01/03/2022
Qeveria e Kosovës themeloi Fondin e Sigurisë
Në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë, Kryeministri Kurti ka autorizuar Ministrinë e Financave për themelimin e “Fondit të Sigurisë”.
Ftohen qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.