Aluizni Vlore

Aluizni Vlore Kjo eshte faqja zyrtare e Drejtorise Vlore te ALUIZNI-t.

22/03/2022

8 MARSI
Me terminologjinë moderne, mua i bie të më katalogojnë për “maskilist”, apo “burrë zamani” siç i thonin qëmoti. Burrë zamani i thënçin, se në punë jam i rrethuar nga gra e vajza, që nga rolet më të ulta në zyrën më të vogël në Tropojë, e deri tek nëndrejtorja e përgjithshme këtu në Tiranë.
Për më tepër, megjiithëse jetojmë në epokën e barazisë gjinore me ligj, jam i bindur që, nëse i bëjmë hesap, tek Kadastra do dalë që e kemi tejkaluar vetiu këtë detyrim ligjor.
Kjo sepse, atë punë që e bën femra shqiptare, zor se ja dalin meshkujt. Të punojnë para tastierës me orë e orë pa ndërprerje, të gjejnë zgjidhje për probleme të koklavitura, të durojnë edhe fjalë të rënda shpeshherë, të jepen pas punës shumë më tepër sesa pas klubit.
Pastaj çdo vit vjen një ditë që duhet ta pranojnë këtë gjë edhe zyrtarisht. Madje, jo vetëm ta pranojmë, por edhe ta shprehim kudo ku punon kokëulur një femër.
Ej ju, burrat e Kadastrës, sot në secilën tavolinë të kolegeve tuaja duhet të ketë një lule falenderimi për to!
Gëzuar 8 Marsin!

Në foto: Në Institutin e Ndërtimit, Tiranë 1980.

24/06/2020

Regjistrimi fillestar i pasurive të paluajtshme konsiston në pasqyrimin e çdo pasurie të paluajtshme, shtetërore, publike dhe private të zonës kadastrale në kartelën përkatëse të pasurisë dhe hartën kadastrale. Ky

24/06/2020
24/06/2020
06/04/2019

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka prezantuar sot drejtorin e ri të Kadastrës, Artan Lame. Braçe u shpreh se Kadastra tashmë do të zgjidhë njëherë e mirë ç...

20/03/2019

DEKLARATË PËR SHTYP

TFA REKOMANDOI 13 MASA DISIPLINORE NË DEGËN DOGANORE TIRANË

Angazhimi i Qeverisë shqiptare në konsolidimin e luftës kundër korrupsionit, si prioritet numër një në listën e prioriteteve, tregohet qartë me rezultatet konkrete që po prodhon. Përtej zhurmës dhe tymnajës së qëllimtë, qytetarët shohin dhe vlerësojnë çdo ditë se si kjo maxhorancë qeverisëse po punon për të luftuar korrupsionin nëpërmjet ndërtimit të një administrate model në ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve.

Javën që shkoi, Task Forca Antikorrupsion ka vijuar me punën duke ushtruar kontroll në bazë të indicieve dhe ankesave të qytetarëve në platformën shqiperiaqeduam.al.

Është ushtruar kontroll në Degën Doganore Tiranë, lidhur me respektimin e kërkesave ligjore në sektorin e operacioneve doganore, bazuar në legjislacionin doganor në fuqi, dhe kontratat e lidhura në përfundim të procedurave të prokurimit.

Nga kontrolli janë evidentuar shkelje si në vijim: Strukturat përgjegjëse të Degës së Doganës Tiranë nuk kanë respektuar procedurat dhe kërkesat e parashikuara në legjislacionin në fuqi për evidentimin, ndjekjen dhe ekzekutimin e vendimeve administrative të marra nga autoriteti doganor për vjeljen e detyrimeve doganore/të akcizës dhe rikuperimin me forcë të borxhit doganor për periudhën Janar - Dhjetor 2018”.

Gjithashtu, u konstatuan praktika zhdoganimi që nuk administrojnë procesverbalin e kontrollit fizik, të formularit të rivlerësimit doganor, certifikatat e verifikimit të llojit të mallit dhe klasifikimit tarifor, fletë-analizat në mosrespektim të parashikimeve ligjore dhe nënligjore, si dhe të manualit “Mbi procedurat standarde të punës për kontrollin fizik bazuar në risk, të ngarkesave ose të mjeteve të transportit”.

Gjatë kontrollit janë evidentuar akte kontrolli jo të plota, pasi në to nuk janë pasqyruar rezultatet e plota të kontrollit fizik sipas kërkesave që përcaktohen në aktet nënligjore.
Në përfundim të kontrollit u rekomanduan 13 masa disiplinore:

- Masë disiplinore “pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet” për kryetarin e Degës Doganore Tiranë, i cili ka qenë në detyrë në periudhën e konstatimit të shkeljeve si dhe për përgjegjësin e zyrës së kontrollit fizik, masë disiplinore “mbajtja deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj për; 5 doganierë të kësaj dege si dhe për 2 specialistët e zyrës së rekuperimit me forcë të borxhit doganor dhe për specialistin pranë zyrës juridike, masë disiplinore.
- Masë disiplinore “vërejtje me shkrim” për 3 doganierë pranë sektorit të operacioneve doganore.
Gjithashtu, janë rekomanduar dhe 17 masa administrative, me qëllim përmirësimin e veprimtarisë së institucionit si dhe vendosjen e kësaj veprimtarie në kushtet e ligjshmërisë së plotë. Tashmë janë të qarta mesazhet e punës së Task Forcës Antikorrupsion.

Mesazhi për çdo punonjës të administratës shtetërore: Kushdo që shkel ligjin dhe abuzon me detyrën, do të mbajë përgjegjësi personale, administrative dhe penale;
Mesazhi për çdo institucion: Fokusi i punës është ofrimi i shërbimeve cilësore për qytetarët në kushtet e një veprimtarie të ligjshme dhe eficiente.

Angazhim të plotë gjatë kësaj jave kanë pasur edhe strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat kanë shënuar rezultate të mira në evidentimin dhe dokumentimin e veprave penale në fushën e korrupsionit.

Janë evidentuar 11 vepra penale në fushën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës dhe janë proceduar penalisht 29 autorë, nga të cilët janë arrestuar ose ndaluar 16 autorë si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 15 autorë.

Në fund, dua t’iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të vijojnë të kontribuojnë në luftën e qeverisë kundër korrupsionit, duke denoncuar në organet ligjzbatuese dhe në platformën e bashkëqeverisjes çdo rast korrupsioni, pasi çdo sinjalizim i tyre do të dëgjohet me vëmendje dhe do të verifikohet.

Faleminderit!

09/03/2019

MINISTRIA E DREJTESISE
ALUIZNI

DEKLARATE SHTYPI
09.03.2019
DEKRETIMI I LIGJIT TE KADASTRES

Para disa ditësh u botua në fletoren zyrtare Ligji “Për Kadastrën në Republikën e Shqipërisë”. Ky botim erdhi pas miratimit në heshtje të këtij ligji nga ana e Presidentit të Republikës.
Gjej rastin të kujtoj këtu edhe përmirësimet që ju bënë këtij ligji sipas vërejtjeve dhe propozimeve të Presidentit të Republikës, gjë që flet për përgjegjësinë e jashtëzakonshme që transmeton ky ligj tek të gjithë faktorët e implikuar në procesin e hartimit dhe miratimit të tij.

Përtej kësaj, sot Shqipëria ka një ligj që hedh bazat juridike të kadastrës moderne të saj.
Mediat me të drejtë në këto ditë kanë vënë në dukje disa prej anëve pozitive dhe risive të këtij ligji, siç janë shmangja e burokracive, shkrirja e disa institucioneve që merren me pronësinë në një të vetëm, e keshtu me rradhë.
Por thelbi, as i problemit dhe as i zgjidhjes, nuk janë këto.
Thelbi është zvarritja gati tridhjetvjeçare e regjistrimit të pronës në Shqipëri.
Thelbi janë tre dekadat e kaosit legjislativ në fushën e pronësisë.
Thelbi është se pas 107 vjetësh shtet shqipëtar dhe 30 vjetësh tranzicion, në Shqipëri akoma nuk dimë “kush ka çfarë”.
Kësaj enigme 100 e kusur vjeçare, do të duhet t’i j*pë përgjigje Agjensia Shtetërore e Kadastrës.

Është e padiskutueshme që veçanërisht dy vitet e fundit, ZRPP ka përmirësuar imazhin e saj përmes përmirësimit të ofrimit të shërbimeve.
Ky ka qënë një element shprese për qytetarët, që të paktën nga pritja mujore e vjeçare për të marrë përgjigje, të arrijmë në dhënien e përgjigjeve në afat. Fakti i rreth 1 milion shërbimeve të ofruara çdo vit nga kjo zyrë, flet për këtë.
Por pikërisht këtu fillon makthi tjetër për qytetarët, pasi ja kemi dalë të përmirësojmë banakun e ekspozimit dhe ofrimit të miellit, por vetë gruri që bluan mulliri i pronave është i mykur.
Kjo sepse, e gjithë piramida hartografike e ngritur në këto tre dekada, mbart brenda gjynahet e papërgjegjshmërisë, të falsifikimeve, të paaftësisë, të korrupsionit, të injorancës, të gjyqeve të sh*tura, të mashtrimit dhe abuzimit me pronën.
Mjafton këtu të përmend vetëm një të dhënë. Sipas studimit të bërë nga ekspertet e Bankës Botërore për situatën hartografike të ZRPP, arrihet në përfundimin e trishtë se 80% e pronave të regjistruara në Shqipëri, janë hedhur me gabime dhe probleme hartografike.
Shteti shqiptar, që nga viti 1994 kur ka filluar procesi i regjistrimit të pronës, ka shpenzuar rreth 200 milion USD në procesin e regjistrimit të pronave.
Por i gjithë ky lumë parash, ka sjellë pas 80 % të pronave të regjistruara me probleme, dhjetramijëra procese gjyqësore, qindra të vrarë për çështje pronësie dhe bllokim të mijëra aktiviteteve ekonomike.
Kjo është sfida e madhe reale e Agjensisë së re të Kadastrës.

Nga ana tjetër, përmes këtij ligji, Qeveria do të do të marrë mbi vete të gjitha përgjegjësitë e kësaj situate dhe jo të vijojë me përcjelljen e pasojave të mëkateve të veta tek qytetarët.
Më lejoni t’ju j*p vetëm një shembull për këtë, të absurdit ku i fut njerëzit kaosi i pronave. Pasi i sjell vërdallë për të regjistruar pronën, me muaj e me vite, sepse të tilla janë hartat e shpartalluara, pasi i tillë është legjislacioni, pasi e tillë ështe varravingoja burokratike; në fund, pasi kalojnë afatet j’u themi qytetarëve se duhet të paguash dhe kamatvonesë sepse nuk e ke regjistruar pronën brenda afatit.
Ligji i ri parashikon amnisti për gjithë këtë varg, pagesash të pakryera në vite e vite, por jo si dhuratë e shtetit për qyetarët, por si larjen e një njolle që bie mbi vetë shtetin.

Pas disa ditësh, termi “hipotekë”, që ka qenë makthi i shqiptarit me halle prone në këto tre dekada, do futet në muzeun e gjërave të shëmtuara.
Ligji i ri për Kadastrën, nuk do sjellë lumturinë për një ditë. Na pret përpara një e përpjetë e jashtëzakonshme dhe një volum pune kolosal, por tashmë jemi të gjithë të ndërgjegjshëm se rrugë tjetër për të hedhur bazat e sigurisë së pronës në Shqipëri nuk ka.

Para 5 vjetësh ju premtuam shqiptarëve reformën e legalizimit të ndërtimeve pa leje dhe aktualisht ky proces është në përmbylljen e tij.
Kjo është edhe garancia më e madhe që jep Qeveria Shqiptare, se të njëjtin impenjim, vullnet dhe rezultat, do të ketë edhe në reformën që sapo po nisim.

Faleminderit!

04/03/2019

Qytetarët tashmë do ta kenë më të thjeshtë që të ndjekin proçedurat për legalizimet e banesave të tyre. Kreu i ALUIZNI-t, Artan L...

07/02/2019

Njoftim për shtyp
07.02.2019

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot pasdite me 75 vota ligjin “Për Kadastrën në Republikën e Shqipërisë”.
Pasi pranoi me votat e maxhorancës dhe të opozitës dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin e “Ligjit për Kadastrën”, Kuvendi miratoi edhe Ligjin me ndryshimet e pësuara pas ripunimit në komisionet parlamentare. Ndryshime të cilat kanë efekt sqarues dhe plotësues.
Deputetët vlerësuan se, riformulimet kanë për qëllim të shmangin çdo keqkuptim eventual, si dhe të saktësojnë disa aspekte që lidhen me datën e hyrjes në fuqi të ligjit dhe me ngritjen e Agjencisë së re, menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Ligji i ri për Kadastrën synon të krijojë një institucion modern për regjistrimin e pasurisë së paluajtëshme. Me këtë ligj dhe kuadrin ligjor që do të pasojë synohet rikonceptimi i qasjes dhe praktikës së institucioneve që trajtojnë problematikat e pronësisë në vend.
Ligji “Për Kadastrën në Republikën e Shqipërisë”. parashikon shkrirjen e tre institucioneve të ALUIZNI-t, Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (Hipotekës) dhe Agjencinë e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike (AITPP) në një të vetëm. Krijimi i një kadastre moderne do të thotë çlirim prej pasojave të një ngërçi në zinxhirin e pronësisë, që veç ndikimit në cilësinë e jetës të individëve dhe zhvillimin e vendit do të përmbushë këtë të drejtë kushtetuese.

Address

Lagjia " Hajro Çakerri " , Kuzum Baba
Vlorë
9401

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Aluizni Vlore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Aluizni Vlore:

Share