Prefekti i Qarkut Vlorë

Prefekti i Qarkut Vlorë Qarku i Vlorës është një nga 12 qarqet në Shqipëri dhe ka një sipërfaqje prej 2.706 km².

04/09/2026

Prefektja e Qarkut Vlorë pati kënaqësinë të ishte pjesë e çeljes së Panairit XIV Kombëtar të Suvenireve Turistike Miqësore me Mjedisin, një hapësirë ku puna, talenti dhe tradita shqiptare marrin vëmendjen që meritojnë.

Ajo vlerësoi rëndësinë e turizmit të qëndrueshëm, që nis edhe nga ruajtja dhe promovimi i vlerave lokale, duke krijuar njëkohësisht më shumë mundësi për komunitetet dhe njerëzit tanë.

Prefektja shprehu mirënjohjen për organizatorët, artizanët dhe të gjithë pjesëmarrësit që e kthejnë këtë panair në një festë të bukur të identitetit dhe krijimtarisë shqiptare.

Ta ruajmë traditën, ta promovojmë dhe ta kthejmë atë në mundësi për të ardhmen!

Senica, në Bashkinë Delvinë, nuk kërkon shumë.Kërkon atë që çdo familje meriton: ujë në çezmë, pronën e dokumentuar dhe ...
03/09/2026

Senica, në Bashkinë Delvinë, nuk kërkon shumë.
Kërkon atë që çdo familje meriton: ujë në çezmë, pronën e dokumentuar dhe institucione që e dëgjojnë.

Në këtë vend që historia e njeh si “Kuvendi i Besës”, sot u zhvillua një tjetër kuvend, për hallet, nevojat dhe pritshmëritë e banorëve.

Me ftesë të Kryetarit të fshatit, Llambi Nika, pasditen e së enjtes, Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Allushi, së bashku me Nënprefektët e Sarandës dhe Delvinës, ishte në Senicë për të dëgjuar, bashkëbiseduar dhe mbajtur shënim shqetësimet e banorëve.

Seniciotët folën hapur për atë që u mungon dhe për zgjidhjet që presin.

Lajmi i mirë është se fondi për ujësjellësin e Senicës është çelur dhe projekti është miratuar. Punimet pritet të nisin së shpejti, me synimin që në shtator 2027 uji të jetë në çezmat e seniciotëve.

Edhe Çuka dhe Bërdeneshi janë në fazën finale: projektet e ujësjellësve janë miratuar dhe punimet pritet të nisin së shpejti.

Një tjetër kërkesë e rëndësishme ishte pajisja me certifikatat e pronësisë, një proces i vonuar që kërkon zgjidhje.

Prefektja Allushi garantoi banorët se çdo shqetësim i ngritur do të përcillet pranë Qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse dhe do të ndiqet deri në gjetjen e zgjidhjeve konkrete.

Sepse banorët nuk presin vetëm të dëgjohen. Presin rezultate.

Dhe në vendin e Kuvendit të Besës, mesazhi është i qartë: fjala e dhënë duhet të pasohet nga puna e bërë.

Sot, në mjediset e Prefekturës së Qarkut Vlorë, Prefektja e Qarkut Vlorë, së bashku me familjarë të udhëheqësve, luftëta...
03/09/2026

Sot, në mjediset e Prefekturës së Qarkut Vlorë, Prefektja e Qarkut Vlorë, së bashku me familjarë të udhëheqësve, luftëtarëve dhe dëshmorëve të Luftës Kombëtare të Vlorës, përkujtoi 106-vjetorin e kësaj ngjarjeje madhore të historisë sonë kombëtare.

Lufta e Vlorës ishte një luftë për qytetin, por mbi të gjitha, një betejë për Shqipërinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të saj.

Në këtë histori, një vend të veçantë zë Prefektura e Vlorës. Gjatë tre muajve të luftës, administrata shqiptare u vendos në Drashovicë, pranë frontit, duke dëshmuar se shteti ishte i pranishëm aty ku po përcaktohej fati i Vlorës.

Në krye të saj qëndroi Qazim Kokoshi, firmëtar i Aktit të Pavarësisë, patriot dhe veprimtar i shquar, i zgjedhur Prefekt i Vlorës nga forcat kryengritëse dhe i njohur si “Prefekti i Luftës së Vlorës”.

Në shenjë mirënjohjeje, Prefektja i akordoi Qazim Kokosh*t Certifikatën e Mirënjohjes së Prefekturës së Qarkut Vlorë, duke nderuar përmes tij një figurë që bashkoi patriotizmin me detyrën shtetërore.

Lavdi dëshmorëve dhe nderim për të gjithë ata që bënë historinë e Vlorës dhe të Shqipërisë!

03/09/2026

Ditën e enjte, më 3 shtator, ora 17:00, e ftuar nga Kryetari i fshatit Llambi Nika, do të jetë për një dëgjesë publike në Kodrën e fshatit Senicë, Prefektja e Vlorës, Evis Allushi.

Kjo është për herë të parë që ndodh dhe për herë të parë seniciotët kanë mundësinë të shprehen e të dëgjohen për çfarë i shqetëson e për çfarë u mungon.

03/09/2026
Në kuadër të përkujtimit të Luftës Kombëtare të Vlorës të vitit 1920, Institucioni i Prefektit të Qarkut Vlorë organizon...
02/09/2026

Në kuadër të përkujtimit të Luftës Kombëtare të Vlorës të vitit 1920, Institucioni i Prefektit të Qarkut Vlorë organizon një aktivitet kushtuar rolit dhe kontributit të Prefekturës gjatë kësaj ngjarjeje të rëndësishme të historisë kombëtare.

E enjte, 3 shtator 2026
Ora 11:00
Institucioni i Prefektit të Qarkut Vlorë

Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij aktiviteti përkujtimor, në nderim të historisë, sakrificës dhe kujtesës kombëtare.

02/09/2026
02/09/2026

Address

Adresa: Lagjja. "Hajro Cakërri", Rruga. "Sulejman Delvina"
Vlorë

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+355692084983

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Prefekti i Qarkut Vlorë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Prefekti i Qarkut Vlorë:

Shortcuts

Share