Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada Embassy of the Republic of Albania in Canada/Ambassade de la République d'Albanie au Canada

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada/ Embassy of the Republic of Albania in Canada

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada mori pjesë në ceremoninë e rihapjes së Qendrës së Federatës së Shoqatave T...
09/11/2026

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada mori pjesë në ceremoninë e rihapjes së Qendrës së Federatës së Shoqatave Turke në Kanada, si dhe në pritjen e organizuar me rastin e largimit nga detyra të Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Türkiyes në Toronto, z. Can Yoldaş.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada vlerëson mundësitë për forcimin e dialogut, bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira me komunitetet dhe përfaqësitë diplomatike në Kanada.

Në episodin e radhës të rubrikës “ShqipCan – Shqiptarët munden!”, ju prezantojmë me Ilirjana Latifi, sipërmarrëse, profe...
09/10/2026

Në episodin e radhës të rubrikës “ShqipCan – Shqiptarët munden!”, ju prezantojmë me Ilirjana Latifi, sipërmarrëse, profesioniste e fushës së shëndetit dhe një nga figurat më aktive të komunitetit shqiptaro-kanadez në Montreal.

Ilirjana Latifi ka përfunduar studimet në degën e Fizioterapisë, në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

E ardhur nga një familje artistësh, mes skenës dhe festivaleve për fëmijë e të rritur, Ilirjana Latifi ka qenë pjesë e grupit “Xixëllonjat Këndojnë”, e më në vijim anëtare e Ansamblit “Idriz Seferi”. Kjo trashëgimi artistike vijon të jetë pjesë e identitetit të saj dhe një nga fokuset e angazhimit të saj në komunitetin shqiptaro-kanadez në Montreal.

Pëpos angazhimit në sipërmarrje, aktualisht, Ilirjana Latifi ushtron profesionin e fizioterapeutes, masoterapeutes dhe specialistes së estetikës mjekësore.

Përtej veprimtarisë profesionale, Iliriana Latifi është një zë i rëndësishëm në jetën kulturore dhe arsimore të komunitetit shqiptar në Montreal. Aktualisht, ajo është kryetare e Shoqatës Shqiptare “Kosova” dhe drejtuese e shkollës së gjuhës shqipe "Dardania" në Montreal, ku kontribuon në ruajtjen dhe përcjelljen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar te brezat e rinj.
Gjithashtu vlen të theksohet si pjesë e veprimtarive të saj kryesore edhe koordinimi e organizimi i panairit të parë të librit të gjuhës shqipe, në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore Shqiptare dhe shoqatën shqiptaro-kanadeze “Albanian-Canadian Development Alternative”.
Gjithashtu, Ilirjana Latifi ka kontribuar edhe më herët si anëtare e bordit drejtues dhe Menaxhere Projektesh në organizatën “The Artistè Foundation”.
Përmes përkushtimit të saj në sipërmarrje, në profesion dhe në jetën komunitare, Ilirjana Latifi përfaqëson një shembull të çmuar të potencialit, përkushtimit dhe kontributit të shqiptarëve në Kanada.

Përmes përkushtimit të saj në sipërmarrje, në promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, edukim edhe në jetën komunitare, Ilirjana Latifi përfaqëson një shembull të çmuar të potencialit dhe kontributit të shqiptarëve në Kanada.

09/09/2026
09/07/2026
🇦🇱 100 Tourist Villages of Albania | ZvërnecWhere the calm waters of the Narta Lagoon meet centuries of history, Zvërnec...
09/04/2026

🇦🇱 100 Tourist Villages of Albania | Zvërnec

Where the calm waters of the Narta Lagoon meet centuries of history, Zvërnec offers a glimpse of Albania at its most peaceful and authentic.

From the historic Monastery of St. Mary and the iconic wooden bridge to the pine forests and rich wildlife of the lagoon, Zvërnec is a place where nature, heritage and tranquility come together.

Discover Zvërnec, a hidden gem of the Albanian coast.

🇦🇱

08/29/2026

Excelență, revista TIMPUL din Iași, care marchează 150 de ani de la apariția primului său număr tipărit, vă propune realizarea unui interviu prin care să împărtășiți publicului român câteva perspective asupra Republicii Albania, a parcursului său european și a rolului pe care îl ...

08/29/2026

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se, më 26 gusht 2026, përfundoi operacioni për riatdhesimin vullnetar nga Siria të pesë shtetasve shqiptarë, nga të cilët gra e fëmijë.

Operacioni është kurorëzim i një pune të gjatë dhe të kujdesshme, që kërkoi koordinim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve shqiptare, përfaqësive tona diplomatike dhe konsullore, si dhe autoriteteve të vendeve të përfshira.

Riatdhesimi i shtetasve shqiptarë nga zona të prekura nga konflikti është shprehje e përgjegjësisë së shtetit për mbrojtjen e qytetarëve të vet, edhe në rrethana të vështira dhe komplekse. Kthimi i tyre në atdhe përmbyll një fazë të rëndësishme të këtij procesi, por jo përgjegjësinë institucionale ndaj tyre.

Pas mbërritjes në Shqipëri, shtetasve të riatdhesuar do t’u ofrohet asistenca e nevojshme dhe do të kryhen vlerësimet shëndetësore dhe psikosociale. Institucionet përgjegjëse do të vijojnë në mënyrë të koordinuar punën për akomodimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme falënderon institucionet dhe strukturat shqiptare të angazhuara në këtë proces, si dhe autoritetet e huaja, veçanërisht ato siriane, që mundësuan përfundimin e procedurave dhe tranzitin e sigurt të shtetasve.

Realizimi i operacionit dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të veprimit të bashkërenduar në përmbushjen e përgjegjësive të shtetit ndaj qytetarëve të tij.

Task-Forca ndërinstitucionale do të vijojë punën si për ndjekjen e plotë të procesit të rehabilitimit dhe riintegrimit, ashtu edhe për riatdhesimin e shtetasve të tjerë shqiptarë, sa herë që krijohen kushtet e nevojshme për kthimin e tyre të sigurt.

Address

130 Albert Street, Suite 302
Ottawa, ON
K1P5G4

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada:

Shortcuts

Share