TV Prizreni

Call Directions Website

TV Prizreni Faqja zyrtare e TV Prizrenit

Prizreni organizon garën Off Road më 29 nëntor, shpërblime deri në 1 mijë euroKlubi “Off Road Prizreni” do të organizojë...
14/10/2026

Prizreni organizon garën Off Road më 29 nëntor, shpërblime deri në 1 mijë euro

Klubi “Off Road Prizreni” do të organizojë më 29 nëntor 2026 garën e madhe Off Road, në kuadër të aktiviteteve për nder të Festës së Flamurit.

Sipas njoftimit të organizatorëve, takimi i pjesëmarrësve do të bëhet në orën 09:00, ndërsa gara do të nisë në orën 10:00, në lokacionin e tranzitit në Prizren.

Gara do të zhvillohet në dy kategori: Off Road HARD, me goma 35+, dhe BUGGY. Për fituesit janë ndarë shpërblime financiare, ku vendi i parë do të përfitojë 1 mijë euro, vendi i dytë 700 euro, ndërsa vendi i tretë 300 euro.

Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në garë mund të regjistrohen përmes "formularit online" (https://form.jotform.com/262802637764060) ose të kontaktojnë organizatorët përmes mesazheve private në rrjetet sociale. Pagesa për pjesëmarrje është 100 euro.

Organizatorët kanë ftuar garuesit dhe adhuruesit e këtij sporti që të bëhen pjesë e aktivitetit, ndërsa kanë bërë thirrje edhe për sponsorë dhe mbështetës që dëshirojnë të kontribuojnë në organizimin e garës.

Për më shumë informacione, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 044 304 276.

📅 E mërkurë, 14 tetor 2026🌥️ Moti do të jetë i vranët, me intervale të herëpashershme me diell.🌡️ Temperaturat minimale ...
14/10/2026

📅 E mërkurë, 14 tetor 2026

🌥️ Moti do të jetë i vranët, me intervale të herëpashershme me diell.

🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4–6°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 10–14°C.

💨 Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.

13/10/2026

Çka po ndodh në Tiranë? - Tensione në Tiranë, protesta e studentëve përshkallëzohet në përplasje me policinë

Protesta e studentëve dhe të rinjve në Tiranë, e nisur para Ministrisë së Arsimit, është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë, ndërsa gjatë mbrëmjes protestuesit janë zhvendosur edhe pranë Bashkisë së kryeqytetit.

Protestuesit kërkojnë përmirësimin e kushteve në universitete, mbështetje më të madhe financiare për studentët dhe më shumë mundësi punësimi pas diplomimit. Në tubim janë dëgjuar edhe thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë protestës, disa pjesëmarrës kanë hedhur sende të forta drejt objektit të Ministrisë së Arsimit, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e turmës. Më vonë, një grup protestuesish ka hyrë në hollin e Bashkisë së Tiranës, ku janë raportuar dëmtime të pronës.

Sipas raportimeve të mediave shqiptare, gjatë incidenteve janë lënduar disa persona, përfshirë punonjës policie dhe një gazetar, ndërsa dhjetëra persona janë shoqëruar nga policia.

Protesta, e cila fillimisht kishte në fokus çështjet e arsimit dhe të ardhmen e të rinjve, u përshkallëzua gjatë ditës, duke shkaktuar edhe vështirësi në qarkullimin rrugor në disa zona të kryeqytetit.

13/10/2026

Policia ia hap me forcë derën, arrestohet i dyshuari që ishte barrikaduar në banesë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Fushë Kosovë, pas një incidenti ku një qytetar dyshohet se është kërcënuar me armë. Njëri nga të dyshuarit kishte refuzuar t’u bindej urdhrave policorë dhe ishte mbyllur në banesën e tij.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësi të ndryshme policore, përfshirë njësitë speciale, njësitë e reagimit të shpejtë dhe ato patrulluese.

Policia ka siguruar perimetrin përreth banesës dhe ka tentuar për një kohë të gjatë të komunikojë me të dyshuarin, duke i kërkuar të dorëzohej në mënyrë të sigurt. Megjithatë, ai nuk u është bindur urdhrave policorë.

Pas përpjekjeve për të zgjidhur situatën përmes komunikimit, zyrtarët policorë kanë hapur me forcë derën e banesës dhe kanë arrestuar të dyshuarin për kanosje, si dhe një person tjetër që ndodhej brenda dhe dyshohet se ka penguar policinë gjatë intervenimit.

Në operacion kanë marrë pjesë edhe ekipet e zjarrfikësve dhe të emergjencës mjekësore, ndërsa ekzaminimi i vendit të ngjarjes po vazhdon nga njësitë përkatëse policore.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se veprimet e mëtejme lidhur me rastin po ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Të dy personat e arrestuar dyshohen për përfshirje në incident, ndërsa procedurat ligjore do të përcaktojnë përgjegjësinë e tyre.

13/10/2026

🛒 ABI Market së shpejti edhe në lagjen Arbanë, me pikën e katërt të sh*tjes!🏪

Spitali i Prizrenit fuqizon infermierët për kujdes më cilësor ndaj pacientëve me sëmundje kronike23 infermierë përfundoj...
13/10/2026

Spitali i Prizrenit fuqizon infermierët për kujdes më cilësor ndaj pacientëve me sëmundje kronike

23 infermierë përfundojnë trajnimin profesional për zbatimin e procedurave standarde në trajtimin e pacientëve me diabet, hipertension dhe sëmundje të tjera kronike.

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka organizuar një trajnim dyditor për avancimin e njohurive dhe aftësive profesionale të infermierëve në kujdesin ndaj pacientëve me sëmundje kronike jo-ngjitëse.

Lajmi i plotë:
https://tvprizreni.net/spitali-i-prizrenit-fuqizon-infermieret-per-kujdes-me-cilesor-ndaj-pacienteve-me-semundje-kronike

E reja nga Suhareka, Majlinda Hasanaj, emërohet këshilltare komunale në Esslingen të GjermanisëBashkëatdhetarja e re nga...
13/10/2026

E reja nga Suhareka, Majlinda Hasanaj, emërohet këshilltare komunale në Esslingen të Gjermanisë

Bashkëatdhetarja e re nga Suhareka, e cila jeton dhe vepron në Gjermani, është emëruar këshilltare komunale në Esslingen.

Gjithashtu Majlinda do të jetë edhe nënkryetare e dytë e grupit të partisë së saj SPD, si dhe anëtare e komisionit për arsimin dhe kujdesin për fëmijët.

Lajmi i plotë:
https://tvprizreni.net/e-reja-nga-suhareka-majlinda-hasanaj-emerohet-keshilltare-komunale-ne-esslingen-te-gjermanise

Bedri Hamza i përgjigjet Albin Kurtit: Ky është shantazh e pazar i minutave të fundit - nuk mundesh me e zgjedh presiden...
06/10/2026

Bedri Hamza i përgjigjet Albin Kurtit: Ky është shantazh e pazar i minutave të fundit - nuk mundesh me e zgjedh presidentin pa marrëveshje politike dhe përmes konferencave për media

Address

Prizren
65195

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when TV Prizreni posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share