Klinika Ligjore, Qendra Vatra

Klinika Ligjore, Qendra Vatra Ne punojmĕ pĕr rritjen e aksesit nĕ drejtĕsi dhe foecimit tĕ sistemit tĕ mbrojtjes sĕ viktimave tĕ tĕ gjitha formave tĕ dhunĕs.

ℹ Java e Ndërgjegjësimit për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit Në lançimin e kësaj fushate nga Ministria e Drejtësisë gjat...
17/02/2025

ℹ Java e Ndërgjegjësimit për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit

Në lançimin e kësaj fushate nga Ministria e Drejtësisë gjatë 2024, Qendra “Vatra” prodhoi fletëpalosjen informuese për të drejtat e viktimës së veprës penale, e cila në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë u shpërnda në takime qëndrore dhe lokale në të gjithë Shqipërinë.

➡ Për më shumë informacione për shërbimet që ofron Vatra për mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave të veprave penale, mund të vizitoni website https://qendravatra.org.al/sq/home-sq/

Bashkë për një shoqëri më të sigurt! 15-22 Shkurt 2025

Në vijim të nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit 🤝 midis Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Qendrës Psik...
23/01/2025

Në vijim të nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit 🤝 midis Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Qendrës Psiko-Sociale "Vatra", kanë filluar dhe vazhdojnë seancat rehabilituese me djemtë dhe burrat dhunues pranë Paraburgimit Vlorë. Shërbimi Psiko-Social i ofruar synon riaftësimin dhe riintegrimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve që janë të përfshirë në krime që lidhen me dhunën në familje, dhunën me bazë gjinore 🚺 dhe abuzimin seksual. 🚫

https://www.facebook.com/share/p/1BXM1n6e2U/

08/10/2024
Një pjesë e konsiderueshme e rasteve të dhunës që asistojmë vijnë nga familje me probleme psiko-sociale,👨‍👩‍👧‍👦 ku anëta...
09/07/2024

Një pjesë e konsiderueshme e rasteve të dhunës që asistojmë vijnë nga familje me probleme psiko-sociale,👨‍👩‍👧‍👦 ku anëtaret e saj e gjejnë të vështirë komunikimin mes tyre dhe gjetjen e një gjuhe të përbashkët për të zgjidhur konfliktet. 🗣Skemat e mendimit të keqformuara 🧠 na shtyjnë të gjejmë mënyra të pashëndetshme për të zgjidh konfliktet.

👥Shërbimi psikologjik ndihmon individët e një familjeje të kuptojnë rolin e tyre dhe të qartësojnë mendimet dhe emocionet, 💆‍♀️ për tu shtyrë për zgjidhjen e konflikteve në mënyrë të drejtë, pa i shkaktuar dhunë të cfarëdo forme familjarit të tyre.

🆓️Klinika e Qendres Vatra ofron shërbime psikologjike dhe ligjore për të gjitha viktimat e dhunës dhe trafikimit duke iu ardhur në ndihmë atyre dhe familjarëve për tu fuqizuar dhe për të gëzuar mirëqenie psiko-sociale. 🕊

Dita Ndërkombëtare e Fëmijeve në Situatë Rruge 👧Fëmijet kanë të drejta themelore për të patur mbrojtje fizike, ushqim, a...
12/04/2024

Dita Ndërkombëtare e Fëmijeve në Situatë Rruge 👧

Fëmijet kanë të drejta themelore për të patur mbrojtje fizike, ushqim, arsim të paguar nga shteti, të drejte për të patur të dy prindërit të kujdesen për të. Fëmijët kanë të drejtë për të qenë fizikisht, intelektualisht dhe emocionalisht të lirë nga abuzimi.🎈
Cdo fëmijë duhet të ketë mbrojtje nga kujdestarët ligjore dhe të gëzoj gjithë të drejtat për mirëqenien e tij.🏡

Qendra Vatra qëndron në mbrojtje të fëmijeve viktima të mundshme trafikimi dhe punon për mirëqenien e tyre dhe të familjeve të tyre.👨‍👩‍👧‍👦

Një orë e hapur me studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit Ismail Qemali Vlorë. 👩‍🎓👨‍🎓 Përfaqësues nga Kli...
09/04/2024

Një orë e hapur me studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit Ismail Qemali Vlorë. 👩‍🎓👨‍🎓

Përfaqësues nga Klinika Ligjore, avokatet dhe këshilluesja psiko-sociale dhanë informacione mbi të drejtat e viktimave të dhunës me bazë gjinore, viktimave të abuzimit seksual e trafikimit, masat mbrojtëse që parashikon legjislacioni kombëtar e ndërkombëtar.📄👩‍⚖ Gjithashtu, u shpjeguan aspektet psikologjike të ciklit të dhunës, profilit të dhunuesit dhe pasojave të dhunës tek të abuzuarit. 🗣👨‍👩‍👧‍👦
Në këtë mënyrë, studentët e drejtësisë morën një informacion më të plot për aspektin ligjor dhe psikologjik që përmban fenomeni i dhunës.
Pjesëmarrës ishin dhe grupi i studentëve pro-bono me të cilin Klinika Ligjore e Vatrës bashkëpunon.🤝

📢📢  INFORMACION 📢 Të drejtat pronësore të grave“E drejta për pronë” është një e drejtë themelore e njeriut, por në prakt...
28/03/2024

📢📢 INFORMACION 📢 Të drejtat pronësore të grave

“E drejta për pronë” është një e drejtë themelore e njeriut, por në praktikë, kjo e drejtë nuk gjen zbatim të barabartë për burrat dhe gratë.🏡👥 Familjarët, të afërmit, institucionet ligjzbatuese por edhe vetë gratë mohojnë e cenojnë këto të drejta.
Të drejtat pronësore fitohen përmes: dhurimeve, trashëgimisë, si dhe blerjes së pronës. 🏠

❌ Kujdes - Mos hiqni dorë nga trashëgimia që ju takon  pasi humbni të gjitha të drejtat tuaja që burojnë nga kjo pasuri.

Dy janë regjimet kryesore pasurore martesore : regjimi me ligj dhe regjimi me kontratë. 📝
Nesë nuk është zgjedhur regjimi me kontratë, pasuria e përbashkët bashkëshortore i nështrohet regjimit me ligj.

❌Kujdes -Për pasuritë e paluajtshme që i fitoni gjatë martesës, kur nuk janë pronë vetjake e bashkëshortit, duhet të regjistroheni edhe ju si bashkëpronare. Por, shpesh, pavarësisht se një pasuri është fituar gjatë martesës, në zyrat e noterëve dhe zyrat e regjistrimit të pasurive, kontratat kanë blerës dhe pronar të vetëm bashkëshortin, prandaj prona regjistrohet vetëm në emër të tij. 🏡

Gratë kanë të drejtën të kërkojnë të regjistrohen si bashkëpronare, në çdo kohë.👩🏠 👨Kjo, e drejtë është garantuar shprehimisht në ligjin “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” (neni 41). Ato kanë të drejtë të marrë të dhëna dhe kopje të dokumenteve, që janë në regjistrat e pasurive të paluajtshme, kartela, në harta kadastrale, në dokumentacione të depozituara me kërkesën për regjistrim dhe në dokumentacionin që mbahet e administrohet nga zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

❌Kujdes –Ju përfitoni të drejta pasurore duke e vetë- vlerësuar kontributin që keni dhënë në familje me punën tuaj për kujdesin ndaj fëmijëve, ndaj bashkëshortit, ndaj të moshuarve etj. Vazhdon ne koment👇👇

Me grupin  “pro bono”, të studentëve të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti ”Ismail Qemali”,👩‍🎓👨‍🎓 realizuam një taki...
20/03/2024

Me grupin “pro bono”, të studentëve të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti ”Ismail Qemali”,👩‍🎓👨‍🎓

realizuam një takim informues në lidhje me ofrimin e ndihmës juridike falas të garantuar nga shteti për viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, viktimat e trafikimit të personave si dhe kategoritë e tjera përfituese nga Ligji Nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”. 👥👩‍⚖

Klinika Ligjore e Qendrës Psiko-Sociale “Vatra”, është në mbështetje të studentëve të Fakultetit të Drejtësisë për të marrë pjesë dhe për t’u angazhuar në aktivitetet e grupit pro bono.🤝

8 MarsiDita e Grave dhe Vajzave.💐 Kjo ditë e ka fillesën në protestën e parë të punonjëseve femra në New York në 8 Mars ...
08/03/2024

8 Marsi

Dita e Grave dhe Vajzave.💐

Kjo ditë e ka fillesën në protestën e parë të punonjëseve femra në New York në 8 Mars 1857, ku punonjëset e një fabrike tekstili marshuan në protestë kundër kushteve të vështira të punës dhe pabarazisë. Thirrjet e tyre ishin për kushte më të mira pune përsa i përket shfrytëzimit në orë të gjata pune dhe pagesave të ulta. 🗣👭

Sot, vijojmë ta shenjojmë 8 Marsin si ditë proteste për të luftuar kundër pabarazisë gjinore në familje, punë, arsim dhe kundër shfrytëzimit të grave dhe vajzave.🕊🌏

📍Foto nga aktiviteti i sotëm në Vlorë.

JU FTOJMË TË NA BASHKOHENI NË AKTIVITETIN PUBLIK NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË GRUAS8 MARS⏰ ORA 9:30📍 SHESHI "3 RACAT", VLOR...
01/03/2024

JU FTOJMË TË NA BASHKOHENI NË AKTIVITETIN PUBLIK NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË GRUAS

8 MARS
⏰ ORA 9:30
📍 SHESHI "3 RACAT", VLORË

AKTIVITETI REALIZOHET ME KONTRIBUTIN E TË RINJVE TË Shkolla Artistike Naim Frashëri Vlorë. Faqja zyrtare.

Address

Vlorë
9400

Opening Hours

Monday 08:30 - 18:00
Tuesday 08:30 - 18:00
Wednesday 08:30 - 18:00
Thursday 08:30 - 18:00
Friday 08:30 - 18:00

Telephone

+355699333523

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika Ligjore, Qendra Vatra posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Klinika Ligjore, Qendra Vatra:

Share

Category