Hylli Dritës

Hylli Dritës Hylli Dritës është mishërimi i Idealit Kombëtar që na frymëzon
dhe shqetëson kur mendojmë për Atdheun. Tashmë besojmë thellësisht dhe kemi nisur të veprojmë.

Ka ardhur koha që shqiptarët ta shkruajnë vetë historinë e tyre. Hylli Dritës si Forcë e ardhshme (në bërje) filozofiko-politike dhe jo vetëm, ka si mision të shenjtërojë atë çka është për tu shenjtëruar në Atdhe dhe Komb. Jeta, Vepra, Ëndrrat, Puna, Vizionet e Idealet, betejat e përditshme të çdo shqiptari që zvarritet nën Diell, të njëjtin diell të cilin e adhuronte në kohë kur erërat ishin më n

dihmëse ndaj tij. I njëjti diell që ndriçon por s'ngroh më njëlloj. Në atë kohë që ka frymëzuar heronjtë dhe mendimtarët, fëmijët e të moshuarit e këtij vendi për shekuj e shekuj. Fryma e të Parëve, me gjithë fuqinë, vlerat e të vërtetat që mbartin në vetvete janë
manifestimi i shpirtit të kombit. I atij shpirti që tashmë mbijeton për një copë bukë të lypur e të ngrënë nën hekurin e poshtërimit e nënshtrimit. Buka që iu jepet fëmijëve nëpër bangat e shkollës duke iu mësuar se po u përkulën, po u bënë ata që nuk janë, ata që nuk mund të jenë në asnjë komunitet të mirëfilltë njerëzor,
do të ecin në këtë jetë. Ata që shesin gjithçka për hije të cilat kalojnë nga një dorë në tjetrën, bukën që kurrë s'zë vend dhe rrit përhershmërisht shumë nënshtrim, shpërqëndrim, frikë e injorancë. Hylli Dritës është manifestimi i shpirtit të kombit, frymëzuar nga
vlerat dhe forcat më të kulluara që e kanë dalluar shqiptarin gjithë
ditët që ka ecur mbi tokë, por që tashmë del mbi të sepse një fuqi
sipërore e ka për detyrë të ndihmojë dhe të ngre një inferiore. Hylli Dritës është rikthimi në tokën tonë të shenjtë i fuqive sipërore të shpirtit të kombit. Ditët e ardhshme janë fryma e mushkërive të tij që fillojnë të jetojnë nën dritën e Zotave pas kaq shekujsh. Kjo faqe, hapet dhe bëhet publike sot për të qenë një pikë takimi për çdo shqiptar që ka Shqipërinë në qendër, burim e trung të jetës së tij. Qëllimi është FUQIZIMI i vazhdueshëm i Hyllit me frymën, zemrën, mendjen dhe grushtin e kombit dhe kjo faqe përfaqëson thjesht një urë për tek forca dhe drita që do ta nxjerrë këtë vend nga terri politik, ekonomik, kulturor, fetar e shpirtëror.

19/01/2016

Forca 5

Hylli Dritës është thirrja drejtuar gjithë kombit për veprim.
Ne nuk paraqitemi si nje strukturë e formuar e ngurtësuar dhe në
pritje për të bërë karrierë politike.
Hylli Dritës është në bërje me fuqitë e gjithë shqiptarëve që do t'i bashkohen.
Shqiptarët që deri tani kanë parë nga televizori sesi vendi dhe jetët e tyre
copëtoheshin nga krimet e tradhëtitë, t'i bashkojnë fuqitë e tyre
nën dritën e Hyllit, sepse Shqipëria duhet të bëhet nga ne, nga shqiptarët, dhe jo më nga alla shqiptarët shkaterrues.
Për të gjithë individët partiakë e ideologjikë, themi mësimin e ndritur
të Thomas Carlyle se sa është gjallë individi apo forca përcjellëse
e idealit, ai vazhdon të jetë ideal në bërje. Në momentin që individi apo forca e kuptuar si procesi i evoluimit të vazhdueshëm ndalon, kthehet gjithçka në ideologji. Degjenerimi e dështimi është i afërt.
Sot nuk është rebelim, krenari apo kundërshtim idealist të shfaqesh si komunist, fashist, liberal, anarkist apo budist e i krishterë.
SOT ËSHTË REVOLUCION TË JETOSH E VEPROSH SI SHQIPTAR DHE NË ASNJË MËNYRË ALLA SHQIPTARÇE.

