Konsullata e Përgjithshme e RKS-së në Gjenevë

Konsullata e Përgjithshme e RKS-së në Gjenevë Mirësevini në faqen zyrtare FB të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë

Nga Heshtja në Forcë | From Silence to StrengthKonsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë organizoi nj...
13/06/2026

Nga Heshtja në Forcë | From Silence to Strength

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë organizoi një tryezë të rrumbullakët në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikte.

Mbrëmja u hap me fjalën e mirëseardhjes së Udhëheqëses së Konsullatës së Përgjithshme, znj. Floreta Kabashi, e cila theksoi rëndësinë e vendosjes së të mbijetuarve në qendër të përpjekjeve për drejtësi, njohje dhe riparim.

Të pranishmit patën privilegjin të dëgjonin fjalën kryesore të znj. Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar dhe Përfaqësuese e Posaçme për çështjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Dëshmia dhe mesazhi i saj, në mesin e diplomatëve, ekspertëve dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë në Gjenevë, dërguan një thirrje të fuqishme: zëri i të mbijetuarve nuk është vetëm dëshmi, por edhe thirrje për veprim.

Nën moderimin e znj. Raksha Gopal, diskutimi solli së bashku një panel të shquar ekspertësh: Prof. Gloria Gaggioli nga Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Gjenevës, znj. Feride Rush*ti, Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (KRCT), znj. Edi Gusia, Drejtoreshë Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore pranë Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, znj. Lyudmila Makey, gazetare ukrainase e strehuar në Kosovë përmes programit Journalists in Residence, si dhe znj. Claudia Truppa, Mjeke Kryesore në Konsultën për Viktimat e Torturës dhe Luftës.

Diskutimi nënvizoi rëndësinë e një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe ndërdisiplinore në adresimin e dhunës seksuale në konflikte.

Ky aktivitet riafirmoi angazhimin e Kosovës për të mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës dhe për të kontribuar aktivisht në përpjekjet ndërkombëtare për eliminimin e kësaj dukurie.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë shpreh mirënjohjen e saj për të gjithë panelistët, moderatoren dhe pjesëmarrësit, të cilët, me ekspertizën dhe përkushtimin e tyre, kontribuuan në një diskutim të pasur dhe domethënës mbi këtë çështje me rëndësi globale. 🇽🇰

🗳️ Përmbyllja e procesit të votimit në GjenevëProcesi i votimit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës n...
06/06/2026

🗳️ Përmbyllja e procesit të votimit në Gjenevë

Procesi i votimit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë u përmbyll me sukses, në një atmosferë të qetë, të rregullt dhe dinjitoze.

Falënderojmë të gjithë bashkatdhetarët që morën pjesë në votim, për kulturën qytetare, maturinë dhe bashkëpunimin e treguar gjatë gjithë procesit.

Një falënderim i veçantë u drejtohet komisionerëve, vëzhguesve dhe stafit mbështetës, për përkushtimin, korrektësinë dhe seriozitetin e dëshmuar deri në përfundimin e procesit zgjedhor.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë

Votimi në përfaqësitë diplomatike 🗳️🇽🇰Qendra e votimit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë...
06/06/2026

Votimi në përfaqësitë diplomatike 🗳️🇽🇰

Qendra e votimit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë është e hapur që nga ora 07:00.

I inkurajojmë të gjithë qytetarët e regjistruar që, deri në orën 19:00, të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.

05/06/2026

📢 NJOFTIM ME RËNDËSI

🗳️ Votimi fizik në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë

𝟲 𝗾𝗲𝗿𝘀𝗵𝗼𝗿 𝟮𝟬𝟮𝟲

Të nderuar bashkatdhetarë,

Ju njoftojmë se votimi fizik do të zhvillohet më 6 qershor 2026, në:

📍 Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë
📌 Adresa: Rue de Lausanne 63, 1202 Genève
🕖 Orari i votimit: 07:00 – 19:00

Vetëm personat që janë regjistruar me sukses për votim fizik do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës.

Për të realizuar të drejtën e votës, është e domosdoshme të paraqiteni me njërin nga dokumentet identifikuese të lëshuara nga Republika e Kosovës, si:

- Letërnjoftim;
- Pasaportë;
- Leje vozitjeje.

