07/07/2025
Disa informacione të rëndësishme që ju ndihmojnë për rregjistrimin e fëmijës.⬇️
Regjistrimi i nxënësve për klasën e parë për vitin e ri shkollor 2025- 2026 fillon me datën 07.07.2025 dhe zgjat deri në 31.08.2025
●Regjistrimi bëhet përmes aplikimit online në e - Albania. Kërkohet të hyni vetë me ID tuaj personale në kartën e identitetit dhe me passwordin tuaj në e - Albania.
● Aplikimi për regjistrim kryhet nga prindi i nxënësit që do të regjistrohet ose personi që ka kujdestarinë ligjore.
Hapat që duhet të ndiqni janë si më poshtë;
1- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
2-Zgjidhni shërbimin "Aplikim për regjistrim në klasë të parë";
3- Klikoni butonin "Përdor";
4- Plotësoni formularin e aplikimit dhe klikoni "Dërgo";
▶️Aplikimi mbërrin në shkollën përkatëse ku nxënësi dëshiron të regjistrohet dhe shkolla fillon procedurën për trajtimin e kërkesës;
▶️Në qoftë se çdo gjë është në rregull shkolla regjistron nxënësin.
➡️Shkolla njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit
▶️Në rast mospranimi, personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, vazhdon aplikimin brenda afatit në institucionin arsimor ku i takon regjistrimi i fëmijës
▶️Në rast pranimi të aplikimit,personi që ushtron përgjegjësinë prindërore dorëzon në javën e fundit të gushtit pranë shkollës fizikisht :Kartelën e Vaksinimit të fëmijës, jo më vonë se 10 ditë para fillimit të vitit shkollor dhe certifikaten personale
▶️Vetëm në momentin e dorëzimit të Kartelës së Vaksinimit regjistrimi i fëmijës quhet i përfunduar.