Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri Kontaktinformationen, Karte und Wegbeschreibungen, Kontaktformulare, Öffnungszeiten, Dienstleistungen, Bewertungen, Fotos, Videos und Ankündigungen von Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, Konsulat und Botschaft, Prinz Eugen Straße 8-10, Wien.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri
Botschaft der Republik Kosovo in Österreich
Prinz Eugen Straße 10, 1040 Wien
[email protected]

Shërbimi Konsullor,
Konsularische Abteilung
Wohllebengasse 4/3, 1040 Wien
[email protected]

🇽🇰 🤝 🇦🇹
04/08/2026

🇽🇰 🤝 🇦🇹

Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë në sektorin e bujqësisëVizita zyrtare e Ministrit të Bujqësisë, Py...
31/07/2026

Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë në sektorin e bujqësisë

Vizita zyrtare e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, z. Armend Muja, në Austri përbën një hap të rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit dypalësh dhe në forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve.

Takimi me Ministrin Federal të Austrisë, z. Norbert Totschnig, u zhvillua në një frymë miqësore me fokus thellimin e bashkëpunimit institucional, shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës, si dhe mbështetjen e reformave në sektorin e bujqësisë, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Në kuadër të vizitës, delegacioni zhvilloi takime edhe me Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Universitetin e Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës (BOKU), ku u diskutuan mundësitë për bashkëpunim në fushën e zhvillimit rural, arsimit, kërkimit shkencor dhe inovacionit.

Delegacioni vizitoi gjithashtu në Graz qendrën për mbrojtjen nga breshëri, ku u prezantuan teknologjitë dhe praktikat e avancuara që përdoren për parandalimin dhe minimizimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri, si dhe u diskutuan mundësi konkrete për bashkëpunim në këtë fushë.

🇽🇰 🤝 🇦🇹

Baleti Kombëtar i Kosovës vjen në GrazAmbasada e Republikës së Kosovës në Austri ka kënaqësinë të njoftojë se Baleti Kom...
14/07/2026

Baleti Kombëtar i Kosovës vjen në Graz

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka kënaqësinë të njoftojë se Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantojë shfaqjen "Terminal" në kuadër të edicionit të 35-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Vallëzimit dhe Punëtorive Skenike në Graz.

Shfaqja do të mbahet nesër, më 15 korrik 2026.
Das Kristallwerk (Viktor-Franz-Straße 9, 8051 Graz)

Me koreografi nga Evgeny Kozlov dhe Romane Petite, "Terminal" prezanton krijimtarinë bashkëkohore të Baletit Kombëtar të Kosovës në një nga festivalet e njohura ndërkombëtare të teatrit të vallëzimit, duke promovuar kulturën dhe artin e Kosovës para publikut ndërkombëtar.

Për më shumë informata rreth shfaqjes, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të festivalit: https://www.buehnenwerkstatt.at/class/terminl-kosovo-national-ballett/?wcs_timestamp=1784143800

Kemi kënaqësinë të njoftojmë se ekipit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë i është bashkuar kolegu ynë, Valon...
13/07/2026

Kemi kënaqësinë të njoftojmë se ekipit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë i është bashkuar kolegu ynë, Valon Krasniqi.

Me përvojën e tij të gjatë në shërbimin diplomatik, jemi të bindur se do të japë një kontribut të rëndësishëm në punën dhe angazhimet e Ambasadës.

I urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese në detyrën e tij!

I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, z. Albinot Bimbashi, zhvilloi një takim me Ambasador...
09/07/2026

I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, z. Albinot Bimbashi, zhvilloi një takim me Ambasadorin Dr. Martin Eichtinger, Drejtorin e Akademisë Diplomatike të Vjenës.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi ndërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe Akademisë Diplomatike të Vjenës, një institucion me reputacion të lartë ndërkombëtar, i njohur për rolin e tij në formimin e gjeneratave të diplomatëve dhe liderëve nga e gjithë bota.

Takimi ofroi mundësinë për të diskutuar perspektivat e bashkëpunimit të mëtejmë, me fokus në zhvillimin e iniciativave të përbashkëta në fushën e diplomacisë dhe dialogut ndërkombëtar.

Në përfundim të takimit, z. Bimbashi e falënderoi Ambasadorin Dr. Martin Eichtinger për pritjen dhe bisedën e frytshme, duke shprehur vlerësimin për kontributin e Akademisë Diplomatike të Vjenës, si dhe për mbështetjen që Republika e Austrisë i ka ofruar dhe vazhdon t’i ofrojë Republikës së Kosovës.

🇽🇰 🤝 🇦🇹

Kosova Cyber Team vizitoi Ambasadën e Republikës së Kosovës në AustriI Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Republikës së Ko...
04/07/2026

Kosova Cyber Team vizitoi Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri, z. Albinot Bimbashi, mirëpriti në Ambasadë ekipin Kosova Cyber Team, i cili po qëndron në Vjenë për të marrë pjesë në Vienna International Ethical Hacking Boot Camp, një aktivitetet ndërkombëtare në fushën e sigurisë kibernetike, ku po marrin pjesë rreth 120 të rinj nga 12 shtete.

Gjatë vizitës, u diskutua për aktivitetet dhe përvojat e ekipit në këtë kamp ndërkombëtar, si dhe për rëndësinë e zhvillimit të kapaciteteve të të rinjve në fushën e sigurisë kibernetike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Z. Bimbashi, përgëzoi prof. Blerim Rexha dhe ekipin për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës, duke u uruar shumë suksese të mëtejshme në fushën e sigurisë kibernetike.

Jemi krenarë që të rinjtë tanë po e prezantojnë Kosovën me profesionalizëm në arenën ndërkombëtare. Suksese të mëtejshme ekipit Kosova Cyber Team!

Kosova dhe Austria vazhdojnë të forcojnë partneritetin e tyre përmes dialogut të rregullt politik dhe bashkëpunimit të n...
26/06/2026

Kosova dhe Austria vazhdojnë të forcojnë partneritetin e tyre përmes dialogut të rregullt politik dhe bashkëpunimit të ngushtë institucional.

Konsultimet politike të zhvilluara në Vjenë shërbyen për të rikonfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe për të identifikuar mundësi të reja bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët. Diskutimet u përqendruan gjithashtu në zhvillimet rajonale, perspektivën evropiane të Kosovës dhe nismat e ardhshme që do të kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Në kuadër të konsultimeve politike u nënshkrua edhe një marrëveshje dypalëshe nga Zëvendësministri Kreshnik Ahmeti dhe Sekretari i Përgjithshëm Nikolaus Marschik, si dëshmi e angazhimit të përbashkët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

🇽🇰 🤝 🇦🇹

Ambasadа e Republikës së Kosovës në Austri mori pjesë në edicionin e 25-të të Garden Party të organizuar nga Forumi Ekon...
22/06/2026

Ambasadа e Republikës së Kosovës në Austri mori pjesë në edicionin e 25-të të Garden Party të organizuar nga Forumi Ekonomik i Vjenës, i cili u mbajt në rezidencën e Ambasadores së Bullgarisë në Vjenë.

Në këtë ngjarje, që bashkoi përfaqësues diplomatikë, institucionalë, ekonomikë dhe kulturorë nga vendet anëtare të forumit, Kosova u prezantua me produkte të përzgjedhura ushqimore dhe verëra vendore.

Tavolina e Kosovës tërhoqi vëmendjen e shumë të ftuarve, të cilët patën rastin të njihen më nga afër me kulturën dhe potencialin e vendit tonë. Në aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, duke promovuar mundësitë bashkëpunimit ndërmjet komunitetit të biznesit dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Mbrëmja u karakterizua nga një atmosferë e ngrohtë dhe festive, e pasuruar me program kulturor dhe muzikor, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për rrjetëzim, shkëmbim përvojash dhe forcim të lidhjeve ndërmjet vendeve pjesëmarrëse.

Falënderojmë restaurantin Primus Grill dhe furrën La Bes për bashkëpunimin.

Adresse

Prinz Eugen Straße 8-10
Wien
1040

Öffnungszeiten

Montag 09:00 - 12:00
13:30 - 16:00
Dienstag 09:00 - 12:00
13:30 - 16:00
Mittwoch 09:00 - 12:00
13:30 - 16:00
Donnerstag 09:00 - 12:00
13:30 - 16:00
Freitag 09:00 - 12:00
13:30 - 16:00

Telefon

+4315047400

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen