Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stuttgart

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stuttgart Kontaktinformationen, Karte und Wegbeschreibungen, Kontaktformulare, Öffnungszeiten, Dienstleistungen, Bewertungen, Fotos, Videos und Ankündigungen von Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stuttgart, Konsulat und Botschaft, Johannesstraße 39–45, Stuttgart.

🎬🇽🇰 PREMIERË NË SHTUTGART | “SHAME AND MONEY”Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Shtutgart ju fton të m...
15/09/2026

🎬🇽🇰 PREMIERË NË SHTUTGART | “SHAME AND MONEY”

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Shtutgart ju fton të merrni pjesë në premierën e filmit “Shame and Money” (“Von Scham und Geld”), me regji të Visar Morinës.

Filmi është fitues i Grand Jury Prize në Sundance Film Festival 2026 dhe i CineMasters Award për filmin më të mirë ndërkombëtar në Filmfest München 2026. Gjithashtu, filmi është kualifikuar për garën e Academy Awards (Oscars) 2027, në kategorinë International Feature Film. 🏆

📅 23 shtator 2026
🕢 Ora 19:30
📍 Das Metropol Kino – Bolzstraße 10, 70173 Stuttgart

Në premierë do të jenë të pranishëm regjisori Visar Morina, si dhe aktorët Astrit Kabashi dhe Fiona Gllavica. Pas shfaqjes, publiku do të ketë mundësi të bashkëbisedojë me ta.

🎟️ Rezervimi i biletave mund të bëhet në linkun e mëposhtëm:

https://www.das-metropol.de/von-scham-und-geld--film-8784

Gjithashtu, nga data 24 shtator, filmi do të shfaqet në kinema në të gjithë Gjermaninë.

Për më shumë informacione, datat e shfaqjeve dhe rezervimet e biletave:
https://www.eksystent.com/von-scham-und-geld.html/...

Ju mirëpresim! 🎥🇽🇰

Shame and Money

Një lajm i rëndësishëm për Republikën e Kosovës dhe komunitetin tonë në Baden-Württemberg!Me Dekret të Ushtrueses së Det...
27/08/2026

Një lajm i rëndësishëm për Republikën e Kosovës dhe komunitetin tonë në Baden-Württemberg!

Me Dekret të Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, është ngritur niveli i përfaqësimit të misionit tonë nga Konsullatë e Republikës së Kosovës në Shtutgart në Konsullatë e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Shtutgart.

Ky është një moment i rëndësishëm institucional dhe përbën një vlerësim për punën, përkushtimin dhe rezultatet e arritura gjatë viteve të fundit. Përmes angazhimit profesional, bashkëpunimit të ngushtë dhe përfaqësimit dinjitoz të Republikës së Kosovës, kemi arritur të forcojmë pozitën dhe rolin e misionit tonë konsullor në Baden-Württemberg dhe më gjerë.

Statusi i ri na motivon dhe njëkohësisht na obligon të vazhdojmë me edhe më shumë profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve tanë dhe të interesave shtetërore.

Faleminderit për besimin dhe mbështetjen!

Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit me institucionet lokale në Baden-Württemberg, udhëheqësi i Konsullatës së Republik...
17/08/2026

Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit me institucionet lokale në Baden-Württemberg, udhëheqësi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtutgart, z. Hamdi Bërbatovci, u prit në takim nga Kryetari i qytetit të Esslingenit, z. Matthias Klopfer.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin në fushen e ekonomisë dhe kulturës, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, si dhe mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Po ashtu, u bisedua për komunitetin kosovar dhe kontributin e tyre në qytet.

Falënderojmë Kryetarin z. Matthias Klopfer për pritjen dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen. 🇽🇰🇩🇪

10/08/2026
Në kuadër të vizitave të rregullta me institucionet lokale në Baden-Württemberg, udhëheqësi i Konsullatës së Republikës ...
06/08/2026

Në kuadër të vizitave të rregullta me institucionet lokale në Baden-Württemberg, udhëheqësi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtutgart, z. Hamdi Bërbatovci, u prit në takim nga Kryetari i qytetit të Calw-it, z. Florian Kling.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, arsimit dhe kulturës, si dhe për forcimin e lidhjeve ndërmjet shkollave, bibliotekave dhe bizneseve. Po ashtu, u bisedua për komunitetin tonë në qytetin e Calw-it dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet këtij qyteti dhe komunave të Republikës së Kosovës.

Falënderojmë Kryetarin z. Florian Kling për pritjen, dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen. 🇽🇰🇩🇪

Në qytetin e Winnendenit u mbajt festa tradicionale “City Treff”, ku nxënësit e Shkolla shqipe në Winnenden “Naim Frashë...
04/08/2026

Në qytetin e Winnendenit u mbajt festa tradicionale “City Treff”, ku nxënësit e Shkolla shqipe në Winnenden “Naim Frashëri” u paraqitën me valle tradicionale dhe veshje kombëtare, duke prezantuar me krenari kulturën shqiptare.

Në emër të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtutgart, mori pjesë diplomati z. Gramoz Berisha, i cili falënderoi mësuesen znj. Femije Hoxha dhe z. Besnik Hoxha për punën dhe përkushtimin e tyre në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në mërgatë.

Gjatë aktivitetit u shpërndanë edhe certifikatat për nxënësit që përfunduan me sukses mësimin plotësues të gjuhës shqipe për vitin shkollor 2025/2026. 📚

Falënderojmë mësuesit, nxënësit dhe prindërit për angazhimin dhe mbështetjen e tyre. Suksese të gjithëve!

Përfundimi i vitit shkollor dhe shpërndarja e certifikatave në Shkollën Shqipe “Ardhmëria”Me rastin e përfundimit të vit...
31/07/2026

Përfundimi i vitit shkollor dhe shpërndarja e certifikatave në Shkollën Shqipe “Ardhmëria”

Me rastin e përfundimit të vitit shkollor, zëvendëskonsullja, znj. Shpresa Rama Iseni, mori pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për nxënësit e Shkollës Shqipe “Ardhmëria” në Schwäbisch Gmünd.

Me këtë rast, znj. Rama Iseni theksoi rëndësinë e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në diasporë. Ajo falënderoi mësuesen, znj. Egzona Ukshini Mustafa, koordinatorët dhe Këshillin e Prindërve për angazhimin e tyre, si dhe përgëzoi nxënësit për përkushtimin dhe suksesin e treguar gjatë vitit shkollor.

Përfundimi i vitit shkollor dhe shpërndarja e certifikatave në Shkollën Shqipe “Abetarja”Udhëheqësi i Konsullatës së Rep...
28/07/2026

Përfundimi i vitit shkollor dhe shpërndarja e certifikatave në Shkollën Shqipe “Abetarja”

Udhëheqësi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtutgart, z. Hamdi Bërbatovci, me kënaqësi ua dorëzoi certifikatat nxënësve të Shkollës Shqipe “Abetarja” në Leinfelden-Echterdingen, me rastin e përfundimit të vitit të parë shkollor.

Me këtë rast, z. Bërbatovci vlerësoi angazhimin e mësueseve znj. Mirjetë Gashi dhe znj. Antigona Hoxha Sopa, koordinatorit z. Fitim Gashi, dhe Këshillit të Prindërve për punën dhe përkushtimin e tyre, si dhe përgëzoi nxënësit për interesimin dhe përkushtimin në mësimin e gjuhës shqipe. Ai ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Konsullatës për nismat që kontribuojnë në ruajtjen e gjuhës shqipe te fëmijët në diasporë.

Prindërve dhe fëmijëve u urojmë pushime të mbara dhe të këndshme në Kosovë.

Me ftesë të Konsullit të Përgjithshëm të SHBA-së në Frankfurt, z. Brian Heath, udhëheqësi i Konsullatës, z. Hamdi Bërbat...
27/07/2026

Me ftesë të Konsullit të Përgjithshëm të SHBA-së në Frankfurt, z. Brian Heath, udhëheqësi i Konsullatës, z. Hamdi Bërbatovci, së bashku me konsullen, znj. Arbrie Shabani, morën pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 80-vjetorit të America House / DAZ në Shtutgart.

Me këtë rast u përcollën urimet më të sinqerta për Shtetet e Bashkuara dhe popullin amerikan.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve gjermane, përfaqësues të trupit diplomatik dhe konsullor të BW, si dhe personalitete nga fusha të ndryshme të jetës publike.

Adresse

Johannesstraße 39–45
Stuttgart
70176

Öffnungszeiten

Montag 09:00 - 12:00
13:00 - 17:00
Dienstag 13:00 - 17:00
21:00 - 12:00
Mittwoch 09:00 - 12:00
13:00 - 17:00
Donnerstag 09:00 - 12:00
13:00 - 17:00
Freitag 09:00 - 12:00

Telefon

+497116276770

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stuttgart erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen