Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris

Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris / Ambassade de la République du Kosovo à Paris

Takim me studentët e Komitetit Ndëruniversitar të Kombeve të Bashkuara në Paris (CINUP)Ambasadori Mehdi Halimi zhvilloi ...
10/06/2026

Takim me studentët e Komitetit Ndëruniversitar të Kombeve të Bashkuara në Paris (CINUP)

Ambasadori Mehdi Halimi zhvilloi një bashkëbisedim me studentë të Komitetit Ndëruniversitar të Kombeve të Bashkuara në Paris (CINUP), organizatë që bashkon studentë nga universitete dhe institucione prestigjioze franceze në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, shkencave politike, drejtësisë dhe historisë.

Gjatë bashkëbisedimit, Ambasadori prezantoi zhvillimet politike, ekonomike dhe shoqërore në Republikën e Kosovës, prioritetet aktuale të politikës së jashtme, procesin e integrimit evropian, si dhe rolin e diplomacisë kosovare në promovimin e interesave të vendit në arenën ndërkombëtare.

Diskutimi u zhvillua në një atmosferë të hapur dhe interaktive, duke u fokusuar në sfidat dhe perspektivat e Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe profesionin e diplomatit.

🇽🇰🇫🇷

Rencontre avec les étudiants du Comité Interuniversitaire des Nations Unies de Paris (CINUP)

L’Ambassadeur Mehdi Halimi a rencontré les étudiants du Comité Interuniversitaire des Nations Unies de Paris (CINUP), une association réunissant des étudiants issus de plusieurs universités et grandes écoles françaises dans les domaines des relations internationales, des sciences politiques, du droit et de l’histoire.

Lors de cette rencontre, l’Ambassadeur a présenté les développements politiques, économiques et sociaux de la République du Kosovo, les priorités actuelles de sa politique étrangère, les perspectives d’intégration européenne ainsi que le rôle de la diplomatie kosovare dans la promotion des intérêts du pays sur la scène internationale.

Les échanges, particulièrement riches et interactifs, ont permis d’aborder les défis et les perspectives du Kosovo, les enjeux internationaux contemporains ainsi que le métier de diplomate.

Sot, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Paris po zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet në Kosovë.Ftojmë të gji...
06/06/2026

Sot, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Paris po zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet në Kosovë.

Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që janë regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.

Ju mirëpresim në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Paris dhe ju inkurajojmë të shfrytëzoni këtë të drejtë të rëndësishme qytetare.

Dilni dhe votoni! Kosova ka nevojë për zërin e secilit prej jush.

🇽🇰

06/06/2026

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton të gjithë bashkatdhetarët tanë se sot, nga ora 07:00 janë hapur të gjitha pikat e votimit në misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës.

Ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që janë regjistruar për të votuar jashtë vendit, të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar.

Pjesëmarrja juaj në zgjedhje është një kontribut i rëndësishëm për demokracinë dhe të ardhmen e vendit tonë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në koordinim me Komosionin Qendror të Zgjedhjeve, mbetet e përkushtuar për të siguruar mbarëvajtjen e procesit të votimit në të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës.

Ju falënderojmë për angazhimin dhe kontributin tuaj të vazhdueshëm për Republikën e Kosovës.

04/06/2026

NJOFTIM PËR VOTIMIN NË AMBASADËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË PARIS

Të nderuar bashkatdhetarë,

Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris njofton se votimi për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të zhvillohet:

📅 E shtunë, 6 qershor 2026
🕖 Nga ora 07:00 deri në ora 19:00

📍 Adresa:
Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris
7 Rue de Monceau, 75008 Paris

✅ Të drejtën e votës e gëzojnë vetëm shtetasit e Republikës së Kosovës të regjistruar me sukses për votim në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Paris.

🪪 Dokumentet e identifikimit

Për të votuar, mund të paraqisni:

✔️ Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës
✔️ Pasaportën e Republikës së Kosovës
✔️ Patentë shoferin e Republikës së Kosovës

⚠️ VOTIMI LEJOHET EDHE ME DOKUMENTE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS ME AFAT TË SKADUAR TË VLEFSHMËRISË.

Ju mirëpresim në Ambasadë për të ushtruar të drejtën tuaj demokratike.



INFORMATION SUR LE VOTE À L’AMBASSADE DE LA RÉPUBLIQUE DU KOSOVO À PARIS

Chers compatriotes,

L’Ambassade de la République du Kosovo à Paris informe que le vote pour les élections législatives anticipées de la République du Kosovo aura lieu :

📅 Samedi 6 juin 2026
🕖 De 07h00 à 19h00

📍 Adresse :
Ambassade de la République du Kosovo
7 Rue de Monceau, 75008 Paris

✅ Seuls les citoyens de la République du Kosovo inscrits avec succès pour voter à l’Ambassade du Kosovo à Paris pourront exercer leur droit de vote.

🪪 Documents d’identification acceptés

✔️ Carte d’identité du Kosovo
✔️ Passeport du Kosovo
✔️ Permis de conduire du Kosovo

⚠️ LE VOTE EST ÉGALEMENT AUTORISÉ AVEC DES DOCUMENTS D’IDENTITÉ DU KOSOVO DONT LA DATE DE VALIDITÉ EST EXPIRÉE.

02/06/2026

I nderuar me ftesën e senatorit francez Ludovic Haye, po marrë pjesë në pritjen e organizuar në kuadër të Paris Cyber Summit 2026.

Paris Cyber Summit është një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare kushtuar sigurisë kibernetike, transformimit digjital dhe sfidave që shoqërojnë zhvillimin e teknologjive të reja.

02/06/2026
29/05/2026

Të dashur bashkatdhetarë,

Ju që keni vendosur të votoni me postë, në Francë.

Zarfet për votim me postë në Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, NUK DUHET TË DËRGOHEN NË ADRESË TË AMBASADËS.

Ato duhet të dërgohen në adresën e kutisë postare si më poshtë 👇

📨
KQZ - ZGJEDHJET
BP 30034
75362 PARIS CEDEX 08

Afati i votimit me postë : 21 maj - 6 qershor 2026

22/05/2026
22/05/2026

NJOFTIM

Të dashur bashkatdhetarë,

Ju njoftojmë se, në përputhje me kalendarin e festave zyrtare të Republikës së Kosovës dhe Republikës Franceze, Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris nuk do të punojë në këto data:

25 maj 2026 (e hënë) – E hëna e Rrëshajëve (Lundi de Pentecôte)

27 maj 2026 (e mërkurë) – Kurban Bajrami

Pas çdo dite feste, puna do të rifillojë sipas orarit të rregullt.

Për raste urgjente, mund të na kontaktoni në:

📧 Email: [email protected]
📞 Numri emergjent: +33 (0) 6 72 88 10 22

Festa të këndshme!

Të dashur bashkatdhetarë,Ju lusim të gjeni, në vijim, adresën e kutisë postare në Francë për votim me postë në Zgjedhjet...
21/05/2026

Të dashur bashkatdhetarë,

Ju lusim të gjeni, në vijim, adresën e kutisë postare në Francë për votim me postë në Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës :

📨
KQZ - ZGJEDHJET
BP 30034
75362 PARIS CEDEX 08

Afati i votimit me postë : 21 maj - 6 qershor 2026

Adresse

Ambassade De La République Du Kosovo 7 Rue De Monceau
Paris
75008

Heures d'ouverture

Lundi 09:00 - 12:30
13:30 - 16:00
Mardi 09:00 - 12:30
13:30 - 16:00
Mercredi 09:00 - 12:30
13:30 - 16:00
Jeudi 09:00 - 12:30
13:30 - 16:00
Vendredi 09:00 - 12:30
13:30 - 16:00

Notifications

Soyez le premier à savoir et laissez-nous vous envoyer un courriel lorsque Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris publie des nouvelles et des promotions. Votre adresse e-mail ne sera pas utilisée à d'autres fins, et vous pouvez vous désabonner à tout moment.

Partager