Osman Osmani

Osman Osmani Kontaktinformationen, Karte und Wegbeschreibungen, Kontaktformulare, Öffnungszeiten, Dienstleistungen, Bewertungen, Fotos, Videos und Ankündigungen von Osman Osmani, Sozialdienstleistungen, Rosenbergstrasse 51, Neuhausen am Rheinfall.

Kadidat für die Stadtsparlament von Prishtina, Lokalwahlen von 12.10.2025

1995-2005: MA PsychoSozialer Dienst AOZ

2005-2010: Leiter OJA Zürich-Affoltern

2010-2019: Nationaler Gewerkschaftssekretär Unia

2x Kantonsrat & 1 x Grossstadtrat Schaffhausen

09/06/2026

„ZVERNECI“: Ndërlikushmëria e protestave aktuale

Një parullë e thjeshtë, “Shqipëria e shqiptarëve”, po mbart një realitet shumë më të ndërlikuar.

• Shumë qytetarë dhe ambientalistë të bindur po ngrejnë shqetësime legjitime për mbrojtjen e natyrës, biodiversitetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

• Aktorë të ndryshëm politikë përpiqen ta interpretojnë ose ta përdorin protestën në funksion të agjendave të tyre.

• Për disa pjesëmarrës, kundërshtimi ndaj projektit lidhet me kritika më të gjera ndaj qeverisë dhe kërkesën për ndryshim politik.

• Debati zhvillohet edhe në një kontekst më të gjerë rajonal dhe ekonomik, ku ndërthuren interesa që lidhen me turizmin, investimet dhe orientimin strategjik të vendit.

Prandaj, nuk kemi të bëjmë vetëm me një debat lokal për një projekt investues, por me një ndërthurje interesash, bindjesh dhe shqetësimesh që shtrihen nga mjedisi te politika, nga ekonomia te zhvillimi afatgjatë i vendit.

Debate të ngjashme nuk po zhvillohen vetëm në Shqipëri. Së fundi janë ngritur shqetësime edhe në Greqi lidhur me zhvillimin e një zone bregdetare në Kalamatë, ku kundërshtarët e projektit shprehin frikën për dëmtim të mjedisit dhe kufizim të qasjes publike në bregdet.

Kjo tregon se përplasja ndërmjet mbrojtjes së natyrës, interesave ekonomike dhe zhvillimit turistik nuk është fenomen shqiptar, por një sfidë më e gjerë rajonale dhe europiane. Pikërisht për këtë arsye nevojitet debat i hapur, transparencë dhe vlerësim profesional i secilit projekt, pa rënë në thjeshtëzime politike apo partiake.

Por ky debat ngre edhe një pyetje tjetër.

Para pak ditësh në Prishtinë u organizua një protestë solidariteti për mbrojtjen e natyrës në Zvërnec. Kjo është e drejtë dhe e mirëpritur.

Megjithatë, a kemi parë mobilizim të ngjashëm kundër betonizimit të pakontrolluar të lagjeve, shkatërrimit të hapësirave të gjelbra, humbjes së tokave pjellore apo dëmtimit të zonave malore në Kosovë?

• Solidariteti për natyrën e Shqipërisë u shfaq publikisht.

• Reagimet ndaj degradimit mjedisor në Kosovë kanë qenë më të rralla dhe më të pjesëzuara.

• Interesat e fuqishme ekonomike dhe lidhjet e tyre me politikën kanë ndikuar shpesh në zhvillimin urban dhe në përdorimin e hapësirës publike.

• Aktivizmi ambiental në Kosovë mbetet i kufizuar në raport me përmasat e problemit.

Në protestën e Prishtinës mungoi slogani “Kosova e shqiptarëve”, i cili do të kishte qenë një kundërpeshë simbolike ndaj narrativave që mohojnë identitetin dhe subjektivitetin shtetëror të Kosovës. Megjithatë, mbrojtja e natyrës nuk duhet të kufizohet as në slogane kombëtare, as në kufij shtetërorë.

Natyra nuk ka kombësi. Ajo duhet të mbrohet kudo ku rrezikohet, në Shqipëri, Kosovë, rajon, Europë dhe në gjithë botën.

Një aspekt tjetër që bie në sy është se në protesta dhe në debatet e shumta në rrjetet sociale po dëgjohet shpesh më shumë kërkesa për dorëheqjen e Edi Ramës sesa kërkesa për transparencë të plotë, ekspertizë të pavarur dhe debat gjithëpërfshirës mbi vetë projektin.

Nëse projekti është i dëmshëm për mjedisin, kjo duhet të argumentohet me fakte dhe studime profesionale.

Nëse ka përfitime dhe pasoja, qytetarët kanë të drejtë t’i njohin të dyja.

Nëse ekzistojnë parregullsi, ato duhet të hetohen dhe të sqarohen publikisht.

Por kur debati zhvendoset kryesisht te rrëzimi i qeverisë dhe jo te shqyrtimi i projektit, lind pyetja nëse kauza mjedisore po shërben si qëllim në vetvete apo po shndërrohet në mjet për objektiva të tjera politike.

Ndryshimet politike në demokraci duhet të mbështeten në zgjedhje të lira, debat publik, institucione funksionale dhe alternativa të qarta programore. Jo në iluzionin se çdo krizë apo protestë përbën automatikisht një “revolucion” që sjell zgjidhje më të mira.

Ky kontrast tregon se kauza e mbrojtjes së natyrës nuk duhet të mbetet vetëm një slogan rajonal, por të shndërrohet në angazhim të vazhdueshëm kudo ku jetojmë.

Solidariteti fillon aty ku jetojmë. Identiteti mbrohet me veprim. Natyra mbrohet me përgjegjësi. Demokracia mbrohet me debat, transparencë dhe pjesëmarrje qytetare.

INTERESIMI DHE ROLI i DIASPORËS NË ZGJEDHJET E SOTME NË KOSOVËNga ora 7:09:25 deri ne 7:57:05 (për rreth 56 minuta me nd...
07/06/2026

INTERESIMI DHE ROLI i DIASPORËS NË ZGJEDHJET E SOTME NË KOSOVË

Nga ora 7:09:25 deri ne 7:57:05 (për rreth 56 minuta me nderprerje) ne videon e bashkengjitur mund te percillni prononcimin tim, ne bashkebisedimin ne KTV mbi interesimin dhe rolin e diaspores ne zgjedhjet parlamentare ne Kosovë, të permbledhur si me poshte:

1. Pjesëmarrja e diasporës në votime

• Numri i regjistruar nga diaspora: 132,212 qytetarë të Kosovës.
• Me postë: 104,488 (≈79%).
• Në misione diplomatike: 27,724 (≈21%).

• Theksi kritik: Pjesëmarrja mbetet e kufizuar në aktin e dhënies së votës, shpesh me motiv partiak, pa përfshirje të vërtetë në vendimmarrje apo në çështje të interesit të përgjithshëm.

(Do te duhej të ishte me interes te shohim edhe se si qendron puna me bashkatdhetarët tanë në Turqi dhe disa vende të Lindjes së Mesme. Simbolikisht ata te Turqise (ku flitet per mbi 1 milion bashkeatdhetarekanë me prejardhje kryesisht nga Kosova) qenë të përfshirë në votim për zgjedhjet e 7 qershorit 2026, por numri i tyre është shumë i vogël krahasuar me diasporën në Evropë. Në Ankara dhe Stamboll ishin të regjistruar vetëm rreth 182 votues për votim fizik. Nese nuk gabohem, nuk ka statistika fare për vende të tjera të Lindjes së Mesme.)

2. Integrimi në vendet mikpritëse
• Gjermania: ~600,000 shqiptarë (shumica nga Kosova).
• Zvicra: ~250,000–300,000 shqiptarë.
• Austria: ~120,000–130,000 shqiptarë.

• Përqindja e pjesëmarrjes: Nga rreth 1 milion bashkatdhetarë në Gjermani, Zvicër e Austri, kemi vetëm rreth 30 mijë votues të regjistruar nga këto tri vende, kjo - edhepse pjesamarrja ne krahadim me vendet tjera eshte me e madhja - përfaqëson vetëm një pjesë relativisht të vogël pra rreth 3% të rreth një milion shqiptarëve që jetojnë në Gjermani, Zvicër dhe Austri.

• Politika dhe administrata:
o Në Zvicër: mbi 100 politikanë shqiptarë në nivele komunale/kantonale, 2 deputet federal (Islam Alijaj e Arbër Bullakaj), si dhe dy politikanë në qeveri kantonale (Ylfete Fanaj në Luzern, Zari Xhaferi në Zug).
o Aktivizëm sindikalist: Xhafer Sejdiu, kryetar i regjionit më të madh sindikalist UNIA Cyrih–Shafhauzen.
o Në Gjermani dhe Austri: aktivistë dhe këshilltarë lokalë, por jo deputetë kombëtarë.

• Bizneset:
o Zvicër: mbi 10,000 biznese shqiptare, përfshirë ~2,000 milionerë.
o Gjermani: mijëra kompani, të organizuara përmes Unionit të Bizneseve ShqiptaroGjermane.
o Austri: dhjetëra biznese të lidhura me Global Albanian Business Network.

• Akademia dhe hulumtimi:
o Gjermani: mbi 10,000 studentë shqiptarë, dhjetëra profesorë e studiues.
o Zvicër: ~5,000–6,000 studentë, dhjetëra studiues në ETH Zürich, EPFL Lausanne, Universitetin e Cyrihut.
o Austri: ~3,000–4,000 studentë, dhjetëra profesorë e hulumtues në Vjenë, Graz, Innsbruck.

3. Kontrasti mes numrit dhe angazhimit
• Arritjet e diasporës janë kryesisht individuale (biznes, akademi, kulturë, sport).
• Mungesa e fuqizimit komunitar: nuk ka faktorizim të shqiptarëve si grup i organizuar në shoqëritë ku jetojnë.
• Integrimi politik e shoqëror: shumë më i vogël sesa prania numerike e komunitetit.

4. Konteksti politik në Kosovë
• Kosova ende nuk e ka përmbyllur transformimin në institucione plotësisht funksionale e të konsoliduara.
• Në kulmin e krizës politike dhe zgjedhjeve të parregullta, zotimet e reja (p.sh. për krijimin e Xhandarmërisë) vijnë ndërkohë që shumë premtime të mëdha mbeten pa realizim:
o kthimi i të pagjeturve,
o riparimi i dëmeve të luftës,
o ulja e çmimeve,
o reduktimi i luksit qeveritar,
o fuqizimi i sindikatave,
o ligji për siguri sociale,
o zhvillimi ekonomik e industrial,
o ndalja e migrimit masiv,
o përfshirja e diasporës në vendimmarrje.

5. Mesazhi im
Nga rreth një milion bashkatdhetarë në Gjermani, Zvicër e Austri, nga numri i pergjithshem (mbi 130’000) i votuesve ne diaspore, vetëm rreth 30’000 janë regjistruar për të votuar sot. Shumica absolute e tyre – rreth 80% – kanë pas mundesi ta bëjnë këtë me postë, ndersa rreth 20% ne perfaqësitë diplomatike. Kjo pjesëmarrje e kufizuar tregon se diaspora jonë ende nuk është e përfshirë në vendimmarrje të vërtetë, as në Kosovë e as në vendet mikpritëse. Arritjet mbeten kryesisht individuale, ndërsa Kosova ka nevojë për më shumë shtet funksional, drejtësi sociale, zhvillim ekonomik dhe stabilitet demokratik – jo për gara të reja premtimesh, kur premtimet e vjetra ende presin realizim.

| KTV© KOHA. All rights reserved.

Të dashur miq, shokë dhe të njohur,Nëse ende keni dilema se cilin subjekt të mbështesni në këto zgjedhje, ju ftoj të men...
06/06/2026

Të dashur miq, shokë dhe të njohur,

Nëse ende keni dilema se cilin subjekt të mbështesni në këto zgjedhje, ju ftoj të mendoni për ata që angazhohen për interesin e përgjithshëm, për drejtësinë sociale, për punëtorët, pensionistët, familjet, të rinjtë dhe të gjithë qytetarët, e jo vetëm për grupe të caktuara interesi apo klientela partiake.

PSD nuk premton mrekulli. Por vazhdon të mbrojë parime që shpesh mungojnë në debatin politik: barazinë sociale, shtetin social, shërbimet publike cilësore, të drejtat e punëtorëve, përfshirjen qytetare dhe përgjegjësinë demokratike.

Prandaj, nëse besoni se Kosova ka nevojë për më shumë solidaritet, drejtësi sociale dhe politikë në shërbim të qytetarëve, ju ftoj të mbështesni PSD-në dhe gjashtë kandidatët e saj për Kuvendin e Kosovës.

Voto PSD 129

Çdo votë për parimet është një investim për një shoqëri më të drejtë dhe më demokratike.

Voto për opozitë pernime, PSD 129✅

1- Dardan Molliqaj
2-Florin Krasniqi
3-Teute Rrusta
4-Natyra Kuçi
5-Nol Nushi
6-Frasher Krasniqi

Adresse

Rosenbergstrasse 51
Neuhausen Am Rheinfall
8212

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Osman Osmani erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Organisation Kontaktieren

Nachricht an Osman Osmani senden:

Teilen