Konsullata e Pergjithshme e Republikës së Shqipërisë në Mynih

Konsullata e Pergjithshme e Republikës së Shqipërisë në Mynih Generalkonsulate 🇦🇱🇩🇪📍Für Bayern 📍Für Baden- Württemberg 📍Für Saarland 📍Für Rheinland-Pfalz Am 19.

Oktober 2016 wurde das Albanische Generalkonsulat in München in Anwesendenheit der Bayerischen Staatsministerin für Europaangelegenheiten und regionale Beziehungen, Aussenminister Ditmir Bushati und dem kosovarischen Aussenminister Enver Hoxhaj eröffnet. Das Konsulat ist für die Bundesländer Bayern, Baden Württemberg, Rheinland Pfalz und das Saarland zuständig.

15/09/2026

📚🇦🇱 Të dashur prindër,

Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se mësimi plotësues i gjuhës shqipe do të fillojë këtë javë, të premten, më 18.09.2026.

Me këtë rast, u urojmë të gjithë fëmijëve shqiptarë një vit të mbarë shkollor, plot suksese, dije dhe momente të bukura në rrugën e tyre të të mësuarit. 📖🌟

Shqipja është më shumë se një gjuhë. Ajo është ura që i lidh fëmijët tanë me familjen, rrënjët, kulturën dhe traditat shqiptare. ❤️🇦🇱

Nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe, fëmijët jo vetëm mësojnë të lexojnë e të shkruajnë shqip, por edhe njihen më mirë me gjuhën, kulturën dhe prejardhjen e tyre.

🌿 Ta ruajmë së bashku gjuhën shqipe dhe t’ua përcjellim brezave të rinj me dashuri dhe krenari!

Ju mirëpresim në Shkollën Shqipe Iliria! 🇦🇱📚

📍 Grundschule – Pestalozzi Schule
Allmandstraße 15, 88045 Friedrichshafen

👩‍🏫 Mësuese: Hedie Suma
🗓️ Çdo të premte, 14:30–16:00
📞 +49 177 299 34 27
📧 [email protected]

✅Njoftohen të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për pasaporta biometrike dhe karta identiteti elektronike deri në datën ...
15/09/2026

✅Njoftohen të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për pasaporta biometrike dhe karta identiteti elektronike deri në datën ➡️04 Shtator 2026 (përfshire edhe këtë datë) se këto dokumenta kanë mbërritur.
✅Dokumentat biometrike që janë gati, do t’ju dërgohen me postë të gjithë qytetarëve që kane bere kërkesën gjatë procesit të aplikimit në konsullatë.
📌Orari i shperndarjes është nga e hëna në të enjte 09:30 – 14:30 dhe të premte 09:30 - 12:30 për qytetarët që paraqiten në Përfaqësi për të tërhequr dokumentat biometrikë, të cilët duhet të kenë me vete:
🔹pasaportën e skaduar të tyre dhe të çdo personi që rezulton në të njëjtën çertifikatë familjare dhe që ka aplikuar gjithashtu;
🔹kuponin e aplikimit.
⚠️RIKUJTESË! Ju rikujtojmë edhe një herë që të gjitha kartat ID që dërgohen me postë janë të pa aktivizuara elektronikisht dhe nuk mund të përdoren në shërbimet bankare në Shqipëri.
⚠️KUJDES!!! Dokumentat biometrike mund të tërhiqen brenda 1 viti nga dita e aplikimit, në rast të kundërt do të konsiderohen të refuzuar.
Faleminderit

11/09/2026
10-vjetori i Shenjtërimit të Shën Terezës në Pfaffenhofen 🙏🔹Shoqata Kulturore Shqiptaro-Gjermane “Sali Çekaj” shënoi në ...
10/09/2026

10-vjetori i Shenjtërimit të Shën Terezës në Pfaffenhofen 🙏

🔹Shoqata Kulturore Shqiptaro-Gjermane “Sali Çekaj” shënoi në Pfaffenhofen 10-vjetorin e Shenjtërimit të Shën Terezës, 🇦🇱🇽🇰 pranë shtatores së saj në kishën e qytetit.

🔹Shën Tereza, krenari e kombit shqiptar dhe simbol universal i dashurisë, mëshirës e solidaritetit, vijon të frymëzojë njerëz në mbarë botën përmes trashëgimisë së saj të jashtëzakonshme humanitare.

🔹Ky përvjetor, i cili përkon edhe me 10-vjetorin e vendosjes së shtatores, mblodhi së bashku bashkatdhetarë, miq të komunitetit shqiptar, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe të Landit të Bavarisë, duke dëshmuar vlerësimin për kontributin e komunitetit shqiptar në jetën shoqërore e kulturore të Bavarisë.

