Qarku Vlore eshte i perbere prej rretheve Vlore, Sarande, Delvine. Shtrihet ne pjesen jugperendimore te vendit dhe laget nga deti Adriatik dhe deti Jon. Qender e Qarkut eshte qyteti i Vlores, e cila eshte qender tregtare, industriale dhe e nderlidhjeve te shumta. Qarku Vlore renditet i treti per nga madhesia pas atij te Shkodres dhe Korçes. Ne nje klasifikim te shpejte mund te themi se ky rajon es
hte kryesisht kodrinor – malor, me fusha e lugina qe i krijojne mundesi popullsise te ketij Qarku qe te merret me Bujqesi ose Blektori.Zona bregdetare prane Qarkut Vlore eshte nje nga zonat me te bukura dhe me histori te pasur, eshte nje rajon bregdetar me reliv te thyer dhe te shumellojshem, qe me larmine e formave ka ndikuar direkt ne klimen e ketij rajoni si dhe ne llojshmerine e fenomenit turistik. Bregdeti mesdhetar lindor, pra i ngrohte si ishujt e Mesdheut te poshtem, e i parrahur nga ererat e ftohta si brigjet e zones perendimore, zonat kodrinore te ndermjetme me nje klime te fresket, me rreshje te ngjashme me ato te zonave te brendeshme me klime te bute te Europes, dhe malet si Llogaraja, ku mbizoteron nje klime kontinentale e thate, me dimra te ftohte, ajer te fresket gjate veres dhe prani ererash. Gjithe bregu i Vlores ka nje klime te nxehte me puhira detare qe zbusin te nxehtin e veres. Kujtojme se ne kundershtim me mendimin e pergjithshem, nuk eshte Spanja qe mban rekordin e oreve me diell ne nje vit ne Mesdhe, por pikerisht Shqiperia dhe Vlora ndikon mjaft ne kete rekord me nje mesatare prej me teper se 2000 ore. Vlora ka kushte klimatiko – tokesore shume te pershtateshme per kultivimin e te gjitha llojeve te kulturave bujqesore ( vreshta, pemishte, ullishte, agrumet, kulturat agrare etj.) si dhe shtimin e nje sere kategorish te kafsheve byjqesore.