Vetvendosje Günzburg

Vetvendosje Günzburg Vetëvendosje

14/09/2024
06/05/2023

“Çdo heroi në histori i është dashur të kalojë përmes tri fazave të glorifikimit, të asgjësimit dhe të rivlerësimit.” – Ky gjykim i Fan S. Nolit i shkruar si fjali e parë në hyrje të monografisë së tij për Skënderbeun dhe e botuar më 1947 nga Universiteti i New York-ut, ka ruajtur vërtetësinë e tij deri sot. Ndryshe nga data e vdekjes së tij (17 janar 1468) që është regjistruar nga kronistët e kohës, data e lindjes së Skënderbeut asnjëherë nuk është fiksuar me siguri.

Megjithatë, nisur nga emri i tij, Gjergj, historianët kanë ngritur hipotezën që dita e shenjtorit Gjergj, 6 maji, mund të jetë ditëlindja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Sido që të jetë, qoftë dhe vetëm për këtë arsye, data 6 maj është një shkas tjetër për ta kujtuar Skënderbeun, Kryezotin e Arbërisë.

Bibliografia e titujve të veprave të shkruara për Skënderbeun tejkalon shifrën 1000, duke e bërë atë një nga figurat historike për të cilin botërisht është shkruar më së shumti. Biografi, poema, drama, opera dhe studime historike, politike, diplomatike dhe ikonografike, si dhe gjini të tjera, janë zgjedhur nga autorë shqiptarë dhe botërorë për ta trajtuar Skënderbeun dhe atë çfarë ai përfaqëson. Që nga Marin Barleti dhe Frang Bardhi, jeta dhe vepra e Skënderbeut ka tërhequr vëmendjen dhe ka nxitur interesimin e shumë autorëve dhe studiuesve shqiptarë dhe nga gjithë bota.

Veçanërisht një korpus veprash dhe punimesh të shkruara gjatë njëqind viteve të fundit nga autorë si Fan S. Noli, Athanas Gegaj, Marin Sirdani, Giussepe Valentini, Injac Zamputti, Aleks Buda, Dhimitër Shuteriqi, Kasem Biçoku, Kristo Frashëri, Moikom Zeqo, Oliver Jens Schmitt, Aurel Plasari, Pëllumb Xhufi etj., e mbajnë ende shumë të gjallë historinë e Skënderbeut edhe për kohët tona.

Luftëtar i guximshëm e patriot i madh, prijës i shquar dhe strateg ushtarak, politikan vizionar dhe diplomat i shkathët, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është personaliteti më i rëndësishëm në historinë e shqiptarëve, kurse figura e tij prej heroi, nga koha e tij te rimarrja prej rilindasve dhe deri te ne sot, ka mbetur qendror në identitetin shqiptar.

Lavdi heroit të kombit Gjergj Kastriotit – Skënderbeut për jetë e mot!

Urime Kosove per Presidenten dhe Kryeministrin ❤️.Populli e filloi ndryshimin ju dha KREJT ju vazhdoni DREJT ...
04/04/2021

Urime Kosove per Presidenten dhe Kryeministrin ❤️.
Populli e filloi ndryshimin ju dha KREJT ju vazhdoni DREJT ...

13/03/2021

Qytetarët u përcaktuan qartë në referendumin e 14 shkurtit. Me 50.28% ata u deklaruan se regjimi i vjetër duhet të shkojë dhe vendit duhet t'i hapet perspektivë e re, me zhvillim e pa korrupsion, me mirëqenie e mirëqeverisje.

Urime!

Në ora 22:30, Albin Kurti - LIVE, në Facebook do ta bëjë prezantimin e programit dhe kandidatëve për deputetë.
02/02/2021

Në ora 22:30, Albin Kurti - LIVE, në Facebook do ta bëjë prezantimin e programit dhe kandidatëve për deputetë.

Lëvizja Vetëvendosje! 127
01/02/2021

Lëvizja Vetëvendosje! 127

20/01/2021

Referendumi që do ta kthejë Kosovën kah e mbara, nuk mund të ndalet!

14/01/2021

Adresse

Bahnhofstrasse
Günzburg
89312

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Vetvendosje Günzburg erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen