Deputetet e Mazhorances QARKU VLORE

Deputetet e Mazhorances  QARKU VLORE Zyra e Komunikimit me Zgjedhësit- Kuvendi i Shqipërisë

14/05/2026

VOTO 13 për në Eurovision Song Contest🇦🇱✨

Edi Rama

14/05/2026

🏛🎙Fjala e deputetes Briseida Çakërri në seancë plenare në Kuvendi i Shqipërisë 🇦🇱

Pjesë nga diskutimi im sot në mocionin me debat.

Partia Socialiste e Shqipërisë 🌹

14/05/2026

🇦🇱🇪🇺 Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot në seancë plenare, me 114 vota pro, Rezolutën për avancimin e procesit të integrimit europian të vendit, duke rikonfirmuar vullnetin e përbashkët politik dhe institucional për ta çuar përpara rrugën europiane të Shqipërisë.

Përmes kësaj rezolute, Kuvendi riafirmon rolin dhe përgjegjësinë e tij në mbikëqyrjen e procesit të negociatave, si dhe forcimin e kontrollit parlamentar dhe përafrimin e legjislacionit me standardet e Bashkimit Europian në funksion të ndërtimit të një shteti më të fortë, më demokratik dhe më europian.

Integrimi në familjen europiane mbetet projekti ynë më i madh kombëtar dhe një angazhim i përbashkët për të ardhmen e Shqipërisë dhe të qytetarëve të saj.

Niko Peleshi

14/05/2026

🇦🇱 🎙 Fjala e kryetarit te Grupit Parlamantar të Partia Socialiste e Shqipërisë 🌹 z. Taulant Balla në seancë plenare, në Kuvendi i Shqipërisë 🏛

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 114 VOTA ✅ ASNJË ❌ REZOLUTËN “PËR PROCESIN E ANËTARËSIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN”🇪🇺



‘Pjesë nga Fjala ime👇

📌🇦🇱🏛 Kuvendi i Shqipërisë   Bledi Çuçi Partia Socialiste e Shqipërisë 🌹Sot në Kuvend, me konsensus të plotë, hodhëm një ...
14/05/2026

📌🇦🇱🏛 Kuvendi i Shqipërisë

Bledi Çuçi
Partia Socialiste e Shqipërisë 🌹
Sot në Kuvend, me konsensus të plotë, hodhëm një tjetër hap të rëndësishëm drejt së ardhmes europiane të Shqipërisë. Miratimi i rezolutës për procesin e integrimit në Bashkimin Europian është një mesazh i qartë se përtej dallimeve politike, interesi kombëtar dhe rruga europiane na bashkojnë. Shqipëria europiane nuk është më thjesht një aspiratë, por një objektiv konkret që kërkon përgjegjësi, reforma dhe unitet🇦🇱🇪🇺

14/05/2026

🎙Fjala e deputetit Ardit Bido në seancë plenare në Kuvendi i Shqipërisë 🏛🇦🇱

Shqipëria është Europë nga vlerat që mbart dhe nga rruga që po ndërton çdo ditë🇦🇱🇪🇺

Sot, Shqipëria nuk po ecën më drejt Europës vetëm me dëshirë, por me rezultate konkrete. Grupkapitujt e hapur, reformat dhe standardet që po ndërtohen tregojnë se integrimi europian nuk është vetëm një destinacion politik, por një transformim i vetë shtetit dhe shoqërisë sonë. 📈🏗️

Neni 5 i Traktatit të Bashkimit Europian përcakton se çdo vend i kontinentit tonë është Europë. Por Europa nuk është thjesht një kontinent apo një union shtetesh, por një bashkësi vlerash, kulture, dijeje dhe respekti për tjetrin. Dhe në shumë prej këtyre vlerave, si bashkëjetesa fetare dhe pranimi i të ndryshmit, shqiptarët kanë ditur të japin shembull.

Prandaj, për ne, Europa nuk është vetëm një destinacion, por një standard që po ndërtohet çdo ditë brenda shoqërisë sonë.

14/05/2026

🏛🎙Fjala e deputetit Vullnet Ruzhdi Sinaj në seancë plenate në Kuvendi i Shqipërisë 🇦🇱

Partia Socialiste e Shqipërisë 🌹

Kuvend - Procesi i integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është në rrugë të mbarë. 🇦🇱❤️🇪🇺
Sigurisht, ka reforma që duhen ndërmarrë e ndjekur në vijimësi dhe anëtarësimi përfundimtar nuk është diçka e lehtë.

Por, duke bashkëpunuar 🤝 për demokratizimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të vendit dhe duke korrigjuar çfarë nuk shkon mirë, ky është një objektiv i mundur. 📈

Sot në parlament, diskutova mbi raport-progresin e Komisionit Europian dhe raportin e Departamentit të Shtetit mbi klimën e investimeve në Shqipëri, gjatë mocionit me debat mbi këto raporte.

Bashkëngjitur, iu ftoj të ndiqni fjalën time në seancë plenare.

🇦🇱 Kuvendi i Shqipërisë   Pirro Vengu Në këtë vit sfidash ndërkombëtare dhe rajonale, nuk kemi lluksin e ngadalësimit, a...
14/05/2026

🇦🇱 Kuvendi i Shqipërisë Pirro Vengu

Në këtë vit sfidash ndërkombëtare dhe rajonale, nuk kemi lluksin e ngadalësimit, aq më pak të përçarjes.

Shqipëria ka nevojë për më shumë pjekuri kombëtare. Ndaj miratimi me konsensus me opozitën i rezolutës për procesin e anëtarësimit në BE 🇪🇺 për të cilën po bisedojmë në këto momente në Kuvend është një sinjal i fortë për nga simbolika dhe efektet konkrete: në çdo çështje strategjike, Shqipëria duhet të dijë të flasë me një zë!

Është evidente se sot jemi europianë në vlera dhe në sfida, përpara se të jemi europianë në status dhe në instrumentet që mbrojnë këto vlera apo ndihmojnë përballimin e këtyre sfidave. Dhe pikërisht për këtë arsye, Shqipëria nuk ka luksin të ngecë 🇦🇱

Në këtë vit sfidash ndërkombëtare dhe rajonale, nuk kemi lluksin e ngadalësimit, aq më pak të përçarjes.

Shqipëria ka nevojë për më shumë pjekuri kombëtare. Ndaj miratimi me konsensus me opozitën i rezolutës për procesin e anëtarësimit në BE 🇪🇺 për të cilën po bisedojmë në këto momente në Kuvend është një sinjal i fortë për nga simbolika dhe efektet konkrete: në çdo çështje strategjike, Shqipëria duhet të dijë të flasë me një zë!

Është evidente se sot jemi europianë në vlera dhe në sfida, përpara se të jemi europianë në status dhe në instrumentet që mbrojnë këto vlera apo ndihmojnë përballimin e këtyre sfidave. Dhe pikërisht për këtë arsye, Shqipëria nuk ka luksin të ngecë 🇦🇱

📌🇦🇱🏛 Kuvendi i Shqipërisë                      Zamira Sinaj 🌹📍 Sot në Kuvend, gjatë zhvillimit të seancës plenare. 🇦🇱   ...
14/05/2026

📌🇦🇱🏛 Kuvendi i Shqipërisë
Zamira Sinaj 🌹

📍 Sot në Kuvend, gjatë zhvillimit të seancës plenare. 🇦🇱

🇦🇱🇮🇹🇩🇪  Pjesëmarrja e kryeministrit Edi Rama në Aachen, Germany Kënaqësi dhe nder sërish, në Aachen të Gjermanisë, si pj...
14/05/2026

🇦🇱🇮🇹🇩🇪 Pjesëmarrja e kryeministrit Edi Rama në Aachen, Germany

Kënaqësi dhe nder sërish, në Aachen të Gjermanisë, si pjesë e grupit të miqve të nderit të ceremonisë prestigjioze të -Charlemagne Prize, një nga vlerësimet më të rëndësishme europiane për kontributin në bashkimin dhe të ardhmen e Europës, ku sot europiani i madh Mario Draghi u vlerësua me Çmimin e Karlit të Madh 2026, në respekt të rolit të tij të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e stabilitetit ekonomik të Europës dhe nxitjen e projektit të një Europe të Bashkuar përtej kufijve të sotëm, me një treg shumë më unik, me aftësi mbrojtëse të vetëmjaftueshme, e me fuqi prodhuese e konkuruese shumë më të madhe🇪🇺

14/05/2026

📍🌺🌍SARANDA, Bashkia Sarande ⛵️☀️

Albana Koçiu
☀️Saranda e mijëra turistëve është gati për një tjetër sezon turistik ekselent. 📈Numri i vizitorëve 🧳rritet çdo vit dhe bashkë me të edhe standardet e shërbimit të ofruar.

🛳️Në portin e Sarandës janë marrë të gjitha masat për të menaxhuar fluksin, për të lehtësuar lëvizjen, për të shmangur vonesat dhe për të garantuar siguri maksimale.

Të gjitha institucionet janë angazhuar në një koordinim të plotë që ky sezon turistik të jetë jo thjesht i suksesshëm në shifra, por mbi të gjitha në cilësinë e shërbimeve dhe në përvojën e paharrueshme të çdo vizitori që këtë verë zgjedh ta kalojë mes 🌅peizazheve të Shqipërisë.

Address

BUlica Ismail Qemali Kullat Ferati, Kati 2 Vlore
Vlorë
9401

Website

http://www.ps.al/

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Deputetet e Mazhorances QARKU VLORE posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share