🔹Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë shpreh mirënjohjen e saj për kryetarin, kryesinë dhe të gjithë anëtarët e Shoqatës Kulturore Shqiptaro-Gjermane “Sali Çekaj”, të cilët, me përkushtim dhe punë të vazhdueshme, mundësuan organizimin dinjitoz të këtij jubileu. Një falënderim i veçantë u drejtohet gjithashtu bashkatdhetarëve dhe përfaqësuesve institucionalë për praninë dhe mbështetjen e tyre.

🔹Konsullata rikonfirmon mbështetjen e saj për nismat që i shërbejnë ruajtjes dhe promovimit të identitetit, gjuhës, kulturës dhe vlerave tona kombëtare 🇦🇱🦅si dhe forcimit të lidhjeve brenda komunitetit dhe miqësisë shqiptaro-gjermane.

10/09/2026

Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, Ministri Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha njoftoi në rrjetin social X, vendosjen e fluturimeve direkte midis Luksemburgut dhe Tiranës përmes kompanisë Luxair.

Ministri e konsideroi një lajm të shkëlqyer ardhjen e një tjetër kompanie ajrore evropiane në Shqipëri.

"Duke filluar nga 29 marsi 2027, kjo linjë e re që do të funksionojë gjatë gjithë vitit do të kryejë fluturime dy herë në javë, të hënave dhe të premteve, duke krijuar lidhjen e parë të rregullt ajrore direkte midis Luksemburgut dhe Shqipërisë", shkruan Ministri Hoxha.

Sipas tij, një lidhje e re dhe e mirëpritur mes dy vendeve tona do t'i afrojë edhe më shumë njerëzit, bizneset dhe komunitetet tona.

Më herët, në 21 Prill të këtij viti, Ministri Hoxha pati zhvilluar një vizitë në selinë e Luxair ku në një takim me CEO-n e kompanisë, Gilles Feith, u diskutua pikërisht mundësia e lidhjes Luksemburg - Tiranë përmes fluturimeve direkte.

09/09/2026

Shërbimin konsullor e vlerësojnë më mirë qytetarët që e marrin atë.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi sot vendosjen e një kodi QR në çdo pikë shërbimi konsullor: në Ministri, në përfaqësitë diplomatike dhe në konsullatat tona.

Pas marrjes së shërbimit, qytetarët mund të skanojnë kodin, të vlerësojnë përvojën e tyre dhe të ndajnë vërejtjet apo sugjerimet përmes një formulari të shkurtër online.

Na tregoni çfarë funksionon, çfarë jo dhe si mund t’i përmirësojmë më tej shërbimet konsullore.

08/09/2026
✅Njoftohen të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për pasaporta biometrike dhe karta identiteti elektronike deri në datën ...
08/09/2026

✅Njoftohen të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për pasaporta biometrike dhe karta identiteti elektronike deri në datën ➡️28 Gusht 2026 (përfshire edhe këtë datë) se këto dokumenta kanë mbërritur.
✅Dokumentat biometrike që janë gati, do t’ju dërgohen me postë të gjithë qytetarëve që kane bere kërkesën gjatë procesit të aplikimit në konsullatë.
📌Orari i shperndarjes është nga e hëna në të enjte 09:30 – 14:30 dhe të premte 09:30 - 12:30 për qytetarët që paraqiten në Përfaqësi për të tërhequr dokumentat biometrikë, të cilët duhet të kenë me vete:
🔹pasaportën e skaduar të tyre dhe të çdo personi që rezulton në të njëjtën çertifikatë familjare dhe që ka aplikuar gjithashtu;
🔹kuponin e aplikimit.
⚠️RIKUJTESË! Ju rikujtojmë edhe një herë që të gjitha kartat ID që dërgohen me postë janë të pa aktivizuara elektronikisht dhe nuk mund të përdoren në shërbimet bankare në Shqipëri.
⚠️KUJDES!!! Dokumentat biometrike mund të tërhiqen brenda 1 viti nga dita e aplikimit, në rast të kundërt do të konsiderohen të refuzuar.

Adresse

Albert-Schweitzer-Strasse 62, 3. OG
Munich
81735

Öffnungszeiten

Montag 09:00 - 16:30
Dienstag 09:00 - 16:30
Mittwoch 09:00 - 16:30
Donnerstag 09:00 - 16:30
Freitag 09:00 - 14:00

Telefon

+498992284522

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Konsullata e Pergjithshme e Republikës së Shqipërisë në Mynih erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen