Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar Embassy of Albania in London

https://linktr.ee/albembassylondon

SKY NEWS: ANKESË ZYRTARE PRANË RREGULLATORIT TE MEDIAS, OFCOMNë vijim të reportazhit të njëanshëm dhe të papërgjegjshëm ...
11/09/2026

SKY NEWS:
ANKESË ZYRTARE PRANË RREGULLATORIT TE MEDIAS, OFCOM

Në vijim të reportazhit të njëanshëm dhe të papërgjegjshëm të Sky News, 6-7 gusht, mbi shqiptarët dhe komunikimit të zhvilluar me drejtuesit e këtij kanali, sot Ambasada e Shqipërisë në Londër depozitoi një ankesë zyrtare pranë Ofcom, autoritetit rregullator britanik të medias.

Ankesa ngre shqetësime serioze për pasaktësi, mungesë konteksti dhe përgjithësime të pajustifikuara, të cilat e lidhin identitetin shqiptar me kriminalitetin dhe, në vend që të informojnë me përgjegjësi, prezantojnë dhe përforcojnë stereotipe etnike ndaj shqiptarëve.

Liria e medias është themelore. Po aq themelor është detyrimi që ajo të jetë e saktë dhe të mos ushqejë paragjykime ndaj një komuniteti të tërë për veprimet e disa individëve.

———

Me falënderim të veçantë për z. Diar Bala, punonjës i përkohshëm i Ambasadës, i cili u kujdes me përkushtim për ndjekjen dhe dokumentimin e kësaj çështjeje.

Bashkëlidhur gjenden materiali i dorëzuar pranë Ofcom dhe korrespondenca e zhvilluar me Sky News, të renditura nga më e fundit tek më e hershmja.

10/09/2026

Shërbimin konsullor e vlerësojnë më mirë qytetarët që e marrin atë.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi sot vendosjen e një kodi QR në çdo pikë shërbimi konsullor: në Ministri, në përfaqësitë diplomatike dhe në konsullatat tona.

Pas marrjes së shërbimit, qytetarët mund të skanojnë kodin, të vlerësojnë përvojën e tyre dhe të ndajnë vërejtjet apo sugjerimet përmes një formulari të shkurtër online.

Na tregoni çfarë funksionon, çfarë jo dhe si mund t’i përmirësojmë më tej shërbimet konsullore.

PËRDITËSIM mbi bustin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në LondërNë vijim të angazhimit të Ambasadës për s...
10/09/2026

PËRDITËSIM mbi bustin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Londër

Në vijim të angazhimit të Ambasadës për sqarimin e situatës lidhur me bustin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Londër, ju informojmë se kemi marrë një përgjigje zyrtare nga kompania që po zbaton projektin Queensway Parade.

Sipas kompanisë, busti është larguar përkohësisht nga Lady Samuel’s Gardens për shkak të punimeve ndërtimore që po zhvillohen në zonë. Monumenti është mbrojtur në mënyrë profesionale dhe është vendosur në një ambient të sigurt, ku do të qëndrojë gjatë kohëzgjatjes së punimeve.

Kompania ka bërë me dije se zhvendosja e përkohshme është miratuar nga Westminster City Council, në kuadër të lejes së planifikimit me referencë 26/03291/FULL, e cila parashikon ruajtjen dhe rivendosjen e bustit pas përfundimit të projektit.

Punimet pritet të vijojnë deri në vitin 2028, ndërsa rihapja e Lady Samuel’s Gardens dhe rikthimi i bustit në vendin e tij parashikohen rreth verës së vitit 2028. Kompania ka konfirmuar se bëhet fjalë vetëm për një zhvendosje të përkohshme dhe se rivendosja e monumentit është kusht i lejes së miratuar.

Ambasada i ka drejtuar gjithashtu një kërkesë zyrtare Westminster City Council për informacion më të hollësishëm mbi procedurat e ndjekura, kushtet e ruajtjes së bustit, masat e marra për mbrojtjen e tij, si dhe planet për rivendosjen e monumentit dhe sistemimin e hapësirës pas përfundimit të punimeve.

Ambasada do të vazhdojë ta ndjekë nga afër këtë çështje dhe të bashkëpunojë me kompaninë zbatuese të projektit dhe autoritetet vendore, me qëllim garantimin e ruajtjes dhe rikthimit të bustit në vendin e tij pas përfundimit të punimeve.

Per cdo informacion tjeter apo sugjerim, ju lutemi te na shkruani ne adresen:
[email protected]

NJOFTIM PËR KOMUNITETIN SHQIPTAR – LËVIZJA E MEMORIALIT TË GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT NË LONDËRFalë njoftimit dhe shq...
09/09/2026

NJOFTIM PËR KOMUNITETIN SHQIPTAR – LËVIZJA E MEMORIALIT TË GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT NË LONDËR

Falë njoftimit dhe shqetësimit të ngritur nga znj. Remzije Duli, përfaqësuese e KAYAV (Kosovar Albanian Youth Against Violence), lidhur me memorialin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Porchester Gardens, Ambasada dërgoi menjëherë dy diplomatë për të parë situatën në vend.

Nga verifikimi u konstatua se busti i Skënderbeut është hequr nga vendndodhja e tij, në kuadër të punimeve për rizhvillimin e zonës. Përfaqësuesit e kompanisë ndërtuese informuan se monumenti është vendosur në një mjedis të sigurt, me qëllim mbrojtjen e tij nga dëmtimet e mundshme gjatë punimeve.

Ambasada do të ndjekë menjëherë çështjen me kompaninë që po kryen punimet, për t’u siguruar se busti ruhet në gjendje të mirë dhe të sigurt, si dhe me autoritetet e Westminster City Council, për të sqaruar planet për rikthimin e tij.

Qëndrimi ynë është i qartë: do të kërkojmë që busti i Skënderbeut të rikthehet në vendndodhjen e tij aktuale pas përfundimit të punimeve. Nëse kjo, për arsye objektive, rezulton e pamundur, do të kërkojmë që ai të vendoset në një vend të përshtatshëm në afërsi, duke ruajtur praninë dhe rëndësinë e tij për komunitetin shqiptar dhe për zonën.

Falënderojmë znj. Duli për njoftimin, si dhe të gjithë anëtarët e komunitetit që tregojnë kujdes për ruajtjen e trashëgimisë dhe simboleve tona.

Për çdo informacion të ri apo sugjerim lidhur me këtë çështje, ju lutemi të na shkruani në [email protected].

Ambasada do t'ju njoftojë sapo të kemi informacione të reja.
--------

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar

Ndërtesa e re e Kosovo Embassy LondonVizitë vëllazërore tek shtëpia tjetër e shqiptarëve!
09/09/2026

Ndërtesa e re e Kosovo Embassy London
Vizitë vëllazërore tek shtëpia tjetër e shqiptarëve!

08/09/2026
📢 Njoftim: 7 SHTATOR, Konsullata MbyllurMe rastin e Ditës së Shenjtërimit të Shën Nënë Terezës, më 5 shtator dhe në zbat...
04/09/2026

📢 Njoftim: 7 SHTATOR, Konsullata Mbyllur

Me rastin e Ditës së Shenjtërimit të Shën Nënë Terezës, më 5 shtator dhe në zbatim të legjislacionit shqiptar për transferimin e ditës së pushimit zyrtar, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Londër do të jetë e mbyllur ditën e hënë, 7 shtator.

Rikthehemi sërish në shërbimin tuaj ditën e martë, 8 shtator.

Në këtë ditë të veçantë, nderojmë me respekt figurën dhe trashëgiminë e Shën Nënë Terezës, simbol i humanizmit, paqes dhe solidaritetit. 🇦🇱

Aplikimet për Pasaporta deri në 22 gusht: gati për tërheqje.Në vazhdim të lajmërimit me e-mail, njoftohen të gjithë qyte...
03/09/2026

Aplikimet për Pasaporta deri në 22 gusht: gati për tërheqje.

Në vazhdim të lajmërimit me e-mail, njoftohen të gjithë qytetarët, të cilët kanë përfunduar procesin e aplikimit për pasaporta biometrike dhe karta identiteti — pra kanë dhënë shenjat e gishtave dhe foton — deri në datën më lart, se këto dokumente kanë mbërritur.

📌Orari i shpërndarjes në konsullatë është nga e hëna në të enjte 09:00 - 16:00; të premten mes orës 09:00 dhe 12:00. Qytetarët duhet të kenë me vete kuponin e aplikimit.

✅ Për qytetarët të cilët kane sjellur zarfin e parapaguar gjatë procesit të aplikimit në konsullatë, këto zarfe janë dorëzuar në zyrën e postës sot në drekë (të enjten).

⚠️RIKUJTESË! Të gjitha kartat ID që dërgohen me postë janë të pa aktivizuara elektronikisht dhe nuk mund të përdoren në shërbimet bankare në Shqipëri

Aplikimet për Pasaporta deri në 15 gusht: gati për tërheqje.Ne vazhdim te lajmërimit me e-mail, njoftohen të gjithë qyte...
28/08/2026

Aplikimet për Pasaporta deri në 15 gusht: gati për tërheqje.

Ne vazhdim te lajmërimit me e-mail, njoftohen të gjithë qytetarët të cilët kanë përfunduar procesin e aplikimit për pasaporta biometrike dhe karta identiteti — pra kanë dhënë shenjat e gishtave dhe foton — deri në datën më lart, se këto dokumente kanë mbërritur.

📌Orari i shpërndarjes në konsullatë është nga e hëna në të enjte 09:00 - 16:00; të premten mes orës 09:00 dhe 12:00. Qytetarët duhet të kenë me vete kuponin e aplikimit.

✅ Për qytetarët të cilët kane sjellur zarfin e parapaguar gjatë procesit të aplikimit në konsullatë, këto zarfe janë dorëzuar në zyrën e postës sot në drekë (të premten).

⚠️RIKUJTESË! Të gjitha kartat ID që dërgohen me postë janë të pa aktivizuara elektronikisht dhe nuk mund të përdoren në shërbimet bankare në Shqipëri

Aplikimet për Pasaporta deri në 8 gusht: gati për tërheqje.Ne vazhdim te lajmërimit me e-mail, njoftohen të gjithë qytet...
20/08/2026

Aplikimet për Pasaporta deri në 8 gusht: gati për tërheqje.

Ne vazhdim te lajmërimit me e-mail, njoftohen të gjithë qytetarët të cilet kanë perfunduar procesin e aplikimit për pasaporta biometrike dhe karta identiteti — pra kanë dhënë shenjat e gishtave dhe foton — deri në datën më lart, se këto dokumente kanë mbërritur.

📌Orari i shpërndarjes në konsullatë është nga e hëna në të enjte 09:00 - 16:00; te premten mes ores 09:00 dhe 12:00. Qytetarët duhet të kenë me vete kuponin e aplikimit.

✅ Për qytetarët të cilët kane sjellur zarfin e parapaguar gjatë procesit të aplikimit në konsullatë, këto zarfe janë dorëzuar në zyrën e postës sot në drekë (të enjten).

⚠️RIKUJTESË! Të gjitha kartat ID që dërgohen me postë janë të pa aktivizuara elektronikisht dhe nuk mund të përdoren në shërbimet bankare në Shqipëri

Address

33 St. George's Drive
London
SW1V4DG

Opening Hours

Monday 9am - 5pm
Tuesday 9am - 5pm
Wednesday 9am - 5pm
Thursday 9am - 5pm
Friday 9am - 5pm

Telephone

+442078288897

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organisation

Send a message to Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar:

Shortcuts

Share