Këshilli Kombëtar Shqiptar Zyra në Medvegjë

Këshilli Kombëtar Shqiptar Zyra në Medvegjë Këshilli është organ përfaqësues i pakicës nacionale shqiptare në Republikën e Serbisë.

Asnjë projekt i paraparë nga TK për vendbanimet ku jetojne shqiptarët në Medvegjë pë vitin 2026!Në seancën e fundit të K...
19/03/2026

Asnjë projekt i paraparë nga TK për vendbanimet ku jetojne shqiptarët në Medvegjë pë vitin 2026!

Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal Medvegjë, është marrë vendim mbi shpërndarjen e mjeteve të rregullta të Trupit Koordinues për vitin 2026 për Komunën e Medvegjës.

Vlera e mjeteve është rreth 45 milion dinarë dhe të gjitha këto mjete, si zakonisht orientohen në projekte kapitale - ndërtim dhe mirëmbajtje të rrugëve.
Siç mund te shihet nga dokumenti i bashkengjitur, në vendbanimet shqiptare nuk ështe paraparë të financohet asnjë projekt i ndërtimit të infrastrukturës rrugore, duke vazhduar kështu traditën e gjatë diskriminuese nga pushteti lokal dhe qeveria e Serbisë, megjithë faktin që gjendja e infrastrukturës rrugore në fshatrat etnike shqiptare dhe ato të perziera është jo-humane.

Në organizim të KKSH, në Medvegjë sot ishin Këshilltarët e Arsimit pran Ministrise se Arsimit z. Muhamet Mustafa dhe z. ...
12/02/2026

Në organizim të KKSH, në Medvegjë sot ishin Këshilltarët e Arsimit pran Ministrise se Arsimit z. Muhamet Mustafa dhe z. Llukman Limani te cilet mbajten trajnim me mësimdhënesit shqiptar të Medvegjës kryesisht në temën e notimit sumativ dhe formativ.
E falënderojmë personelin e shkolles fillore ne Banje te Sijarines dhe atë të Shkolles Fillore nga fshati Tupalle për bashkepunimin dhe vijimin e trajnimit.

Në zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë sot u zhvillua takimi i rregullt i punës me delegacionin e Misionit t...
04/02/2026

Në zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë sot u zhvillua takimi i rregullt i punës me delegacionin e Misionit të OSBE nga Zyra Rajonale në Bujanoc në përbërje të z. Antonios Balaskas, z. Iljasa Musliu dhe z. Ivica Stamenoviq.

Përpos shkëmbimit mbi situatën e pergjithshme politike dhe te sigurisë ne bisedë u perfshinë edhe temat vijuese:

1. Pasivizimi nga e cila praktike diskriminuese kan pesuar 90% te shqiptarëve të Medvegjës: raportuam mbi ato pak raste te qytetareve qe kan provuar te rikthejne adresen e tyre ne Medvegjë me ç'rast po u nenshtrohen procedurave te pambarim të verifikimit etj që ne praktike kan zgjatur nga disa muaj deri ne disa vite edhe atë shpesh me epilog negativ. Raportuam edhe mbi egzistencën e rasteve te reja te pasivizimit ne komunë.

2. Çështja e punësimit të punonjësve shqiptarë në administraten komunale ku jemi skajshmerisht te nën-përfaqësuar, ku rrjedhimisht ne mbledhjen e fundit te Kuvendit Komunal asambleistet shqiptar nuk e kan votuar Planin Kadrovik për vitin 2026.

3. Çështja e objketit me rendesi historike e shkollës së vjetër "Te Xhamia" për të cilin rast organet komunale gjate tërë vitit të kaluar nuk kan dhënë miratim për ndërhyrje konzervuese.

4. Projekt-rezoluta për Luginën në Kongresin Amerikan HR6411.

5. Vizita e Shefit te Misionit të OSBE në Serbi Ambasadorit Marcel Pesko si dhe Komisionerit të Lartë për Pakica z. Christophe Kamp në Luginë të Preshevës.

6. Çështja e Fondeve të bllokuara të Kosovës dhe Shqipërisë të dedikuara per KKSH dhe çështja e Ministrisë për Pakica ne Serbi. Qëndrimi i perfaqësuesve politik shqiptar mbetet që politika e dirigjuar e ministrit Demo Berisha ështe tërësisht e dëmshme për interesat e komunitetit shqiptar prandaj vet qendrimi i ministrit paraqet pengesen kryesore per bashkepunim eventual.

7. Tema tjera relevante.

21/01/2026
21/11/2025

Në kuadër të programit kulturor “Nëntor Lugine”, me mbështetje të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, nën monitorimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe me mbështetjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar:

më datën: E Hëne 24 Nëntor 2025, ora 17:00
Në Qendrën e Kulturës në Medvegjë

Organizohet Manifestim Kulturoro-Artistik:

-Shfaqje folklorit burimorë - Shoqeria "Rrezet e Medvegjë"
-Shfaqje e folklorit, valleve dhe muzikë popullore - Ansambli "Presheva"
- Prezenti i Gatimeve/Ushqimeve Tradicionale nga Medvegja.

*Hyrja është pa pagesë.

Ju mirëpresim,

Address

Rr "Vojvoda Mishiq" Nr. 12
Medvedja
16240

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Këshilli Kombëtar Shqiptar Zyra në Medvegjë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Këshilli Kombëtar Shqiptar Zyra në Medvegjë:

Share