Qendra e Formimit Profesional Publik Vlorë.

Qendra e Formimit Profesional Publik Vlorë. Qendra jonë ofron kurse profesionale dhe ju certifikon në përfundim të tyre. E ardhmja është e profesioneve.

Drejtoria Rajonale e Ofrimit të Formimit Profesional Publik Vlorë është institucioni që bën pjesë në sistemin e Ministrisë së Finacave dhe Ekonomisë dhe ushtron aktivitetin e saj ne fushën e formimit profesional brenda territorit të Qarkut të Vlorës. Drejtoria Rajonale e Ofrimit të Formimit Profesional Publik Vlorë ka për qëllim të ofrojë formim dhe kualifikim profesional të personave, në mbështet

je të politikave të përgjithshme shtetërore dhe në dobi të punësimit të zgjedhur lirisht, si dhe këshillim dhe orientim profesional.

Kursantët e kursit “Pastiçeri” zhvilluan sot një tjetër orë praktike, ku mësuan përgatitjen e tartave me krem pastiçerie...
14/05/2026

Kursantët e kursit “Pastiçeri” zhvilluan sot një tjetër orë praktike, ku mësuan përgatitjen e tartave me krem pastiçerie.

Përmes praktikës dhe përkushtimit, të rinjtë po aftësohen çdo ditë më shumë në profesionin e pastiçerisë, duke fituar njohuri dhe eksperiencë për tregun e punës

Mes gjelbërimit dhe bukurisë mahnitëse të Ujëvarës së Velçës, kursantja aktuale e kursit “Udhërrëfyes Turistik”, Griseld...
11/05/2026

Mes gjelbërimit dhe bukurisë mahnitëse të Ujëvarës së Velçës, kursantja aktuale e kursit “Udhërrëfyes Turistik”, Griselda Kapllanaj, mori pjesë në një aktivitet praktik hiking së bashku me grupin e udhërrëfyesve turistikë, duke zbatuar teknikat e modulit 2: “Aftësitë drejtuese të grupit në ecje në natyrë”.

Përmes kësaj eksperience në terren, kursantët zhvilluan aftësi praktike mbi orientimin, drejtimin dhe menaxhimin e grupeve gjatë ecjeve në natyrë, duke kombinuar njohuritë profesionale me promovimin e pasurive natyrore dhe turizmit të aventurës në zonën e Vlorës.

Kursi "Menaxhim Biznesi", gjatë zhvillimit të temës mësimore "Proçeset e punës në një biznes dhe veçoritë e tyre".Ndërko...
11/05/2026

Kursi "Menaxhim Biznesi", gjatë zhvillimit të temës mësimore "Proçeset e punës në një biznes dhe veçoritë e tyre".

Ndërkohë vazhdojnë regjistrimet e reja për këtë kurs.

Vizitë studimore në Lille, në kuadër të projektit evropian “Circular Tourism Albania”, për të njohur nga afër modelet më...
09/05/2026

Vizitë studimore në Lille, në kuadër të projektit evropian “Circular Tourism Albania”, për të njohur nga afër modelet më të mira të turizmit të qëndrueshëm dhe inovativ.

Përfaqësues të turizmit, arsimit profesional dhe biznesit shqiptar shkëmbyen eksperienca të vlefshme me partnerët francezë për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

Pjesë e delegacionit ishin edhe dy instruktore të Qendrës sonë.

Faleminderit të gjithë organizatorëve dhe partnerëve për këtë bashkëpunim të rëndësishëm evropian.

Në nderim të 1 Maji, punuam dhe mblodhëm trëndafila në lulishten e institucionit.Një gjest i thjeshtë, por me shumë dome...
01/05/2026

Në nderim të 1 Maji, punuam dhe mblodhëm trëndafila në lulishten e institucionit.

Një gjest i thjeshtë, por me shumë domethënie për kujdesin ndaj mjedisit dhe përkushtimin ndaj hapësirave tona të përbashkëta

Është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme kolegu ynë i dashur, instruktori i Qendrës, Besnik Muçaj .Besniku nuk isht...
29/04/2026

Është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme kolegu ynë i dashur, instruktori i Qendrës, Besnik Muçaj .

Besniku nuk ishte vetëm një profesionist i përkushtuar dhe korrekt në punë, por mbi të gjitha një njeri i mirë, i qetë, i respektueshëm dhe gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një koleg i vyer dhe një mik i çmuar.

Dhimbjen për këtë largim të parakohshëm e ndajmë me familjen e tij, të cilës i shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe mbështetjen tonë në këtë moment të vështirë.

U prehtë në paqe.

Kursi "Udhërrëfyes Turistik" në modulin 2 - "Aftësitë teknike e drejtuese të grupit turistik", shkoi me motora në Dalan,...
28/04/2026

Kursi "Udhërrëfyes Turistik" në modulin 2 - "Aftësitë teknike e drejtuese të grupit turistik", shkoi me motora në Dalan, Zvërnec, duke demostruar nga instruktorja dhe drejtuar nga kursanti aktual Bledar Baco

Vazhdojnë regjistrimet për kursin “Rrobaqepësi”!Ndonjëherë mjafton një mundësi për të ndryshuar gjithçka!Një profesion n...
28/04/2026

Vazhdojnë regjistrimet për kursin “Rrobaqepësi”!

Ndonjëherë mjafton një mundësi për të ndryshuar gjithçka!

Një profesion në duar është siguri, dinjitet dhe një hap drejt pavarësisë.

Në një ambient të ngrohtë dhe me mbështetjen e një instruktori me përvojë, mund të mësosh një zanat që të shoqëron gjithë jetën.

Sepse kur ke një profesion, ke gjithmonë një derë të hapur.

Nëse je e papunë dhe kërkon një fillim të ri, eja regjistrohu falas.
Mos e humb këtë mundësi për veten tënde.

Zanati nuk të lë kurrë pa punë!
Na gjeni te ish-shkolla e naftës.

Vizitë studimore në Gjermani, ditë informuese për projektin e Turizmit Rrethor, në Erlangen dhe Nuremberg. Mësim rreth s...
27/04/2026

Vizitë studimore në Gjermani, ditë informuese për projektin e Turizmit Rrethor, në Erlangen dhe Nuremberg.

Mësim rreth strategjive të qëndrueshmërisë në sektorin e turizmit dhe arsimit.
Një program, i cili ofroi një gamë të gjerë nhohurish dhe frymëzimi për të ardhmen e sektorit të turizmit në Shqipëri.

Kursante gjatë procesit të punës në laboratorin e Aftësis Dixhitale, duke praktikuar menaxhimin e komunikimeve zyrtare p...
27/04/2026

Kursante gjatë procesit të punës në laboratorin e Aftësis Dixhitale, duke praktikuar menaxhimin e komunikimeve zyrtare përmes mjeteve teknologjike.

Nga Qendra jonë, ju urojmë të diel të bukur!
26/04/2026

Nga Qendra jonë, ju urojmë të diel të bukur!

Address

Rruga “Riza Salati”
Vlorë
9401

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra e Formimit Profesional Publik Vlorë. posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share