Rekomandohet përdorimi i transportit publik, për shkak të mundësive të kufizuara për parkim në zonë.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë

02/06/2026

📢 NJOFTIM

Të nderuar bashkatdhetarë,

Ju njoftojmë se, për shkak të angazhimeve lidhur me organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë nuk do të jetë e hapur për palë të premten, më 5 qershor 2026.

Përjashtimisht, do të ofrohet vetëm shërbimi për tërheqjen e dokumenteve personale që tashmë kanë arritur në Konsullatë.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj.

Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju ftesën për pjesëmarrje në konferencën e organizuar nga “Zëri i Gruas Lira”, në mbështetj...
28/05/2026

Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju ftesën për pjesëmarrje në konferencën e organizuar nga “Zëri i Gruas Lira”, në mbështetje të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, në shënim të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikte.

Konferenca do të mbahet më 13 qershor 2026, në ora 19:00, në École du Bosson – Aula, Av. du Bois-de-la-Chapelle 90, 1213 Onex.

Ky aktivitet sjell në epiqendër përvojat e të mbijetuarve, rëndësinë e drejtësisë dhe nevojën për ndërgjegjësim e angazhim të vazhdueshëm institucional dhe shoqëror.

Aktiviteti përkrahet nga Komuniteti Shqiptar i Gjenevës (KShGj), Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Gjenevë, dhe platforma e-drejtajote.ch.

📩 Regjistrohuni përmes email adresës:
[email protected]

Zëri i gruas Lira në mbështetje të plotë të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, organizon konferencë me 13 qershor, kushtuar Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikte.

Këtë aktivitet e mbështesin Komuniteti Shqiptar i Gjenevës - KShGj, Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Gjenevë si dhe platforma e-drejtajote.ch.

Hyrja është e hapur për të gjithë. Për çështje organizative, ju lutem ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj me e-mail në: [email protected] ose me sms në 076 765 31 72.

Pjesëmarrja juaj nderon kujtesën dhe mbështet drejtësinë.

SI TË VOTONI PËRMES POSTËS
28/05/2026

SI TË VOTONI PËRMES POSTËS

28/05/2026
On the occasion of the International Day for the Elimination of Sexual Violence in Conflict, the Consulate General of th...
26/05/2026

On the occasion of the International Day for the Elimination of Sexual Violence in Conflict, the Consulate General of the Republic of Kosovo in Geneva has the honour to invite you to a roundtable discussion entitled:

𝗙𝗥𝗢𝗠 𝗦𝗜𝗟𝗘𝗡𝗖𝗘 𝗧𝗢 𝗦𝗧𝗥𝗘𝗡𝗚𝗧𝗛:
𝗖𝗲𝗻𝘁𝗿𝗶𝗻𝗴 𝗦𝘂𝗿𝘃𝗶𝘃𝗼𝗿𝘀 𝗶𝗻 𝗝𝘂𝘀𝘁𝗶𝗰𝗲 𝗮𝗻𝗱 𝗥𝗲𝗽𝗮𝗿𝗮𝘁𝗶𝗼𝗻 𝗳𝗼𝗿 𝗖𝗼𝗻𝗳𝗹𝗶𝗰𝘁-𝗥𝗲𝗹𝗮𝘁𝗲𝗱 𝗦𝗲𝘅𝘂𝗮𝗹 𝗩𝗶𝗼𝗹𝗲𝗻𝗰𝗲

📅 12 June 2026
🕡 18:30 – 20:30
📍 Geneva Graduate Institute (Auditorium Jacques-Freymond)
🌐 Language: English

To register, please complete the following form:
https://forms.gle/fyuCTt3QVieapWH29

We look forward to welcoming you.

Adresse

Rue De Lausanne 63
Geneva
1202

Öffnungszeiten

Montag 09:00 - 12:00
14:00 - 16:30
Dienstag 09:00 - 12:00
14:00 - 16:30
Mittwoch 09:00 - 12:00
14:00 - 16:30
Donnerstag 09:00 - 12:00
14:00 - 16:30
Freitag 09:00 - 12:00

Telefon

+41227342734

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Konsullata e Përgjithshme e RKS-së në Gjenevë erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen