Lidhja Demokratike e Kosovës - Nëndega Frauenfeld, Ostschweiz

Lidhja Demokratike e Kosovës - Nëndega Frauenfeld, Ostschweiz Lidhja Demokratike e Kosovës - Nëndega Frauenfeld Ostschweiz

LDK - KOSOVA 1️⃣1️⃣3️⃣💙✌🏼
05/06/2026

LDK - KOSOVA 1️⃣1️⃣3️⃣💙✌🏼

05/06/2026

!

Doarsa Kica Xhelili duke e çmontuar Glaukun.

Doarsa po e çmonton Glaukun me fakte, duke ia numëruar një nga një aferat dhe korrupsionin. Përballë këtyre të vërtetave, ai po mbetet pa argumente dhe pa përgjigje.

Kur faktet flasin, propaganda dhe arsyetimet boshe nuk kanë më peshë.

Doarsa 4-shi i LDK🔥



Vjosa Osmani Lumir Abdixhiku Vjosa edhe një mandat Presidente LDK Dega II, Gjermani. Nëndega Dortmund me rrethinë Ldk Nrw-Gjermani Lidhja Demokratike e Kosovës Forumi Rinise Ldk DegaLindor-ch Lidhja Demokratike e Kosovës - Nëndega Frauenfeld, Ostschweiz Lidhja Demokratike e Kosovës-Dega në AmerikëLidhja Demokratike e Kosovës, Dega e parë Lindore-CH

 ! Kosovë, koha për t’u bashkuar!Nesër, në zemër të Prishtinës, në Sheshin Skënderbeu, nuk mbyllet vetëm një fushatë. Ne...
04/06/2026

!

Kosovë, koha për t’u bashkuar!

Nesër, në zemër të Prishtinës, në Sheshin Skënderbeu, nuk mbyllet vetëm një fushatë. Nesër kulmon një rrugëtim i madh qytetar, një lëvizje e njerëzve që besojnë në shtetin e fortë, në demokracinë e vërtetë dhe në një Kosovë që ecën përpara me dinjitet.

LDK-ja ka qenë gjithmonë zëri i urtësisë, i vizionit shtetformues dhe i përgjegjësisë ndaj vendit. Sot, më shumë se kurrë, Kosovës i duhet unitet, guxim dhe besim në të ardhmen. I duhet energjia e qytetarëve që nuk dorëzohen, që duan zhvillim, punë, arsim më të mirë dhe institucione që i shërbejnë popullit.

Prandaj, nesër në ora 20:00, le ta mbushim Sheshin Skënderbeu me frymën e fitores, me krenarinë tonë qytetare dhe me besimin se Kosova meriton më shumë.

Ejani me familjet tuaja, me miqtë tuaj, me zemrën plot shpresë dhe me bindjen se secili prej nesh është pjesë e ndryshimit. Le të tregojmë se fuqia më e madhe e Kosovës janë qytetarët e saj.

Nesër nuk është vetëm një tubim.
Nesër është një mesazh.
Një mesazh se Kosova ecën përpara.
Një mesazh se demokracia fiton kur qytetarët bashkohen.
Një mesazh se e ardhmja ndërtohet së bashku.

Të premten, 5 qershor, ora 20:00
Sheshi Skënderbeu – Prishtinë

Bashkohu. Merr pjesë. Bëhu zëri i Kosovës që beson, që vepron dhe që fiton.

 !Mandati i investimeve kapitale, urave e digaveMe 20 miliardë euro në dispozicion për gjashtë vite qeverisje, qytetarët...
03/06/2026

!

Mandati i investimeve kapitale, urave e digave

Me 20 miliardë euro në dispozicion për gjashtë vite qeverisje, qytetarët prisnin autostrada, spitale moderne, hekurudha dhe projekte që do ta transformonin vendin.

Pas urës së Saradranit, Qeveria sot zhvilloi ceremoninë e përurimit të projektit të radhës kapital: ndarjen e vadës së ujit në një livadh në Lupq.

Ceremonia u zhvillua në prani të zyrtarëve shtetërorë, me fjalime për rëndësinë e investimit dhe ndikimin e tij në jetën e banorëve. Për nga pesha që iu dha ngjarjes, projekti dukej sikur bëhej fjalë për një vepër infrastrukturore me rëndësi kombëtare.

Me 20 miliardë euro të menaxhuara gjatë mandatit, qytetarët vazhdojnë të presin projektet e mëdha zhvillimore, ndërsa përurimet zyrtare po zbresin deri te vadat e ujit dhe punimet që dikur kalonin pa ceremoni e pa kamera.

Nëse ky trend vazhdon, nuk do të ishte befasi që në muajt e ardhshëm të shohim ceremoni edhe për ndonjë gardh, portë oborri apo brazdë të re, si dëshmi e “sukseseve” të investimeve kapitale.

03/06/2026

Me krenari po ndajmë këtë video ku kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Robert Ukaj, vlerësohet lart nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, si dhe nga qytetarët dhe bashkëvendësit e tij në Viti.

Për Nëndegën e LDK-së në Frauenfeld, është kënaqësi të shohim se Robert Ukaj, një veprimtar i mërgatës dhe kandidat për deputet i propozuar nga Dega e Parë e LDK-së në Zvicër, po merr vlerësime të larta dhe mbështetje të fuqishme në vendlindjen e tij.

Fjalët e mira nga qytetarët e Vitisë dhe vlerësimet nga Kryetari Sokol Haliti janë dëshmi e punës, përkushtimit dhe lidhjes së vazhdueshme që Roberti ka ruajtur me qytetarët dhe me vendlindjen e tij. Këto vlerësime tregojnë se angazhimi i tij ndër vite po njihet dhe respektohet nga ata që e njohin më së miri.

Robert Ukaj përfaqëson vlerat e mërgatës sonë, përvojën profesionale dhe përkushtimin për t’i shërbyer Kosovës. Mbështetja që po merr në Viti dhe anembanë Kosovës është një tregues i besimit që qytetarët kanë në vizionin dhe angazhimin e tij.

Voto LDK 113
Voto Robert Ukaj 87

02/06/2026

!

Dy pamje, dy mesazhe të ndryshme.

Në njërën anë, një vajzë këndon për Ibrahim Rugovën – shprehje artistike dhe respekt për historinë.

Në anën tjetër, në një tubim politik, përdoren të miturit, të dergojnë mesazhe fyese dhe përçarëse ndaj kundërshtarëve, duke thirre vdekjen e tyre!

Dallimi është i qartë: njëra promovon kulturën, respektin dhe kujtesën historike, ndërsa tjetra përdoret për të ushqyer gjuhën e urrejtjes dhe përplasjen politike.

Krejt këtë duke e ditur faktin që ky i qmendur vajzën e tij e dërgon për një jetë më të mirë në Norvegji, kurse në Kosovë keqpërdor çmendurisht të miturit dhe fëmijët e militantëve për qëllime elektorale.



Vjosa Osmani Vjosa edhe një mandat Presidente

02/06/2026

Politika nuk është garë për të treguar se çfarë ke arritur për vete. Politika është përgjegjësi për atë që lë pas.

Kur të mbarojë çdo mandat, çdo funksion e çdo pozitë, ajo që mbetet është trashëgimia që kemi ndërtuar për qytetarët tanë. Rrugët që hapëm, mundësitë që krijuam, shpresa që mbollëm dhe e ardhmja që ndihmuam të ndërtohet.

Siç thotë Lumir Abdixhiku, politika nuk është vetëm “e mujta këtë” apo “e mujta atë”. Politika është vizion, zhvillim dhe përkushtim për të lënë vendin më të mirë se sa e gjetëm.

Sepse vepra flet më gjatë se çdo fjalë.

LDK 113✌🏼Vjosa Osmani1Lumir Abdixhiku2Robert Ukaj87
31/05/2026

LDK 113✌🏼

Vjosa Osmani1
Lumir Abdixhiku2
Robert Ukaj87

27/12/2025

1 2 3
Zgjidh shpresën! ✌️

Kjo është lista fituese e Lidhjes Demokratike të Kosovës, lista që i prin me përgjegjësi e vizion kryetari i LDK-së dhe kryeministri i ardhshëm, Lumir Abdixhiku.

Një ekip plotë vlera, me dije dhe me guxim. Njerëz të dëshmuar, energji e re, profesionistë që e duan shtetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

Nesër, bëhemi bashkë për fitore të madhe.

Mbeshtete LDK-në. Voto numrin 123, numrin 1 Lumir Abdixhiku dhe 9 kandidatë tjerë nga lista jonë.

Ftoheni te merrni pjese  ✌🏼
08/12/2025

Ftoheni te merrni pjese ✌🏼

Adresse

Frauenfeld
8500

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Lidhja Demokratike e Kosovës - Nëndega Frauenfeld, Ostschweiz erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen