Partia për Veprim Demokratik

Directions

Partia për Veprim Demokratik Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Partia për Veprim Demokratik, Political Party, Ramiz Sadiku 3, Presevo.

📣 FTESËTë dashur bashkëkombas e të nderuar qytetarë, aktivistë dhe mbështetës,Ka çaste kur bashkimi duhet të marrë zë. K...
17/10/2026

📣 FTESË

Të dashur bashkëkombas e të nderuar qytetarë, aktivistë dhe mbështetës,

Ka çaste kur bashkimi duhet të marrë zë. Kur bindja duhet të bëhet pjesëmarrje. Kur secili prej nesh ka vendin dhe përgjegjësinë e vet.

Partia për Veprim Demokratik ju fton në tubimin elektoral në mbështetje të “Koalicionit Shqiptar”, për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit.

Të takohemi për atë që na bashkon: vullnetin për ta ndërtuar të ardhmen në vendin tonë. Ta bëjmë të dëgjohet fuqishëm zëri ynë i përbashkët.

📅 19 tetor 2026
🕖 Ora 19:00
📍 Restorant Bici

Ejani. Bashkimi merr forcë nga prania e secilit.

Partia për Veprim Demokratik

KUMTESËKëshilli Qendror i Partisë për Veprim Demokratik, në mbledhjen e mbajtur mbrëmë, ka shqyrtuar situatën aktuale po...
17/09/2026

KUMTESË

Këshilli Qendror i Partisë për Veprim Demokratik, në mbledhjen e mbajtur mbrëmë, ka shqyrtuar situatën aktuale politike dhe ka vendosur që PVD të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit.

Përfaqësimi i shqiptarëve në Kuvendin e Republikës së Serbisë mbetet i domosdoshëm për ngritjen e zërit kundër diskriminimit, mbrojtjen e të drejtave dhe paraqitjen e kërkesave të tyre politike e institucionale. Mungesa e vullnetit politik në Beograd për trajtim të barabartë të shqiptarëve e bën edhe më të nevojshëm një përfaqësim të fuqishëm dhe të qëndrueshëm.

Në këtë kuadër, Këshilli Qendror ka kandiduar kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, për një mandat të ri deputeti në Kuvendin e Republikës së Serbisë.

PVD mbetet e përkushtuar ndaj bashkërendimit me faktorin kombëtar shqiptar dhe bashkëpunimit me subjektet politike shqiptare në Luginën e Preshevës, me synim avancimin e pozitës dhe të drejtave të shqiptarëve.

Për PVD-në, përpjekjet për një listë të përbashkët zgjedhore duhet të mbështeten në dakordimin për një platformë të përbashkët politike, me prioritete të qarta dhe angazhime konkrete që vlejnë edhe pas zgjedhjeve.

Kjo platformë duhet të përfshijë ndalimin e pasivizimit diskriminues të adresave, përfaqësimin e drejtë në institucionet publike, njohjen e diplomave, garantimin e arsimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe - simboleve kombëtare, zhvillimin ekonomik dhe zbatimin e marrëveshjeve për Luginën e Preshevës.

Bashkëpunimi kërkon edhe një mekanizëm të rregullt koordinimi ndërmjet përfaqësuesve politikë shqiptarë, për të ndjekur realizimin e këtyre objektivave dhe për t’u dhënë llogari qytetarëve për angazhimet e marra.

Për PVD-në është e qartë se bashkimi politik duhet të ndërtohet mbi parime, përgjegjësi dhe interesin e përbashkët. Ai kërkon qëndrime të qarta dhe të qëndrueshme kundër diskriminimit, si dhe vendosjen e të drejtave të shqiptarëve mbi kalkulimet për poste, mandate, interesa individuale apo dualizma qëndrimesh.

Sot, më shumë se kurrë, PVD i fton të gjithë për përgjegjësi politike, unitet dhe vizion të përbashkët. Shqiptarët duhet të bashkohen rreth çështjeve që i prekin drejtpërdrejt, rreth një platforme të përbashkët politike dhe rreth synimit për të ndërtuar një përfaqësim politik që do të jetë në gjendje t'i mbrojë dhe avancojë interesat e tyre jo vetëm para institucioneve të Republikës së Serbisë por edhe në procesin e bashkëpunimit me faktorët relevant ndërkombëtarë.

Këshilli Qendror i Partisë për Veprim Demokratik

03/04/2026
Komuna e Bujanocit përshkak të paaftësisë së sajë lë 45 fëmijë me nevoja të veçanta pa asistenta personal për tre muaj m...
26/03/2026

Komuna e Bujanocit përshkak të paaftësisë së sajë lë 45 fëmijë me nevoja të veçanta pa asistenta personal për tre muaj me radhë.

Ka më shumë se 8 vite që Komuna e Bujanocit angazhon asistent personal për fëmijët me nevoja të veçanta. Por, që nga janari i këtij viti, 45 fëmijë të Bujanocit kanë mbetur pa asistent përshkak të paaftësisë së Komunës së Bujanocit.

Në përgjigjen e ministrisë përkatëse e cila edhe ndanë mjetet për këtë qëllim thuhet se arsyeja për stopimin e këtij projekti për 3 muaj është neglizhenca e Komunës së Bujanocit.

Në mes tjerash, Ministria thotë se edhe pse mjetet prej më shumë se 8 milion dinarëve ishin të rezervuara për Komunën e Bujanocit, të njejtët nuk mundën të transferohen.

“Komunës së Bujanocit i janë paraparë për t’ju shpërnda 8.068.948,00 dinarë për transfere të dedikuara në vitin 2025. Megjithatë, duke pasur parasysh se Ministrisë për Punë Sociale nuk i është dorëzuar i gjithë dokumentacioni i nevojshëm dhe i paraparë me ligj për të vërtetuar nëse ofruesi i shërbimeve i plotëson kushtet dhe kriteret për ofrimin e shërbimit, nuk ka qenë e mundur të realizohet transferimi i mjeteve të përcaktuara tek njësia e vetëqeverisjes lokale.”

05/02/2026
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik - Shaip Kamberi eshte i ftuar ne Lutjet e Mengjesit në Washington
03/02/2026

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik - Shaip Kamberi eshte i ftuar ne Lutjet e Mengjesit në Washington

KUMTESË E DEGËS SË PARTISË PËR VEPRIM DEMOKRATIK BUJANOCMiratimi i Ligjit HR 6411 dhe qëndrimi i PVD-sëNë mbledhjen e fu...
31/01/2026

KUMTESË E DEGËS SË PARTISË PËR VEPRIM DEMOKRATIK BUJANOC

Miratimi i Ligjit HR 6411 dhe qëndrimi i PVD-së

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të degës së PVD-së në Bujanoc, të mbajtur me 30 janar 2026, në të cilën u shqyrtua situata e përgjithshme në këtë komunë, Kuvendi i Degës së Partisë për Veprim Demokratik mirëpret miratimin e Ligjit HR 6411 nga Komiteti për Politikë të Jashtme i Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e vlerësuar këtë zhvillim si një sinjal të rëndësishëm të vëmendjes ndërkombëtare ndaj gjendjes së të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ky ligj përfaqëson një avancim të madh, duke zhvendosur çështjen nga niveli deklarativ në kornizë ligjore dhe duke e bërë diskriminimin temë të monitorueshme institucionalisht. Ai gjithashtu e nxjerr Serbinë nga komoditeti i mohimit pa kosto.

Në këtë kontekst, reagimet e institucioneve shtetërore të Serbisë janë të pritshme dhe pasqyrojnë qëndrimin e njohur publikisht, i cili vazhdon të mohojë ekzistencën e diskriminimit strukturor dhe të pabarazisë institucionale në këtë rajon. Për PVD-në është e kuptueshme se në shtetet me prirje autokratike, relativizimi i shkeljeve të të drejtave të njeriut shpesh realizohet përmes aktorëve jo-institucionalë, pa kredibilitet politik e zgjedhor, politikisht të paraqitur si “zëra të pavarur”.

Ky mekanizëm synon të krijojë përshtypjen se problemi është i brendshëm dhe jo rezultat i politikave shtetërore. PVD e ka të qartë se sulmet e orientuara ndaj saj dhe jo ndaj politikave shtetërore të Serbisë kanë për qëllim shmangien e adresimit të diskriminimit institucional dhe relativizimin e përpjekjeve për ndërkombëtarizimin e çështjes.

Megjithatë, faktet e dokumentuara nga raporte ndërkombëtare dhe OJQ-të vendore, si dhe përvoja e përditshme e qytetarëve, dëshmojnë për nevojën e adresimit serioz të këtyre çështjeve. Siç vërehet gjithmonë- Serbia reagon sepse çështja është ngritur atje ku duhet. Zhurma është shenjë se puna po jep efekt.

PVD duhet të mbetet e përkushtuar që, përtej polemikave dhe zhurmës publike, të punojë me argumente, fakte dhe partnerë ndërkombëtarë për avancimin e të drejtave kolektive dhe individuale të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Çështja e diskriminimit nuk është çështje partie, por një realitet që kërkon zgjidhje serioze dhe të qëndrueshme. Prandaj, PVD, ashtu siç ka bashkëpunuar me kryetarët e partive tjera në çështjen e lobimit, duhet të vazhdojë në mënyrë konsistente të punojë në atë drejtim edhe në të ardhmen.

Për Serbinë, PVD-ja është bërë problem politik dhe jo thjesht parti lokale. Sulmet ndaj saj synojnë të diskreditojnë kanalin që e çon çështjen jashtë vendit dhe të krijojnë përshtypjen se “shqiptarët s’janë të unifikuar as vetë”. Këto tendenca synojnë që debati të largohet nga ndërkombëtarizimi i çështjes dhe detyrimet shtetërore, duke u reduktuar në polemika të brendshme.

Në rrethana të këtilla PVD-së i mbetet të jetë e vendosur të vazhdojë veprimet e saj me përgjegjësi institucionale, duke u fokusuar në kauzën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe në ruajtjen e besueshmërisë ndërkombëtare.


Bujanoc, 31 janar, 2026
Partia për Veprim Demokratik
Dega në Bujanoc
__________________________
Shërbimi për informim

28/01/2026

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se Serbia po tolerohet nga Bashkimi Evropian derisa ajo po i shkel të drejtat fundamentale t

28/01/2026

Address

Ramiz Sadiku 3
Presevo
17523

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Partia për Veprim Demokratik posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share