Ambasada e Republikës së Kosovës në Bullgari

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bullgari Kosovo Embassy in Sofia

Ambasadori i Republikës së Kosovës, Haxhi Bajraktari, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Shteteve të B...
02/07/2026

Ambasadori i Republikës së Kosovës, Haxhi Bajraktari, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sofje, me rastin e shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ambasadori Bajraktari i përcolli urimet e tij dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës Ambasadorit të Përkohshëm në Detyrë të Shteteve të Bashkuara, Martin McDowell, duke i shprehur urime popullit amerikan për këtë jubile të rëndësishëm. Ai theksoi vlerësimin për bashkëpunimin ndërmjet ambasadave respektive, si dhe miqësinë dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ceremonia mblodhi përfaqësues të trupit diplomatik, institucioneve shtetërore, organizatave ndërkombëtare dhe personalitete të jetës publike, duke shërbyer si një mundësi për të riafirmuar vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Посланикът на Република Косово Хаджи Байрактари участва в церемония, организирана от Посолството на Съединените американски щати в София, по повод отбелязването на 250-годишнината от независимостта на Съединените американски щати. Посланик Байрактари предаде своите поздравления и поздравленията на институциите на Република Косово на временно управляващия посланик на Съединените щати Мартин Макдауъл, като отправи пожелания към американския народ по случай този важен юбилей. Той подчерта значението на сътрудничеството между съответните посолства, както и приятелските и отлични отношения между Република Косово и Съединените американски щати.
Церемонията събра представители на дипломатическия корпус, държавни институции, международни организации и обществени личности, като предостави възможност за потвърждаване на споделените ценности на свобода, демокрация и международно сътрудничество.

Në Sofje u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve “Ambasadorët e Kulturës Bullgare 2025”, e organizuar nga Radioja Komb...
18/06/2026

Në Sofje u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve “Ambasadorët e Kulturës Bullgare 2025”, e organizuar nga Radioja Kombëtare Bullgare (BNR). Ngjarja mblodhi personalitete nga fusha e artit, kulturës, medias dhe diplomacisë, duke vënë në qendër rolin e kulturës si urë lidhëse ndërmjet vendeve dhe popujve.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Sofje, Haxhi Bajraktari, i cili, duke i uruar organizatorët për këtë nismë, vlerësoi rolin e studiueses nga Kosova, Mimoza Hasani-Pllana, si dhe të fituesve të tjerë për kontributin e tyre në forcimin e shkëmbimeve kulturore ndërmjet Bullgarisë dhe vendeve respektive.
Po ashtu, Ambasadori përgëzoi edhe drejtorin e përgjithshëm të BNR-së, Milen Mitev, duke vlerësuar rolin e tij në zhvillimin e radios publike bullgare dhe në nxitjen e bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar përmes projekteve të kësaj natyre.

В София се проведе церемонията по връчването на наградите „Посланици на българската култура 2025“, организирана от Българско национално радио (БНР). Събитието събра личности от сферите на изкуството, културата, медиите и дипломацията, като постави акцент върху ролята на културата като мост между държавите и народите.
В събитието участва и Хаджи Байрактари, посланик на Република Косово в София. Поздравявайки организаторите за тази инициатива, той оцени високо ролята на изследователката от Косово Мимоза Хасани-Плана, както и на останалите наградени, за техния принос към развитието на културния обмен между България и страните, които те представляват.
Посланикът също така поздрави генералния директор на БНР, Милен Митев, като подчерта неговата роля за развитието на българското обществено радио и за насърчаването на международното културно сътрудничество чрез проекти от подобен характер.

Zëvendësshefi i Misionit të ARKSS-së, Bujar Deskaj, ka marrë pjesë në edicionin e pestë të “Balkan Business Forum”, të z...
14/06/2026

Zëvendësshefi i Misionit të ARKSS-së, Bujar Deskaj, ka marrë pjesë në edicionin e pestë të “Balkan Business Forum”, të zhvilluar në qytetin e Banskos.
Gjatë këtij aktiviteti, ai zhvilloi takime me drejtues të shumë kompanive rajonale, të cilat shprehën interes për bashkëpunim dhe krijimin e partneriteteve afariste me kompani nga Kosova.
Në këtë forum, diplomati Deskaj po ashtu kishte mundësinë të zhvillojë një takim të shkurtër me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Ekonomisë, Investimeve dhe Industrisë së Bullgarisë, Alexander Pulev. Ndërkaq, në fjalën e tij gjatë forumit, Zëvendëskryeministri Pulev nënvizoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve ndërmjet vendeve të rajonit, duke theksuar se koordinimi më i ngushtë dhe partneritetet strategjike krijojnë kushte më të favorshme për zhvillimin e biznesit dhe nxitjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike.

Заместник-ръководителят на мисията на ARKSS, Буяр Дескай, взе участие в петото издание на „Balkan Business Forum“, проведено в град Банско.
По време на събитието той проведе срещи с ръководители на множество регионални компании, които изразиха интерес за сътрудничество и изграждане на бизнес партньорства с компании от Косово.
В рамките на форума дипломатът Дескай също имаше кратка среща със заместник министър-председателя и министър на икономиката, инвестициите и индустрията на България, Александър Пулев. В своето изказване на форума, заместник министър-председателят Пулев подчерта значението на укрепването на връзките между страните в региона, като изтъкна, че по-тясната координация и стратегическите партньорства създават по-благоприятни условия за развитие на бизнеса и устойчив икономически растеж.

Address

Str. Petar Parchevich; No. 23
Sofia
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ambasada e Republikës së Kosovës në Bullgari posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share