14/06/2026
Këtë javë, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel, ambasadori Agron Bajrami priti për një takim joformal dy miq të vjetër të Kosovës: ish-zyrtarin e lartë të NATO-s, z. Jamie Shea, dhe diplomatin britanik të pensionuar, z. David Slinn.
Takimi u zhvillua pikërisht në javën kur Kosova kujton 27-vjetorin e çlirimit, fundit të luftës dhe intervenimit historik të NATO-s.
Gjatë bisedës u rikujtuan ditët e fundit të fushatës ajrore të NATO-s, bashkëpunimi me rezistencën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të popullit tonë, si dhe roli vendimtar që luajtën në çlirimin e Kosovës - ngjarje që i hapi rrugën edhe pavarësisë së vendit tonë.
Z. Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s, mbahet mend si një nga zërat më të fuqishëm kundër propagandës serbe në atë kohë, ndërsa z. David Slinn shërbeu si diplomat aktiv në çështjet e Kosovës dhe rajonit.
Falenderim i sinqertë për të dy miqtë tanë të dashur për vizitën dhe për mbështetjen e tyre të vazhdueshme!