Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

13/09/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, gjatë konferencës së mbajtur një ditë më parë për masat e marra nga Policia për vitin e ri shkollor 2026-2027, ftoi nxënësit për të raportuar çdo rast paligjshmërie apo tentative që cenon sigurinë e tyre!

“Të dashur nxënës,

Mos heshtni përballë një rreziku. Nëse shihni apo përballeni me një rast dhune, shpërndarjeje të narkotikëve, kërcënimesh, bullizmi, përfshirjes së bashkëmoshatarëve në veprimtari kundërligjshme apo çdo situatë tjetër që ju shqetëson, njoftoni mësuesin, prindin, oficerin e sigurisë dhe Policinë e Shtetit.

Mos nguroni të flisni me prindërit, me psikologët, punonjësit socialë, mësuesit dhe me punonjësit e Policisë. Ndërhyrja në kohë për të trajtuar çdo problematikë apo shqetësim mund të parandalojë një ngjarje më të rëndë.

Policia e Shtetit dhe gjithë hallkat e zinxhirit të sigurisë do të jenë pranë jush dhe do të reagojnë me vendosmëri dhe profesionalizëm, që ju të ndiheni të qetë e të sigurt në rrugën e dijes.

Ky është angazhimi ynë, shkolla të sigurta, për të ardhmen e vendit tonë!”

13/09/2026

Vlorë/ Kontrolle ndaj automjeteve luksoze që dyshohet se janë përfituar nga të ardhura në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrolleve sekuestrohen 3 automjete dhe nis hetimi pasuror ndaj pronarëve të tyre.

Në zbatim të Planit të Masave të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, për kontrollet ndaj automjeteve luksoze, strukturat për Hetimin e Krimeve kanë ushtruar kontrolle dhe verifikime ndaj automjeteve në dukje me vlera të larta.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, u shoqëruan disa prej automjeteve dhe, nga verifikimet e kryera, rezultoi se tre automjete luksoze, të prodhimit të viteve të fundit, nuk justifikoheshin me të ardhurat e njohura dhe të ligjshme të poseduesve/drejtuesve të tyre.

Në vijim të veprimeve verifikuese dhe deklarimeve të marra, automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa 3 shtetasit u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Gjithashtu, ka nisur hetimi pasuror ndaj pronarëve/poseduesve të këtyre automjeteve, për të verifikuar burimin e pasurisë dhe mënyrën e përfitimit të saj.

Policia e Vlorës do të vijojë kontrollet dhe verifikimet ndaj automjeteve luksoze, me qëllim evidentimin e pasurive me burim kriminal dhe goditjen e pastrimit të produkteve të veprimtarive kriminale.

12/09/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, gjatë prezantimit të planit të masave për sigurinë në shkolla, iu drejtua dhe qytetarëve:

“Të nderuar qytetarë!

Këtë vit, sigurisë në shkolla i shtohet edhe një tjetër dimension i rëndësishëm: teknologjia.

Në kuadër të projektit Smart City, në 20 shkolla janë vendosur kamera inteligjente, të cilat rrisin kapacitetet tona për monitorimin dhe parandalimin e situatave që mund të cenojnë sigurinë.

Teknologjia na mundëson të jemi më të shpejtë në evidentimin e problematikave, më efikasë në reagim dhe më pranë qytetarëve, aty ku prania dhe ndërhyrja jonë kërkohet.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt një modeli modern të sigurisë publike, ku puna e punonjësit të Policisë në terren mbështetet gjithnjë e më shumë nga teknologjia dhe sistemet inteligjente.

Dhe dua ta them qartë se teknologjia nuk zëvendëson punonjësin e Policisë. Ajo e bën më të shpejtë, më efikas dhe më të saktë punën e tij në terren.”

12/09/2026
11/09/2026

Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh vendit tënd, duke u përpjekur çdo ditë të japësh më të mirën tënde në përgjegjësitë që të besohen.

Drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe në veçanti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, institucioni ku u rrita profesionalisht, politikisht dhe mbi të gjitha si njeri është më shumë se sa një privilegj. Është ‘libri i jetës’ i cili të udhëzon drejt më tej në çdo stacion vijues.

Për këtë mundësi të jashtëzakonshme, mirënjohje gjithmonë Kryeministrit Edi Rama, të cilit tashmë do të kem kënaqësinë e veçantë t’ia kthej nderin e lartë dhe besimin tek unë edhe përmes anagazhimit të ri si pjesë e ekipit të Tij.🙏🏻

Ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm me ekipin më të mirë në krah dhe i bekuar nga mbështetja deri në sakrificë e familjes time ❤️

Urime dhe mbarësi kolegut Ervin Demo. Jam i bindur që do të çojë përpara me sukses prioritetet e qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

10/09/2026

Vlorë/Finalizohen në 24 orët e fundit, dy operacione policore për zbardhjen e vjedhjeve të automjeteve.

Arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar.

Si rezultat i punës intensive hetimore për zbardhjen e rasteve të vjedhjeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë finalizuar 2 operacione për zbardhjen e 3 rasteve të vjedhjes/tentativës së vjedhjes së automjeteve. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan shtetasit:

-M. D., 63 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur një automjet tip “Citroen”, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua;

-D. L., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur në fshatin Bishan, 1 automjet tip “Benz”, të cilin e ka braktisur më pas në qytetin e Orikumit.
Gjithashtu, disa orë më vonë, në qytetin e Orikumit, ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vjedhë një automjet tip “Jeep”.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë vijojnë punën për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë VlorëNë lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale për një ngjarje të nd...
09/09/2026

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë

Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale për një ngjarje të ndodhur në ambientet e dhomave të ndalimit, në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku ndodhej shtetasi D. S., i arrestuar në zbatim të një vendimi gjykate, për veprat penale “Prodhimi dhe sh*tja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë sqaron se:

Gjatë qëndrimit në ambientet e dhomave të ndalimit, ky shtetas ka shfaqur shenja të një gjendjeje të rënduar emocionale dhe sjellje agresive, duke dëmtuar një kamerë sigurie, tavanin e dhomës, si dhe një karrige dhe një tavolinë.

Për rastin është njoftuar menjëherë urgjenca e spitalit dhe shtetasi D. S, ka marrë ndihmën mjekësore.

Gjithashtu, paralelisht është njoftuar Prokuroria dhe janë kryer të gjitha veprimet procedurale përkatëse.

Njëkohësisht, në kuadër të verifikimit të plotë të rrethanave të ngjarjes dhe të përgjegjësive eventuale, janë pezulluar nga detyra 3 punonjës policie, të cilët nuk kanë reaguar kur shtetasi D. S. ka dëmtuar kamerën dhe orenditë në dhomën e ndalimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vijon verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe marrjen e masave përkatëse, në përputhje me ligjin, në bashkëpunim me Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, e cila ka nisur menjëherë ecurinë disiplinore për tre punonjësit e policisë tashmë të pezulluar.

Address

Rruga Rakip Malile
Vlorë
9401

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share