Shtëpia e Kulturës"Abdulla Krashnica" & Teatri i Qytetit Preshevë

  • Home
  • Serbia
  • Presevo
  • Shtëpia e Kulturës"Abdulla Krashnica" & Teatri i Qytetit Preshevë

Shtëpia e Kulturës"Abdulla Krashnica" & Teatri i Qytetit  Preshevë Shtëpia e Kulturës "A.Krashnica"
Teatri i qytetit -Preshevë Shtëpia e Kulturës filloi punë më v 1981 me sipërfaqe prej 2.097 m.

Me statutin e Shtëpisë së Kulturës të nxjerr më 12.05.1993 shtëpia e kulturës përcaktohet si institucion për plotsimin e nevojave kulturore te qytetarëve, bën sigurimin dhe realizimin e të drejtave të garantuara me ligj në lëmin e kulturës. Në Shtëpinë e Kulturës janë mbajtur shumë veprimtari të ndryshme kulturore siç janë:
Veprimtaria Teatrore Skenike
Veprimtaria Muzikore dhe Folklorike
Veprimt

aria për shfaqjen e filmave
Veprimtaria Letrare
Veprimtaria Recituese
Veprimtaria e grupeve të arteve figurative
Si dhe themelimi I Festivaleve mbare kombetare siç janë:

Festivali “Ditët e komedisë shqiptare” e që daton nga v. 1996
Festivali I Shoqërive Kulturore Artistike “ Presheva Jehonë”
Festivali I Recituesve nga mbarë trojet shqiptare . Dhe shumë aktivitete tjera …

Historiku I teatrit amator të Preshevës
Hapat e parë të egzistimit dhe të funksionimit të teatrit të Preshevës paraqiten në vjeshtën e vone te v. 1945me përgatitjen e pjesëve teatrale me zë, të cilave u parapriu përgatitja e pjesës teatrale pa zë e vetëm me mimikë “Vjedulla para gjyqit”. Nismëtar të artit dramatic në Preshevë ishin Hilmi Qerimi dhe Shenasi Hallaçi. Më 1946 Ali Aliu shkruan textin dhe bën regjinë e një pjese teatrale bazuar në tragjedin e familjes Selimi të Preshevës e që paraqet projektin e parë të këti teatri. Në ktë pjes paraqiten Qerim Qerimi dhe Talat Esati. Me iniciativ të intelektualve te mirënjohur të asaj kohe në v 1960 është inskenuar drama
“Halit Gashi” e Xhemil Dodës në regji të Adem Ahmetit. Në këtë shfaqje kanë marë pjesë:
Ejup Bajrami, Nexhat Boriçi, Xhavit Limani, Lumnie e Xhemal Ramadani, Ymer Shabani, Vehbi Aliu, Sylejman Ahmeti, Gani Ramadani, Sutki Aliu, Mirko e Marie Gashi, Ramadan rexhepi e Mustaf Bina. Më v.1962 është inskenuar drama “Rrëmuja” e Jusuf Kelmendit nga personat e njejtë. Kontributi I personave të lartpërmendur është I veçant sepse ata me punën e tyre penguan shuarjen e veprimtaris skenike në Preshevë. Në v.1966 Adem Ahmeti vuri në skenë dramën “ Hakmarrja” të Nazmi Rrahmanit me amatorët :
Gani Ramadani, Nexhati Rexhepi, Vehbi Aliu, Mustaf BIna, Sahadete e Rexhep Cina, Ibrahim Ibrahimi, Ridvan Saiti, Agron Boriçi, Shefki Ahmeti e MusaHyseni. Në këtë periudh u përgatitën “Makaronat e shejtanit” dhe “Shqiptari në Paris” ku rolet u interpretuan nga: Ramadan Sadiku, Faruk Veliu, Sutki Maliqi, Raif Hasani, Ibrahimhaki Latifi. Më pas vazhdojnë projektet si më poshtë:

1967- Drama "Nuk martohem me pare" Regjia Adem Ahmeti
1972- Nga seksioni dramatik i SHKA " Abdulla Krashnica" formohet teatri amator dhe paraqet dramen " Parajsa e humbur"
1975- Drama " Toka jonë" dhe "Zërat në hone" regjia Nexhati Rexhepi
1977- Drama "Plaku i maleve" regjia Nexhati Rexhepi
1979-Drama " Agu" regjia Nexhati Rexhepi
1981- Drama "Një natë e turbullt" dramatizim dhe regjia Agron Boriçi
1983- Drama "Infektimi" regjia Agron Boriçi
1983- Drama “ Një natë e turbullt” regjia Agron Borici
1984- Drama " Aga Ymeri" textin dhe regjia Agron Boriçi
1986- Drama "Sorrat kërcasin mbi qyqe" regjia Agron Boriçi
1987- Drama " Kush nuk vdes nuk është njeri" regjia Agron Boriçi
1994- Drama per fëmijë " Klasa e çapkënëve" regjia Agron Boriçi
1994- Drama " Duke pritur Godon" regjia Agron Boriçi … pjesmarrse ne festivalin e teatrove në Prizren fitues te dy çmimeve
1995- Drama " Nita" regjia Agron Boriçi
1995- Drama për fëmijë " Një mësim për jetën" regjia Agron Boriçi
1996- Drama " Kalorësit e apokalipsës" regjia Agron Boriçi
1996- Drama " Vëllazëri e interes" regjia Agron Boriçi
1997- Drama " Veshtir është të jesh femër" texti Shqipe Qerimi regjia Agron Boriçi
1997-Drama per fëmijë " Kësulkuqja" regjia Agron Boriçi
1998- Drama " Një nuse për ... " regjia Agron Boriçi
1998-Drama për fëmijë " Në botën e përallave" regjia Agron Boriçi
1998- Drama " Audienca në parfumeri" regjia Agron Boriçi
1998- Drama " Princi i hijeve" ... regjia Agron Boriçi

2003 Komedia “Njeriu qw pa vdekjen me sy” regjia Agron Boriçi
2006 Komedia “ Berberhonja” regjia Agron Boriçi
2009 Komedia “Pistoleta” regjia Kastriot Saqipi
2011 Drama “ Emigrantët” Regjia Afeida Boriçi
2015 Komedia “Jasht bie bore” regjia Musa Isufi

30/04/2026
/ Sonte / ⏰ 19:00h , Teatri i Preshevës 🎭 shfaq komedinë " Vetmi në Perëndim " ,në javën e teatrit🎭 në kuadër të Manifes...
29/04/2026

/ Sonte / ⏰ 19:00h , Teatri i Preshevës 🎭 shfaq komedinë " Vetmi në Perëndim " ,në javën e teatrit🎭 në kuadër të Manifestimit Tradicional “Lulëkuqet e Prillit”në Kamenicë 🫶

📍Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë

🚨Mirë se vini

🫶
🎭
👏

🚨Sonte 🚨 ⏰19:30 📍Shtëpia e Kulturës"Abdulla Krashnica" & Teatri i Qytetit  Preshevë 🎭Hyrja : 🆓  🫶  🎭  🎭  🎭
24/04/2026

🚨Sonte 🚨 ⏰19:30

📍Shtëpia e Kulturës"Abdulla Krashnica" & Teatri i Qytetit Preshevë 🎭

Hyrja : 🆓

🫶 🎭 🎭 🎭

‼️ Nesër ⏰ 19:30 📍Shtëpia e Kulturës"Abdulla Krashnica" & Teatri i Qytetit  Preshevë 🎭🚨Mos e humbisni 🚨  🎭  : 🆓      😂
23/04/2026

‼️ Nesër ⏰ 19:30 📍Shtëpia e Kulturës"Abdulla Krashnica" & Teatri i Qytetit Preshevë 🎭

🚨Mos e humbisni 🚨 🎭

: 🆓 😂

🗓️ 24.04.26 / e Premte / ⏰19:30 📍Shtëpia e Kulturës"Abdulla Krashnica" & Teatri i Qytetit  Preshevë 🎭‼️Repriza e shfaqje...
21/04/2026

🗓️ 24.04.26 / e Premte /

⏰19:30 📍Shtëpia e Kulturës"Abdulla Krashnica" & Teatri i Qytetit Preshevë 🎭

‼️Repriza e shfaqjes " Vetmi në Perëndim "
📑
Regjia : Afeida Boriçi

Luajnë : Artan Ibishi , Gani Veseli
Valon Nuhiu , Egzona Salihu

Hyrja : 🆓

🎭 😂
🫶 🎭

Projekti "Teatri i Ndryshimit – Laboratori i Rinisë"                      🎭 Këtu Ku Jemi 🎭Angazhon të rinjtë e Luginës s...
22/12/2025

Projekti "Teatri i Ndryshimit – Laboratori i Rinisë"

🎭 Këtu Ku Jemi 🎭

Angazhon të rinjtë e Luginës së Preshevës në një proces hulumtues dhe artistik përmes metodës së Teatrit Laborator.

Përmes një qasjeve interaktive, ai do të ndihmojë në ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e qëndrimit në vendlindje dhe pasojat e emigrimit.

Projekti do të përfshijë punëtori, shfaqje teatrore dhe diskutime publike.

