Kasa përdor dhe fjalor jo etik, duke i fyer me rob shpi dhe futur padrejtësisht në izolim.

Lala bën thirrje se SHKBB të nisë menjëherë hetimet.

“Nje denoncim nga nje i denuar…

SHKBB te nise menjehere hetimet. Ajo qe po ndodh ne burgje eshte e tmerrshme. Korrupsion, dhune dhe abuzime

Me poshte denoncimi…pa emer se ndryshe e peson dhe i denuari qe me ka shkruar

“Dua te denoncoj ke ju dhe dua ta bej publike ne media kete rast ushtrim dhune si me poshte! Me dt.9.8.2021 ora 12.30 minuta diten e hene ne IEVP burgu drenove soktori 3 Godina A eshte ushtruar dhune fizike ndaj te paraburgosurit Martin Kosturi 20 vjec nga korca duke i thyer dhembet dhune e ushtruar nga shefi i policise se burgut drenove korce Krenar Kasa,ka perdorur dhune fizike dhe ndaj te paraburgosurve shtetasve ilirjanFama dhe Edjon Mullahymeri duke ju shkaktuar emotoma entje ne fytyre fraktura ne trup,torture ushtruar nga shefi i policise burgu drenove Krenar Kasa ne prezence te komisionit policor ne prezence te juristit dhe edukatorit te istitucionit te burgut, duke perdorur nje fjalor jo etik duke i share te paraburgosurit nga familja nga nena dhe me rob shpie dhe padrejtesisht i ka futur te paraburgosurit ne izolim.

Denoncoj ke ju ushtrimin e dhunes fizike ndaj te paraburgosurve,fjalorin jo etik, kerkojme hetimin e kesaj ngjarje te turpshme hetimin e shefi i policise Krenar Kasa IEVP burgu Drenove Korce. Faleminderit Klodi.”/CNA.al

Address

Pláka

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Rrjeti i Solidaritetit te Burgosurve Shqiptare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share