Konsulata e Republikës së Kosovës në Cyrih

Konsulata e Republikës së Kosovës në Cyrih Kontaktinformationen, Karte und Wegbeschreibungen, Kontaktformulare, Öffnungszeiten, Dienstleistungen, Bewertungen, Fotos, Videos und Ankündigungen von Konsulata e Republikës së Kosovës në Cyrih, Public & Government Service, Eugen/Huber/Strasse 19 a Zürich, Zürich.

30/01/2019

Vërtetime të çdo lloji - përpos vertimeve që kanë nevojë për vule apostile.

Misioni Konsullor në Cyrich bën, sipas kërkesës së ardhur me shkrim, lëshimin e vërtetimeve të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore të aplikueshme në fuqi.

Lëshimi i vërtetimeve bëhet vetëm pas pranimit të dokumentacionit përkatës dhe konfirmimit të marrë nga Departamenti për Çështje Konsullore/MPJ.

30/01/2019

Taksat konsullore
I. Taksa për letërnjoftim (ID)

1. Letërnjoftim biometrik për here të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim të të dhënave, humbjes, dëmtimit -fr 60.00

II. Taksa për dokumente udhëtimi

1. Pasaportë mbi 18 vjeç (per te gjitha llojet e aplikimit) -fr 180.00

2. Pasaportë nën 18 vjeç (per te gjitha llojet e aplikimit) -fr 120.00

3. Fletudhëtim -fr 48.00

4. Vulosja e certificates me foto- fr 18.00


III. Taksa për shërbime të gjendjes civile

1. Çertifikatat dhe ekstrakti - Paisje me Certifikate te lindjes, Ekstrakt nga Regjisori Qendror i Gjendjes civile, Certifikate e Shtetesis, Certifikate e Marteses, Certifikat e vendbanimit, Certifikate e Gjendjes Martesore, Deklarata per bashesine familjare dhe Vertetim nga Arkivi - fr 36.00
2. Regjistrimi i faktit të lindjes - fr 48.00
3. Regjistrimi i faktit të martesës - fr 48.00
4. Regjistrimi i faktit të vdekjes dhe Certifikate e Vdekjes - pa pagese

IV. Taksa për fitim/lirim të shtetësisë se Repiblikes se Kosoves
1. Aplikimi për fitim/ lirim te shtetësise -fr 84.00
2. Vendimi për fitimin / rifitimin e shtetesise per personat mbi 18 vjeç - fr 360.00
3. Vendimi për fitimin / rifitimin e shtetesise per personat nen 18 vjeç- fr 156.00
4. Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim per personat mbi 18 vjeç -fr 720.00
5. Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim per personat nen 18 vjeç -fr 360.00

30/01/2019

Orari i punes i Misionit Konsullor në Cyrih, Zvicer është
E Hënë - E Premte: 9.00-12.00 dhe 14.00-17.00.

Orari i punës me palë është:

E Hëne: 9.00-12.00 & 14.00-17.00
E Marte: 9.00-12.00 & 14.00-17.00
E Mërkure: 9.00-12.00 & 14.00-17.00
E Enjte: 9.00-12.00 & 14.00-17.00
E Premte: 9.00-12.00

Regjistrimi i shtetasvePërfaqësia konsullore në Cyrih inkurajon regjistrimin e shtetasve të Kosovës në rrethin konsullor...
30/01/2019

Regjistrimi i shtetasve

Përfaqësia konsullore në Cyrih inkurajon regjistrimin e shtetasve të Kosovës në rrethin konsullor, në mënyrë që të mundësohet ofrimi efikas i shërbimeve konsullore. Inkurajohet gjithashtu dhe regjistrimi i shtetasve të Kosovës vizitorë, të cilët nuk jetojnë në rrethin konsullor. Për t’u regjistruar, shtetasi i Kosovës duhet të paraqesë dokumentacionin i cili tregon shtetësinë kosovare, si dhe të dhënat kontaktuese.

Regjistrimi në misionin konsullor mbetet i vlefshëm për një periudhë dhjetë (10) vjeçare për banorët e rrethit konsullor. Pas kësaj periudhe mund të bëhet çregjistrimi nga baza e të dhënave e misionit konsullor. Për vizitorët periudha e vlefshmërisë së regjistrimit do të jetë në përputhshmëri me vlefshmërinë e lejes së qëndrimit.

Luten shtetasit e Republikës së Kosovës që mundësisht, ta shkarkojnë Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës, ta plotësojnë atë dhe ta dërgojnë në adresën elektronike: [email protected].

Përfaqësia diplomatike/konsullore në Vjenë inkurajon regjistrimin e shtetasve të Kosovës në rrethin konsullor, në mënyrë që të mundësohet ofrimi efikas i shërbimeve konsullore. Inkurajohet gjithashtu dhe regjistrimi i shtetasve të Kosovës vizitorë, të cilët nuk jetojnë në rrethi...

Interesimi për shtetasit e KosovësMbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës në ZvicërGjatë qëndrimit në territorin e...
30/01/2019

Interesimi për shtetasit e Kosovës

Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës në Zvicër

Gjatë qëndrimit në territorin e Zvicrës, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave t ëndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre. Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësia diplomatike/konsullore në Zvicër konsiston në:

- Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në Zvicër;
- Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
- Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të Zvicrës;
- Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në Zvicër dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.

Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues. Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë zvicrane.

Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:

- njoftimin e familjarëve për arrestimin;
- adresimin tek avokati mbrojtës apo
- kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.

Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësia diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjencive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit. Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.

http://www.ambasada-ks.net/ch/?page=1,57

KUSH KA NEVOJË PËR VIZA TË KOSOVËS?
30/01/2019

KUSH KA NEVOJË PËR VIZA TË KOSOVËS?

You need a visa to visit or transit Kosovo.  Visas may be obtained from diplomatic and consular posts of Kosovo in:  

Informata mbi shërbimet konsullore për bashkatdhetarët
30/01/2019

Informata mbi shërbimet konsullore për bashkatdhetarët

Po. Aplikimi për dokumente personale (ID dhe Pasaportë) mund të bëhet në Misionet Diplomatike/ Konsullore që nga muaji Maj i vitit 2011.  

Adresse

Eugen/Huber/Strasse 19 A Zürich
Zürich
8048

Öffnungszeiten

Montag 09:00 - 12:00
14:00 - 17:00
Dienstag 09:00 - 12:00
14:00 - 17:00
Mittwoch 09:00 - 12:00
14:00 - 17:00
Donnerstag 09:00 - 12:00
14:00 - 17:00
Freitag 09:00 - 12:00

Telefon

+41433430171

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Konsulata e Republikës së Kosovës në Cyrih erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen