15/09/2026
Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, mori pjesë në mbrëmjen përshëndetëse të organizuar me rastin e përfundimit të mandatit të dr. don Anton Uka, Udhëheqës i Misionit Katolik Shqiptar në Luzern.
Me këtë rast, z. Berisha, i shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe konstruktiv me Misionin Katolik Shqiptar në Luzern, si dhe për kontributin e dr. don Anton Ukës në nisma dhe aktivitete me rëndësi për mërgatën shqiptare në Zvicër.
Z. Berisha, i përcolli dr. don Anton Ukës, urimet më të mira për shëndet, sukses dhe mbarësi në angazhimet e tij, duke vlerësuar bashkëpunimin e ndërtuar gjatë mandatit të tij në krye të Misionit Katolik Shqiptar në Luzern.