Ky projekt eshte i mbeshtetur nga
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit🇽🇰

🔔Premiera /sonte/ 🗓️ 22.12.2025 / e hënë /

⏰ 19:00

Hyrja : 🆓

📍Salla e madhe e Shtëpia e Kulturës"Abdulla Krashnica" & Teatri i Qytetit Preshevë 🎭

Jeni të mirëseardhur ! 🫶

Sonte, në natën e pestë dhe të fundit të festivalit, u shfaq komedia “Dramë për të qeshur”, me regji të Sulejman Rush*ti...
19/12/2025

Sonte, në natën e pestë dhe të fundit të festivalit, u shfaq komedia “Dramë për të qeshur”, me regji të Sulejman Rush*tit, nga Teatri i Tetovës.

Si çdo mbrëmje tjetër, edhe sonte Presheva dëshmoi nivel të lartë kulturor dhe vlerësim për artin skenik. Salla ishte e mbushur përplot me artdashës, të cilët e pritën shfaqjen me entuziazëm dhe duartrokitje të gjata.

Faleminderit nga Teatrit të Qytetit të Preshevës.
🫶🫶

Pas pesë netëve të Festivalit të Komedisë Shqiptare në Preshevë, sonte u përmbyll me sukses ky edicion jubilar, duke fal...
19/12/2025

Pas pesë netëve të Festivalit të Komedisë Shqiptare në Preshevë, sonte u përmbyll me sukses ky edicion jubilar, duke falënderuar të gjitha teatrot, aktorët, regjisorët dhe këdo që ishte pjesë e këtij festivali. Falënderim i veçantë i shkon publikut të Preshevës, i cili çdo mbrëmje e mbushi sallën plot e përplot. Po ashtu, falënderim për të gjithë stafin e Shtëpisë së Kulturës – Teatrit të Qytetit të Preshevës.

Sonte u ndanë edhe kurorat e çmimeve në 20-vjetorin e këtij festivali, “Ditët e Komedisë Shqiptare”, me këta fitues:

Aktorja jo-protagoniste e festivalit:
Kujtime Ahmeti – Njeriu që e pa vdekjen me sy
Teatri i Gostivarit

Aktori jo-protagonist i festivalit:
Muhamed Tërtini – Bounces
Produksioni “SAQ”

Aktorja më e mirë e festivalit:
Qëndresa Jashari – Gënjeshtra
Teatri i Gjilanit

Aktori më i mirë i festivalit:
Artan Ibishi – Vetmi në Perëndim
Teatri i Preshevës

Regjia më e mirë:
Sulejman Rush*ti – Dramë për të qesh
Teatri i Tetovës

Shfaqja më e mirë e festivalit:
Gënjeshtra – Teatri i Gjilanit

Çmimi special:
Teatri i Gostivarit

Falemderit nga Shtëpia e Kulturës"Abdulla Krashnica" & Teatri i Qytetit Preshevë

‼️Sonte‼️ 🔔 Nata Finale 🔔🎭" Dramë për të Qesh" 🎭Teatri i Tetovës🎭Pas shfaqjes Juria Profesionale do të bëhet ceremonia p...
19/12/2025

‼️Sonte‼️ 🔔 Nata Finale 🔔

🎭" Dramë për të Qesh" 🎭

Teatri i Tetovës🎭

Pas shfaqjes Juria Profesionale do të bëhet ceremonia përmbyllëse e Festivalit , si dhe ndarja e çmimeve 🏷️

🗓️19.12.2025 / e premte /

🔔 Sonte ⏰ 19:00 📍Shtëpia e Kulturës"Abdulla Krashnica" & Teatri i Qytetit Preshevë 🎭

Hyrja : 🆓

Autor : 📑
Regjia : Sulejman Rush*ti

🇦🇱
🎭
🫶 🎭

Interpretojnë: Arsim Kaleci, She Ilazi , Petrit Neziri, Ermal Çanga, Arta Zejneli, Elmir Sejfullai, Sami Mustafa, Abdulla Osmani, Bekim Jahiu, Linda Shabani dhe Hasim Memishi Sopi

Rreth shfaqjes 🎭

🔗Dramë për të qesh” është një shfaqje që, përmes ngjarjeve brenda një teatri ku duhet të ringjallen personazhet e Shekspirit përmes një adaptimi postmodern, na zbërthen dramën e aktorëve, punonjësve të teatrit, spektatorëve dhe pushtetarëve , një mozaik njerëzor që jeton paralelisht me shfaqjen që pret të luhet.
Në skenë defilon një paletë e larmishme karakteresh, të cilët përplasen me një varg të papriturash që lindin të tjera të papritura, duke krijuar situata komike, absurde, por thellësisht njerëzore. Në këtë lojë të dendur tensioni e humori, shpërfaqen klishetë ndaj artistëve, përplasjet mes egove, marrëdhëniet e brishta me pushtetin dhe lufta e përhershme për hapësirë e ndikim.
Shfaqja pasqyron shoqërinë tonë përmes një kohe skenike që rrjedh saktësisht njësoj si koha reale, ku personazhet e botës së përditshme ndërhyjnë në botën e fikcionit, duke shkrirë kufijtë mes asaj që jetojmë dhe asaj që interpretojmë.

Sonte, në natën e katërt të festivalit, u shfaq komedia “Gënjeshtra”, me regji të Ekrem Sopit, nga Teatri i Gjilanit.Sal...
18/12/2025

Sonte, në natën e katërt të festivalit, u shfaq komedia “Gënjeshtra”, me regji të Ekrem Sopit, nga Teatri i Gjilanit.
Salla ishte e mbushur përplot me artdashës, të cilët e pritën shfaqjen me entuziazëm dhe duartrokitje .

Festivali vazhdon në natën e pestë me shfaqjen e radhës nga Teatri i Tetovës, me komedinë “Dramë për të qeshur”, me regji të Sulejman Rush*tit.

ORA 19:00
Ju mirëpresim!

🔔 Sonte ⏰19:00 Teatri i Qytetit - Gjilan 📍Shtëpia e Kulturës"Abdulla Krashnica" & Teatri i Qytetit  Preshevë Nata e IV-t...
18/12/2025

🔔 Sonte ⏰19:00 Teatri i Qytetit - Gjilan

📍Shtëpia e Kulturës"Abdulla Krashnica" & Teatri i Qytetit Preshevë

Nata e IV-të ⭐️

Festivali " Ditët e Komedisë Shqiptare " 🇦🇱

Presheva 2025 🫶

Hyrja : 🆓

Jeni të mirëseardhur !

Sonte, “Gënjeshtra” udhëton në Preshevë.

Në kuadër të Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare”, shfaqja Gënjeshtra nga Florian Zeller, regjisor Ekrem Sopi, ngjitet sonte në skenën e Preshevës për të takuar një publik tjetër, një qytet tjetër, por me të njëjtat pyetje që na ndjekin të gjithëve.

Presheva na pret çdo herë me një mikpritje të jashtëzakonshme, të sinqertë dhe fisnike – me publik që e ndjek teatrin me respekt, kureshtje dhe ndjeshmëri. Për ne, ky qytet nuk është thjesht një ndalesë festivali, por një hapësirë ku teatri komunikon drejtpërdrejt me njerëzit e tij.

Të vijmë e të luajmë në Preshevë është një detyrim i natyrshëm artistik dhe njerëzor – një vazhdimësi e dialogut kulturor, një mënyrë për ta mbajtur skenën gjallë aty ku fjala shqipe, humori dhe mendimi kritik kanë nevojë të ndahen drejtpërdrejt me publikun.

Preshevë, mirë se ju vijmë përsëri. Sonte qeshim… por edhe reflektojmë.

‼️Sonte‼️ 🎭 " Gënjeshtra " 🎭Teatri i Gjilanit , Nata e |V-të🗓️18.12.2025 / e enjte /🔔 Sonte ⏰ 19:00 📍Shtëpia e Kulturës"...
18/12/2025

‼️Sonte‼️ 🎭 " Gënjeshtra " 🎭

Teatri i Gjilanit , Nata e |V-të

🗓️18.12.2025 / e enjte /

🔔 Sonte ⏰ 19:00 📍Shtëpia e Kulturës"Abdulla Krashnica" & Teatri i Qytetit Preshevë 🎭

Hyrja : 🆓

Autor : 📑
Regjia : Ekrem Sopi

🇦🇱
🎭
🫶 🎭

🔔Dashuri , dyshim, humor i mprehtë dhe tension që të mban pezull deri në fund.
Një shfaqje që fillon si komedi… dhe përfundon duke të bërë të pyesësh veten:
a është e vërteta gjithmonë zgjidhja më e mirë? 🔔

Aktorë: Gani Rrahmani, Qëndresa Jashari, Alban Shahiqi dhe Safete Mustafa

Ju mirëpresim 🫶

Address

Rruga: "15 Nentori", Nr 90
Presevo
17523

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38117660326

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shtëpia e Kulturës"Abdulla Krashnica" & Teatri i Qytetit Preshevë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shtëpia e Kulturës"Abdulla Krashnica" & Teatri i Qytetit Preshevë:

Share