15/09/2026
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka pritur sot për një takim kurtoazie Ambasadoren e re të Republikës së Sllovenisë në Mbretërinë e Belgjikës, znj. Anita Stankovic Pavlic.
Gjatë takimit, dy ambasadorët kanë diskutuar për marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale mes Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe për përvojën e veçantë të përfaqësimit të shteteve tona në Bruksel dhe Belgjikë.
Ambasadori Bajrami po ashtu shprehu falënderimet për mbështetjen aktive dhe të vazhdueshme të Sllovenisë për procesin e shtetndërtimit të Kosovës dhe aspiratat tona për integrime euro-atlantike. 🇽🇰 🇸🇮