30/05/2026
Kënaqësi të mirëpresim në Pragë Përfaqësuesen e Kosovës në futboll para ndeshjes miqësore me Çekinë.
Jemi krenarë për sukseset e tyre dhe për përfaqësimin dinjitoz që i bëjnë vendit tonë në çdo paraqitje.
Ndeshja miqësore me Çekinë është gjithashtu dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Çekisë, të cilat këtë muaj shënuan 18-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.
I uruam Përfaqësueses sonë shumë suksese në këtë ndeshje dhe në sfidat që e presin në të ardhmen.
Forca Kosovë! 🇽🇰⚽🇨🇿