Denonco, Publiko dhe Reago ndaj Krimeve të Komunizmit në Shqipëri.

Denonco, Publiko dhe Reago ndaj Krimeve të Komunizmit në Shqipëri. D.P..D..R.K.K. Denonco, Publiko dhe Reago ndaj Krimeve të Komunizmit në Shqipëri është një faqe me karakter historik .

Historia është menoria dhe identitet i i një populli dhe si e tillë duhet pasqyruar pa deformime.

5-TETORI, DITA NDËRKOMBËTARE E MËSUESIT !Mësuesit hapin dyert për një botë më të mirë !Pa mësues, arsimi nuk do të përmb...
06/10/2023

5-TETORI, DITA NDËRKOMBËTARE E MËSUESIT !

Mësuesit hapin dyert për një botë më të mirë !

Pa mësues, arsimi nuk do të përmbushte rolin që i është caktuar, sepse mësimdhënie nuk do të thotë vetëm t'i mësosh nxënësit një sërë faktesh dhe numrash.
Bëhet fjalë për frymëzimin, çlirimin e potencialit të fëmijës, ofrimin e këndvështrimeve të reja.
Mësimdhënia do të thotë të ndihmosh fëmijët të realizojnë ëndrrat e tyre për një botë më të mirë.

Drejtojini nxënësit dhe inkurajojini ata !

Gjatë gjithë fazave të ndryshme të shkollimit, nga kopshti deri në arsimin e lartë, nevojiten mësues të kualifikuar për t'i udhëhequr studentët dhe për t'i inkurajuar ata të kultivojnë vlera themelore si paqja, toleranca, barazia, respekti dhe mirëkuptimi.
Mësuesit e kualifikuar ndihmojnë fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit të bëhen qytetarë kritikë, të përgjegjshëm, të aftë për të vepruar në botën përreth tyre.
Ata gjithashtu zgjojnë ndjenjën e tyre të dialogut dhe ndjenjën e tyre të besimit në vetvete dhe te të tjerët.
Mësuesit janë shtyllat e arsimit. Mësimdhënia dyert për një botë më të mirë.

"Cilësia e botës së nesërme varet nga cilësia e arsimit."

Dita Botërore e Mësuesve festohet çdo vit më 5 tetor që nga viti 1994.
Ajo përkujton nënshkrimin e Rekomandimit të ILO/UNESCO-s në lidhje me Statusin e Personelit Mësimdhënës të vitit 1966.

Dita e Mësuesve mbahet çdo vit për të festuar mësuesit në mbarë botën.
Ajo përkujton nënshkrimin e Rekomandimit të ILO/UNESCO-s në lidhje me Statusin e Personelit Mësimdhënës të vitit 1966, i cili përcakton kriteret e referencës në lidhje me të drejtat dhe përgjegjësitë e mësuesve, si dhe standardet që vendosin trajnimin e tyre fillestar dhe të vazhdueshëm, rekrutimin, punësimin dhe mësimdhënien e tyre. dhe kushtet e mësimit.
Rekomandimi në lidhje me gjendjen e personelit mësimor në arsimin e lartë, i miratuar në vitin 1997, plotëson Rekomandimin e vitit 1966 për përfshirjen e stafit kërkimor dhe mësimdhënës në arsimin e lartë.

Dita e Mësuesit festohet që nga viti 1994.
Kjo ditë është një mundësi për të festuar mënyrën se si mësuesit po transformojnë arsimin, por edhe për të reflektuar mbi mbështetjen që u nevojitet për të përhapur plotësisht talentin dhe profesionin e tyre dhe për të rishqyrtuar perspektivën e ardhshme të profesionit në nivel global.

Dita Botërore e Mësuesve organizohet bashkërisht nga UNICEF, Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe Education International.

Të jesh mësues do të thotë të kesh mundësinë unike për të transformuar në mënyrë të qëndrueshme jetën e të tjerëve duke ndihmuar në formimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe duke promovuar zhvillimin e të gjithëve.

Nëse e doni të ardhmen dhe shoqëroinë, kthejini sytë nga mësuesit, duajini, resptojini dhe jepjuni atyre vendin e duhur në shoqëri, kthejuni atyre dinjitetin e munguar.

Një gomar  mund të pretendojë të jetë një kalë, por herët a vonë ai do ta tregojë veten që është gomar.E huazuar !
02/10/2023

Një gomar mund të pretendojë të jetë një kalë, por herët a vonë ai do ta tregojë veten që është gomar.

E huazuar !

17/07/2023

Dita e fundit e dy poetëve të dënuarve me vdekje - 17 korrik 1977

kujto.al
Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit
..policët më ushqyen me forcë pasi kisha ditë që nuk e prekja ushqimin. Më pas e mora vesh pse-në. Menjëherë më zuri një gjumë i thellë e, i rëndë. Të nesërmen, siç bëja çdo ditë në mëngjes, të parën gjë, hodha si gjithmonë sytë nga birucat e tyre; ashtu i rënduar siç isha, patjetër nga droga në ushqimin e djeshëm. Me dëshpërim vura re se polici, që i ruante vazhdimisht, mungonte. Këpucët që i linin jashtë, mungonin. Dita e 35 e mundit dhe vuajtjeve, në pritje të zbatimit të vendimit, kishte marrë fund ashtu si jeta e tyre. Zhurma e zinxhirëve, prej 35 ditësh, që tringëllonte nëpër korridorin e errët nuk dëgjohej më, as kollitja e tyre tek dera e banjës, saherë hynin e dilnin. I kishin marrë përgjithmonë, tinëz meje. M’u nxi zemra dhe më ra të fikët. Tani, për ne, mbetej ta varrosnim dhimbjen në zemër, përgjithnjë...

Nga Bedri Blloshmi

Të dielën e 17 korrikut familja erdhi për takim por unë s’doja të dilja. E çfarë t’u thoja? 35 ditët pas vendimit i kisha kaluar në një dëshpërim që s’thuhet. S`më ndihmonte asnjë shpresë. Thonë se njeriut i dhimbset mbi të gjitha koka e vet, por kjo, në atë rast, për mua s’vlente. Kisha një dhimbshuri kaq të madhe për Vilin, pasi qysh në vegjëli e kisha pasur idhull. Dhe marazi më i madh, po e përsëris, ishte që do t`i pritej në mes pasioni për të shkruar e për të lexuar, të cilit i sakrifikonte edhe gjumin. Nga ana tjetër, sapo kishte krijuar familje, madje një muaj pas arrestimit ishte bërë me vajzë. Çfarë t`i dëshiroja po të shpëtonte, veç burgut 25 vjeçar që më priste mua, nën shkopinjt e gomës e duke shtyrë vagona në galeri? Isha tërësisht i asgjësuar nga kjo mynxyrë që na kishte rënë kaq papritur. Dhe çudi, ndjeja mall për jetën e mjeruar që posa kishim lënë pas. Për ato biseda mes tij e xhaxhait, për fjalën e tyre të pjekur, së cilës i bashkohesha duke iu gëzuar që ishim bashkë në mbrëmje. Ah, si mundën e ma morën këtë vëlla? Si ia punuan Gencit të gjorë atje në zyrë? Me çfarë e droguan apo mashtruan, të pabesët? A me të dyja bashkë? Përplasja kokën ndër duar, dhe vetëm shokët e hallit të përbashkët që kisha pranë, me fjalë të ngrohta, më jepnin një arsye për t`i rezistuar vuajtjes së madhe.

Gjyqi ishte me dyer të mbylluara. Familjarëve tanë u ishte mohuar prania. Dera për ta ishte e mbyllur. Në sallë ishin të pranishëm vetëm sigurimsat dhe antarë partie. Të gjithë me ftesa në dorë. Mendoja se, edhe takimi do të ishte një poshtërim tjetër për mua, me ata që do vëzhgonin dhe mund të ndërhynin, prandaj refuzova të dilja në takim. Por, shokët e dhomës me detyruan që t’i takoja; diçka t’iu shpjegoja ose të paktën t’i shikoja edhe një herë. Në dhomë ishin tre burra, të cilët kishin qenë edhe më përpara brenda me babain dhe xhaxhain tim, e tani po riburgoseshin si të ridënuar. Më thonin që familja ka nevojë për kurajo, prandaj dil takoi, mos i lër në dëshpërim. Kështu dola, në dhomën e ndriçuar dobët dhe u pamë, por me hekurat që na ndanin. Pashë fytyrën e mamasë dhe të motrës, dhe mbrapa tyre ishte kryetari i degës Merdar Hasa, shefi i hetuesisë Selim Caka, hetuesit Lulo Ymeri dhe Nevruz Hamiti si dhe disa civilë-rrozga të tjerë. Nga ana ime, prapa krahëve, kisha nja tre a katër policë. Mamaja dhe motra vetëm qanin. Në hapësirën mes hekurave, më merrnin duart, m’i fërkonin, m’i afronin në faqe e, i puthnin. Më në fund, mamaja e mbytur në lot, foli: “Ç’është kjo hata që na gjeti o bir? Erdhëm në gjyq dhe na përzunë. Mbas ca ditësh dëgjuam në fshat, se ish*t dënuar të tre me vdekje, pushkatim. U kërkova këtyre të takoj përpara Vilsonin, që t’i jepja sihariqin që është bërë me vajzë”. Më pushtonte kokën mbas vetes por ç`e do, fytyra ime haste në hekura e jo në gjoksin e mamasë time. Aty ja ktheva: “Mos u mërzisni dhe ti mos shpreso se do ta takosh Vilsonin, sepse ai është mbas kurrizit tim, i lidhur kokë e këmbë, dhe këta, sa të ikni ju, shumë shpejt do ta shuajnë”. Gjatë takimit, isha më shumë i egërsuar se sa i dhembshur, prej prezencës së atyre mbrapa, duke vazhduar pa mëshirë: “Dhe ti mjaft lotove para këtyre, se këta atë duan, të të shohin duke qarë e të kënaqen se ja arritën qëllimit. Ikni shikoni hallet tuaja, mbani veten e qëndroni të fortë, tani do të jetoni me fatin tonë!”. Mamaja psherëtiu mes lotëve dhe më tha: “Mos fol ashtu Bedri. Ai s’ka bërë asgjë të keqe, vetëm libra e libra lexonte, ah, mos kanë faj ato librat e shkretë? Se asgjë të keqe s`ka bërë...” I thashë për të fundit herë: “Mama, mbase prandaj është këtu ku është, se s’ka bërë asgjë”. Në çast kryetari i degës ndërpreu takimin, dhe unë iu ktheva kurrizin menjëherë…

Në mbrëmje, në dhomën ku isha unë, kur po dilnim për në banjo, erdhi Selim Caka (shefi i hetuesisë). Të gjithë lëvizën vendit, kurse unë vazhdova të rrija ulur siç isha, pa luajtur asnjë gisht. Ai m’u drejtua: “Ti kulak, çke që s’ngrihesh në këmbë?” Unë vazhdoja të qëndroja ulur. Ai ulëriti dhe, unë, përsëri ashtu ulur, i kthehem: “Në këmbë çohem kur të kem frikë … ose respekt. Për ty, as njërën as tjetrin nuk e kam.”

“Mirë, - më tha, - erdhi përgjigja nga Gjykata e Lartë, ti e ke dënimin aq sa ta dhamë ne, 25 vjet njëher për njëherë. Në atë moment, e vetmja gjë që nuk më interesonte ishte vetja ime, ndaj e pyeta për vendimin e Gencit dhe Vilsonit.

“Jo, - më tha, - për ata, asnjë ndryshim.” Më pas, mori një të dënuar dhe ia çoi Gencit në birucë. Mesa kuptova ia çuan për t`i treguar bisedën time me shefin e hetuesisë. U dëgjua një zhurmë dhe, disa çaste më vonë, dëgjova policin që i tha në telefon dikujt: “Thërrisni urgjentisht mjekun”, si duket Gencit i kish’ rënë të fikët nga lënia në fuqi e vendimit me vdekje. Ndërkohë në dhomë, policët më ushqyen me forcë pasi kisha ditë që nuk e prekja ushqimin. Më pas e mora vesh pse-në. Menjëherë më zuri një gjumë i thellë e, i rëndë. Të nesërmen, siç bëja çdo ditë në mëngjes, të parën gjë, hodha si gjithmonë sytë nga birucat e tyre; ashtu i rënduar siç isha, patjetër nga droga në ushqimin e djeshëm. Me dëshpërim vura re se polici, që i ruante vazhdimisht, mungonte. Këpucët që i linin jashtë, mungonin. Dita e 35 e mundit dhe vuajtjeve, në pritje të zbatimit të vendimit, kishte marrë fund ashtu si jeta e tyre. Zhurma e zinxhirëve, prej 35 ditësh, që tringëllonte nëpër korridorin e errët nuk dëgjohej më, as kollitja e tyre tek dera e banjës, saherë hynin e dilnin. I kishin marrë përgjithmonë, tinëz meje. M’u nxi zemra dhe më ra të fikët. Tani, për ne, mbetej ta varrosnim dhimbjen në zemër, përgjithnjë.

Shënim marrë.nga; kujto.al - Arkiva Online e Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit në Shqipëri

Me marsin vinin arrestimet… dënimet e inxhinierit të naftës, Nuredin SkrapariMarsi i viti 1975 nuk pati shira, por arres...
15/03/2023

Me marsin vinin arrestimet… dënimet e inxhinierit të naftës, Nuredin Skrapari

Marsi i viti 1975 nuk pati shira, por arrestime për inxhinierët e naftës. Nisën më 18 mars me Nuredin Skraparin, i cili ishte tashmë në burg, sepse që një vit më parë, marsi, për të, nuk sillte pranverën, por arrestimin. Kjo është historia e inxhinierit të naftës, që u dënua tri herë dhe gjatë 16 viteve burg, përjetoi të gjitha vuajtjet, torturat dhe provokimet e sistemit komunist

Kishte nisur të punonte në sektorin e naftës që në moshën 18 vjeç kur përfundoi shkollën e mesme teknike përkatëse dhe pas diplomimit në fakultetin e Gjeologji-Minierave, ishte një nga studiuesit e Institutit të Kërkimeve të Naftës dhe Gazit në Kuçovë dhe më pas në Fier. I ishin bërë 7 vite që punonte me përkushtim në këtë sektor fitimprurës të ekonomisë shqiptare, kur më 15 mars 1974 i vunë prangat publikisht. “Jeta ime u përmbys plotësisht”, ka shkruar më vonë për atë çast, Nuredin Skrapari, i cili ishte ende një djalë i ri, i pamartuar, që mendonte se e kishte jetën dhe karrierën përpara. E akuzuan për agjitacion dhe propagandë dhe më 11 maj të atij viti, Gjykata e Beratit i dha dënimin maksimal për këtë akuzë, 10 vite burg.

E heqin nga puset e naftës dhe e hedhin në puset e vuajtjes.

Inxhinieri dërgohet menjëherë në repartin 303 të Spaçit, ku puna e rëndë e minierës priste fuqinë e djemve të rinj si ai. Mund të kishte vetëm një arsye për ta shkëputur që aty Nuredinin, që megjithëse i përkiste një familje të mesme fshatare, në gjyq u cilësua si kulak, “me origjinë të keqe politike” dhe si të gjithë ata me të cilët u dënua, si njeri që donte “përmbysjen e pushtetit popullor dhe vendosjen e një sistemi tjetër, ashtu si në vendet borgjeze revizioniste”. Ishte ridënimi i tij.

Kur e kishte ende të freskët përvojën e arrestimit të parë, një vit pas asaj dite, më 18 mars 1975, ai arrestohet ndërsa ishte duke vuajtur dënimin në Spaç. E marrin që aty dhe e çojnë në hetuesinë e Tiranës, ku do të merrej në pyetje bashkë me kolegët: Koço Plaku, Milto Gjikopulli, Filip Nashi, Beqir Alija, Protoko Murati, Dhimitër Stefa dhe Jani Konomi. Ishte i pari që u arrestua nga ky grup që do të njihej si grupi i naftës. Pesë të tjerë do të arrestoheshin në të njëjtën kohë disa ditë më vonë, në 25 mars dhe Dhimitër Stefa dhe Jani Konomi, pas një muaji, në 18 prill

këmbët dhe tundën tokën. Dhe një pjesë hyri brenda dhe një pjesë qëndruan në vend. Ndër ta ishte Sokol Sokoli, Nue Toma, Lush Bushgjoka, etj., etj. Ne që hymë brenda ndoqëm nga dritarja ngjarjen. Ata u dorëzuan, kampi ishte i rrethuar dhe nuk kishin nga shkonin. Policët u sollën shumë egër me ta…Gjyqi i tyre u bë për një kohë shumë të shkurtër dhe morëm vesh më vonë që u pushkatuan. Dy ditë më vonë na mblodhën të gjithëve dhe erdhën me një listë dhe filloi druri. Nisën të më godisnin me bisht lopate, por kisha një peliçe të mirë dhe më mbrojti. Por dikush tha që të më godasin me bisht kazme, më gotitën dhe ndjeva dhimbje, më thyen brinjën. Filluan me grushta, me shkelma, nuk e di sa zgjati, por unë përfundova në kolaps pa tension. Unë isha më rëndë nga të gjithë dhe kërkuan që të shkoja në spital. Kështu u mbyll kjo revoltë me gjak dhe me hekur. Revolta e dytë e të burgosurve politikë”, ka thënë Nuredin Skrapari.

Pas revoltës, ai do të transferohej ca kohë në Zejmen e më pas në burgun e Burrelit, ku mbaheshin armiqtë politikë, që nuk dilnin në punë, por torturoheshin nga izolimi, uria dhe keqtrajtimi i gardianëve. Vuajti për 6 vjet dënimin në Burrel nga u transferua për pak kohë në Kosovë të Belsh*t, ku edhe u lirua, ndërkohë që kishte ardhur gushti i viti 1990, pas 16 vitesh, 5 muaj e 9 ditësh burg.

Sigurisht do t’i kish dhënë vendit më tepër si inxhinier nafte sesa i dha si minator në kampet e punës së detyruar, por diktatura kënaqej më shumë me dënimin e armiqve të saj sesa me zhvillimin e ekonomisë dhe “armikun” Nuredin Skrapari, arriti ta izolonte gjatë viteve të tij më të mira, deri në fund të viteve të saj. a.çano/kujto.al

Shënim: Materjali është marrë nga kujto.al
Arkiva Online e Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit në Shqipëri.

“Grupi armiqësor i gjimnazit Ali Demi“Lavdosh Beqo: Ju rrëfej torturat çnjerëzore të një 17-vjeçari në hetuesinë komunis...
13/03/2023

“Grupi armiqësor i gjimnazit Ali Demi“

Lavdosh Beqo: Ju rrëfej torturat çnjerëzore të një 17-vjeçari në hetuesinë komuniste

Alajdin Alemi, Lavdosh Beqo, Besnik Kripa, Luan Lloba, ishin katër të rinj të gjimnazit "Ali Demi" në vitet '50 në Vlorë. Ishin vetëm 17 vjeç kur u arrestuan nga regjimi me akuzën:
"Veprimtari kundër pushtetit popullor" dhe u shpallën "armiq të popullit". Katër të rinjtë kishin krijuar një grup që quhej “Grupi i gjimazit Ali Demi“ dhe kishin qëllim shpërndarjen e trakteve kundër regjimit. Sistemi komunist kishte nisur prej pesë vitesh pushkatimin dhe burgosjen e të gjithë atyre që shiheshin si kundërshtarë të regjimit. Kështu, të rinjve gjimnazistë shpejt do të zbuloheshin e më pas të arrestoheshin për të kaluar gjithë jetën burgjeve e internimeve të diktaturës komuniste.

"Quhem Lavdosh Beqo. Kam lindur në vitin 1931, në Kaninë të Vlorës. Më vonë, jemi zhvendosur si familje në qytet. Kam kryer shkollën shtatëvjeçare dhe kam kryer dy vjet të shkollës së mesme, në një gjimnaz që kishte marrë emrin e një heroi komunist, Ali Demit. Bile edhe grupi ynë, kështu u quajt gjatë kohës që na arrestuan dhe dënuan: “Grupi i gjimnazit Ali Demi“. Bëhet fjalë për vitin 1950. Unë jam arrestuar i fundit nga grupi im, pikërisht më 7 maj 1950. Në këtë grup, bënin pjesë katër vetë: Alajdin Alemi, Besnik Kripa, Luan Lloba dhe unë. Grupin e krijuam një vit përpara se të arrestoheshim, aty nga viti 1949, në rrjedhën e atyre ngjarjeve që ndodhën në Shqipëri atë vit, siç ishin provokacionet greke, apo hedhjet e “bandave të diversantëve“. Kështu ne krijuam një aktivitet tonin, duke shpërndarë trakte. Dhe nga data 4 ose 5 maj, u zbuluam, u arrestuam, e më pas u dënuam.
Kur u arrestua, Lavdosh Beqo ishte vetëm 17 vjeç dhe as që e dinte kalvarin që kishte përpara. Do të kalonte tortura të tmerrshme, të pabesueshme. Kur Lavdoshi u arrestua, babai i tij Sihat Beqo, ishte në burg sepse ishte shpallur "kulak, armik i popullit dhe i partisë“.

"Unë atëherë nuk i kisha mbushur akoma të shtatëmbëdhjetat. Unë kam dokumente që, që në vitin 1951, për herë të parë, babai im u shpall “kulak“. Që të shpalleshe “kulak“, ishte fatkeqësia më e madhe në atë periudhë. Pra, vij nga një familje fshatare e pasur dhe, si kudo, ai që erdhi si sekretar partie në fshat, ishte një nga kundërshtarët kryesorë të familjes sonë. Dhe filloi një persekutim i jashtëzakonshëm. Babanë e futën në burg aty nga viti ´48, për shkak se donin t’i merrnin florinjtë dhe një pjesë të florinjve ia morën. Madje nuk bënë as procesverbal e asgjë prej gjëje.

Unë isha i vogël, por më kujtohet mirë, se pasi kishin arrestuar babanë, na erdhën për kontroll në shtëpi. Dhe nëna kishte një karficë prej floriri, nga ato që mbanin gratë në gjoks. Edhe atë ia shkulën dhe ia morën. Dhe me sa mora vesh më vonë, fëmijët e atij që erdhi dhe bëri kontrollin dhe mori florinjtë, në fund janë zënë me njëri- tjetrin se kush e kush të merrte florinjtë që kishte grabitur i ati, pasi ai vetë vdiq.

TORTURA

"Na arrestuan, na dënuan dhe na çuan në burgun e vjetër të Vlorës. Aty nuk ndejtëm shumë kohë sepse erdhi behari tjetër dhe, gjatë beharit, ata e kishin zakon që i mblidhnin të burgosurit nga të gjithë burgjet dhe i çonin në kampe pune. Unë prandaj edhe nuk shkruaj për këto lloj përvojash, sepse brezat e rinj mund të mendojnë keq e mund të thonë: “Po ky mashtrues, çfarë përrallash thotë!“ Janë të pabesueshme torturat që kemi hequr.

je djalë i ri. Unë të këshilloj: kryeje procesin me atë që e ke filluar, sepse unë atij nuk kam se çfarë t’i bëj…”

Pra, atij, kapterit, nuk kishte se çfarë t’i bënte kryetari i degës, sepse kapteri ishte personi i Mehmet Shehut! Mua nuk më harrohet kjo.

Më kthyen në birucë. Për fat të mirë, vazhdoja të kisha atë oficerin brenda, që m’i zgjidhte pantallonat për të shkuar në banjë, pasi duart ashtu si ishin bërë, nuk mund t’i përdorja.

Pastaj po ndërtoheshin birucat e reja dhe ne na çuan atje. Por, sa iknin punëtorët, kapterët derdhnin ato fuçitë e mëdha me ujë, që të mbushej biruca. Atëherë, dyshekët që na i sillte familja, bëheshin qull. I nxirrnin përjashta e na kalbeshin.

Rasti im ka qenë dhe është akoma i veçantë: që nga rinia ime, unë fle jashtëzakonisht shumë. Kur më merrnin në pyetje natën, më mbanin në këmbë, të lidhur dhe hetuesi pyeste, e unë s’përgjigjesha, se më merrte gjumi e bija top në shesh, në çimento. Edhe në hetuesinë e dytë, kështu më ka ndodhur, ndërkohë që hetuesi lexonte libra. Më merrnin natën, sepse hetuesit i paguanin orë jashtë orarit kur punonin natën. Pra, qëndrova 6 muaj në hetuesi.

Unë u dënova me 18 vjet burg, nga një gjykatë ushtarake që vinte nga Gjirokastra. Më kujtohet vetëm emri i gjyqtarit; quhej Mustafa Beqo. Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura, me vetëm dy seanca. Ndërsa tre shokët e mi i dënuan me nga 15 vjet burg”, rrëfen Lavdosh Beqo.

Intervista eshte marre nga libri "Zerat e Kujteses", botim i ISKK realizuar nga Luljeta Lleshanaku, Agron Tufa.

Shënim: Materjali është marrë nga kujto.al
Arkiva Online e Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit në Shqipëri.

VISAR ZHITI: BIRI IM… AJO M’I PUTHI LOTËT, QË NUK I FSHEHA DOT…Nga Visar ZhitiBir, i vogli im, i bukuri, degë e gjelbër ...
10/02/2023

VISAR ZHITI: BIRI IM… AJO M’I PUTHI LOTËT, QË NUK I FSHEHA DOT…

Nga Visar Zhiti

Bir, i vogli im, i bukuri, degë e gjelbër krahu yt, që më futet në ëndrra, rritu sa më parë dhe qofsh fëmijë përherë…
E di ç’do të bëhem kur të rritem?…

Bëhu ç’të duash, biri im, por i dashur patjetër siç je, i bukur, i bukur siç je!
Ç’të të them, unë do mundohem të hap rrugën të gjesh vetveten, pa të të ngacmuar, por dhe ti mos ngacmo kënd.

Apo është e pamundur, duhen ditur të gjitha, por nuk duhen bërë të gjitha.
Bëj vetëm mirë, bir, kjo është e mundur. Pa shkelur mbi të tjerët dhe mos lër të të
shkelin. Edhe përsosmëria jote është e mundur, si gdhëndja, hiq të tepërtat dhe
jeta është e vetmja pasuri, shërben për ëndrrën dhe ëndrra për jetën, ndoshta
janë e njëjta gjë.

Po, kur të ecësh, bir, lër gjurmë që t’u ngjajnë atyre vizatimeve të zemrave që bën ti, ec dhe ec dhe shto zemrat… Dhe vizatoje ëndrrën tënde.
Bir, rritmë dhe mua, gëzimin tim sidomos, mendjen dhe shpirtin, se ti je dhe ati im njëkohësisht dhe unë lutem fshehurazi për ty, pa më parë, në shqipen e vjetër “At’jon…”, ashtu siç ke dhe emrin.
Deti, bir.
Më josh, është siç ka qenë, që kur u krijua bota, i natyrshëm, po ato dallgë, po ajo mërmërimë e përjetëshme, seç të thonë, dëgjoje, është një kumt ujrash i pambarim, ashtu qofsh dhe ti në shpirt, i madh, pafund.

Nja dy peshkatarë zbritën nga varka afër dhe sollën peshkun e porsazënë. E shisnin. U grumbulluan njerëz. Një peshk lëvrinte ende mbi rërë, ishte gjallë dhe ti, bir, i kërkove mamit që të ta blinte.

Shpejt lekët, ma, s’kishe durim, hape çantën. Dhe me ta marrë peshkun e gjallë,
me gojën të çarë e të përgjakur nga grepi, vrapove drejt dallgëve dhe e hodhe
në det. E pe tek ikte i lirë, pastaj u ktheve nga ne i qetësuar.
Unë pashë time shoqe në sy. Ajo më puthi lotët, që nuk i fsheha dot.
Fati i atij peshku… i ngjashëm me… mbase … e jo vetëm…

Shënim: Marrë nga ObserverKult

Bashkëpunëtorët “Lapsi” dhe “Aparati” në ndjekje të elementit “armik” në kinostudioKur Mit’hat Fagu dhe Vangjush Gambeta...
10/02/2023

Bashkëpunëtorët “Lapsi” dhe “Aparati” në ndjekje të elementit “armik” në kinostudio

Kur Mit’hat Fagu dhe Vangjush Gambeta përdorën kameran e fshehtë për të xhiruar dokumentarin me problematikat e kuadrove të partisë e pushtetit. Ndëshkimi që do të vinte më pas nga Sigurimi i Shtetit

Në dhjetor të vitit 1973, regjisori Mit’hat Fagu realizoi një film dokumentar “Racionalizatorët” që i kushtohej revolucionit tekniko-shkencor të socializmit. Dokumentari ishte ndërtuar në intervistimet dhe ballafaqimin e mendimeve midis specialistëve dhe kuadrove shtetërore. Skenarist i dokumentarit ishte gazetari Vangjush Gambeta. Pas përfundimit të xhirimeve dhe editimit, filmi dokumentar u konsiderua në kundërshtim me vijën e partisë pasi pretendohej se ishte goditur sistemi. Për shkak të këtij përfundimi të nxjerrë nga sigurimi i shtetit, Mit’hat Fagu u shkarkua nga puna në kinostudio dhe për shumë vite punoi si punëtor në fabrikën e tullave në Vorë.

Një dokument i Sigurimit të Shtetit i dhjetorit të vitit 1973, tregon detajet e survejimit të regjisorit përmes bashkëpunëtorit me pseudonimin “Lapsi”. Më poshtë materiali i plotë:

Kur Mit’hat Fagu dhe Vangjush Gambeta përdorën kameran e fshehtë për të xhiruar dokumentarin me problematikat e kuadrove të partisë e pushtetit. Ndëshkimi që do të vinte më pas nga Sigurimi i Shtetit

Në dhjetor të vitit 1973, regjisori Mit’hat Fagu realizoi një film dokumentar “Racionalizatorët” që i kushtohej revolucionit tekniko-shkencor të socializmit. Dokumentari ishte ndërtuar në intervistimet dhe ballafaqimin e mendimeve midis specialistëve dhe kuadrove shtetërore. Skenarist i dokumentarit ishte gazetari Vangjush Gambeta. Pas përfundimit të xhirimeve dhe editimit, filmi dokumentar u konsiderua në kundërshtim me vijën e partisë pasi pretendohej se ishte goditur sistemi. Për shkak të këtij përfundimi të nxjerrë nga sigurimi i shtetit, Mit’hat Fagu u shkarkua nga puna në kinostudio dhe për shumë vite punoi si punëtor në fabrikën e tullave në Vorë.

Një dokument i Sigurimit të Shtetit i dhjetorit të vitit 1973, tregon detajet e survejimit të regjisorit përmes bashkëpunëtorit me pseudonimin “Lapsi”. Më poshtë materiali i plotë:

Tiranë më 10/12/1973

Shënim operativ

Në kontaktet e marra me shokun ... rezident “lapsi”, konstatohet se në institucionin e kinostudios “Shqipëria e re”, është prodhuar një film mbi racionalizatorët nga regjizori Mit’hat Fagu i cili është mbështetur mbi skenarin e pregatitur nga gazetari Vangjush Gambeta. Filmi është i gabuar ideologjikisht dhe me trajtim në mënyrë jo të drejtë në lidhje me qëndrimin e kuadrove shtetërore. Në fillim del si pengesë kryesore në ecjen përpara të punës në drejtim të rracionalizimit, vetë sistemi ynë.

Në film sidomos është abuzuar me përdorimin e kameras së fshehtë, e cila është përdorur duke mashtruar personat që do të linçoheshin në mënyrë të atillë duke iu dhënë të kuptonin se po zhvillonin një bisedë jashtë problemeve zyrtare, por që në fakt në çfarëdo pozicioni apo poze që ata merreshin, Mit’hati në mënyrë të maskuar i filmonte. Edhe skenari i këtij filmi nuk është në pozita të drejta. Nga diskutimi i bërë në këshillin artistik është nxerrë si film i ndreqshëm por që në fakt nuk mund të ndreqet. Filmi është planifikuar me tre akte edhe nxjerrë jashtë çdo norme në mënyrë të tillë duke e bërë me metrazh të gjatë.

Nga sa më sipër lind nevoja që të verifikohet se në ç’rrugë ka punuar ky person për këtë film dhe kur është konstatuar si i tillë

Punëtori operativ Pirro Katro

Po në dhjetor të atij viti, do të angazhohej një tjetër bshkëpunëtor i sigurimit për të përforcuar punën për gjetjen e elementit “armik” jo vetëm në stafin dhe bashkëpunëtorët e regjisorit Fagu, por edhe me gjerë. Bashkëpunëtorit “APARATI”, iu la detyrë të survejonte çdo lidhje të regjisorit me kolegët si dhe çdo mendim që ishte dhënë për filmin e tij, pro apo kundër, me qëllimin për të zbuluar një “grup armiqësor” me të tjerë emra regjisorësh apo artistësh në kinostudio. Bashkangjitur dokumenti i Sigurimit të Shtetit në dosjen e kinostudios “Shqipëria e re”:

Raport i datës 29 dhjetor 1973

Detyra që do ti jepen Bashkëpunëtorit “APARATI” në drejtim të objektit të rëndësisë së veçantë kinostudio “Shqipëra e re”, lidhur me disa probleme që knë lindur atje

Bashkëpunëtori “APARATI” që mbahet në lidhje me punëtorin operativ Selim Skravani, punon në kinostudio. Duke qënë se kohët e fundit aty janë bërë disa gabime serioze që kanë dëmtuar punën në këtë sektor, bashkëpunëtori “APARATI”, në një takim të afërt do ti jepen këto dtyra:

Të mësojë se cilat janë ambinetet që kërkojnë të dëmtojnë punën në këtë sektor e që bashkëveprojnë në rrugë jo të drejtë në problemet që k kinostrudio. Tarafet dhe luft që bëjnë ndaj njërit-tjetrit. Si ëhstë uniteti në rrdhët e krijuesve dhe punonëjsve të kinostrudios

Cilat janë lidhjet dhe përkrahësit e regjizorit të filmit të prodhuar, Mit’hat Fagu dhe çmendime kanë ata mbas masës së marrë për Mit’hatin. Çfarë mendime ka nga elementë të ndryshëm për këtë film
Çfarë di bashkëpunëtori për xhirimine këtij filmi dhe mënyrat që janë përdorur. Kushe ka parë filmin gjatë xhirimieve në fund të xhirimeve dhe mendimet që kanë dhënë për këta persona. Cilët persona që kanë punuar me këtë regjizor kanë konstatuar se ëshjtë me gabime, se është abuzuar dhe mashtruar me incizimin dhe nuk e ka bërë problem ose e ka mbuluar.
Çfarë të meta janë vënë re në procedurën e këtij filmi ose të filmave të tjerë , a zbatohen rregullat
Të na japë ç’di edhe për ç’rregullimet të tjera që i nëmë përshtypje bashkëpunëtorit si mbi regjimine ruajtjes së filmit, puna në filmin e ardhur nga jashtë, ruatja e pasurisë etj..

Shënim: Materjali është marrë nga
Arkiva kujto.al online.

Drita Kosturi, e burgosur nga fashistët dhe komunistët 11 Janar, 2023   13:470724Drita Ali Kosturi u lind në vitin 1920 ...
14/01/2023

Drita Kosturi, e burgosur nga fashistët dhe
komunistët 11 Janar, 2023 13:470724

Drita Ali Kosturi u lind në vitin 1920 në Tiranë. Ish e fejuara e Qemal Stafës dhe pas lufte bashkëshorte e Myzafer Pipës. Në vitin 1938 mbaroi arsimin e mesëm në Tiranë. Në vitet 1939-1941 ndoqi studimet në Itali për mjekësi. U burgos dy herë nga regjimi fashist, por një dënim të gjatë e të pashembullt e pati nga regjimi komunist. Hyri në burg 26 dhe doli prej andej 39 vjeçe. Regjimi i mori rininë në mënyrën më të pabesueshme dhe kriminale. Dënimi i saj ishte hakmarrje tipike ndaj një gruaje të pambrojtur.

U arrestua më 13.9.1946, kohë kur banonte në Shkodër, në kuadër të fushatës së arrestimeve masive që lidheshin me kryengritjen e Postribës, të cilat bëheshin pavarësisht faktit nëse personi kishte apo jo lidhje. U pyet në hetuesi nga Nesti Kopali, një prej më gjakatarëve të Sigurimit këtë kohë në Shkodër. Akuzat e formuluara ishin shumë pa lidhje.

Në UNRRA kishte qenë dy herë për të çuar një ftesë balloje, por ajo e njihte Okli Hillin qysh kur ishte e vogël ngaqë babai ishte oficer madhor i xhandarmërisë. U akuzua në bazë të neneve 2, 3 (1, 2, 7, 8, 10), 4, 8 të ligjit nr.372, datë 12.12.1946, se ishte lidhur me misionet anglo-amerikane në Tiranë, se ishte bërë “agjente” e tyre, se ishte martuar me “tradhtarin Myzafer Pipa” duke krijuar “grupe terroriste” me atë për një “kryengritje kundër pushtetit”, se shkoi në Shkodër, Durrës, Tiranë, Kolonjë, Korçë, etj, për të përhapur “frymën e reaksionit dhe pakënaqësinë”, se nxiste në paraburgim të pandehurit të mohonin akuzat, etj.

Gjykata Ushtarake Shkodër, me vendimin nr.506, datë 23.12.1946, e deklaroi fajtore dhe e dënoi me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë. U ndryshua në me 20 vjet burgim me vendimin nr.101, datë 29.2.1948 të Gjykatës së Lartë Ushtarake.

U lirua më 18.9.1959 nga Punëtoria Qendrore e Artizanatit, pasi kish vuajtur 13 vjet dhe 5 ditë heqje lirie. U internua menjëherë në Shtyllas të Fierit. U kthye në Tiranë në vitin 1988, ku edhe vdiq në vitin 2002.

***

Intervistën e parë për shtypin shqiptar, Drita Kosturi ia jep gazetës “Rilindja Demokratike”, më 16.2.1991, gazetares Elsa Ballauri. Pjesa më interesante rreth persekutimit të saj, është kjo e mëposhtmja:

“Isha punonjëse e Kryqit të Kuq atëherë kur u arrestova. Ndodhi në gusht 1946. Natyrisht për mua ishte krejt e papritur dhe akuzat nga më të pabesueshmet: agjitacion e propagandë kundër popullit e pushtetit, bashkëpunëtore e anglezëve (në spitalin partizan punoja me një mjek anglez), etj. Them e të tjera sepse që në pyetjet e para në hetuesi, m’u tha se unë nuk duhej të pretendoja për asgjë më tepër se isha e dënuar dhe kaq. Pra duhej të pranoja logjikën e mbrapshtë të atij pushteti për të cilin kisha luftuar e sakrifikuar aq shumë.

Prej 1946-s kur u arrestova e deri në vitin 1948, unë jam mbajtur në hetuesinë e Shkodrës, ku pashë se si hoqën dhe u transformuan shumë njerëz të nderuar, intelektualë, pedagogë, priftërinj, hoxhallarë, historianë. Në qoftë se do duhet të flas për vuajtje e tortura burgu, i kalova pikërisht atje. Por tortura fizike kalon, durohet. Mjafton këmbëngulje, vullnet e optimizëm. Ajo që është më e paharruar nuk është dhimbja e mish*t, por e shpirtit. Vuajtja më e madhe ka qenë kur shihja si torturonin të tjerët, ai ata njerëz të pafajshëm dënoheshin që të qëndronin mëkëmbë me ditë të tëra pa u ulur asnjë sekondë dhe pastaj krijonin “veprimtari armiqësore” për vetveten, vetëm e vetëm për të ndenjur ulur apo shtrirë një natë. Edhe hetuesit e dinin absurdin e pyetjeve të tyre edhe absurdin e përgjigjeve sepse herë-herë përpara se të nisnin ritualin e zakonshëm të mbrëmjes për marrjen në pyetje, thoshin: “hajde luajmë rrenash tani”. U dënova me vdekje. Për tre muaj me radhë, prisja xhelatin që në orën dy pas mesnate. Ka qenë ankth i pafund. Pas tre muajsh vijnë përfaqësues të Gjykatës së Lartë Ushtarake të cilët më deklaruan se më ishte falur jeta dhe do bëja vetëm 20 vjet burg. “Falënderoje Presidiumin e Kuvendit Popullor”-thanë ata. Pra, duhej edhe të falënderoja.

E kam gjithmonë në vesh zërin e të mirit pedagog Kolë Prela, i cili u ekzekutua më vonë. “Mos harro Dritë, më shih nënën”-më tha kur po largohesha.

Më pas m’u ulën edhe 5 vjet të tjera dhe pasi shleva edhe 2 vjet me punë, kalova plot 13 vjet në burgun e Tiranës.

Nuk mund të mos kujtoj këtu dhe nuk mund të rri pa i përmendur dy miket e mia të vërteta të burgut, Musine Kokalarin, një nga themeluesit e partisë liberale dhe F.S., e njohur dhe e dënuar për bindje demokratike. Pas burgut, internimi ishte gati. Më shpunë në Shtyllas të Fierit. Akoma atje e kam shtëpinë time, ndonëse ka tre vjet që rri te nipërit e mi në Tiranë”.

Shënim; Marrë nga,
Arkiva Online Kujto.al

Adresse

Poitiers

Site Web

Notifications

Soyez le premier à savoir et laissez-nous vous envoyer un courriel lorsque Denonco, Publiko dhe Reago ndaj Krimeve të Komunizmit në Shqipëri. publie des nouvelles et des promotions. Votre adresse e-mail ne sera pas utilisée à d'autres fins, et vous pouvez vous désabonner à tout moment.

Contacter L’organisation

Envoyer un message à Denonco, Publiko dhe Reago ndaj Krimeve të Komunizmit në Shqipëri.:

Partager