17/01/2016

Forca 4

Besojmë se ka ardhur koha për një kapërcim. Një tejkalim cilësor që na vendos përballë përplasjes dialektike të mohimit të mohimit. Hylli Dritës po ndërtohet si forcë e pastër, kurrë përzierë me ndonjë nga linjat politike ekzistuese.
Hylli Dritës beson tek qendra dhe për te qendra është Shqipëria.
Shqipëria është qendra jonë shpirtërore e materiale, dhe si të tillë
ne jemi gati të marrim elementët më të vlefshëm nga çdo ideologji a
filozofi politike, ekonomike etj. në emër të së mirës më të lartë të Shqipërisë.
Ideologjia, çdo ideologji duhet t'i përshtatet Shqipërisë, për aq sa mundet dhe kurre më, mos të guxohet e ti ngjitet Shqipërisë e Kombit, çfarëdo trupi që në vetëvete është i gjymtuar.
Ne besojmë te kombi shqiptar dhe tek shpirti i thellë i shqiptarit që
e mban brenda gjithë gjakun tradicional të kombit, dhe si të tillë
nuk perjashtojmë asnjë shqiptar në vetëvete, por vetem pjesëzat e
mbetura në ndërgjegjjen e tij politike te deformuar.
Ne synojmë bashkimin shpirtëror e politik te kombit tek qendra jonë e vetme: Atdheu.
Shqiptari duhet të tejkalojë vetëveten duke përqafuar unitetin e gjithë forcave tek dielli ynë i vetëm, Shqipëria. Partitë politike refuzohen kategorikisht nga Hylli Dritës, si nxitëse të përçarjeve dhe shtypëse të popullit.
Hylli Dritës si forcë në gjendje të pastër, edhe pse në ndërtim drejt një
superstrukture të mirëorganizuar, kurrë nuk ka për të rënë në ngërçin e
organizatave të rëndomta politike, qeveritare e joqeveritare, lëvizjeve
apo grupimeve të protestave. Trupi i Hyllit do të jetë gjithnjë pasqyrim
i Shqipërisë, në gatishmëri të përhershme të evoluojë, të tejkalohet në vetëmohim të përhershëm për të mirën në proces të Shqipërisë e shqiptarëve.
Si përfaqësim i shqiptarizmës së lashtë hyllore, ne jemi gati të shkrijmë në trupin tonë gjithçka që na fuqizon e bënë me të fortë e të pandalshëm në qëllimin tonë për të rikrijuar Shqipërinë tradicionale.

16/01/2016

Forca 3

Hylli Dritës shfaqet për atë çka është dhe e kemi deklaruar: Shpirti i Kombit.
Ne e deklarojmë të vdekur politikën dhe shtetin politik të ngritur nga prirja jo natyrale e alla shqiptarçes, doktrinë e futur nën pretekstin e demokracisë, kapitalizmit, drejtësisë, lirisë, barazisë e progresit. Një europianizim i degjeneruar
e i shtrembër i kombit gjenerues të europës. Shteti shqiptar i këtyre viteve s'ka qenë asgjë më shumë se një bastard hibrid e i çalë, një organizëm i sëmurë ku e vetmja mbijetesë ishte të shqyeje jonjerëzisht e joburrërisht tjetrin.
Por shteti s'ishte veçse pasqyrimi i të ashtuquajturave parti politike,
vizionare, idealiste, të devotshme e te vullnetshme. Grupime njerëzish
të shkolluar që aq shumë përshtypje bënin dhe (akoma në këto kohë, edhe pse e çuditshme, bejne) dilnin para me gjithë modestinë tyre, për ti
dhënë shqiptarit rrugën e zhvillimit liberal e human. Partitë politike, bijat e pluralizmit aq të pritur e dëshiruar tashmë dolën, dhe kanceri
sëmundja dhe e keqja e nxorri kokën në dritë. Përçarja e popullit nuk bëhej më për hir të ideologjisë, edhe pse jo ideologjisë rilindase shqiptare, por bëhej për vota, për metoda zbatimi të premtimeve, për interesa për inate e frikëra.
Alla shqiptari partiak ka sunduar këto vite si qenia më jonjerëzore që mund të jetë. I fshehur, në hije, i urtë e i buzëqeshur e vinte kombin në ndjenjën e fajit, sepse paskësh shtypur një palë per të mbështetur palën tjetër gjatë diktaturës.
E vinte kombin në faj sepse akoma po tregohej dyshues ndaj tyre, bijve të lirisë.
E mbytën në borxhin e pashlyeshëm të mirënjohjes ndaj tyre. Kuptohet keto janë thjesht alegori për të shprehur mungesën totale të meshirës në luftën përçarëse, shtypëse e poshtëruese që i është bërë shqiptarëve nëpër dekada.

14/01/2016

Forca 2

Kombi shqiptar tashme duhet te vihet perball realitet dhe te kuptoje
qe shteti dhe shqiperia jane gjera krejt te ndryshme dhe nga kjo
vjen ajo qe nga ne eshte identifikuar si dilema e epokes per shqiptaret.
Pasi kuptuam qe atdheu dhe shteti politik jane dy gjera krejt te ndryshme
madje te kunderta,dalim ne rrjedhimin logjik tjeter,qe eshte pyetja A do te
fillojme te veprojme si shqiptar apo do vazhdojme alla shqiptarce?
Pergjigja e kesaj pyetjeje perfundimisht e ndan dhunshem dhe vendosmerisht
shqiptarin nga shteti politik i degjeneruar nga doktrina alla shqiptarce
dhe bashkon sipas prirjeve natyrore shqiperine me shqiptarin dhe shtetin
me alla shqiptarcen.Lufta qe duhet te vije pas kesaj njohjeje indivudiale
e kombetare eshte perplasja e epokes.Sundimi i shqiperise tradicionale
ku shqiptarizmi i shqiptarit dominon cdo qeliz te vendit dhe te qenies se tij
eshte e vetmja shpres per kombin dhe atdheun.
Tashme palet ndahen per betejen e fundit dhe ketu shfaqet Hylli Drites.

13/01/2016

Forca 1

Parti-Parti politike s'do të thotë gjë tjetër veçse pjesë, ndarje, ajo që është e ndarë. Partia politike ka qenë struktura më e fuqishme e të paktën dy shekujve të fundit (dhe sidomos ne atë të njëzetë) dhe vazhdon edhe në këtë mijëvjeçar të ri. Dominimi i organizatave partiake në jetën shtetërore të kombeve ka bërë që të kemi sot shumë material historik për të lexuar, nga luftërat civile, revolucionet, diktaturat, clirimet, lavditë, triumfet, fitoret e humbjet e komb-shteteve.
Pavarësisht rrjedhës së ngjarjeve në historinë e një partie dhe
në atë të shtetit drejtuar prej saj, një gjë është gjithmonë e njëjtë, e pandryshueshme, dhe e trishtueshme. Natyra e saj e brendshme dhe shprehja e saj në çdo veprim, mbi kokat e popullit. Partia politike ka qenë gjithë thjesht përfaqësuese e një pjese të shoqërisë, e një pikëpamjeje ,e një metode e rruge. Ajo ka synuar të arrij rezultate me metodën e saj të njëanshme, me frymën e saj të gjysmuar nga e gjitha.
Kjo vlen edhe për partitë më të mëdha diktatoriale,vapo partitë-shtet
që e bënë këtë aplikim metode në maksimumin e shtrirjes, pra me masa shtypëse dhe rrjedhimisht vetëkuptohet që suksesi i metodës, jo vetëm që do të jetë gjysmak për nga natyra e forcës, por edhe ky gjysme-sukses do të copëtohet më tej për shkak të nënshtrimit me forcë të pjesës tjetër të shoqërisë, jo mbështetëse të kësaj metode. Suksesi i gjysmuar gjysmohet përsëri. Dështimi është i plotë

11/01/2016

Hylli Dritës është mishërimi i Idealit Kombëtar që na frymëzon
dhe shqetëson kur mendojmë për Atdheun. Tashmë besojmë thellësisht dhe kemi nisur të veprojmë. Ka ardhur koha që shqiptarët ta shkruajnë vetë historinë e tyre. Hylli Dritës si Forcë e ardhshme (në bërje) filozofiko-politike dhe jo vetëm, ka si mision të shenjtërojë atë çka është për tu shenjtëruar në Atdhe dhe Komb. Jeta, Vepra, Ëndrrat, Puna, Vizionet e Idealet, betejat e përditshme të çdo shqiptari që zvarritet nën Diell, të njëjtin diell të cilin e adhuronte në kohë kur erërat ishin më ndihmëse ndaj tij. I njëjti diell që ndriçon por s'ngroh më njëlloj. Në atë kohë që ka frymëzuar heronjtë dhe mendimtarët, fëmijët e të moshuarit e këtij vendi për shekuj e shekuj. Fryma e të Parëve, me gjithë fuqinë, vlerat e të vërtetat që mbartin në vetvete janë
manifestimi i shpirtit të kombit. I atij shpirti që tashmë mbijeton për një copë bukë të lypur e të ngrënë nën hekurin e poshtërimit e nënshtrimit. Buka që iu jepet fëmijëve nëpër bangat e shkollës duke iu mësuar se po u përkulën, po u bënë ata që nuk janë, ata që nuk mund të jenë në asnjë komunitet të mirëfilltë njerëzor,
do të ecin në këtë jetë. Ata që shesin gjithçka për hije të cilat kalojnë nga një dorë në tjetrën, bukën që kurrë s'zë vend dhe rrit përhershmërisht shumë nënshtrim, shpërqëndrim, frikë e injorancë.
Hylli Dritës është manifestimi i shpirtit të kombit, frymëzuar nga
vlerat dhe forcat më të kulluara që e kanë dalluar shqiptarin gjithë
ditët që ka ecur mbi tokë, por që tashmë del mbi të sepse një fuqi
sipërore e ka për detyrë të ndihmojë dhe të ngre një inferiore.
Hylli Dritës është rikthimi në tokën tonë të shenjtë i fuqive sipërore të shpirtit të kombit. Ditët e ardhshme janë fryma e mushkërive të tij që fillojnë të jetojnë nën dritën e Zotave pas kaq shekujsh.

Kjo faqe, hapet dhe bëhet publike sot për të qenë një pikë takimi për çdo shqiptar që ka Shqipërinë në qendër, burim e trung të jetës së tij. Qëllimi është FUQIZIMI i vazhdueshëm i Hyllit me frymën, zemrën, mendjen dhe grushtin e kombit dhe kjo faqe përfaqëson thjesht një urë për tek forca dhe drita që do ta nxjerrë këtë vend nga terri politik, ekonomik, kulturor, fetar e shpirtëror.

11/01/2016

Flamuri Hyllor si manifestim estetik,ideor e simboliko -metafizik i shqiptarizmit tradicional.

Asgjë nuk humbet, gjithçka kompensohet në univers, gjithçka
shndërrohet, lartësohet ose ultësohet nëpër shkallët e ndryshme
të krijimit. Hylli Dritës është ajo që ka qenë, dhe ka qenë ajo që tashmë është përsëri. Dielli ka qenë për të parët tanë përfaqësimi i plotfuqishëm i krijuesit të gjithësisë, simboli fizik e metafizik i forcës krijuese e gjallëruese të gjithçkaje. Të lashtët gjithçka e përkthenin në një luftë të përhershme midis dritës dhe errësirës, nga punimi i tokës, krijimi artistik, sportet, veprimet shoqërore e shtetërore, e sidomos ritualet shpirtërore të besimeve të tyre tradicionale. Dielli ishte parimi suprem, qendra, dhe gjithçka rrotullohej rreth kësaj qendre, jeta lindej dhe ndërtohej në harmoni me qendrën si burimin e vetëm të jetës
së vërtetë. Dielli ishte ligj, dielli ishte fakt, ishte këngë, ishte udhëhapje dhe armë. Nuk ka nevojë të futemi në detaje historike e arkeologjike për kultin e diellit në shoqëritë e lashta pellazge me gjithë pasardhësit e tyre, e rëndësishme është të rikujtohet fakti që simbolet tona të plotfuqishme të rikthehen edhe një herë në jetën tonë me gjithë vlerën, përmbajtjen dhe fuqinë e veprimit të tyre në zbatim gjatë jetëve tona. Zeus, Dionis, Aleksandër, Pirro etj deri sot, edhe pse
në forma shumë të degjeneruara midis pjesëve të popullit, është ruajtur ideja e simbolit diellor, kanë pasur mbi krye këtë simbol në triumfet e lavditë e tyre hyjnore.
Simboli i diellit në tokë është shpendi mbretëror, perandorak, shqiponja e përjetshme.
Siç e thamë asgjë nuk humbet, ligjet nuk të lejojnë, dhe shpirti i kombit kategorikisht nuk të lejon, i shtypur por kurrë i zhdukur, ai thërret nga thellësitë e ndërgjegjeve tona, thërret ndërmjet çdo gjëje që na rrethon. Mes mjerimit, nënshtrimit, çmendurisë e tradhëtisë,
ai thërret si autoriteti më i lartë shpirtëror individual e kolektiv. Ai thërret për veprim.
"Njeriu e arrin njerëzimin nëpërmjet Atdheut"- thoshte Arshi P**a.
Atdheu ka gjithçka që duhet për zhvillimin dhe manifestimin e potencialit të çdokujt. Atdheu ynë i stërlashtë jo vetem ka, por ka pasur elementët më të fuqishëm që kanë ekzistuar ndonjëherë, dhe mbi të gjithë të lartin. Dielli Pamposhtur.

Hylli Dritës shfaqet si rikthim i paplotë nëse ndahet nga simboli
i pushtetit, i fuqisë së lartë e të pakthyeshme, skeptri i rrufesë.
Mbretërit në lashtësi i gdhendnin skeptrat e tyre në formë rrufeje
për të treguar mbajtjen e pushtetit qiellor. Rrufeja po ashtu është
simboli më i lashtë dhe një nga më të përshtatshmit për kombin tonë.
Një nga forcat e natyrës më të tmerrshme e të papritura, mahnitëse në natyrën e saj te papërmbajtshme por edhe aq të kulluar në fuqinë e saj, ajo është simboli i shqiptarit. Shqiptari i përgjumur e kthyer
në produkt tregu, duhet të rinjihet me atë çka ka qenë, dhe që pret
të shpërthejë e të dalë sipër me gjithë fuqinë e tij të vërtetë, fuqi
të pakundërshtueshme nga historia, prandaj e luftuar përhershmërisht
edhe pse pa ia dalë me armët e burrërisë, u katandis në luftën
e ulët të të errësuarit të syve. Ndoshta sot quhet zgjuarësi,
por me siguri që zjarri diellor digjet edhe me sytë mbyllur.
Ia leme Niçes prezantimin poetik të asaj çka duam të themi më lartë.
Marrë nga Gjenealogjia e moralit, këshilluar edhe nga Aristidh Kola
për të njëjtat arsye."Ai që mund të urdhërojë, ai që është për nga natyra
'zotni', ai që sillet si dhunues në veprimet e tij, as qe e çan kokën
për marrëveshjet e kontratat. Qenie të tilla nuk i japin llogari kujt.
Ata shfaqen si fati, pa asnjë shkak të dukshëm, pa arsye, pa ceremoni,
pa u marrë vesh, ata janë ashtu si është vetëtima, tepër të tmerrshëm,
tepër të papritur, shumë bindës, shumë të 'ndyshëm' saqë as mund ti urresh dot.
Puna e tyre është krijimi instiktiv i formave, stampimi i formave.
Ata në të vërtetë janë artistët më të paparashikueshëm nga ata që kanë
ekzistuar ndonjëherë. Atje ku ata shfaqen, shpejt shfaqet diçka e re, një krijim, pushteti i të cilit jeton, pjesët dhe funksionet e të cilit
janë të ndara dhe të lidhura reciprokisht..."
Asgjë deri sot nuk shfaqte shpirtin e shqiptarit, shqiptarizmin
në të gjitha rrafshet e format e saj. S'ka se si, lufta ka qenë e
përhershme dhe e pamëshirshme.
Hylli Dritës është sintetizimi i gjithë forcave të rizgjuara të
individit shqiptar boteror.
Lufta e forcave tashmë nuk ka për të perfunduar siç pritej,
shqiptarët duhet ti japin përgjigje pyetjes qe ngrihet vetvetiu.
Hylli Dritës Beson.

10/01/2016

Publikojme sot faqen zyrtare ''Hylli Drites'' duke dhene nje prezantim te shkurter ideor i asaj cka eshte dhe pritet ne ditet e ardhshme te ketij projekti.Frymezuar ne emer nga njeri prej shpirtrave me te ndritur qe kane dale nga gjiri i kombit tone At Gjergj Fishta dhe sintetizuar maksimalisht dhe idealisht me traditat,simbolet,besimet e mitet tona te lashta,Hylli Drites shfaqet sot si nje force e paster.

Shpjegime te flamurit me gjithe simboliken dhe nivelin ideor qe permban do te behen ne vazhdim,pasi kjo pune nise sot ne facebook,por rinise ne kohen tone pas shekujsh erresire dhe rrjedhimisht do te rritet bashke me ne,bashke me Shqiperine.

Hylli Drites eshte misherimi i Idealit Kombetar qe na frymezon
dhe shqeteson kur mendojme per Atdheun. Tashme besojme thellesisht dhe kemi nisur te veprojme. Ka ardhur koha qe shqiptaret ta shkruajne vete historine e tyre. Hylli Drites si Force e ardhshme (ne berje) filozofiko-politike dhe jo vetem, ka si mision te shenjteroje ate çka eshte per tu shenjteruar ne Atdhe dhe Komb. Jeta, Vepra, Endrrat, Puna, Vizionet e Idealet, betejat e perditshme te çdo shqiptari qe zvarritet nen Diell, te njejtin diell te cilin e adhuronte ne kohe kur ererat ishin me ndihmese ndaj tij. I njejti diell qe ndriçon por s'ngroh me njelloj. Ne ate kohe qe ka frymezuar heronjte dhe mendimtaret, femijet e te moshuarit e ketij vendi per shekuj e shekuj. Fryma e te Pareve, me gjithe fuqine, vlerat e te vertetat qe mbartin ne vetvete jane
manifestimi i shpirtit te kombit. I atij shpirti qe tashme mbijeton per nje cope buke te lypur e te ngrene nen hekurin e poshterimit e nenshtrimit. Buka qe iu jepet femijeve neper bangat e shkolles duke iu mesuar se po u perkulen, po u bene ata qe nuk jane, ata qe nuk mund te jene ne asnje komunitet te mirefillte njerezor,
do te ecin ne kete jete. Ata qe shesin gjithçka per hije te cilat kalojne nga nje dore ne tjetren, buken qe kurre s'ze vend dhe rrit perhershmerisht shume nenshtrim, shperqendrim, frike e injorance.
Hylli Drites eshte manifestimi shpirtit te kombit, frymezuar nga
vlerat dhe forcat me te kulluara qe e kane dalluar shqiptarin gjithe
ditet qe ka ecur mbi t**e, por qe tashme del mbi te sepse nje fuqi
siperore e ka per detyre te ndihmoje dhe te ngre nje inferiore.
Hylli Drites eshte rikthimi ne t**en tone te shenjte i fuqive siperore te shpirtit te kombit. Ditet e ardhshme jane fryma e mushkerive te tij qe fillojne te jetojne nen driten e Zotave pas kaq shekujsh.
Kjo faqe,hapet dhe behet publike sot per te qene nje pike takimi per cdo shqiptar qe ka Shqiperine ne qender, burim e trung te jetes se tij. Qellimi eshte FUQIZIMI i vazhdueshem i Hyllit me frymen, zemren, mendjen dhe grushtin e kombit dhe kjo faqe perfaqeson thjesht nje ure per tek forca dhe drita qe do ta nxjerre kete vend nga terri politik, ekonomik, kulturor, fetar e shpirteror.

Address

Vlorë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Hylli Dritës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share